Urim Gjata: Ulusi Pashollari shpërtheu birucat me levë
| E Hene, 05.05.2014, 06:37 PM |

DJALOSHI QE SHPERTHEU BIRUCAT ME LEVE PER TE LIRUAR SHOKET!

I harruari protagonist i revoltes se Spacit Ulusi Pashollari.

Nga Urim Gjata

Ec vella Ali,  arritem ec dhe pak, ja arritem, arritem shpetuam blebezonte djaloshi imcak duke ndimuar shokun dhe mikun e idealit anti komunist ne rrugen e tyre pa kethim. Ne erresiren e nates Aliu ishte rrezur dhe vrare keq, ndima dhe kurajoja e Ulsit  e bente shokun  te mblidhte te gjithe forcat. Dymbedhjete ore qe mundoheshin ti shpetonin te maskuar neper honet e malit syrit te rojeve kufitare. Dymbedhjete ore qe terhiqte mbas vetes  shokun e vrare keq, me ne fund dukej se fati po ju buzeqeshte. Perpara syve ju shfaqet piramida, arritem thote Ulsi me ne fund, cohu Ali Lika cohu,  arritem te shpetojme,  fituam,  dhe perqafon shokun e tij. Por ky gezim dhe ky perqafim nuk do te zgjaste shume. Nje krisme arme dhe zerat e cjerre , "Ndaloni jeni te rrethuar" shkeputen ne mes ate gezim femijeror te tyren. Hidhu Ali bertet Ulsi dhe si shqiponje fluturon ne fund te gremines. Na iku bertet duke qelluar zeri i cjerre i kapter Myfit Zagorcanit na iku,  djaloshi kish fluturuar ne gremine. Ali bertet Ali kuje Aliiii dhe zeri i tij thyen heshtien e muzgetires se atij mengjezi te vrenjtur. Aliu nuk kish mundur te ndiqte me shokun e tij, mbi te ishin leshuar si bisha me dhjetra e dhjetra duar dhe trupa kufitaresh, AGBV dhe spiunesh. Ata kishin ore qe prisnin e prisnin ne heshtien e malit.  Prita ndaj tyre  kishte filluar me kujdes shume heret, spiuni dhe dora e zeze kishte kurdisur gjithshka.

Ah Ali Ali ngasherehet Ulsi i vogel nuk te mora dot, nuk mundem dot ne fund ti gezoheshim fitores. Une ketej dhe ti ne duart e tyre.

Zerri i cjerre i kapterr Myfitit vjen si oshetime ne veshet e djaloshit:

Ulusi Pashollari, ne qofte se ti nuk kethehesh shoku jot do te vritet ketu para syve tane dhe te tu, kohe nuk ke,  ose ketheu ose harroje shokun dhe mikun tend, ne nuk do ju bejme gje ketheu. Mbi shkemb shoku i tij i shtrire me tytat e armeve mbi koke dukej sikur i thosh ik Ulsi ik mos degjo keta bisha ikeeee. Une nuk munda te te ndjek deri ne fund Ikeee.

Ulsi Pashollari koha po mbaron bertet kapteri  dhe qytat e armeve filluan te godasin per vdekje shokun e tij. Britmat dhimbjes qe leshonte shoku mbas goditjeve shtazarake detyruan  djaloshin imcak te kethehet. Ai vendos.  Me mire te kethehem se sa te me vrasin shokun. Zeri i tij i fuqishem i beri keta bisha te dridhen. Ndaloni,  mos e vrisni po kethehem dhe niset drejt tyre per te shpetuar shokun e vet, pa ditur se kete radhe rruga e tij e kethimit do te ish nje kavalar torturash, denimesh dhe ridenimesh, nje dhimbje e pa fund.

Sapo kemba e tij preku ne token shqiptare,  mbi te si bisha u hodhen dhjetra duar e trupa ushtarakesh, ata kishin arritur ta shtinin ne dore kete kriminel te vogel, kete gjarper te sistemit komunist.

Djaloshi qe sfisoj ata dhe vdekjen u rikethye per te shpetuar shokun e vet, ai nuk mund te shkelte mbi betimin qe kishin bere te dy . "Gjalle a vdekur o te lire o te vdekur"Nuk do te ndahemi.

Telat  me gjemba lidhen duart dhe trupat gjysem te pa jete te te dy djemloshve, a`thua kishin te benin me dy femije apo me ndonje bande te armtosur, ata u terhoqen zvarre nga vija kufitare ne malin e Thate  drejt fshatit Alarup te Pogradecit, nga pas i ndiqnin qindra (fitimtare) dhe nje lukni ushtarakesh perballe dy djelmoshave qe akoma nuk kishin vene brisk ne faqe

Buzet e thara per uje dhe gjaku qe ju rrithte ne fytyre dhe cdo pjese te trupit tregonte gjitheshka ishte bere mbi trupat e lidhur te tyre, gjitheshka jo njerezore. Njerezit me uniforma ushtarake ndiheshin krenare per detyren ndaj atdheut. Kushdo qe do guxonte te prekte kufijte e shenjte kete fund do te kish, ndoshta dhe me keq.  E cfare ishte ne fund te fundit nje plumb per keta dy gjarperinj te vegjel, asgje.

Makina e zbuluar e kufirit mori me vete dy djemte e rinj dhe grupin e ushtareve, oficereve, hetuesve dhe drejtuesve te deges se brendeshme, fytyrat e tyre te egersuara tregonin se cfare do behej se shpejti me keta dy fatkeqe. Kavalari i tyre sapo kishte filluar, telat me gjemba ishin vetem fillimi i odisese ogurzeze te tyre.

Fole bertiste hetuesi ndaj nje njeriu te lidhur  gjysem te vdekur nga torturat e xhelateve per dite te tera me radhe. Fole,  nuk e kupton se nuk do te dalesh dot me i gjalle nga keto biruca? Tani je ne duart e mija mor kelysh i armikut,  ketu as djalli vete nuk do te marre  vesh se cfaredo te ndodhi me ty  dhe jo me te tjeret ata miqte e tu, fole qen.

Trupi i dobet filloj tju neneshtrohej torturave nga me te ndryshmet. Vezet e zjera dhe kunjat e pishave ne thonjte e djaloshit po tregonin me se miri egersine me te cilen e kishin marre kete detyre xhelatet. Urrejtja dhe hakmarrja ishin pjese e jetes se ketyre  ndaj dy viktimave te radhes. Te arrestuar dhe njerezit e tjere te familjes, spiuni i fshatit kishte vepruar me se miri, ai ndihej krenar per detyren ndaj atdheut, buzeqeshia e tij nga dhembet e krrimbura dhe duart qe i dridheshin , tregonin se sa i peshtire ishte zanati i tij ndaj fshatareve te vet. Ai ndiente gezimin e fitores mbi dhimbjet dhe plaget e dy te rinjve. Bisha kenaqej dhe dehej nga era e gjakut.

Ju i nipi i armikut te popullit Bedri Pashollari, i arratisur me 1946,   i kini drejtuar nje leter dhe Sekretarit te pare shokut Enver, kush ju ka mesuar, kush fshihet mbas jush, kush ja u futi ne mendie kete loje. Kush, kush, kush.

Askush une jam nje djale fshati nxenes shembullor ne shkolle dhe ne jete,  une vete  i jam drejtuar drejtuar Enver Hoxhes , pa ditur se po i drejohesha bishes se komunizmit, ju jeni te gjithe bisha, qelloni keshtu te lidhur sic me kini, cfare prisni me qelloni.

Hetuesi  i dehur vazhdonte te qellonte pa pushim ne nje trup gjysem te vdekur i lidhur dhe torturruar prej ditesh dhe netesh pa pushim, ju nipi i armikut kini kerkuar te shkoni ne shkolle ushtarake, ha ha ha qeshte krimineli me duart e ngjyera me gjakun e djaloshit . Ju gjarper kini kerkuar te futeshit ne ushtrine shqiptare, ju armiku i partise, ju gjarperinj te sistemit tone, ju.  .

Nje goditje shtazarake e fut perseri djaloshin ne kllapi.  Para sysh i kujtohet viti 1964 se si i lindi ideja se duhej ti drejtohej shokut Enver, ndoshta ai nuk e di se une jam i pa fajshem ne fund te fundit nje femije qe sapo mbarova shkollen jam, e clidhje kam une me arratisjen e xhaxhait une dua te mesoj dua te shkoj ne shkolle.  Gishtat e tij me penen shtrenguar filluan te nisnin nje leter per komandantin e pergjitheshem, leter qe do ish fillim nisja e thyerjes se enderres se tij femijerore, leter qe do e mesonte Ulsin se rruga e tij e enderruar per tu shkolluar ketu merrte fund.  Por dhe te mos ishte ajo leter dicka tjeter do ja thyente enderren e tij rinore.  12 km larg ne kembe drejt postes se Maliqit, rrugen e beri me kembe por lodhjen nuk e ndiente,  gezimi se dikush do e ndimonte te vazhdonte shkollen e bente te ndihej krenar.

Dite mbas ditesh, priste nje pergjigje,  postieri ishte i vetmi njeri qe sapo vinte ne fshat i jepte lajmin se akoma nuk ka ndonje leter per ty vogelush qe e pret me kaq anth. Dhe dita e shume pritur erdhi, pergjegjesi i vatres se kultures  E Shparthi  erdhi vete ne shtepi per ti lajmeruar se Ulsin e priste sekretari i komitetit te partise ne Maliq Vait Kolaneci.

Ate nate nuk kish gjume,  me ne fund komandanti e kish marre letren e tij, fati dukej se po i trokiste ne deren e ketij vogelueshi,  si gjithe shoket e tij do te vazhdonte ne mos shkollen Skenderbej nje shkolle tjeter se zben, neser do te merrte vesh gjitheshka.

Pa gedhire me vrap mori rrugen e gjate 12 km me kembe drejt Maliqit vraponte dhe kendonte, kendonte me gezimin femijeror, ai kish nje gezim  si gjithe shoket e tij do te kish mundesine te shkollohej. Nje ore para se te hapej zyra ai ishte atje jashte dhe priste ta therrisnin, priste ti buzeqeshnin dhe ti thoshin.

Djalosh shoku Enver ju ka derguar nje leter, ju do te shkoni ne shkollen e mesme, urime vogelush. Pritja dhe enderrimet nuk po mbaronin aq sa nuk e vuri re dhe shikimin e shtrember qe i dha atij sekretari i partise Vait Kolaneci ndersa ngjiste shkallet e komitetit te partise.

Dikush e thirri mbas disa oresh pritjeje,  ashtu me nxitim duke i kaperxyer shkallet dy e nga dy djaloshi u gjend perballe nje dere te rende, dikush e futi brenda, perballe me sekretarin shokun Vait i cili ne duart e tij qe i dridheshin mbante nje leter,  ishte ajo letra qe ai vete i kish nisur shokut Enver.

Nje ze i trashe rrengjethi trupin e vogel te djaloshit.  Ju nipi i armikut te partise Bedri Pashollarit  i jeni drejtuar shokut Enver dhe kerkoni te shkolloheni?

kush ju ka mesuar,  si e keni marre kete guxim, a e dini kush jeni ju mor nip armiku. Ne nuk luftuam per shkollomin tuaj,  por per tju denuar te gjithe ju gjarperij armiq te betuar te partise, ti duhet te ulesh koken dhe te punosh atje ku duam ne, koka e juaj do te rrije ulur gjithe jeten perballe nesh. . Djaloshit imcak me enderren e madhe per shkolle po i rrotullohej tavani,  ne ate zyre te akullt dhe te zeze per te. Doli jashte pa u ndiere duke lene sekretarin te fliste akoma me vete-veten pa e pare qe djaloshi ishte larguar.

Ai as vete ne moshen e tij nuk e dinte se cfare i kishin bere ketij pushteti, vinte nga nje familje e varfer fshati me dy prinder bujq.  E vetmja njolle e zeze ishte arratisja e xhaxhait qe nuk kishte asnje te dhene ku dhe si jetonte.  Diku aty prane i kish ardhur i jati,  Xha Refati i ferkon koken dhe te dy marrin rrugen e kethimit, mos bir qaj i thote i jati nuk kemi cfare te bejme ikim  dyert keta na i kane mbyllur njehere e pergjithmone.  Te dy u kethyehen ne mbremje ne fshat,  frika se mos kryetari i keshillit nje mik i ngushte i sigurimit te shtetit i ndiqte nga pas,  ai mund tju  dilte perpara dhe ti pyeste apo ti provokonte,  i detyroj te futen ne fshat nga rruga e malit, eh kryetar kryetar cfare te kemi bere.

Nje kove me uje e nxierr nga kllapija duke i i prere gjithe enderrimin qe nuk dinte se sa ore ishte ne kete gjendie.

Tani  djaloshin 17 vjecar vetem  urrejtja e mbante gjalle perballe ketyre bishave me fytyre njeriu, trupi i tij ishte kethyer ne nje poligon goditjesh dhe torturash cnjerezore.

Ne dera e trepallancive ne Korce, nje grua plake e kerrusur veshur me te zeza kishte dite qe nuk i ndahej asaj banese te tmerreshme per torturat qysh nga koha e Zogut, birucat e saj te nenedheshme te mbushura me uje kishin marre jetet e dhjetra dhe qindra bij nenash. Kush futej aty nuk dilte me i gjalle. Aty tani ishte locka e nenes Lekes asaj i kishin marre shpirtin dhe po ja torturonin cnjerezisht. A do te mund ti duronte torturat trupi i tij i dobet, a do e lejonin xhelatet te dilte i gjalle prej andej? Askush nuk i jepte pergjigje, askush nuk i fliste vec kapterrit te policise qe e urdheronte te largohej prej andej. Ike shtrige, qerou prej ketu, gjarperit tend ketu do ti shkulen dhembet nje e nga nje, ikeeee.

Dite, jave dhe muaj te tere tortura. Por nga goja e Ulusiut dhe Aliut nuk doli asnje fjale, as per Vasfi Selamin qe ju tha rruge te mbare, as per miqte dhe shoket qe ne heshtie ju uruan rrugen e tyre, as per vellezerit dhe motrat. Ata gjithshka e mbajten mbi vete. Te pakten te tjeret te shpetojne, puna jone u pa.

Kerkesa e kryetarit te keshillit G karafili beri qe gjyqi ndaj tradhetareve dhe armiqve te zhvillohej ne mes te fshatit ata duhej  te diskretitoheshin ne mes te fshatit, ata dhe te gjithe  armiqte qe kishin lidhje me ta, diktatura e proletariatit do te binte tmerresisht dhe mbi keta dy femije.

Nje gjyq me aktore ordinere hajdute dhe kriminele, akuza te sajuara dhe te intriguara mire.  Akuza  ku  vec arratisjes,   agjitacion e prapagande do ishte neni qe do ju shtonte denimin e dhene nga prokurori. Burrat e fshatit ulnin koken perballe kesaj mizorie ndersa spiunet ngriheshin pa pushim,  ata  diskutonin dhe denonin dy armiqte e partise dhe  pushtetit.

Varja eshte pak per keta qener bertiste nje spiune duke treguar grushtin drejt dy femijeve te lidhur dhe ne sallen e inprovizuar te gjyqit ne mes te fshatit. Ore te tera deri sa partia u bind se vec gjyqit ndaj armiqve te klases ishte bere dhe nje pune e mire Agjitacioni per te frikesuar kedo qe do te mendonte te dilte kunder vijes se partise.

Eleni Selenica me nje urrejtje patologjike jep vendimin  e  denimit.  17 vjecari Ukusi Pashollari denohet me 15 vte burg.  Dhe 19 vjecari Ali Likaj me 13 vite.

Nisi keshtu jeta e e veshtire e burgjeve per ta dhe familjen qe e ndiqte nga pas kudo, por as vitet e burgut dhe operativi i sigurimit nuk po e thyenin  dot karakterin e Ulsit ai sa vinte burrerohej, ne dokumentat e burgut shkruhej ky i denuar eshte nje anti komunist i vendosur ky  sa vjen dhe behet me i rrezikshem per shtetin tone socialist, ky nuk duhet te dali me i gjalle nga burgjet. Veprimtaria e tij nacionaliste dhe anti komuniste brenda te burgosurve ra ne sy te komandes,  njerezit e saj brenda te burgosurve mbanin nen vezhgim cdo ore djaloshin e dobet por me nje guxim te celiket,

Transferimet nga burgu i Elbasanit, Ballshit, Fush-Krujes nuk po thyenin dot me kete njeri. Spaci u be menjehere vendi i ri per Ulsi Pashollarin.

Viti 1973 ishte viti vendimtar ku Ulesi tanime nga nje djale i ri ishte burreruar dhe formuar me se miri me ideologjine e tij antikomuniste Shoket dhe miqte e tij ishin te gjithe ata intelektuale antikomuniste te vendosur deri ne fund, ai aty brenda telave me gjemba kishte gjetur vete-veten.

Ata duhej te ngriheshin kunder regjimit, ata duhej te protestonin. Zeri i tyre duhej te degjohej, bisha komuniste nuk mund te mbyste me dhe shpirtin e tyre te lire, fjala, urrejtja dhe protesta ishte e vetmia arme qe ju kish mbetur.

Grupi i pare i antikomunisteve te denuar ne Spac mori drejtimin e  Ulsi Pashollarit. Ata vendosen mos daljen ne pune pa ju plotesuar kerkesat e tyre, ky ishte vetem fillimi i nje revolte te heshtur qe me ne fund po shperthente me zemerim brenda telave me gjemba. Ne krye te grupit Ulsi djeg stendat e emulacionit dhe fotografine e Enver Hoxhes 12 te denuar dolen me force nga birucat duke ju bashkuar shokeve dhe revoltes e cila po rritej dhe perqafohej cdo ore  e me shume nga te gjithe te burgosurit.

Derdhia e ushqimit dhe mos dalja ne pune detyroi vete Kadri Hazbiun te vinte ne Spac,  thote i denuari tjeter Bedri Coku, policija nderhyn forcerishte dhe merr Pal Zefin duke e torturuar, por nderhyrja e grupit te te denuarve arrin tja u shkepusi me force shokun e tyre duke e futur ne mes dhe duke rrahur policet e burgut.

Gjendia sa vinte dhe po rendohej atehere u vendos qe askush nga burgu te mos dali ne pune,  te gjithe duhej te perballeshim me diktaturen. Frika ishte thyer ajo nuk kishte me vend tek te denuarit, nje grup i madh shokesh mbaheshin akoma ne birucat speciale te burgut.

Ulsiu merr me vete Dashnor Kazazin dhe te dy me nje leve hekuri arrijne te kepusin drynet e birucave,  duke i nxjerre jashte shoket e tyre te sakatuar me muaj ne biruca. Djaloshi 21 vjecar Skender Daja mbahej ne krahe nga shoket ai nuk ecde dot torturat me shufrat e hekurit dhe elektroshok e kishin lene gjysem te paralizuar. Krismave te armeve keta djem ju pergjigjeshin me thirrjet njerezore mos qelloni ne jemi brenda telave, ne jemi te pa armatosur mos qelloni, ne jemi vellezerit tuaj.

Menjehere filluan te zevendesohen ushtaret me police dhe operativet e ardhur me urgjence. Thyet bibloteka dhe digjen librat e klasikeve te komunizmit se bashku me foton e diktatorit.

Nje carcaf i bardhe po ngjyrosej me gjakun e te denuarve per tu bere flamur, Ulsi ishte i pari qe preu doren per te ngjyrosur flamuri. Flamur me gjakun e heronjve, flamur me dhimbjen dhe fitoren mbi diktaturen. Aty po ngrihej flamuri i   Gjergj Kastriotit  pa yllin komunist.

Piktori Mersin Vlashi realizoj ne flamurin e te denuarve stemen e shqiponjes. Gjet Kadeli dhe Ulsi Pashollari me nje shtize te gjate ngriten per here te pare flamurin kuq e zi pa yllin komunist ne katin e trete te godines se Burgut. Ky flamur ishte nje shprese per te denuarit dhe nje vdekje per sistmin dhe kriminelet qe kishin rrethuar keta njerez brenda telave

Flamuri me gjakun e te denuarve pa yllin Sllav, tmerroj dhe rriti me teper urrejtjen per thyerjen e kesaj revolte me cdo mjet, rrethimet sa vinin dhe shtoheshin.

Ulesiu duke vendiosur flamurin bertet me ze te larte:

"Vellezer sot ketu ne Spac, ne zemren e Mirdites, ketu ku po vuajne denimin djemte me te mire te shqiperise,  ne te denuarit e ndergjegjies anti komuniste po ngereme flamurin e pare shqiptar.  Ky flamur eshte simbol i mijera e mijera te pushkatuarve, denuarve dhe interrnuarve nga ky regjim gjakatar".

Me 24 Maj diktatura leshoj tanket ndaj ketyre heronjve, ne gryken e Repsit shurma e tyre degjohej deri prane veshit te te denuarve, tymi qe nata ngrinin filloj te dukej me sy te lire. Tanke perballe nje grupi te denuarish te ndergjegjies, revolta duhej te stypej me cdo mjet. Tanket ishin gati te futeshin duke rrafshuar cdo gje se bashku me trupat e ketyr heronjve. Cdo gje ishte e mundur bisha e terbuar nuk pyeste me. Vec ushtareve te armatosur tanket ishin  perballe ketyre heronjve te lirise.

Uji  u pre, dy dite dhe pa uje, Kucedra po i ndalonte dhe ajrin,  bombat kimike te hedhura ne mes te kampit po veshtiresonin frymemarrjen e ketyre njerezve viktima, pa buke pa uje dhe tani pa ajer te paster.

Por as kjo nuk po i mposhte te denuarit, megjithe se forcat po i linin pak e nga pak.

Kadri Hazbiu fut nje zevendes minister per te biseduar por Ulsi nuk e lejon qe ai te flasi me te denuarit,  qindra forca te armatosura deri ne dhembe u futen pabesisht nga te gjitha anet e burgut. Te lidhur kembe e duar te gjithe u lane jashte ne oborrin e kampit.

Bisha donte gjak, para skuadres se pushkatimit ne prani te te denuarve vrane  Ajri Pashain dhe Dervish Bejkon, n dersa 38 te burgosur te tjere se bashku me Ulsin u nisen te lidhur ne Tirane ku mbas nje hetuesie te re disa muajore ju dha si shperblim dhe 13 vite te tjera denim.  Se bashku me Caushin dhe Gieten i cojne ne burgun e Burrelit, deri ne vitin 1986.

I pa harruari Z Pjeter Arbnori tregonte:

Per vuajtjet qe qe kishin kaluar se bashku me Ulsin ne burgun e zi te Burrelit, Per Ulsin thote Pjetri. Kishim degjuar,  per ate djale te imet por te pa mposhtur ne te gjitha burgjet e shqiperise, por fati e solli qe ai te vinte prane nesh ne Burrel.  Ai  kishte nje shpirt te celiket dhe nje kuraje te pa pare ai studionte  fliste rrjedhshem disa gjuhe te huaja. Ulsiu mbante gjalle mes te denuarve shpresen e madhe te nderrimit te sistemit gjakatar, por semundia dhe torturat e vazhdueshme neper kampet e punes e kishin dobesuar dhe lodhur fizikisht, por kurre moralisht ai kishte shprese se dita e lirise po afrohej. Izolimi nga bota dhe me ne fund vdekja e diktatorit jane yje nga qielli qe po lajmerojne ardhjen e pranveres thoshte me shprese Ulsi shokeve te burgut. Por sigurimi i shtetit nuk mund ti ndahej,   ai semuret perseri dhe cohet ne spitalin e Burrelit, ku nje mjeku kirurg me emrin Xhelal i kerkohet ti beje nje injeksion vdekjeprures, fatmiresisht  mjeku kirurg thote Z Arbnori nuk pranoj dhe jeta e Ulesit u shpetua,  ata e donin me cdo kushte te vdekur

Semundia dhe 22 vitet e burgjeve kishin bere punen e tyre, ne vitin 1986 ai lirohet me kusht.  Por frika ndaj tij i detyroj qe te shoqerohej nga dy punonjes policije nga Burreli ne Korce, ne vazhden e kesaj e cuan perseri ne policine e Korces per ti treguar dhe nje here vendin aty ku ish torturuar per muaj te tere cnjerezisht nga kriminelet me uniforme shteti, me vete ai kishte sjelle nje valixhe druri mbushur plot e perplot me libra dhurate nga miqte e tij neper burgje.

Takimi naten vone te operativit te sigurimit te shtetit Adhurimit me spiunet e vjeter dhe te rinj ne fshat ngriti vigjilencen. Shtepia filloj perseri te ruhej naten, te gjitha levizjet e Ulsit por dhe te familjareve te tjere filluan perseri te survejohen asgje nuk kish ndryshuar ne keta njerez qe i prene ne mes te rinise jeten dhe lirine vetem e vetem se donte te shkollohej si gjithe shoket e tij.

I vellai Zini Pashollari tregon

ka qen data 26 dhjetor 1986 . .  ishte mbazdite dimer acar.  kur ai mbas kaq vitesh dhe peripecish u kethye i semure perseri  ne shtepi . nete te gjata dimri,  tregime ,  vuajtesh,  te 22 vite e 75 dite burgu nga me te ndryshmet. .  e perse ? Sepse donte te shkollohej.   nuk i jepej e drejta per shkollim se ne kishim nje xhaxha te arratisur. Ai  quhej Bedri Pashollari vellai i vogel i Babait ai ishte nje  anti komunist qe nuk pranoj te rreshtohej ne forcat komuniste. Mbas clirimit Bedriu u vu menjehere ne syrin vigjilent te forcave te ndjekjes per tu arrestuar, kjo e detyroj ate si shume e shume atdhetare patriote nacionaliste te marrin rrugen e dhimeshme te arratise. Ne nje nate dimri te vitit 1946  ai iken ne  arrati bashke me disa shok te tjere.

Kethimi i Ulsit ne shtepi solli dhe shpresen per nje rrezim te shpejte te pushtetit te diktatures, Burgu ate nuk e kish frikesuar, burgu dhe torturat vetem se kishin forcuar me teper karakterin e tij antikomunist, ai u be nje nga nismetaret ne hedhien e bustit te diktatorit ne Korce, por dhe nje nder firmetaret e pare te krijimit te Partise Demokratike. Oratoria dhe fjalet e tij zinin vend ne zdo takim me njerzit. Por Ulsi asnjehere nuk u ankua, ai asnjehere nuk kerkoj shperblim per sherbimet e tij ndaj demokracise. Semundia dhe vuajtjet shume vjecare neper kavalarin e burgjeve bene qe ai te largohet nga kjo bote me 15 Shkurt 1995 duke lene pas nje vajze si driten e syve

Jeta dhe vdekja e tij kishte nje domethenie jo vetem per ata qe e kishin njohur brenda dhe jashte burgjeve por dhe me gjere. Ai asnjhere nuk kerkoj shperblim, ai asnjehere nuk kerkoj hakmarrje. Ai kerkonte bashkimin e shqiptareve ne rrugen e demokracise perendimore. larg hakmarrjes dhe dhunes se verber.

Ai erdhi dhe u largua nga kjo jete si nje Zgalem perballe dallgeve. Ulesi Pashollari ishte nje Zgalem i lirise.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: