Lutfi Alia: Kostantin Arianiti - Kominata - Komneni (2)
| E Shtune, 26.04.2014, 07:05 PM |

KOSTANTIN ARIANITI – KOMINATA – KOMNENI (2)

-Pas vitit 1492, Kostantini krahas mbiemerit Arianiti - Komneni filloj te perdori dhe titullin Princi Maqedonise dhe Duka i Akaja, çka i ka shtyre historianet Babinger dhe Fiori, ta quajne mashtrues, pasi sipas tyre, familja Arianiti nuk i kishte keto tituj. Megjithe kritikat per pervehtesimin e titujve nga Arianiti, te dy historianet theksojne, se keto tituj dhe ofiqe, i a rriten prestigjin dhe shkelqimin ne rradhet e fisnikerise italiane-


EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

E veja e Gjergj Arianitit, baronesha Petrina Frankone Arianiti Kominata Komnena, se bashku me te tre djemt, ne fillim te  vitit 1463 u kthye ne Itali, fillimisht qendroj ne trojet e prinderve e me pas ne Venecia. Me 3 shtator 1463, baronesha Petrina u prezantua perpara Senatit te Venedikut, per te kerkuar mbrojtje dhe mbeshtetje per djemt Tomasin, Kostantinin dhe Arianitin. Ne 13 maj 1464, Senati i Venecias i njohu titullin patrica venecianë te tre djemeve te Gjergj Arianitit.

Kostantini u rrit dhe u arsimua ne Itali. Ne ato vite Italia ishte nje shprehje gjeografike, e formuar me nje mozaik shtetesh, qe grindeshin mes tyre, si per divergjencat politike dhe ekonomike dhe per mosperputhje mendimi dhe kulturash. Ne mesjeten e voneshme, ne Itali ekzistonin shume shtete te vegjel dhe disa te medha, te cilet provokonin konflikte, per te vendosur hegjemoninë dhe per te zgjeruar kufijt e trojeve te veta.

Kostantini u rrit e u formua ne kete mejdis, por me pragmatizmin, inteligjencen dhe aftesite e tij, beri emer te mire dhe karriere, u shqua si fisnik, si kapidan dhe si diplomat, per çka dhe hyri ne histori, duke u permendur ne te gjitha enciklopedite e Italise.

Kostantini, qe ne moshe te re u impenjua ne funksione dha aktivitete te rendesishme, te shtrira ne te gjashte shtetet e medha te asaj kohe, kesisoj behet protagonist ne:

- Shtetin Papal, ku Papa kishte rolin qendror per Kishen dhe ne vizionin e politikes te shtetit;

- Mbreterine e Napolit, fillimisht te drejtuar nga Anzhoinet e me pas nga dera e Aragoneve;

- Republiken e fisnikeve Medici te Firences;

- Dukatin e Milanos, fillimisht i drejtuar nga fisniket Viskonti e me pas nga Sforca;

- Dukatin e Savojes;

- Republiken e Venecias (Venediku).

Ne vitin 1483 Senati venezian i rikonfirmoj tre djemeve Arianiti titutullin patrica venecian, (Arch. S. Veneto, Misti del Consiglio dei X, vol. XXI, c. 117v, vol. XXXI, c. 228v, vol. XXXII, cc, 2, 29).

Ne vitin 1484, vdes Tomasi e me pas dhe Arianiti e ne keto rrethana dhimbje e trishtimi, baronesha Petrina dhe Kostantini u transferuan ne Rome, te ftuar nga Kuria e Selise se Shenjte, qe i u akordoj nje pension asaj dhe djalit. Pas pak muajsh, Kuria Papale e mobilizoi Kostantinin ne sherbim te Papa Sisto IV, i cili i dha detyren e protonotario apostolik, pavaresisht se Ai nuk ishte klerik, madje nuk kishte as perkushtim fetar. Kur Kostantini u emerua ne kete detyre, ishte 28 vjeç, çka tregon se Vatikani, ende shprehte respekt dhe nderim ndaj Princit Gjergj Arianiti, qe ishte shquar ne luften kunder turqeve, por ishte dhe vleresim per aftesit kulturor dhe ushtarak te Kostantinit.

Ne vitin 1486 u bashkuan ne Itali, dy deget e dinastise Arianiti, Kostantini dhe mbesa e tij, e bukura dhe e mençura Maria Brankoviçi, e bija e te motres Angjelina Arianiti Komnena dhe e Stefan Brankoviçit, qe kishte qene dhespoti i Serbise, por ne vitin 1459, pas protestave popullore e braktisi fronin e Carit dhe shkoj refugjat ne Viene. Familja e Brankoviçeve u strehua ne oborrin Perandorak te Austrise, kesisoj Maria u rrit dhe u formua ne Viene. Me nderhyrjen e perandorit Federiku III Habsburg, Marien e martuan me fisnikun e moshuar Bonifaci III Paleologu, Markezi i shtetit te vogel te Monferrato ne Padania te Italise veriore.

Ne vitn 1484, Markezit Bonifaci III, i kishte vdekur gruaja e pare kontesha Elena di Bresse dhe po ate vit u martua me te bukuren Maria Brankoviç. Nga kjo lidhje martesore linden tre femije nje vajze Margarita (1485) dhe dy djem Gulielmo (1486) dhe Gian Giorgio (1488).

Markezia e re Maria ushtroj rol me rendesi ne drejtimin shtetit te vogel dhe te pasur te Monferrato. Markezi Bonifaci ishte i moshuar e nuk mund te ndiqte te gjitha aktivitete e shtetit te tij, andaj me propozimin e gruas Maria, i kerkuan Kostantinit, te bashkpunonte si administrator. Kostantini e pranoj menjehere ftesen, kesisoj ne vitin 1486 la detyren e protonotario apostolik dhe kaloj ne sherbim te mbeses Maria, markeza e Monferrato, madje u be personi me i besueshem i Markezit Bonifaci III. Kjo besushmeri vertetohet dhe ne testamentin e vitit 1491 te Bonifaci III, i cili e emeroj regjent te dy djemeve, qe ishin ende te mitur. Markezi Bonifaci III, i vleresoj aftesite e Kostantinit, kesisoj krahas detyres te administratorit te shtetit te vogel Monferrato te Padanias, ne vitin 1489 e martoj me vajzen e tij Franceska Paleologo, e cila ishte e bija natyrale dhe jolegjitime, por e njohur zyrtarisht nga markezi.

Nga kjo martese, Kostantini mori nga Françeska nje dhunti te madhe, ku perfshiheshin keshtjella dhe troje, qe i siguruan nje mbeshtje te fuqishme ekonomike dhe financiare.

Besimi, qe i dhane mbesa Maria dhe burri i saj Bonifaci III Paleologo dhe sidomos martesa me te bijen e markezit, e bene Kostantinin figura kryesore, sa e ngarkuan te administronte financen e Monferrato. Ne kohe te shkurter, Kostantini e forcoj dhe e zgjeroj shtetin e vogel Padan, pasi bleu pothuajse te gjitha trojet per rreth si Suardi, Refrankore, Rivalta. Ne vitin 1492 mori nen zoterim dhe Terruxhia e me pas Tonengo, Morasengo dhe Piazzo.

Ne 4 mars 1494 vdiq markezi Bonifaci III Paleologo, duke e lene pushtetin ne duart e Maries si regjente dhe te Kostantin Arianitit, i cili ne 1499 mori te drejtat e feudalit te shtetit te Monferrato.

Pas vitit 1492, Kostantini krahas mbiemerit Arianiti - Komneni filloj te perdori dhe titullin Princi Maqedonise dhe Duka i Akaja, çka i ka shtyre historianet Babinger dhe Fiori, ta quajne mashtrues, pasi sipas tyre, familja Arianiti nuk i kishte keto tituj. Megjithe kritikat per pervehtesimin e titujve nga Arianiti, te dy historianet theksojne, se keto tituj dhe ofiqe, i a rriten prestigjin dhe shkelqimin ne rradhet e fisnikerise italiane.

Ne fakt, te dy keto historiane kane gabuar me gjykimet e tyre skeptike. Keto tituj nuk jane abuzive, perkundrazi eshte dokumentuar se fisniku David Arianiti ne vitet 1001 dhe 1018, ishte strategu i Thema te Selanikut - Maqedonise, ne sherbim te Perandorit bizantin Bazili II, e me pas strateg i Shkupit, ashtu si me vone, nje tjeter Arianit rezulton duka i Akaja. Sipas rregullave te fisnikerise, keto tituj i trashegojne meshkujt pasardhesit te familjes.

Perandori Frederiku III i Habsburgeve, i njihte titujt e fisnikerise te familjes Arianiti, si rezulton ne letren e 11 korrik 1489, qe i dergon Papes Inocenti VIII, ku i kerkonte te ndihmohej baronesha Petrina, e veja e Gjergj Arianiti – Princit te Maqedonise. Ne shume dokumenta te me vonshem, disa sovranë te kohes i shkruanin Kostantinit duke e cilesuar me mbiemerin perandorak Komneni dhe me titullin e princit te Maqedonise, si Dozha i Venedikut ne letren e 17 marsit 1509, apo Papa Klementi i VII ne letren e 25 janar 1528 ashtu si dhe Pernadori Karli V, ne letren e 06. 02. 1529, qe i komunikonte Princit te Maqedonise imunitet dhe mbrojtjen nga ana e tij.

Studiuesja Simonetta Angelo Comnena, ne librin, “Storia e genealogia della Imperiale famiglia Angelo Comneno Ducas o Angelo Flavio Comneno Ducas”, botuar ne vitin 2007, bazuar ne shume dokumentat te Arkivit te Vatikanit, Venecias, Kostantinopjes etj, tregon se nga familja perandorake Angelo – Komneno, rrjedhin - Jure sanguinis - tre familje fisnike albaneze dhe pikerisht sakteson Princin Gjergj Arianiti, Engjelloret e Drishtit dhe familja Toka e Artes. Si shihet Engjelloret dhe Komnenet kane te njejten origjine, me zanafille ne shekulin XI. Ne 31 gusht 1057, Isak Komneni u kurorzua perandor i Lindjes dhe po ate vit beri krushqi me familjen fisnike te Angelo (Engjelli), kesisoj Teodora Komnena u martua me Kostantin Angelo (Engjellin), duke krijuar dinastine Angelo – Comneno. Lidhjen e Arianiteve me dinastine perandorake te Angelo – Komneneve e konfirmojne dhe humanisti yne i madh At Marin Barleci ne "De vita, moribus adversus turcas gestis Georgii Gastrioti MCXXXVII"; At Dhimiter Frangu ne vepren "Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro", botuar pas vdekjes me 1539; nga historiani Françesko Sansovino ne vepren " Dell' historia Universale dall'origine et Imperio de' Turchi”- 1564, i cili perfshiu dhe vepren e At Dhimiter Frangu. Sansovino tregon se e bija e Gjergj Arianiti Komneno – Angelo, Doneca Kominata Komnena (Andronica), u martua me Skenderbeun.

Origjinen nga familja perandorake Angelo – Komneno, kapedan Kostantini e pasqyron qartesisht ne stemen e tij heraldike, ku sfondi masiv ngjyre ari simbolizon origjinen nga Angelo (Engjelloret), fashat e zeza dhe shqiponja dykrereshe, me kurorat perandorake, me skeptrin e arte ne kthetren e djathte dhe sferen perandorake ne te majten dhe me shqyten e vogel me shqiponjen me nje koke, ne sfondin e kuq perandorak simbolizojne Komnenet.

Si fisnik i shquar, princi Kostantin Arianiti kishte dhe medaljonin e tij, njelloj si gjithe fisniket e tjere, te gdhendur portretin dhe emerin e tij "Constantinus Cominatus". Ky medaljon eshte riprodhuar ne botimin e autorit G. F. Hill: “Corpus of Italian Medals of the Renaissance, II, London 1930, tav. 186, n. 1124”, por nuk munda ta mar pasi eshte i mbrojtur nga Copyright ©.

Kostantin Arianit Komneni – kapidan dhe diplomat.

Ne veren e vitit 1491 ndodhen disa ngjarje te papritura, qe e tronditen Italine, por dhe qe e bene Kostantin Arianitin protagonist. Kete vit, Mbreti i Frances Karli VIII, i fryre nga lavdia dhe zgjerimi i trojeve te mbreterise se tij, me nje ushtri te madhe zbriti ne Itali, me synimin te pushtonte mbreterine e Napolit. Kete vendim e justifikoj me pretekstin se Ai kishte te drejten e trashegimise te dinastise te shuar te Anzhuineve, prandaj u nis te merrte dhe fronin e mbreterise se Napolit. Per te pas liri kalimi gjate marshimit nepermjet shteteve te Italise, per te qetesuar fianiket italiane, qe te mos organizonin rezistencen ne realizimin e qellimeve te tij, Ai perhapi lajmin se nuk do te pushtonte shtetet e tjera italiane, pasi objektivat ishin Napoli dhe organizimi i Kryqezates kunder turqeve ne vendet ballkanike.

Lajmi i organizimit te kryqezates antiturke u perhap shpejt dhe ngjalli shpresa dhe mundesi, nder emigrantet e shumte albaneze, qe kishin lene vendlindjen dhe tashme prej disa dekadash jetonin ne Itali e ndermjet tyre nxiti dhe Kostantinin, i cili e priti me entusiazem idene e kryqezates anti-turke, qe shihte si mundesi te rikthehej ne Albania, ne vendlindje, qe e kishte lene ne moshe te re.

Kostantin Arianiti, sapo u njoh me kete plan te mbretit te Frances, i kerkoj mbeses se tij markezes Maria, qe tashme ishte regjente e Shtetit te Monferrato, qe ta priste me nderimet e duhura mbretin Karli VIII, pasi Ai mund te udhehiqte nje fushate kunder turqeve per çlirimin e Albanise dhe te Serbise, pra t’i krijonte mundesi atij dhe familjes se markezes Maria, te rikthehej si sovrane.

Kostantin Arianiti shpresonte, se mbreti Karli VIII, sapo te pushtonte Mbreterine e Napolit, do te marshonte ne Pulja e te kalonte detin e te çlironte Albanine, pra u nxit nga nje enderr ambicioze te rikthehej Zot i trojeve te atit, Princit Gjergj Arianiti.

Ne shtator 1494, Kostantini ne krye te 300 kaloresve, e priti Karlin VIII ne Asti dhe e shoqeroj ne rezidencen ne Monferrato. Nga bisedat me mbretin Karlo VIII, markeza Maria ashtu dhe kapidan Kostantin, u mbushen me shpresa per çlirimin e Albanise dhe te Serbise nga pushtuesit osmane, madje mbreti i dorezoj Maries te gjithe argjendarine e tij personale, per ta perdorur ne financimin e kryqezates kunder turqeve.

Pas ketij takimi shpresedhenes dhe ne pritje te pushtimit te mbreterise te Napolit, Kostantin Arianiti u impenjua te organizonte nje flote me anije, qe do te transportonte ushtrine  franceze nga Pulja, per te zbarkuar ne Durres dhe ne brigjet e Albanise. Per kete kontribut te Kostantinit, Karli i VIII e dekoroj me “Gjerdani i Arte i Shen Mikelit”.

Ne kete fushate pergatitore u impenjua dhe kapidani gjenovez Andrea Doria, i cili kishte ndihmuar ne eksodin e albanezeve drejt brigjeve te Italise e kesaj rradhe mori impenjimin te kontribuonte ne transportimin e ushtrise te Karlit VIII drejt Albanise.

Kjo fushate pergatitore e Kostantinit ngjalli shqetesim ne Republiken e Venecias, e cila nuk e shihte me sy te mire invazionin francez ne Itali dhe as pergatitjen e flotes, qe e konsideronte nje aventur te pa dobishme, andaj e bllokoj floten ne Venecia dhe ne mars 1495 e arrestoj Kostantin Arianitin, por pas disa ditesh, u detyruan ta lirojne, pasi ai gezonte imunitet, si mbajtes i titullit patric venecian.

Marshimi i mbretit Karli VIII ne per Itali, nuk shkoj si deshironte, pasi fisniket italiane organizuan rezistencen kunder francezeve. Ne betejen e Fornovo me 6 korrik 1495, Kostantini me kavalerine e tij, u rendit krah mbretit te Frances ne luftimet kunder lidhjes italiane, por francezet u thyen, mbreti u kthye ne France, ndersa Kostantini u mbyll ne Monferrato.

Me 27 gusht te vitit 1495, ne moshen 29 vjeçe, pa pritur vdiq markezia Maria Brankoviç Paleologo, kesisoj u hap problemi i tuteles te djemeve te mitur, trashegimtaret legjitim per te marre drejtimin e shtetit Monferrato. Me qe Gulielmi ishte i mitur, ne keto rrethana, mbreti Karli i VIII dergoj sekretarin Filipi i Kamynes, i cili e ngarkoj Kostantinin guvernator edhe pse e kishin kundershtuar nje pjese e madhe e fisnikeve te Monferrato. Kete veprim mbreti francez e kreu pasi interesonte aleanca me Kostantinin, por dhe per faktin se Ai zyrtarisht ishte nder trashegimtaret e Monferrato, i njohur ne testamentin e vitit 1491 te markezit Bonifaci III. Ne vitin 1495, Kostantin Arianiti ishte guvernatori i shtetit te Monferrato dhe tutor i dy djemeve te mitur te mbeses Maria Brankoviçi dhe te markezit Bonifaci III Paleologo.

Afrimi i Kostantinit me mbretin Karli VIII i Frances, nuk u pa me sy te mire nga sovranet e tjere, kesisoj, Perandori Maksimiliani I, qe u emerua pas vdekjes te atit Frederiku III me 16 nentor 1495, tentoj ta largoj nga francezet dhe ta afronte, duke e njohur zyrtarisht si tutor i djemeve Gulielmo dhe Gian Giorgio. Ne vazhdim Perandori e emeroj ambasador dhe me disa misione diplomatike. Me keto vendime, Perandori Maksimilian I shpresonte ta bente per vehte Kostantinin, por keto plane nuk funksionuan ashtu si deshironte, prandaj ne 12 qershor 1496 e braktisi Kostantinin dhe ne vend te tij, si misionar diplomatik emeroj zevendesin e tij te pergjithshem per Italine.

Keto qendrime ndikuan qe Kostantini, te rikthehej perseri me francezet dhe ne takimin me mbretin Karli VIII, i kerkoj me insistim te rifillonin zbatimin e projektit te meparshem per organizimin e kryqezates kunder turqeve. Ky qendrim ndikoj ne rritjen e besimit dhe te prestigjit te Kostantinit ne oborrin e Karlit VIII, aq sa Filip Kammynes pergatiti dokumentat e protokollit, per ta emeruar Kostantin Arianitin – Mbret i Maqedonise. Ne shtator 1496 Kostantini u takua me kapidanin Gian Giacomo Trivulzio e se bashku pergatiten mbeshtjen per ushtrine franceze.

Planet per organizimin e kryqezates, per çlirimin e trojeve ballkanike nga pushtuesit otomane deshtuan, si nga veshtiresite per te krijuar koalicionin e duhur ushtarak, por dhe nga qendrimi i venecianeve, te cilet per interesat e veta egoiste, sabotuan organizimin e flotes dhe mobilizimin e italianeve dhe te albanezeve ne kete koalicion.

Qendrimi i Kostantinit si guvernator i Monferrato dhe roli i tij ne politiken e kohes, terhoqi vemendjen dhe te mbreterive e te fisnikeve te tjere italiane. Ne dhjetor 1497, Kostantini priti Nikolò Foskarini, i cili ishte ngarkuar me mision diplomatik nga Duka i Savojes Filiberto, i cili i kerkonte te forconin bashkepunimin ushtarak dhe mardheniet tregetare.

Ne vitin 1498, vdiq Karli VIII i Frances dhe ne fron erdhi kusheriri i tij Luigi d’Orléans, i quajturi Luigji XII, i cili kerkoj te vazhdonte perpjekjet e Karlit VIII, per marrjen e mbreterise se Napolit e njekohesisht, me qe ishte trashegimtar i dukeshes Valentina Viskontit, pretendonte dhe te drejten Dukatit te Milanos, kesisoj pushtimi i Milanos dhe i Napolit, u bene objektivat paresore.

Ne veren e vitit 1499, Luigji XII, ne krye te ushtrise franceze, i kaperceu alpet dhe pas pak ditesh arrijti ne Monferrato, ku u prit nga Kostantini dhe populli markezat, qe ishte kthyer ne favor te francezeve. Luigji XII i kerkoj Kostantinit, qe te rradhitej krah tij. Ne gusht te vitit 1499 ne betejen e Alessandria, Kostantini me kavalerin e tij u rradhit me ushtrine franceze dhe se bashku i thyen forcat italiane te komanduara nga Galeazzo da San Saverino. Pas kesaj fitore, Luigji i XII e la Kostaninin se bashku me Gian Giakomo Trivulzio me nje ushtri prej 800 kalorsish ne mbrojtje te qytetit te Alessandria.

Ne tetor te vitit 1499 shkoj ne Pavia, i kerkuar nga Luigji XII, i cili ishte zemeruar me Kostaninin, sepse i kishte dhene leje disa armiqeve te tij, te burgosur ne Monferrato, kesisoj kishte favorizuar arratisjen. Luigji XII, kishte filluar te dyshonte per Kostantinin, pasi e kishin informuar se ai por tentonte te krijonte aleanca te reja.

Kur u kthye ne Milano ne nentor 1499, francezet e arrestuan dhe e derguan ne burgun e Vixhevano. Pas disa ditesh e nxorren para trupit gjykues, qe per ironi te fatit perbehej nga miqt e tij Trivulzio, francezi Trémouille dhe disa kapidane te tjere, te cilet e denuan me burg ne keshtjellen e Novarra e me pas e internuan ne France. Pas burgosjes, mbreti Luigji XII i sekuestroj pronat e Monferrato dhe pronat e gruas Françeska. Per drjtimin e pronave te Monferrato, mbreti emeroj administrator francezin Ligny. Kesisoj francezet e keqtrajtuan Kostantinin, i sekuestruan  pronat, e persekutuan, e arrestuan disa here, e çuan ne gjyqe, e burgosen dhe e internuan.

Ne fillim te vitit 1500, Kostantini, i ndihmuar nga nje roje franceze, u arratis nga burgu dhe u fsheh ne zoterimet e tij ne Ozzano. Gjate kesaj kohe tentoj te lidhej me Republiken e Venecias, por pa rezultate, andaj u detyrua te largohet dhe ne muajin maj te viti 1500 zbarkoj ne Piza, por pizanet nen presionin e francezeve e arrestuan dhe e burgosen, me qellim qe t’ia dorezonin francezeve.

Ne fillim te muajit qershor, i ndihmuar nga disa djemë pizanë, u arratis dhe qendoj i fshehur ne shtepine e nje miku te tij ne qytetin e Pizes. Nderkohe francezet e kerkonin, madje arrijten dhe ta arrestojne. Ne keto rrethana fiorentinet i bene presion francezeve, te cilet u detyruan ta lirojne, por sapo e moren ne ddorezzim, fiorentinet e arrestuan dhe e burgosen ne Livorno. Perseri arratiset dhe rikthehet ne Piza, ku qendroj i fshehur per pak kohe.

Ne kete kohe persekutimesh e ndeshkimesh, qe pesoj Kostantini, e ema Pietrina Arianiti, i beri presion Venecias, qe te nderhynte tek francezet, qe te nderprisnin persekutimet ndaj djalit te saj.

Ne gusht te 1500 iken nga Piza dhe shkon ne Benevento ku e priten dhe e trajtuan mire, por pas pak kohe shkoj ne San Leonardo, prane Manfredonia. Ne dhjetor te vitit 1500 gjendet ne Venecia, ne gjendje te deshperuar dhe i revoltuar me francezet, qe i a kishin marre te gjitha pronat e tij dhe ato te gruas.

Ne janar 1501 u prezantua kryelarte e dinjitoz para Senatit te Venezia, si e pershkruan kronisti Sanuto (Diarii, III, col. 1381) ku kerkoj bashkpunim per mbrojtjen e te dejtave te tij. Ne shkurt 1501 e priti Dozha i Venecias, Agostino Barbariko, por nuk gjeti  mbeshtetjen qe priste, atehere i u drejtua per ndihme Vienes. Perandori i Austrise Maksimiliani I e mori ne sherbim  ne oborrin e tij dhe ne tetor 1501 e dergoj ne Trento. Ne vitin 1502 e emeroj komandanti reparti me 200 kalores. Me pas Perandori i Austrise e emeroj ambasador prane Kuria Pontifiçe (Kostantin Arianiti als Diplomat zwischen König Maximilian I. und Papst Julius II. in den Jahren 1503 bis 1508 Stelzer, Winfried - 1968: “Römische Quartalschrift für christliche Altertumskunde und Kirchengeschichte Bd. 63 – 1968. S. 29-48).

Ne shkurt te vitit 1504, Kostantini shkoj ne Ferrara, ku u prit nga Duka Alfonsi d’Este, me te cilin lidhi nje alenace e ne vazhdim shkoj ne Rome, ku u prit ne audience nga Papa.

Detyra e ambasadorit e favorizoj te zgjeronte njohjet, krijimin e miqesive te reja dhe te aleancave, qe do t’i shfrytezonte per rikonfirmimin e pozicionit te tij si feudal i Monferrato, madje jo rralle kryente me shume aftesi rolet si ndermjetes me francezet, me Seline e Shenjte, me Venecianet, me austriaket. Me keto nderhyrje diplomatike, Kostantini shmangu nje perplasje ndermjet francezeve dhe shteteve te perçara italiane, si konfirmojne te gjithe historianet e mesjetes.

Ne mars 1504, shkoj ne Ostia per te takuar Cesare Borgia, te cilin e bindi, qe t’i dorezonteShtetit te Vatikanit, disa fshatra, qe ende ishin nen zoterimin e tij. Kur u kthye ne Rome, zhvilloj nje aktivitet intensiv diplomatik, per te forcuar raportet me Serenissiman e Venecies, çka fitoj simpatine e Papes Giulio II. Keto takime dhe raportet e reja te miqesise, Kostantini i shfrytezoj per te rimarre trojet e Monferrato e ne keto traktativa mori mbeshtetjen e Guidobaldo da Montefeltro, qe ishte Kapiteni i Pergjithshem i Vatikanit. Per marrjen e pronave te Monferrato, Kostantinin e ndihmoj nga ana financiare e motra, Andronika Arianiti Komnena Kastrioti e cila ishte dama e shoqerimit e mbretereshes te Napolit. Ekzistojnë shumë dokumente financiare në arkivat italiane për ndihmat qe jipte Andronikaa Kastrioti. Sipas dokumentave arkiviale, Andronika ndërhyri pranë Këshillit të Venedikut dhe ne Vatikan, për ta ndihmuar Kostantinin.

Ne prill te vitit 1504, Kostantini shkoj ne Gjermani, si amabasador i Papes per te ndermjetesuar ne marreveshjen e paqes te francezeve me Perandorine Austriake, qe arrijti ta perfundoj me sukses. Ne muajin maj u rikthye ne Itali, por ende nuk ishte i kenaqur, pasi nuk po i realizonte objektivat, qe te rimerrte pronat qe i a kishin grabitur francezet.

Ne korrik te 1504, Kostantin Arianiti e emeruan guvernator i Forli dhe i gjithe Romagnia dhe u prit me nderime te medha nga arkiveskovi Giovanni di Sako. Ne muajin gusht shkoj ne Cesena, por nuk mundi te kryente asnje takim, pasi ne kete kohe ra epidemia e murtajes.

Ne shtator 1504, u impenjua per te vendosur armpushimin ndermjet Nikolò Guerra da Bagno dhe Tiberti, qe ishin ne lufte mes tyre. Ne keto traktativa ndeshi veshtiresi te medha per t’i pajtuar, prandaj kerkoj forca te reja, per te vene nen kontroll situaten ne Forlì dhe ne Cesena. Per kete arsye, dergoj ne Rome nje misionar, qe t’i u spjegonte keshillit te Kardinaleve situaten dhe t’i bindete per te derguar perforcime, por me qe nuk i arrijti asnje ndihme, mori nje anije dhe shkoj ne Ostia per te takuar agjentin perandorak Luka Rinaldi dhe nje peshkop gjerman.

Pas shume kerkesash drejtuar Vatikanit, me se fundi u prit nga papa Giulio II, te cilin e informoj per situaten e veshtire te krijuar ne Forlì dhe Cesena. Papa i dha nje repart te vogel ushtaresh. Me keto shtesa, ne prille 1505, Kostantinin hyri ne Forlì dhe u imponoj me force paqen fraksioneve   nderluftuese te Orioli dhe Moretini.

Pas ketyre rezultateve, e therriten ne Rome dhe i dhane komanden e gardes Palatine, te formuar me 300 kalores albaneze dhe balestrier greke. Ne vitin 1506, si komandant i gardes, e shoqeron Papen ne viztat pastorale, ne gusht ne Peruxhia, ne shtator ne Forlì dhe ne nentor ne Bolonja.

Ne mars 1507 e urdheruan te linte Forlìn dhe Romanjen dhe te kthehej ne Rome.

Ne shtator 1507, Papa Giulio II, e dergoj Kostantinin ne Gjermani, si perfaqesues i Vatikanit, ne bisedimet per te krijuar alleancen me perandorine Austriake dhe mbreterine e Frances. Pikerisht ne kete kohe, perandori Maksimiliani I i Austrise, i besoj misionin e mediatorit me Vatikanin, qe ta njihte Perandor dhe pse nuk ishte kurorezuar nga Papa ne Vatikan.

Ky aktivitet intensiv i Kostantin Arianitit, nuk u pa me sy te mire nga Venecianet, te cilet filluan ta sulmonin dhe te kontrollonin levizjet dhe aktivitet e tij. Ne mars 1508, Kostantini u ankua sepse Serenissima i kishte hapur letrat, qe nga Rimin i kishte derguar Perandorit te Austrise. Konfliktet e Serenissima me Perandorinë Austriake, u thelluan ne prill te vitit 1508, kur venecianet pushtuan Forlìn dhe keshtjellen e Belgrado ne Kormons, qe ishte pronë e Kostantinit. Po ne vitin 1508, Papa Giulio II e dergoj Kostantinin te bisedonte me venecianet, per klauzolat e Lidhjes te Kambrai (Lega di Cambrai) dhe ne kembim venecianet t’i kthenin Vatikanit, Riminin dhe Faenza.

Ne maj 1509 Kostantini shkon ne Gjermani per te takuar Maksimilianin I, te cilit i dorezon 50.000 dukate, nga ana e Papa Giulio II, per te financuar rifillimin e luftes kunder Republikes Venecias. Me t’u kthyer ne Vatikan e derguan ne krye te ushtrise per te marre Pizzighettone dhe Asola, por pa sukses, sulmet e forcave te Arianitit deshtuan.

Ne qershor 1509, Perandori Austriak e ngarkoj Kostantinin me mision te bisedonte me venecianet, qe t’i dorezonin Padoven Austrise, por nuk arrijti t’i bindi, andaj se bashku me forcat e Matteo da Bussetto e pushtoj qytetin, por Serenissima nuk e toleroj kete veprim, kesisoj menjehere e sulmoj dhe e mori Padoven, ndersa Kostantini u detyrua te largohej.

Ne keto rrethana organizoj nje takim sekret me anetaret e Keshillit te Dhjeteve, per t’i bindur te dorezojne qytetin, por pa rezultate. Per te dale nga situata e nderlikuar, perandori Maksimilian I, e emeroj Kapiten i pergjitheshm i trupave italiane ne sherbim te Austrise. Ne krye te ketyre forcave mercenare e pushtoj Viçensen e me pas sulmoj venecianet ne Padova dhe vazhdoj sulmet ne veri duke  marre qytetet e Goricia dhe Trieste te Friulit.

Ne gusht 1509, mobilizoj nje repart me mercenare ne Citadella dhe shkoj ne mbrojtje te Padoves.

Ne shtator 1509, ne rradhet e mercenareve te mobilizuar nga Kostantini, shperthyen kundershti dhe pakenaqesi, sepse nuk ishin paguar per sherbimet e kryera.

Ne tetor 1509 Perandori Maksimilian I e emeroj komandant i ushtrise te perbere nga 2000 kavalier dhe 1500 kembesore, qe shkuan ne mbrojtje te Vinçenses. Gjate marshimit drejt Vinçenses, ushtria e Kostantinit sulmoj qendrat e banuara ku kalonte, duke kryer raprezalje dhe grabitje te popullates.

Ne netor 1509 shkoj ne mbrojtje te Verones, por pas konfliktit me Palisse, te cilin e sfidoj me deul, u detyrua ta leshoj qytetin trupave te komanduara nga Gaspare San Severino. Pas ketyre ngjarjeve, Kostantini u kthye ne Rome. Ne dhjetor papa e dergoj me mision diplomatik ne Firence.

Ne janar 1510, kaloj ne sherbim te vencianeve dhe ndemjetesoj te pajtonte Papen me venecianet. Ne prill te vitit 1510, shkoj ne Ravena e me pas u nis per ne Gjermani, i ngarkuar me mision diplomatik nga Papa Giulio II dhe nga venecianet, te cilet i kishin dhene mandatin te bisedonte me Perandorin Maksimiliani I per te firmosur paqen me sejcilin prej tyre ne veçanti.

Ne muajin maj, Papa e dergoj ne Pesaro e njekohesisht e emeroj Roja i Pergjithshem i Koncilit te Vatikanit, qe u hap ne kishen e Shen Giovanni Laterano ne Rome, ndersa Mbreti i Frances kishte kerkuar, qe koncili te mbahej ne Piza, qe ne kete kohe ishte e pushtuar nga francezet.

Ne fund te muajit shkon ne Gjermani, megjithe kundershtimin e Papa Giulio II, qe e donte pranë. Ne muajin qershore kthehet ne Rome dhe pikerisht ne kete kohe, Paolo i Lichtenstein e kerkon te rikthehet ne Gjermani, per te vazhduar traktativat e nisura per paqen. Para nisjes takoj Dozhen e Venedikut, i cili i dha 300 dukate, per t’i perdorur si shpenzime per udhetimin.

Bisedimet per paqe nuk dhane rezultatet e deshiruara, pasi Perandori Maksimilian I kishte shume pretendime, qe nuk mund te realizoheshin as nga Vatikani dhe as nga Venecia.

Ne janar 1511, kthehet nga Gjermania e shkon ne Kadore, me pas ne Kioxhia, ku mori nje anije per Ravena dhe arrijti ne Punta su Lago, ku takoj Papa Giulio II, te cilin e infomoj per deshtimin e bisedimeve per paqe me perandorin Maksimilian I.

Ne vitin 1512, papa Giulio II e emeroj Kostantin Arianitin, komandanti i forcave te shtetit Papal. Raportet e miqesise te Kostantinit me Papa Giulio II, ishin favorizuar dhe nga nje rrethane tjeter, lidhjet e krushqise me kusheririn e Papes, Bartolomeo Giuppo Della Rovere, i cili ishte i martuar me Maria Arianitin, motren e Kostantinit.

Me kete informacion, nderlikohet historia e Maries, motres te Kostantinit, pasi disa autore thone se u kap roberesh nga turqit, te cilet e derguan ne Stamboll, ne haremin e Sulltanit, madje djali i saj u be Sulltan i njohur si Bajaziti II, ndersa Babinger e Fiori thone se ishte e martuar me Bartolomeo Giuppo Della Rovere. Maria ishte e bija e Gjergj Arianitit, e cila ne gjeanologjine familjes rezulton e lindur me gruan e dyte Petrina Forkone, pra eshte motra e vogel e Kostantinit. Keto te dhena e kane veshtiresuar zgjidhjen e enigmes rreth jetes dhe fatit te Maria Arianiti, por me i besueshem mbetet varjanti i dhene nga Babinger, pra dhe Maria shkoj ne Itali me te emen dhe vellezerit.

Ne 3 maj te vitit 1514, kapidani Kostantin Arianiti ndodhet ne Rome ne krye te forcave ushtarake, qe asistonin hapjen e Koncilit te Vatikanit ne Kishen e Shen Giovanni Laterano, i njohur si Koncili Laterense V. Pozicionin e komandantit te trupave te Selise se Shenjte, e shfrytezoj me mjeshteri, per te realizuar qellimet e tij, keshtu ne muajin korrik takoj ne Trentino kardinalin Kurzense dhe se bashku shkuan ne Monferrato, per te rimarre pronat, qe i a kishin rrembyer francezet.

Ne mars 1515, Papa Leoni X e shperblen Kostantinin, duke i dhuruar zoterimet e Fano.

Qendrimi aarmiqesor i francezeve e shtyu Kostantinin te dali hapur kunder tyre, madje ne qershor u rradhit krah me zvicerranet, duke kontribuar ne thyerjen e francezeve. Ne vazhden e ketyre sukseseve, ne muajin korrik 1515, ne krye te 8000 ushtareve, sulmoj dhe mori zoterimet e tij te Monferrato, kesisoj rikuperoj pronat dhe forcoj pozicionin e tij politik, ekonomik dhe ushtarak.

Ne 1516 ne krye te reparteve te kavalerise shkoj ne ndihme te motres dhe burrit te motres Françesko della Rovere, te cilin e ndihmoj te rimarri Dukatin e Urbino.

Fuqizimi i Kostantinit u pa me xhelozi nga fisniket e tjere, kesisoj Lorenco de Mediçi, e sulmoj dhe i a mori zoterimet e Fano, duke u justifikuar, se nderhyri per te vene rregull e per te shuar konfliktet, qe kishin shperthyer ndermjet fraksioneve ne qytet. Keto rrethana e detyruan Kostantinin te shkoj ne Rome. Marrje pronave nga francezzet dhe nga fisniket e tjere italiane, e detyruan Kostantinin te shesi pronat e Terruxhia, Ozano, Rivalta e Tonengo dhe nje shtepi ne kantonin e Montarone, me nje vlere te pergjitheshme 30 000 dukate te arte si rezulton ne aktin e shitjes: “Qui, il 16 agosto 1521, Mercurino  Arboreo di Gattinara acquista da Costatino Comneno, principe di Tessaglia e di Macedonia (che vende anche a nome della consorte Francesca di Monferrato e dei figli), per tramite di due procuratori, il proprio Lorenzo protonotario apostolico e camerlengo del pontefice e il proprio maggiordomo Carlo Gazzino: i beni di Terruggia, Ozzano, Rivalta e Tonengo, unitamente a una casa in Casale, situata nel cantone di Montarone, davanti alla chiesa di S. Stefano, «quefuit quondam Facini Canis», per 30.000 ducati d’oro. (ASVc, Famiglia Arboreo di Gattinara, marzo 3).

Ne dhjetor 1521, me vdekjen e Papa Leoni X, Kolegji i Kardinaleve te Selise se Shenjte, e emeroj Kostantinin, komandanti i 800 kembesoreve, qe te mbanin rregullin ne qytetin e Romes.

Papa i sapo zgjedhur Adriano VI, duke vleresuar kontributet e Kostantinit per Shtetin Papal, e shperbleu duke i dhene ne pronesi Mondainon dhe keshtjellen e Montefiore Conca (Konka), nje qender e banuar ne malet rreth Riminit. Montefiore ishte prona e vetme e mbetur ne zoterim, pasi te tjerat i a kishin sekuestruar dhe te tjerat i kishte shitur, perfshi dhe zoterimet e Monferrato.

Ne gusht 1525, Papa e shperbleu Kostantinin per sherbimet dhe devotshmerine ndaj Vatikanit, duke i dhuruar ne pronesi te birit, Arianitit, keshtjellen e Torrenova.

Ne muajin prill 1530, trupi i lodhur nga mosha, nga mundimet dhe nga nje semundje akute, u dergj ne shtrat per rreth nje muaj. Me 8 maj 1530, pushoj se rrahuri zemra e Princit te Arianiteve, pra kete dite u nda nga jeta kapedani trim e diplomati i mençur, Kostantin Arianiti Kominata Komneni, qe beri histori ne Itali. Disa thone se vdiq ne Rome, sipas te tjereve ne Fano. Edhe vend varrimi nuk dihet me saktesi. Sipas Franz Babinger, kapedan Kostantin Arianitin e varrosen ne Baziliken e Shen Apostujve, por V. Forcella shkruan: “sipas regjistrit te kishes dhe zyrave te tjera te Romes (Roma 1874, p. 40, nr 117), Kostantin Arianitin e varrosen ne kishen e Shen Agostinit, por varri nuk eshte gjetur, ndersa  emeri i tij figuron i shkruar ne latinisht ne regjistrin e Kishes”.

Para se te vdiste, me 29 prill 1530, Princi Kostantin Arianiti la testamentin, te cilin fillimisht e ruajti noteri Lorenzo Leardini i Montefiore e me pas origjinali u depozitua ne Biblioteka Komunale te Gambalunga - Rimini (cfr. Monumenti riminesi autografi raccolti e conservati da Michelangelo Zanotti notajo collegiato di Rimini, XIV, c. 23). Me testament, Kostantini i la te birit keshtjellen e Montefiore Konka prane Riminit.

Pasardhesit e Kostantin Arianitit.

Nga martesa e Kostantinit me Françeska Paleologo linden 7 femije, nje djale me emerin Arianit dhe 6 vajza. Pas vdekjes te Kostantinit, per Arianitin e ri u perkujdes e ëma Françeska. Nene e bir jetuan se bashku per disa vite ne keshtjellen e Montefiore Konka ne Rimini.

Arianiti qe ne moshe te re, e kerkuan ne Vatikan dhe e emeruan Prefekt i trupave Pontifiçe.

Vajzat e Kostantinit, u martuan me fisnike italiane, andaj shume historiane kur shkruajne per kete familje te gjere e cilesojne dinastia e Arianiteve.

Vajza e pare e Kostantinit me Françesken ishte Andronika, e cila u martua me kontin Karlo III Toko, Dhespoti i Zante dhe i Artes dhe princi titullar i Leukades.

Vajza e dyte Pentesilea, u martua me fisnikun Lek Dukagjinin, pasardhes i dinastise te familjes albaneze e Dukagjineve, qe pas pushtimit turk iku dhe u vendos ne Itali, ku prej vitesh jetonte dhe sherbente ne oborrin e mbreterise se Napolit.

Vajza e trete, Hippolita (lindur ne 1507), ne vitin 1525 u martua me Zenodio de Mediçi, konti i Verrukio dhe Skortikata. Ne vitin 1531, i vdes burri dhe nje vit me pas (1532) u martua me Lionello Pio, zoti i Karpi-t. Hippolita vdiq ne Meldola ne vitin 1566.

Vajza e kater Polissena, ne vitin 1524 u martua me fisnikun Rinaldo Ottoni, Zoti i Matelica ne Marke. Polissena vdiq ne moshe te re, ne vitin 1531.

Vajza e peste Deianira, fillimisht u martua me Gaspare Trivulzio, Zoti i Kasteldidone. Pas vdekjes te bashkeshortit ne vitin 1549, u martua me kontin Giorgio Trivulzio di Melzo, komandanti i trupave te Republikes Veneta. Ne vitin 1556, Deianira mori nga pronaria e re e Monferrato nje pagese ne dukate, si shperblim per sherbimet e kryera nga e ema Françeska, kur jetonte ne Monferrato (ASMi, atti Notarile, Moriggia Gio. Giacomo, 1556 apr. 15.)

Elena, vajza me e vogel e Kostantinit me Francesken, ne vitin 1546 u martua me Don Juan de Luna keshtjellari i Milanos. Nuk kishin femije. Pas dekjes te shoqit, Elena u vendos ne Genova. Ne testamentin e hartuar me 21 prill 1589, Elena i a dhuronte te gjithe pasurine dhe zoterimet e saj sternipit Françesko di Toko, pra nipi i te motres Andronika (gruaja e Karlo Toko dhespoti i Artes).

Pas vdekjes te Kostantinit, gruaja e tij baronesha Françeska Arianiti, shkoj si dame e shoqerimit e dukeshes Kristina e Danimarkes, gruaja e Françesko II Sforca Duka i Milanos. Ndejti pak kohe ne Milano, pasi e ftuan ne Bar, ne oborrin e Lorenes, si guvernatore dhe dama e shoqerimit e vajzave te dukes Françesko di Lorena, ku qendroj deri ne muajt e pare te vitit 1561.

Ne aktin e lirimit nga keto impenjime, Duka Karlo, i biri i Kristines se Danimarkes, e kompensoj sherbimin e lavderueshem te Françeskes, duke i akorduar nje pension vjetor prej 4000 skudesh, me te drejten te depozite trashegimie  me testament, te nje shume prej 600 skudesh, si e tregon vete Françeska ne akt-marreveshje. Gjithashtu, duka i Lorenes, do te paguante 500 dukatoni ne vit, trashegimtarit te saj, qe do ta emeronte vete Françeska dhe pikerisht ajo caktoj te nipin, djalin e Andronika Arianitit Komnena Toko. Ne dokumentat e ruajtura ne arkivin e familjes Toko, gjendet dhe kopja e nje donacioni prej 1200 dukate ari (baras me 4000 dukatone), qe dukesha Kristina e Danimarkes, akordoj ne favor te Françeska Arianitit Kominata Komnena me 25 qershor 1561. Edhe kete shume dukatesh ari, Françeskaa i a dhuroj te bijes Andronika Arianiti Toko.

Para se te rikthehej ne Itali, Françeska Arianiti, me 26 qershor 1561, me testamentin e hartuar ne Bar, kryeqyteti i Lorenes, me noteret Nikola dhe Pietro Hardy, te gjitha pronat qe i kishin mbetur, i a kaloj ne zoterim mbeses, vajzes te djalit Arianit Arianiti Komneni, e cila dhe ajo quhej Andronika dhe njekohesisht ishte mbesa e Leonardo di Toko.

Kur u kthye ne Itali, markeza Françeska Arianiti u vendos ne Koneliano Veneto, ku jetoj me vajzen Deianira, dhe dhenderrin kontin Giorgio Trivulzio, i cili ishte komandanti i trupave veneziane.

Markeza Françeska Arianiti ne 17 dhjetorit 1561, la testamentin e fundit, duke anulluar te paret. Testamenti u hartua ne Koneliano Veneto, ne prani te noterit Francesco Kollalto dhe thuhet se ne rastin e vdekjes te bijes Andronika Arianiti Toko, pa lene trashegimtare, pensioni 500 dukatoni, do t’i kalohehej vajzave Elena (e martuar me Juan de Luna) dhe te Deianira, e martuar me kontin Giorgio Trivulzio, prane te cilit kaloj vitet e fundit te jetes.

Ne te gjithe keto testamente, Françeska Arianiti Kominata Komnena cilesohet e bija e markezit Bonifaci III Paleologo i Monferrato dhe mbajtese e titullit Princesha e Maqedonise.

Nder te tjera theksohet se kishte sherbyer deri para disa muajsh si dam shoqerimi ne oborrin e dukeve te Lorenes, te cilit ishin dhe bamiresit, qe i kishin dhene keto pensione.

Djali i Kostantinit, Arianit Arianiti Kominata Komneni, sherbeu si Prefekt i trupave Pontifiçe.

Arianiti, i vetmi trashegimtar mashkull i dinastise Arianiti, ne 15 nentor 1551, ne krye te trupave Pontifiçe, luftoj kunder dukes se Parmes – Ottavio Farnese, ku mbeti i vrare. Kapedanin Arianit Arianiti Kominata Komnena, e varrosen ne kishen e Shen Giovanni ne Parma.

Arianiti, ishte i martuar, por nuk dihet emeri i bashkeshortes. Nga kjo martese lindi nje vajze, qe i dha emerin e Andronika, ne nderim te fameshmes principesha Andronika Kastrioti.

Adronika e Arjanitit, ishte trashegimtaria e fundit ne rradhen e dinastise te Arianiteve.

Ne vitin 1568, Andronika u martua me kontin Orazio Trivulzio di Melzo, i cili vdiq ne vitin 1573.

Pas disa muajsh, u martua me Giorgio Seko, konti i Mozzanika. Nga kjo martese perfitoj konti Seko i cili pervehtesoj mbiemerin perandorak te bashkeshortes, kesisoj me krenari, por ne menyre abuzive u njoh publikisht Konti Giorgio Seko Komneno.

Edhe me martesen e dyte, Andronika nuk lindi femije, por pasurine dhe mbiemerin perandorak, e moren pasardhesit e kunates Virgjinia (e motra e burrit), e cila ishte e martuar me kontin Stefano Soçino Suardo. Ne fund te shekullit XVII, nipat dhe mbesat e Virgjinias, perdornin mbiemerin Suardo-Komneno.

Pjestari fundit i dinastise Arianiti, ishte konti Fermo Komneno, i cili vdiq pa lene trashegimtar. Arkivin e familjes se tij, konti Fermo i a dhuroj Spitalit te Madh te Milanos, se bashku me tere pasurine e trasheguar. Me vdekjen e Kontit Fermo Komneno ne vitin 1841, u shua perfundimisht linja mashkullore e dinastise se fameshme albaneze te Arianiteve, qe per mbi 10 shekuj, jetoj me krenari dhe lavdi ne te dy anet e Adriatikut, ne Albania dhe ne Itali.


-Per ZemraShqiptare, nga Italia, e premte 25 Prill 2014-

(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: