Ramiz Selimi: Intervistë me deputetin e PE Dr. Rübig
| E Diel, 13.04.2014, 08:30 PM |

Intervistë me deputetin e Parlamentit Europian zotin Dr. Paul Rübig

Kosova dhe Rajoni mund të integrohen që nesër në BE, nëse dëshiron politika vendore!

Ekskluzive nga Ramiz Selimi

Në këtë intervistë të gjatë që përfshin tema të shumta nga jeta, ekonomia dhe politika, si dhe problemet e rajoneve shqiptare zoti Rübig  është optimist se këto vështirësi  momentale do të tejkalohen dhe rajoni do të integrohet në BE. Për ndërmarrësit thotë se, boshti kryesorë i një ndërmarrësi  është se çfarë  arsimimi,  trajnimi dhe edukimi ka.

Zoti Dr. Paul Rübig ishte dhe është njeri nga deputetet me aktivë në BE në dy mandatet e kaluara. Angazhimi i tij në heqjen e taksës telefonike nga vende të Bashkimit Europian, pastaj angazhimi në gjetjen e burimeve të energjisë alternative, është një nga sukseset e shumta që ka në repertuarin e tij. Themelimi i fondit prej 80 mrd euro për ndërmarrjet e reja është kryesisht meritë e tij, nga ky fond do të përfitojnë edhe vendet Ballkanit, duke i dhënë impulse të reja ekonomisë evropiane me këtë ide. Është kontrollues i fondeve të BE-s dhe njeri nga personat kryesorë  të Bashkimit Europian. Deputeti dëshiron që në Kosovë të forcohet sistemi i drejtësisë dhe ligji, në mënyrë që vendi të integrohet sa më parë në BE, duke treguar se shteti i Kosovës është edhe projekt i bashkësisë ndërkombëtare.  Me poshtë lexojeni intervistën e plotë.

Zoti Dr.  Rübig, sa kohë keni që jeni aktivë në politikë?

Dr.Rübig:  Që nga viti 1991 deri 1995 unë kamë qenë edhe deputet i parlamentit të Austrisë së Epërme  - Pra tani bëhen mbi 23 vjet që jam një deputet i zgjedhur!

A ka pasur një rast të veçantë, ose një përvojë të rëndësishme në jetën tuaj, që ju bëri të vendosni  për tu marr me politikë?

Dr. Rübig: Atëherë me pyeti  zoti Christoph LEITL( Ministër i Ekonomisë),  se a mund ta imagjinojë për të kandiduar për deputet. Unë isha ende aktiv dhe i suksesshëm në biznesin tim familjar. Kurrë nuk e kisha planifikuar me parë që të bëhem politikanë.  Por, pasi unë u zgjodha deputetë,  e kuptova se sa emocionuese është kur ju mund të kontribuoni për diçka dhe kur ju vetë jeni pjesë aktive në zbatimin politikave.

Çfarë ju bën më shumë të lumtur në punën tuaj si një politikan?

Dr. Rübig: Nëse mund të zbatohet një ide interesante, me  bënë të lumtur. Për këtë qëllim kërkohen biseda të shumta, pastaj shkëmbime  të informacionit, bashkëpunimi konstruktiv dhe me besueshmëri të plotë, prej të gjitha palëve të përfshira. Roaming (kostot telefonike nga shteti tjetër) ishte një shembull i tillë , se si ne në Evropë brengat dhe shqetësimet (dhe kërkesat reale) të një qytetari të ri i kemi zbatuar në përpikëri, duke i dhënë një mbështetje të gjerë.

A mund të na përshkruani më me hollësi, se si duket një ditë pune në Parlamentin Evropian?

Dr. Rübig: Që nga ora 8:00 e mëngjesit  fillon dita me një takim të shkurtër të ekipit në Parlament. Pastaj vazhdojmë në mbledhjet e komisioneve, takimet koordinuese dhe votimet. Pasditeve shumë shpesh me vizitojnë qytetarë kryesisht nga vendlindja dhe  grupe tjera të vizitorëve, të cilët i informojë për punën që bëjmë  dhe i dërgojë qytetarët në Parlament. Pastaj ka takime me politikan nga vende të ndryshme, përsëri pasdite kemi mbledhjet e komisioneve dhe në mbrëmje mbaj fjalime për tema të ndryshme ose marrë pjesë në diskutime . Puna e një dite përfundon rreth 23:00. Kur unë gjendem në Austri, kam ditë të hapura për biseda me qytetarët, në mbrëmje shkojë në organizime, ligjërata, diskutime dhe patjetër ju bëjë vizita kompanive.

Në dy periudhat e kaluara keni qenë njëri nga deputetët më aktivë në Bruksel( suksesi  në energji,  taksat telefonike, etj). Cilat ishin arsyet për të kandiduar përsëri?

Dr. Rübig: Unë kam akoma ide dhe koncepte, që dëshiroj ende ti zbatojë në mënyrë aktive. Shembull, tema e kostove telefonike, mobili, interneti (roaming), në fund të vitit 2015  dhe në fillimi të vitit 2016, do të hiqen të gjitha kostot, tarifat momentale, duke bërë që kosto e telefonatave të jetë fikse në gjithë Bashkimin Europianë. Për më tepër, në vitet e ardhshme unë do të dëshiroja të marrë pjesë në mënyrë aktive, që të kontribuojë për ta bërë Evropën  një mjedis atraktivë. Një vend  të përsosur për ndërmarrje të vogla - të mesme dhe për të krijuar, shkencëtarë e hulumtues të rinj.

Cila ka qenë gjëja më e rëndësishme që keni arritur në karrierën tuaj politike ?

Dr. Rübig: Kishte shumë projekte të rëndësishme, unë kam qenë i përfshirë në zbatimin e shumë projekteve dhe ndihem krenar që ne kemi qenë në gjendje ti përfundojmë ato me sukses. Unë kam qenë një nga " të rinjtë egër" të cilët ishin fuqishëm prapa, në favor të anëtarësimit të Austrisë në BE në fillim të viteve '90. Rregullorja për taksat telefonike, në të cilën unë kam qenë negociatori i Parlamentit Evropian me shtetet për heqjen e kësaj takse dhe raportuesi i Grupit të Partive Popullore PPE, është padyshim një nga projektet më të suksesshme të implementuara në BE.

Pastaj kam iniciuar paketa të ndryshme për Rritje ekonomike, hulumtime kërkimore, shkencë. Programi Horizon 2020 (me  80 Mrd.€ , është buxheti më i madh i financimeve kërkimore në botë), natyrisht kjo është bërë me iniciativat e mia për të mbështetur (NVM dhe Erasmus) ndërmarrësit e rinj në gjithë Europën.

Ju thatë se jeni njëri nga themeluesit  e fondit Erasmus (SME), fond që përkrah ndërmarrjet e reja në Evropë dhe jeni një nga zëdhënësit e partisë popullore PPE për SME-të. Si e shihni rolin e sipërmarrësit në Evropë sot?

Dr. Rübig: Kohët e fundit kam botuar një libër me titull, “Sipërmarrësit kanë nevojë për liri” Sidomos në Evropë tek emigrantët dhe femrat ekziston një potencial i madh në themelimin e kompanive dhe udhëheqjen e tyre me sukses. Rruga e ndërmarrësit  është një sfidë e madhe që të ofron mundësi të mëdha, pa marr parasysh se a jeni ju eksportues apo importues. Punësimi i punëtorëve  po luan një rol gjithnjë e më të madh edhe në Bashkimin Europian. Nëse secili ndërmarrës punëson një punëtor , ne nuk do ta kemi problemin e papunësisë në Europë.  Duhet pasur guximin për tu bërë sipërmarrës. Sistemi ynë i arsimit është i mirë, por, ne kemi nevojë akoma për të avancuar arsimimin dhe trajnimin, në mënyrë që të krijohen vende të reja pune dhe në këtë mënyrë arrihet deri të mirëqenia. Në fund të fundit, ju nuk mund të shpërndani mirëqenien, por  ajo duhet të jetë fituar nga personat.

Tema e ndërmarrësit të ri duhet të jetë interesante për lexuesin në Kosovë. Kriza ekonomike e viteve të fundit ka shkaktuar një papunësi shumë të lartë të rinjve në shumë vende të BE-së. Si mund  ti inkurajojmë të rinjtë në hapjen bizneseve të reja?

Boshti kryesorë i një ndërmarrësi  është se çfarë  arsimimi,  trajnimi dhe edukimi ka ai . Kjo fillon që në kopshtin e fëmijëve me marrjen e përgjegjësive të veta, këtu fillon ushtrimi i aftësive të vendim-marrjes , pastaj shkon de facto  deri në universitet , sa më i pavarur në vendime, aq më shumë ka gjasa të themeloje dhe të ketë sukses me kompani.

Këto kompani duhet të jenë shumë të hapura,  njerëzve që duan të bëhen të vetë- punësuar, të ju ndihmohet dhe lehtësohen gjerat. Ata në fillim nuk duhet ngarkuar me barrë financiare, sepse ata zakonisht kanë nevojë për të gjitha burimet financiare, të jenë ato nga familja , miqtë , të njohurit , dhe pastaj të marrë kredi. Prandaj ,trajtimi tatimor duhet të përmirësohet, sidomos në vitet e para .. Kjo është edhe një investim për shtetin dhe ekonominë.

Ju jeni gjithashtu deputeti iniciuesi  i një programi të BE-s  që lejon Ndërmarrësit e rijnë të mësojnë nga Ndërmarrës profesionistë me përvojë në një vend të huaj. Sa të vlefshme janë këto përvoja ndër-kulturore për ndërmarrësit e rinj?

Është e vërtet unë i propozova këtë program komisionit që të përfshihet në buxhetin evropian , faleminderit prej  Zotit propozimi u pranua. Ne kemi filluar me shuma të vogla ta ndihmojmë këtë ide dhe tani është  formuar një kornizë në të cilën ndërmarrësit e rinj në Europë mund të këmbejnë përvoja me fondet tona. Kjo ide u tregua shumë e suksesshme që në raundin e dytë,  tashmë objektivi ynë është të kemi 10.000 femra ndërmarrëse në vit .

Faza tjetër do të jetë për të marrë në këto programe palët e interesuara jashtë BE-së, ne duam të bëjmë një program global . Këtu unë i shoh mundësitë më të mëdha në prodhim, në artizanat, por edhe në import dhe eksport, ne kemi nevojë për njerëz të cilët janë të angazhuar për të marrë rreziqe. Deri me tani ne kemi pasur rreth 7,000 ndërmarrës të rinj në programin e këmbimit. Programi është vazhdimisht duke u përmirësuar, programi ka si qellim shtytjen vendimtare kompanive të reja, që të kenë sukses. Dhe, kur punëtori i parë të pushohet nga puna, atëherë shpresojmë se nga pronarët e bizneseve të vogla  dhe të mesme të jenë  lider të tregut botëror.

Pra, ju keni qenë vetë dikur ndërmarrës. A keni këshilla për ndërmarrësit e rinj ambicioz?

Vendimtare është që ju jeni duke kërkuar diçka që ju bënë të lumtur, ku punën e bënë me plot zell dhe gjithmonë me bindje të plota në ato që ndërmerr. Të gjitha kalkulimet financiare të jenë përfshirë në planin e biznesit, hulumtimin e tregut, opinioni dhe konkurrenca të jenë reale.

Themeluesin e RedBull-t dua ta kujtoj si një nga shembujt më të mirë, kur për tri vite ndërmarrësi u tërhoq në vetmi për të zhvilluar një strategji dhe koncept . Ai është marrë më pas me një koncept të vërtetë të mirë që ishte i besueshëm, ku investitorët e shumtë në atë koncept investuan. Suksesi i RED Bull tregoj se planifikimi i mirë në fillim do të rrisë shanset e mbijetesës në mënyrë të konsiderueshme.

Mund ta imagjinoni një situatë në të cilën ju vullnetarisht para kohe të përfundoni karrierën politike, duke marrë në konsideratë  familjen,  apo në parim renditet profesioni juaj si politikan në vendin e parë?

Dr. Rübig: Familja është prioriteti më i lartë që kam. Unë jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që gruaja ime dhe fëmijët e mi më kanë mbështetur gjithmonë në karrierën time politike. Kjo nuk është një gjë e natyrshme dhe e vlerësoj shumë.

Politikanët janë vetëm pasqyrë imazhit të shoqërisë, thonë disa. Duhet të jenë model i një shoqërie, thonë të tjerët. Atëherë sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të sjellë një politikan përveç aftësive profesionale në kërkesat e personalitetit?

Dr. Rübig: Kërkohet ndershmëri dhe  cilësi në shtrëngim duarsh. Përveç kësaj, ju duhet të jeni në gjendje të dëgjoni gjithmonë dhe çdoherë të jeni  i gatshëm për të mësuar diçka të re. Si një deputet në parlamentin evropian, keni të bëni me shumë njerëz interesant që shpeshherë  janë liderë në zonat e tyre. Ju gjithmonë mund të mësoni diçka të re nga puna e juaj e ndershme politike. Përveç kësaj, një politikan me kualitete duhet të provojë cilësinë në shtrëngim duarsh dhe kompromise edhe me kundërshtarët më të ashpër politik. Edhe në Parlamentin Evropian ka nevojë  për ketë gjë, pasi në disa parti të disa vendeve nuk ka disiplina partiake,  ka gjithmonë vende - me shumica bipartizane. Nëse ju dëshironi për të zbatuar një projekt, ju duhet se pari të krijoni një bazë të besimit me të gjithë të tjerët dhe këtë besim duhet ta meritoni shumë.

Ne në këtë intervistë nuk mund të anashkalojmë integrimin dhe Kosovën. Ka shumë diskutime rreth integrimit, por në realitet (edhe pse ka përmirësime) emigrantët  kanë ende  vështirësi për t'u integruar në çdo pjesë të shoqërisë. Pse?

Dr. Rübig: Unë mendoj se çështja e integrimit, për fat të keq, disa vjet më parë ka qenë shumë emocionale dhe me paragjykime.  Tani Sebastian Kurz si Sekretar i Shtetit mund të sjellë temën përsëri në nivelin faktik, kjo ishte e rëndësishme. Unë mendoj se, duhet të ketë rregulla të qarta, për shembull, për të mësuar gjuhën. Megjithatë, në të njëjtën kohë,  duhet të ju mundësohet të gjithë emigrantëve, për të marrë pjesë në të gjitha ato që ofron shoqëria.  Pa marr parasysh si një Sipërmarrës, në Klube,  Shoqata, Klube Sportive, etj ....

Shpesh herë  dëgjohet nga shumë politikanë austriakë  se dëshirojnë të sjellin njerëz të kualifikuar  nga jashtë, në Austri.  Në anën tjetër shumë fëmijë të emigrantëve po ankohen se ata e kanë të vështirë për të integruar, për shkak se ata nuk janë perceptuar si duhet nga ana e shoqërisë dhe ekonomisë. Në këta fëmijë është një potencial i madh. Pse këtu nuk po investohet si duhet ?

Nota më e rëndësishme për fëmijët (çfarëdo përkatësie të jetë) është që ata  të marrin një shkollim të përsosur. Kjo fillon me mësimin e gjuhës gjermane dhe shkon  deri në formimin e tij profesional. Vetëm ata që kanë një arsim të mirë, mund të realizojnë dëshirat e tyre në jetë dhe të përdorin pikat e forta për të qenë të suksesshëm. Unë mendoj dhe jam i sigurt se ekonomia austriake  përpiqet të integrojë emigrantët dhe për t'u dhënë atyre mundësi. Shteti ka nevojë për të përsosur akoma, sidomos  bazat e arsimit dhe trajnimit.

Ju keni vizituar Kosovën disa herë. Cila është përshtypja juaj për zhvillimin e Kosovës?

Dr. Rübig: Në përgjithësi zhvillimet mund të konsiderohen pozitive, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin. Nuk duhet të harrojmë se, jo shumë kohë më parë ka pasur luftë në këto rajone. Qindra e mijëra fate njerëzore ishin në pyetje. Fakt është se tani ne atje kemi një paqe të qëndrueshme, ky është sukses për të gjithë ne.  Pastaj kemi vendet  si Sllovenia dhe Kroacia që janë anëtare të BE-së, vendet e tjera të rajonit kanë marrë perspektiva reale të pranimit. Pavarësia e Kosovës është duke u zbatuar dhe duke shkuar në drejtimin e dëshiruar. Këto janë arritje që me siguri se 20 vjet më parë nuk do ta kishim guximin as ti mendojmë. Gjëja me e rëndësishme është që situata politike po stabilizohet gjithnjë e më shumë. Kjo promovon zhvillimin e ligjit dhe sigurisë juridike dhe kështu edhe tërheq investitorët dhe i inkurajon njerëzit për të filluar bizneset dhe për të krijuar vende pune. Kosova si vend i ri me një popullsi të re  ka potencial të pashterueshme për zhvillime pozitive, të cilat ne në Europë vetëm mund ti dëshirojmë.

Sipas shumë ekspertëve të BE-së, sistemi gjyqësor në Kosovë nuk është  në gjendje të zbatojë ligjet e përcaktuara. Krimi dhe korrupsioni janë ende shumë të pranishëm.  EULEX-i është përgjegjës për krijimin e rendit.  Për të gjitha këto probleme që ekzistojnë, kush mund të jetë  përgjegjëse BE-ja dhe vendasit apo janë ata vetëm vendasit?

Dr. Rübig: Rrallë mund të ketë vetëm një fajtor në këto raste! Zhvillimi i një shteti ligjor dhe funksionimi i ligjit, për të fituar edhe besimin e popullit të saj, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Detyra primare e një shoqërie duhet të jetë funksionimi i drejt i gjyqësorit, pastaj hapen dyert  për të luftuar korrupsionin.  Përsëri po ju them, unë jam shumë optimist, se ne do të ja dalim me të gjitha pengesat që kemi,  ne jemi duke investuar, që ky shtet shumë shpejt të bëhet anëtarë i familjes europiane. Në pak vite të shtetësisë që keni është e pamundur të organizoni një shtet të përkryer,  i cili ishte shkatërruar në shumë dekada. Strukturat e korruptuara dhe krimi duhet medoemos të eliminohen sa më shpejt të jetë e mundur. Pastaj besimi i popullit do të kthehet.

Edhe një pyetje në lidhje me korrupsionin në Kosovë. KFOR-i dhe EULEX-i po bashkëpunojnë shumë ngushtë me njerëzit lokal të Kosovës. Të gjitha projektet dhe iniciativat janë të kontrolluara nga BE-ja, në bashkëpunim me vendoret. Pse pikërisht në projekte të BE-s, parregullsitë janë shumë prezentë?

Dr. Rübig. Pikërisht ky ishte edhe problemi që ne ndërmorëm reforma të thella për të transformuar sistemin transportues të projekteve nga Bashkimi Evropian në vendet e Europës Jugore dhe Juglindore. Duke ju falënderuar komisionarit  Hahn reformat rrënjësore do të vërehen nga ky vit. Komisionarët, tani janë shumë më të rreptë edhe me rregulla strikte , por edhe më transparente për financimin e projekteve rajonale. Edhe për mua si një anëtar i komisionit, që kam për detyrë kontrollin buxhetor  të Bashkimit Europian, transparenca dhe përdorimi i drejtë i mjeteve nga fondet e BE është prioritet. Tani ne i kontrollojmë këto projekte në forma  shumë strikte dhe të sakta dhe nëse  ka parregullsi në projekte ato largohen,  kjo është meritë e kontrolleve të rrepta që kemi. Rajonet dhe vendet që pretendojnë të marrin fondet e BE-së, është e sigurt se do ti nënshtrohen një kontrolli dhe transparence absolute, në mënyrë që  përdorimi fondeve të jetë efikas. Ne do ti kontrollojmë  projektet dhe fondet e BE-s shumë  rreptë.

Ne po dëgjojmë nga deputet të BE-s  që miliarda € janë investuar në Kosovë. Vendasit nuk po shohin asnjë zhvillim nga këto investime, për shkak se varfëria është ende shumë e pranishme. Çdo ditë mijëra banorë po e braktisin vendin, për shkak të mungesës së vendeve të punës. A mund të na tregoni  se ku është investuar e gjithë kjo para?

Dr. Rübig: Është e vërtet që BE-ja ka derdhur shumë mjete financiare , rezultatet janë të dukshme, por edhe ka mund të bëhet më shumë. Këto janë edhe arsyet pse ne jemi reformuar, duam që fondet e BE-s të kenë sukses në të gjitha rajonet. Është përgjegjësi e qeverisë së shtetit për të siguruar infrastrukturën më të mirë dhe për të siguruar arsimimin më të mirë  për popullsinë e tyre. Bashkimi Evropian ju dhuron fondet, ajo mund të përkrahë dhe të  ju mbështesë këtu, por ju duhet të jeni ata që e doni shtetin tuaj. Përdorimi i gabuar i fondeve, korrupsionit dhe joefikasitetit  nuk do të tolerohet, do të dënohet shumë ashpër. Fondet e promovuar gjerë tani, kanë pas për qellim  përmirësimin e drejtpërdrejtë të infrastrukturës së nevojshme  si (rrugë, energji, ujë, ...) Fondet e ardhshme do të sjellin rritjen ekonomike dhe vende  te reja pune, si p.sh,  do ti mbështesim ndërmarrësit e rinj edhe në Kosovë ,të vet-punësuarit dhe ata që punësojnë një punëtorë, por gjithashtu edhe  ata që investimet i orientojnë në kërkime shkencore, hulumtime dhe teknologji.

Rusia ka okupuar një pjesë të Ukrainës, në mënyrë specifike Krimea.  Putin krahason Krimen me Kosovën. Unë mendoj se ka një dallim të madh mes Krimes dhe Kosovës, për shkak se Millosheviçi donte Kosovën pa shqiptarë, kurse në Ukrainë nuk ishte kështu. Çfarë mund të thoni?

Dr. Rübig: Pavarësia e Kosovës ishte shumë e rëndësishme për disa arsye, jo vetëm për shqiptarët por për Bashkësinë Ndërkombëtare.  Regjioneve dhe grupeve etnike duhet patjetër  garantuar që të jetojnë absolutisht të lirë, pa frikë të represionit me drejta për të vendosur për jetën e tyre.

Rasti i Krimesë dhe Ukraina gjithashtu na ka treguar se sa e  rëndësinë është të kemi një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë evropiane. Dhe, sa e rëndësishme është për të zgjidhur konfliktet midis shteteve në vend të kërcënimeve  ushtarake me mjete paqësore dhe diplomatike. Shtetet më të mëdha  nuk duhet kundër rajoneve të vogla apo grupeve etnike ti vërsulën apo aneksojnë ato. Sidomos në kuadër të BE-së, ne mbështesim bashkëpunimin dhe jo aneksimin. Kosova nuk mund të krahasohet me Krimen, janë dy raste komplet të ndryshme.

Themelimi i një tribunali te ri për Kosovën, për të dënuar krimet e luftës në Kosovë, ka zgjuar dyshimet e vendorëve se më këtë mund të prishet imazhi i Kosovës.  Lufta e Kosovës ishte e drejt dhe luftëtarët e UÇK-s janë shpallë të pafajshëm. Pse tani një tribunal i ri?

Dr. Rübig: Tribunali i ri nuk është themeluar për të dënuar luftën e pastër të Kosovës, por as për prishjen e imazhit të saj. Qëllimi është lirimi i Kosovës nga të gjitha akuzat që janë të deponuara. Nëse dikush është fajtor, ju lutem ai duhet dënuar.  Pretendimet janë shumë të ashpra dhe nëse ka fajtorë, atëherë ata duhet të gjinden dhe natyrisht të dënohen. EULEX-i ka tentuar disa herë në bashkëpunim me vendoret në hulumtimin e këtyre supozimeve, që vendoret i cilësojnë si të pavërteta, kosovarët mund të jenë të pafajshëm, por, gjyqësia është ajo që duhet ta japë fjalën e fundit.  Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është i besueshëm për shumicën ndërkombëtare, prandaj ka qenë i domosdoshëm themelimi i një gjyqi të besuar. Nuk keni pse brengoseni, Kosova është projekt edhe i yni, sa më parë që liroheni nga akuzat, me shpejt do të zhvilloheni. Kjo gjykatë nuk është për përndjekjen e Kosovës apo Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

A do të trajtohen këtu edhe vrasjet e pasluftës?

Dr. Rübig: Qëllimi kryesorë është shqyrtimi i akuzave nga Këshilli Europës, i vitit 2011. Me ketë do ti hiqet Kosovës kjo barrë e rendë nga qafa, do ti hapet rrugë ecjes para. Mund të trajtohen raste të veçanta, por mos harroni, krimi është krim dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për të, duhet të përndiqen, pa marr parasysh se kur është bërë. Dënimi i krimit e ofron Kosovën në integrimet evropiane.

Kur jemi të integrimet, po flitet shumë për liberalizimin, ai nuk po ndodhë. Ministresha për integrime zonja Çitaku fajëson BE-n për trajtim jo korrekt karshi Kosovës. Kur mendoni se do të integrohet rajoni në BE me këtë ritëm?

Dr. Rübig: Ne jemi të gatshëm që nesër të ju pranojmë, por politika e juaj nuk është e gatshme akoma për integrime evropiane. Janë disa rregulla dhe kushte që duhet plotësuar për tu bërë anëtarë edhe të një partie qoftë ajo, e lere me anëtarë të një bashkësie shtetesh. Ne i kemi njerëzit e duhur në këto shtete. Politikja atje edhe pse konsultohen me ne rregullisht, kur marrin vendime, i bëjnë sipas interesave të tyre, pastaj bëjnë deklarata kontroverse që neve na bëjnë të qeshim. Problemi i riatdhesimit, emigrimit, dhënia e pasaportave  duhet të kontrollohen strikt dhe të zbatohen rregullat ligjore.  Zbatimi strikt i kërkesave  ligjore të Bashkimit Europian, jo vetëm që hap rrugën e liberalizimit, por afron vendin në integrime shume shpejt. Në Evropë kolegë të shumtë mendojnë se Politika në Balkan me qëllim nuk e dëshiron integrimin, në mënyrë që të vazhdojë gjendja e tanishme, integrimi në BE do të thotë shpërndarja e pasurisë në formë horizontale.

Çfarë kërkoni nga votuesit shqiptarë në Austri per zgjedhjet e BE me 25 Maj?

Kërkojë të shfrytëzojnë  të drejtën e tyre për të votuar dhe të votojnë me 25 maj  përfaqësuesin e tyre të preferuar që do ti përfaqëson në  Parlamentit Evropian. Kush është për një demokraci të fortë dhe një Evropë të fortë e të bashkuar, më 25 maj shkon për të votuar në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Çfarë mesazhi  dëshironi ti përcillni komunitetit shqiptar në Austri?

Dr. Rübig: Kërkesa ime eshte qe ne te vazhdojme bashkëpunimin së bashku për një Austri të fortë dhe të qetë në një Evropë të fortë dhe të qetë.  Të gjitha kulturat së bashku mund të krijojne dhe ndertojne Austrinë.

Ju faleminderit për interesimin tuaj për zgjedhjet e ardhshme dhe punën time në Parlamentin Evropian.

Faleminderit për intervistën dhe ju uroj shumë sukses në zgjedhjet e BE-së me 25.05.2014



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: