Ilia S. Karanxha: Gjenocidi serb i treguar nga serbët
| E Diel, 23.03.2014, 08:19 PM |

GJENOCIDI SERB I SHQIPTARVE I TREGUAR NGA VETË  SERBËT (1912-1913)

Ushtria serbe  duke rrahur shqiptarët në Prishtinë, 1913

(Dëshmi e fakte të kohës)

EKSKLUZIVE NGA ILIA S. KARANXHA

Të flasësh sot për Leon Trockin shumë shqiptarve  do t'u ngjalleshe  një farë nervozizmi. Kush cilësohej trockist duhej t'i linte lamturën kësaj bote mbas ai simbolizonte kundërshtarin dhe disidentin e parë ndërkombëtar kundra ideve dhe formave të qeverisjes  diktatoriale të Leninit dhe më pas të Stalinit. Praktikisht një nga figurat më të uryera të regjimit komunist shqiptar i cili nuk pati ndonjë rehabilitim as  pas përmbysjes të regjimit komunist.

Nuk njiheshin shkrimet e Trockit e kështu ishte mjaft e lehtë t'i shkarkoje  mëkat të bëra e të pa bëra. Sidoqoftë këtu nuk do të kapim ndonjë aspekt të teorive marskiste -leniniste aq të pa dëshirura sot nga një masë e madhe shqiptarësh. Por me gjithëkëtë  na duhet të themi se arsyet e urejtjes  nuk kanë qënë vëtëm  antistalinizmi i Trockit por edhe qëndrimi i tij kundra shovinizmit të shteteve ballkanike e në veçanti kundra Sërbisë në raport me shqiptarët.  Kush e urente dje për motive e nga pozicione të ndryshme është i lirë ta urejë edhe sot se në fund të fundit ai nuk u nis të shkruante ndonjë gjë në favor të shqiptarve apo për të përkrahur shqiptarët por thjesht për të treguar realitetin e atyre luftrave mëse kriminale kundra popullsish civile.

Trocki si një korespondent gazetar ka shëtitur vëndet e ndryshme pjesmarse në luftrat ballkanike(1912-1913)  dhe me sytë e tij por edhe nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë në ato ngjarje  na ka trasmetuar ndodhi  me të vërtetë rënqethëse  të kryera nga kriminelë  ordinerë sërbë të inkuadruar rregullisht në ushtërinë qeveritare dhe me porosi të qeverisë për shfrosjen  dhe shpërnguljen e shqipatrve.

Nga një luftë tek tjetra krimet përsëriteshin dhe fshiheshin. Nga një epokë tek tjerta ndryshojnë mjetet e dhunës por qëndrimi shovinist sërb e dhuna mbetet po ajo këtu e mbi 100 vjet.  Kush i denonconte e pësonte dhe kjo shpinte në shpërbërjen e tretjen e vazhdueshme    kombit  e trojeve shqiptare. Duke çmuar faktet e shkrojtura në librin e Leon Trockit shkrimi i më poshtëm do t'u ndihmojë të krijoni një ide  të qartë e të pavarur për politikat sërbe dhe antishqiptare në vite.

(Shkrimi është shkëputur e përkthyer nga vepra: Lev Trocki: Le Guerre Balcaniche 1912-1913. Milano 1999, ff. 146-152 )

Le të mbetet ky shkrim në ballafaqim me shkrimin e mëposhtëm  që qarkulloi sot në rjetin socila ku në një luftë me karakter ekspansionist-etnik e politik nuk meret vesh se kush është viktima dhe kush janë  kriminelët. Por duket se në Evropë fiton ai që bërtet më shumë jo kush ka të drejtë më shumë.

http://preshevajone.blogspot.it/2014/03/skandaloze-tekst-antishqiptar-do-tju.html

Firenze 16.III.2014

PËRTEJ PERDHES

(Krimet e shovinizmit)

(Kjo që do të vazhdojë, është pothuajse fjalë për fjalë (e kam shkrojtur nën  diktimin), tregimi i një prej miqve të mij sërbë.)

Gjatë luftës pata mundësinë, nuk di të them se me dëshirë apo pa dëshirë, të vizitonja Shkupin, pak ditë pas betejës të Kumanovës. Acarimi  me të cilën  në Beograd kishin  pranuar kërkesën time për një lejë  dhe pengesat artificiale  që më parashtroheshin  nga Ministria e Luftës  më kishin bërë të nuhasnja se zotërinjtë që drejtonin ngjarjet luftarake nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe ngjarjet që po ndodhnin aty poshtë korespondonin shumë pak me të vërtetat zyrtare të komunikatave qeveritare. Përshtypja, apo më mirë parandjenjat, u përforcuan nga takimi i favorshëm në tren, në Nish, me një oficer që ishte duke shkuar në Shkup me një mison nga shtabi i përgjithshëm.

Ky oficer, një burrë i drejtë dhe i ndershëm që e njihnja prej kohësh, kur mori vesh se isha duke shkuar në Shkup me një lejë të regullt, nuk mundi dot të përmbante  mospëqimin e tij. I shpëtoj të theshte se në se nuk do të kisha ndonjë çështje urgjente  të mos e bëja atë udhëtim në  Shkup,  duke shtuar se autoritetet e Beogradit nuk e dinin atë që ne bënim dhe duhet ti ndalohet  “të huajve” që të udhëtojnë në  Shkup. Me të mbritur në Vranjë, në kufiri sërb, oficeri,  e pa  se nuk kisha ndruar mëndjen. Atëhere  ndroi tonin e bisedës, mërmëriti disa fjalë të pakuptueshme   dhe kërkoj të më pregatiste nga përplasja me gjëndjen e Shkupit. “Janë gjëra të papëlqyeshme, por fatkeqësisht të pa evitureshem ” më tha në thelb. Vërejtjet e bashkëbiseduesit tim përmëndnin, mes të tjerave, e më duket  bile edhe e natyrshme, “çështjet e Shtetit”. Të gjithë këto më bënë akoma më shumë me mëdyshje. Me sa duket,  mendova, krimet, për të cilat një farë ekoje  kishte mbritur edhe  në Beograd, nuk ishin episode  aksidentale, të vetmuara e të jashtëzakonshme përndryshe një oficer i nderuar nuk  kishte pse t'i justifikonte si “çështje të Shteit” Megjithëatë dikush duhet të ma bënte të ditur. Kush? Autoritetet ushtarake?  Qeveria? Përgjigjia e kësaj  pyetjeve më ardhi shumë shpejt me mbritjen time në Shkup.

Në të vërtetë shumë më parë, përgjatë   kufirit të vjetër sërb, na pllakosë  tmeret. Ishte pesë e mbasdites, dhe ishim duke u afruar në Kumanovë; dielli po perëndonte dhe ishte duke u erësuar. Mirëpo sa më shumë që qielli erësohej aq më shumë shquheshin  vezullimet e zjarreve. Rrethe rrotull nesh  gjithçka ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndruar në grumbuj shkrumbi të ndezura – afër edhe larg, bile edhe ngjitur me strukturat e mëdhaja të hekurudhës. Ishte e para, e drejtpërdrejtë,  shfarosje  e vërtetë reciproke e qënieve njërzore të cilat unë kurrë nuk i kisha parë në  luftë.  Banesa,  pasuri të grumbulluara nga baballarët, gjyshrit dhe stërgjyshrit ishin duke u kthyer në hi. Në monotoninë e saj flakëruese kjo skenë na shoqëroj për gjithë udhëtimin deri në Shkup.

Arrtiëm në orë dhjetë të mbrëmjes. Kur zbrita nga vagoni i kafshëve në bordin e të cilit kisha udhëtuar, mbi qytet mbretëone heshtja, rrugëve nuk dukej frymë e gjallë. Vetëm përpara stacionit, kishte një grup ushtarësh perej të cilëve dëgjohej  zërri dërr-mërr i një  pijaniku. Pasagjerët e tjerë që zbritën nga treni u larguan nëpër rrugët e tyre dhe unë mbeta mbrapa në stacion i vetëm. Ju afrova grupit. Katër ushtarë me bajoneta të ngritura rrethonin dy të rinj shqiptarë me kapelën e bardhë në kokë. Një nënoficet i pirë, një komitaxhi (çetnik), mbante në njërën dorë një kamë (shpatë meqedonase) dhe në tjetrën jë shishe me konjak. Nënoficeri i urdhëronte:  “Poshtë!” Shqiptarët gjysëm të vdekur nga frika  uleshin në gjunjë: “Lart !” dhe ata ngriheshin. Kjo skenë u përsërit shumë herë. Më pas nënoficeri mes kërcënimesh dhe mallkimesh, ja drejtonte shpatën në fillim në grykë pastaj mbi gjoksin e viktimave. I detyronte ndërkohë të pinin konjak dhe....i puthte.  I dehur nga pushteti, nga konjaku dhe nga gjaku nënoficeri kënaqej e argëtohej me ata si një i poshtër, si një mace rrugësh që lot me një  mi. Kishte të njëjtat teka  të njëjtën psikollogji. Tre ushtarët e tjerë, që nuk ishin të pirë, qëndronin si unjë dhe mbikëqyrnin dy shqiptarët për të mos lejuar që të aratiseshin ose për të penguar çfarëdo lloj përpjekje për rezistencë. Nënoficeri zbavitej me kënaqësitë e tij. “Janë arnautë”  më tha thjesht një nga ushtarët: “Tani do t'i therim”

I kapur nga tmeri u largova nga grupi. Ishte e padobishme të kërkoje t'i mbroje shqiptarët. Vetëm një fuqi e armatosur  do të kishte mundur t'i shpëtonte ata të dy  nga thonjtë e ushtarve dhe të nënoficerit.  Dhe kjo ndothte përpara stacionit të hekurudhës, pak më parë  se të arinte një tren.    U largova tutje i tmeruar, për të mos dëgjuar ulërimat e dhimbjeve  ose thirjet për ndihmë.

Gjatë rrugës gjithçka ishte  e qetë. Të krijohej ndjenja se ishe në një qytet të braktisur. Qysh më  gjashtë të mbrëmjes të gjitha kangjllat dhe portat ishin të mbyllura. Me rënjen e erësirës komitaxhinjtë bëheshin të papërmbajtur.   Shkallmoni  shtëpitë turke apo shqiptare, e në të gjitha  kryenin të  njëjtat rituale  të grabitjeve dhe të vrasjeve. Shkupi kishte gjashtëdhjet mijë banorë e gjysma e të cilëve shqiptarë e turq. Një pjesë  ishte aratisur por më të shumtit kishin mbetur në Qytet. Dhe çdo natë kishte një lumë gjakderdhjesh.

Para  aritjes time  në Shkup, çdo mëngjez, për dy ditë me radhë, banorët kishin gjetur poshtë urës  kryesore  mbi  Vardar, që do të thotë mu në qëndrën e qytetit, kapica me kufoma. Ishin shqiptarë   me kokën e prerë; disa theshin se që ishin shqiptarë  nga qyteti të vrarë nga komitaxhinjtë, të tjerët  insistonin që kufomat kishin mbritur deri aty të sjellë nga korentet e ujrave . Sidoqoftë ishte e qartë  që ata burra me kokë të prerë nuk ishin vrarë në luftime.

Shkupi pothuaj se është katandisur në një kamp ushtarak. Banorët, myslimanët mbi të gjithë , fshihen dhe nëpër rrugët takohen vetëm ushtarakë. Mes masës të ushtarve shikohen edhe fshatarë  sërbë me prejardhje nga të gjitha anët e Sërbisë. Me pretekstin se  kishin ardhur të takonin të bijtë ose vëllezërit  nëpërmjet fushë Kosovës dhe dalldiseshin në grabitjet. Shkëmbeva disa fjalë me një  treshe prej këtyre çakallve. Kishin ardhur më këmbë që nga Shumadija në qëndër të Sërbisë  dhe kishin përshkuar  gjithë fushën e  Kosovës. Më i riu, me shtat të shkurtër e më pamjen e një kapadaiu, mbureshe se kishte vrarë në Kosovë, me një pushkë automatike dy arnautë. “Ishin katër mirëpo dy aritën të shpëtonin”. Shokët e tij të udhës, fshatarë të  moshuar e me një pamje serioze , konfermuan këtë tregim. “Gjynah – filluan të ankohen - që nuk kemi shumë para me vehte . Këtu ka    qe dhe kuaj të  shumtë- Ushtari, që  merr  një  rrogë prej dy dinarë (shtatëdhjet e pesë kopejka) shkon në fshatin shqiptar më të afërt dhe mer një kalë shumë të mirë. Nga ushtarët mund të  sigurosh dy  dema   bile nga ata  më të mirët për 20 dinarë.”  Nga zona e Vranjës masa e popullsisë zbrisnin nëpër  fshatrat shqiptare dhe kanë vënë dorë mbi gjithçka që mund të rëmbëheshe.  Fshatarsia  ngarkoni  mbi kuriz deri tek portat dhe dritaret e shtëpive shqiptare.

Dy ushtarë që i përkisnin prapavijave të ngarkuar për të çarmatosur Shqiptarët e fshatrave   u   shkëputën nga rradhët. Njëri prej të dyve më pyeti se ku mund ta shkëmbëje një lirë flori.   I kërkova të ma tregonte , me që nuk më kishte ndodhur kurrë të shikoja një monedhë ari turke.  Ushtari shikoj rreth  e rrotull me dyshim   dhe pastaj e nxori lirën nga  çanta. Me një gjest   shumë të qartë më dha të kuptonja se kishte  edhe të tjera brenda çantës, mirëpo nuk deshte që të merej vesh    nga të tjerët. Dhe një lirë turke, siç dihet, vlente njëzet e tre franga.

Tre ushtarë më kaluan pranë dhe më ndodhi që të më zinte veshi  bisedën e tyre. “Nuk kam idenë   se  sa shqiptrë kam vrarë- theshte njëri prej tyre -  mirëpo nuk kishin asgjë që  t'ja vlente barra qiranë për të marë. Pastaj vrava një bula (grua myslimane) dhe i gjeta në trup 10 lira ari.”

Dhe kështu flisnin fare hapur, me një qëndrim krejt indeferent, si për një gjë normale. Njërzit nuk arinin  dot të mernin vesh mbi ndryshimet e mëdhaja të brëndëshme të shkaktuara në pak ditë nga lufta. Ja se deri në çfarë niveli njeriu varej nga kondita të paracaktuara. Në kontekstin e brutalitetetit  të organizuar nga lufta njerzit kafshëzohen pa arritur që ta kuptojnë .

Një skuadër ushtarësh ishte në marshim gjatë rrugës kryesore të Shkupit. Një turk, i pirë e me shumë të ngjarë gjysmë i çmëndur, mallkonte në drejtim të ushtarve. Këta të fundit qëndrojnë, shtyjnë turkun drtejt murit të shtëpisë më të  afërt dhe e vrasin në vend. Skuadra vazhdon pastaj drejt rrugës së vet, duke u imituar nga kalimtarët. Incidenti u mbyll.

Të njëjtën mbrëmje takova në një  hotel një kapter të cilin e njihnja. Reparti i tij kishte qëndruar në Ferizov, një lloj shqiptari i Sërbisë të Vjetër. Kapteri kishte marë si detyrë që të tërhiqte me trupat e tij një top të rëndë, nga të rrethimeve,  nëpërmjet grykave të Koçani-t deri në Shkup. Që këtu , topi duhej të trasportohej deri tek ushtërija që ishte rreshtuar para Adrinapolit.

-E çfarë bën tani mes shqiptarve në Ferizov ? – e pyeta

-Pjek pula dhe vras arnautët. Mirëpo jam bërë derr- shtovi me një të hapur të gojës, duke shoqëruar fjalët me një gjest raskapitës dhe indeferent. - Mes tyre ka pasunarë. Afër Ferizovi hymë në një fshat të kamur, me shtëpi që ngjanin si  kështjella.  U futëm në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive. Pronari, një plak shumë i pasur, kishte tre djem. Me që ishin vetëm katër kishin shumë gra. I nxorëm të gjithë jashtë shtëpisë, i vumë në resht e pastaj i therëm  burrat para syve të tyre. Gratë nuk nxorën asnjë  rënkim sikur të mos ju interesonin fare . Na pyetën vetëm ne se mund të hynin në shtëpi  e të mernin gjërat e tyre si gra. I lamë që t'i mernin. Ç' do njërit prej nesh i bënë nga një peshqesh shumë të shtrenjtë . Në fund i vumë zjarin  shtëpisë.

-Po  përse  përdorët  gjithë atë  brutalitet ? - e pyeta  i skandalizuar  nga tregimi i tij .

-Nuk mund të bëhej ndryshe  dhe pastaj të bëhet zakon.  Desha të thesha që në kohë të tjera  nuk do të  kisha qënë i zoti  të vrisnja një plak apo një të fëmijë të pafajshëm. Kur je në luftë, dihet, komandanti të jep urdhëra  të cilat duhet që t'i zbatosh.  Në fakt si kjo që të tregova kanë ndodhur shumë edhe  së fundi .  Ndërsa tërhiqnim atë topin drejt Shkupit   u takuam me një karocë brenda të cilës  ishin shtrirë  katër  fshatarë  me kuverta të mbuluar deri në mez . E ndjeva menjëherë  erën e jodoformit.  Diçka nuk shkon , mendova. I urdhërova të ndalonin karocën dhe i pyeta se  kush ishin dhe ku shkonin. Bënë gjoja sikur nuk kuptonin sërbishten  dhe nuk u përgjigjën .  Në drejtimin  e karocës ishte një evgjit . Na shpjegoi  se ishin katër shqiptarë  që ktheheshin nga luftimet në Merdar. Kishin mbetur të plagosur në këmbët  dhe po ktheheshin në shtëpi. Ishte gjithçka e qartë.

-Zbrisni – ju thashë atyre. E kuptuan por nuk deshin të zbrisnin  nga karoca. Ç'farë mund të bëja ? Ngrita bajonetën  dhe i vrava që të katërt mbi karrocë.

E njihnja atë burrë. Kishte punuar si kamarjar në Kragujevac. Ishte një djalë pa ndonjë cilësi të veçantë me një natyrë aspak agresive një kamarier si të gjithë. Në atë kohë bile kishte hyrë të bënte pjesë në sindikatat e kamarierve, më duket se për një farë kohe kishte qënë bile sekretari, më pas u largua...e tani  vetëm pas tre javësh që ka filluar lufta  dhe ja se çfarë ishte shndruar.

-Por kështu po veproni  si banditë. Vrisni dhe  vidhni në mënyrë ç'njerzore!  Bërtita  duke ju larguar atij  burri , për të  cilin ndjenja një neveri fizike .

Kapteri u duk sikur u drodh i tëri. Ndonjë kujtim i idhur  duhet t'i ketë shkaktuar një ringjallje që përpiqej ta shtypte brenda vetvehtes. Qe kështu pra që u përpoq  të justifikoheshe duke shpallur me ton solemn e të bindur një frazë që hedhte një dritë  akomë më  ogurzezë  nga ajo që kisha parë dhe dëgjuar.

Jo, nuk është e vërtetë. Ne të ushtërisë së regullt i përmbahemi regullave dhe nuk vrasim kurrë persona nën dymbëdhjetë  vjeç. Nuk mund të bëhem garant për komitaxhinjtë, ata janë krejt ndryshe, mirëpo mund të garantoj për ushtërinë.

Kapteri nuk mund të garantonte për komitaxhinjtë. E në të vërtetë ata nuk njihnin asnjë kufizim. Pjesa më e madhe  ishin rekurtuar mes horave, vagabondëve, fundërinat e proletariati dhe  nga llumi i shoqërisë. Kishin shndruar  vrasjet, vjedhjet e dhunën një sport  zbavitës. Veprimet e tyre flasin vetë, deri autoritetet ushtarake u vunë në  vështirësi nga kriminelë gjakatarë në të cilët kishte degjeneruar lufta e çetnikëve dhe morën masa të ashpra. Nuk pritën bile as fundin e luftës por i çarmatosën dhe i dërguan në shtëpi.

Ajri i Shkupit ishte duke ma zënë frymën nuk mundesha dot ta duronja më. Interesi politik dhe kurioziteti intelektual për t'i parë  gjërat me sytë tim ishte zbehur i gjithi, ishte shojtur krejt. Dëshëronja të iknja sa më parë që të ishte e mundur. U gjenda përsëri mbi vagonin e kafshëve duke parë fushat e Shkupi. Ç'farë hapësirash, ç'farë bukurije . Në një vend si ky njerzit do të kishin mundur të jetonin  mirë, e në të kundërt...Por nuk është rati të t'i them ty këto gjëra, ke të njëjtat ide me mua. Një çerek ore më vonë treni doli nga stacioni.  Hodha një sy jashtë.  Dyqind hapa larg nga binarët dallova një kufomë  me një fez (tip i kapelës turke-I.K.) aty anash. Suratin e kishte për tokë, me krahët  të hapura. Pak më tutje, dy ushtarë sërbë nga njësitet që mbikëqyrnin rojet në binarët bisedonin e talleshin duke qeshur.  Një prej të dyve ishte duke treguar kufomën. Nga të gjitha shënjat dukej se kishte qënë vepër e tyre. Dal nga dal po largohesha tutje nga ai vënd.

Jo larg nga Kumanova, në një fushë të mbjellë me foragjerë afër rrugës hekurudhore disa ushtarë po hapnin gropa të mëdha. Pyeta për arsyet. Më shpjeguan që duhej të groposnin një sasi të madhe mishi të qelbur i cili gjëndej    pesëmbëdhjetë apo njëzezt vagona që kishin qëndruar mbi një binarë  të vdekur.  Me sa duket ushtarër refuzonin racionin e mishit. Pra për atë që kanë  aq nevojë, por ka diçka më shumë , e marnin drejtpërdrejt  nga shtëpitë e shqiptarve. Qumësht, djathë, mjaltë. “Kam ngrën më shumë mjaltë në këtë periudhë,  duke ja u marrë shqiptarëve, se sa nuk  kam mundur kurrë  të ha në të gjithë jetën time” më tha një ushtar që e njihnja. Ushtarët vrasin çdo ditë viça,  dele, derra, pula dhe hedhin tutje atë që tepron. “Mish kemi me bollëk” – më the një oficer  që merej me furnizimet. “Ajo që na mungon është buka. Ju kemi shkriojtur nja  njëqind herë në Beograd për t'i informuar që të mos dërgojnë mish por vazhdojnë të  na sjellin  në zbatim të proçedurave të parashikura.”

Desha që t'i shikonja nga afër këtë  apo atë që pashë. Mishi qelbet, ai i lopëve si ai i njeriut . Fshatrat janë plot me kasapana në flakë, ushtarë shfarosin njërërzit, “në moshë jo më të vegjel se dymbëdhjetë vjeç”. Duke ndenjur aty shndrohesh  brutal,  humbasin cilësitë njerzore. Mjaft që të ngresh  vetëm buzën e perdhes,  mbi të ashtuquajturat përleshjet e shquara ushtarake,  dhe lufta të paraqitetet, mbi të gjitha, në veshjen e saj të neveritëshme.

(Botuar për herë të parë në:) Kievskaja  Mysl' N* 355.

23 dhjetor 1912

Shkupi (1912)


Shqiptarë të ikur në Mal të Zi


Trupa serbe para marshimit për në Durrës (1913)


Përparimi i ushtërive greke drejt Janinës (1913)


Shqiptarë maqedonës në revoltë për lirinë e vëndit (1912)


Shqiptarë në Shkup (1912) në kërkim të armëve



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: