Shoqatat në SHBA: Thirrje për demonstratë
| E Merkure, 12.03.2014, 07:22 PM |

THIRRJE PER DEMONSTRATË

Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA-së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare,ju bëjnë thirrje që të merrni pjese masive në demonstratën,që do të organizohet në Washington DC me datën 19 Mars 2014, me rastin e vizitës të kryeministrit malazias Gjukanoviq në Washington DC. Demonstrata do të mbahet pranë godinës të Kongresit Amerikan dhe Ambasadës të Malit te Zi .

1. Shoqata “ Ana e Malit “ - New York

2. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ - New York

3. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ - New York

4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ - Nmew York

5.Fondi Humanitar “ Malësia “ - New York

6. Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ - Detroit

7. Shoqata Atdhetare “ Kraja “ - New York

8. Shoqata “ Ulqini “ - Chikago

I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA-së,Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,Këshillit Shqiptaro-Amerikan,Organizatës Panshqiptare “ Vatra “ Rrënjët Shqiptare dhe gjithë shoqatave me origjinë nga trojet tona shqiptare me veprimtari në SHBA-së,që ta përkrahin këtë demonstratë,të marrin pjesë masive dhe të solidarizohen me vëllëzërit tanë që gjinden nën Malin e Zi !

Kjo demonstratë organizohet për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të cilën,aparati shtetëror malazias ushtron vazhdimisht kundër bashkëkombasve tanë në vendlindje.

Është koha që të parandalojmë integrimet e Malit të Zi në botën demokratike,është koha që ne shqiptarët autoktonë nën Mal të Zi të kërkojmë me forcën e arsyes,që t'i gëzojmë të gjitha të drejtat,sipas konventave të botës demokratike.

Është koha kur shtetit të Malit të Zi t'i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve.Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus ,ne Bronx, Arthur ave para lokalit te Gjergj Dedvukaj “Giovanni” dhe ne Brooklyn kryqezimin Church dhe McDonald, ditën e Merkure me daten 19 Mars, ne ora 5:00AM

Apelojmë tek te gjithë te interesuarit qe ti bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt.

Për rezervimin e vendeve ne autobus ju lutem telefononi: per Bronx, Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113, Brooklyn, Mustaf Ahmetaj 917 548 6273



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: