Hilmi Saraçi: Marrveshja e Brukselit dhe implementimi
| E Diel, 09.03.2014, 08:01 PM |

Marrveshja e Brukselit dhe implementimi

Nga Hilmi Saraçi

Në pjesën veriore të Mitrovicës pas zgjedhjeve lokale, situata është më stabile, megjithse  duhet kohë  për t’i bindur serbët se duhet të punojnë sipas institucioneve të Kosovës dhe  marrveshjeve të  arritura në Bruksel në mes të delegacionit serb (Ivica Daqiq) dhe delegacionit të Kosovës (Hashim Thacit) . Këto marrveshje nuk janë duke u implementuar në praktikë, sepse Sebia si gjithëhera nuk është e fjalës, është e mësuar të lëviz mbrapsht dhe të  gnjejë para opinionit vendor dhe ndërkombëtar, prandaj edhe po ka kundërshtime dhe  vështirsi , sidomos në veri të vendit, për një  bashkëpunim institucional me Qeverinë e Kosovës. Tani janë arritur disa rezultate,sipas marrveshjes në Bruksel, mirëpo angazhimi për të shkuar përpara sikur po ngec, po pengohet dhe po anashkolohet (nga Serbia).Katër komuna në veri të vendit simbolet shtetrore të republikës së Kosovës nuk i përfillin ,prandaj përdorimi i tyre në praktik mungon, sidomos  flamuri i Republikës së Kosovës dhe mbishkrimet në gjuhën shqipe krahas asaj serbe nëpër mbishkrimet komunale.. Kjo ëshë e pranishme edhe nëpër komunat të tjera në jug me shumicë të komunitetit serb. Ndersa nëpër komunat të tjera me shumicë shqiptare, krahas gjuhës shqipe përdoret edhe ajo serbe në mbishkrimet komunale…Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa të duhura  ligjore ndaj atyre që nuk zbatojnë këto rregulla ligjore…

Angazhimi i vonuar

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit,  shihet se këto pengesa  ( mospërfillje) janë  si pasojë e grumbulluar të problemeve me vite. Megjithatë, përgjegjësinë për situatën e krijuar nuk duhet ta bartë vetëm bashkësia ndërkombëtare, por edhe Qeveria e Kosovës, e cila, është kujtuar vonë se ekziston edhe veriu i vendit. Qeveria e Kosovës ka filluar të merret konkretisht me veriun para më pak se 5 vjet. Por, çfarë ka ndodhur 10 vjet më parë? Ajo pauzë, ai vakum në dhjetë vjetët e parë, u ka mundësuar të gjithë atyre delikuentëve dhe kriminelëve që të zhvillohen deri në atë masë, sa që sot të funksionojnë si një lloj i mafisë". "Këta janë ata njerëz të cilët po bëjnë probleme, këta janë ata ekstremistë, të cilët fshihen prapa patriotizmit. Në fakt, bëhet fjalë për interesa personale dhe biznese ilegale, të cilat edhe sot nuk mund të kontrollohen plotësisht në veriun e Kosovës”, Kështu të drejtat e njeriut  në Kosovë, në një mënyrë janë neglizhuar, për faktin se njerëzit janë viktima të makropolitikës e cila po zhvillohet në Kosovë. , Ekstremistët dhe elementet kriminale kanë përdorur dhunën dhe frikësimin kundër kundërshtarëve të brendshëm dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it  në muajin shtator 2013. Gjatë zgjedhjeve komunale të nëntorit, sulmuesit kanë hyrë dhe kanë rrënuar tre qendra votimi në veri, duke e bërë të domosdoshëm  rivotimin dy javë më vonë”,...Për të gjitha këto nuk janë zbuluar bartësit e tyre dhe nuk janë marrë masa .Kështu kriminelët lëvizin lirshëm dhe vazhdojnë edhe më tutje të pengojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre kriminale…

Takimi i radhes dhe përpjekja për rrëximin e Qeverisë

Zyra e baroneshës Catherine Ashton ka kontaktuar kabinetin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi si dhe atë të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq në lidhje me organizimin e takimit të radhës në Bruksel. Sipas njoftimeve ende jozyrtare, Ashton kishte propozuar që takimi i radhës të mbahej më 5 mars. Kjo datë,si duket, nuk i ishte përgjigjur kryeministrit të Kosovës i cili atë datë do të jetë i angazhuar në shënimin e Epopesë së UÇK-së. Kështu që kabineti i Thaçit kishte sugjeruar që takimi I radhës të mbahet në një datë tjetër.  Mirëpo gjatë kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjera si pasojë e angazhimit të pamjaftueshëm  të qeverisë Thaci dhe të negociatorëve në Bruksel,  Mirëpo grupi negociator në krye me Hashim Thacin me gjithë lëshimeve në favor të Beogradit ku Bashkësia Ndërkombëtare e ka pasur fjalën kryesore  ka arritur që të ndryshojë gjendjen në veri të vendit dhe të sigurojë tërsinë teritoriale të Kosovës si shtet I pavarur dhe sovran . Hashim Thaci në këtë fushë ka punuar më tepër sipas sygjerimeve të Bashkësisë Evropiane  e më pak në mbrojtjen e interesave të vendit, prandaj kritikat në bisedimet me Serbinë nuk janë vetëm për Hashim Thacin , por edhe për subjektet të tjera politike (përvec Vetvendosjes) që janë pajtuar për të hyrë në bisedine, respektivisht që kanë pasur përfaqësuesit e tyre si psh AAK-ja me përfaqësuesin e saj Blerim Shala. Prandaj angazhimi (iniciativa) i Ramush Haradinajt për rrëximin e Qeverisë  me një nocion të paraprirë në parlament sikur nuk po arrin qellimin . Gjithashtu përpjekja me petecionin me nënshkrimet e qytetarëve mendoj se nuk është i arsyeshëm në kohën kur mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Republikës së Kosovës është duke u përgatitur... Në këto zgjedhje mendoj se Qeveria Thaci do të ket vështir të fitojë, si rrjedhojë edhe  të ndarjes së Jakup Krasniqit dhe  Fatmir Limajt nga partija e Thacit, me subjektin e ri “Iniciariva qytetare”…

Serbia organizon zgjedhjet parlamentare edhe në Kosovë (?)

Edhe Serbia mendon që  të organizojë zgjedhjet e saja parlamentare në Serbi , por edhe në Kosovë, prandaj zyrtarët serb qysh tani kanë filluar lëvizjet dhe  angazhimet e tyre për zgjedhjet parlamentare në Serbi, por edhe në Kosovë, me fushata zgjedhore të formave të ndryshme nacionaliste kundër pavarësisë së Kosovës. Këta  zyrtarë serb që shfrytëzojnë vizitën në Kosovë për të bërë mitingje politike,duhet të ndalohen, të ndëshkohen me refuzim të vizës hyrëse, siç është vepruar në rastin e Vulinit. Por, megjithate  Vuçiq ishte (erdhi) në veri dhe bëri fushatë për zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe foli para të tubuarve në Zvecan me fjalorin e tij destruktiv dhe nacionalist kundër pavarësisë së Kosovës… Prandaj Serbia nuk mund dhe nuk duhet të organizojë zgjedhjet e veta në Kosovë, një gjë të tillë mund ta bëj vetëm në Sërbi”

Këto zgjedhje që mbahen tani në Serbi, dallohen me ato të vitit 2012.  Atëhere ka pasur qendra të votimit të cilat OSBE-ja i ka mbikqyrë, kurse tani kemi vetëm qendra të grumbullimit të votave. Numri i tyre në 2012-en ka qenë shumë më i madh, kurse tan kemi një numër shumë më të vogël të qendrave grumbullese, ndërkaq materiali i grumbulluar duhet  të dërgohet nga OSBE-ja për në Serbi dhe.nuk duhet të  ketë vendnumërim të votave në Kosovë…

Brenga e Vuqiqit për burgosjen e kriminelëve të dyshuar serb

Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Zveçan, në veri të Kosovës  përvec të tjerave foli edhe për katër të burgosurit serbë.Vuciq tha se do të këmbëngulë fort që të burgosurit të lirohen sa më shpejt, duke përfshirë këtu edhe lirimin e Oliver Ivanoviqin i cili u arrestua nga policia e BE-së pasi akuzohet për krime lufte në Kosovë. Lidhur me këtë rast, zv.kryeministri serb tha se” ka folur me shefen e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton si dhe me zyrtarë të tjerë të BE-së për lirimin e Ivanoviçit”... Ai (Vuçiq) theksoi se Serbia do të përdorë çdo mjet në mënyrë që të Drejtat e Njeriut të zbatohen. Sipas Vuçiçit pas arrestimit të Oliver Ivanoviçit fshihen arsye politike. Mirëpo këto qëndrim nuk qendrojnë . Serbia është e mësuar që vetëm shqiptarë të vriten të  burgosen dhe të gjykohen. Bashkësia Ndërkombëtare EULEX-i tani sikur ka filluar që të marrë masa edhe ndaj kriminelve serb të cilët nuk janë të paktë. Në këtë fushë EULEX-i duhet të veprojë drejt dhe panjëanshmëri, kur është fjala për kriminelët.Kriminelët serb dihen me emer dhe mbiemer , prandaj duhet të denohen dhe të burgosen pa marr parasyush cka flet Vuqiqi dhe të tjerët bashkëmendimtarë të tij…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: