E merkure, 27.03.2024, 04:57 AM (GMT)

Sabile Basha: Asllan Pireva - Duam Bashkimin e Trojeve Shqiptare

Asllan Shahin Pireva u lind në vitin 1961, në fshatin Prapashticë. Prapashtica është fshat në verilindje të Kosovës që shtrihet në një rrafshnaltë të Gallapit, mjaft karakteristike, me një relief të hapur dhe shumë të përshtatshëm për banor. Ky vendbanim kufizohet në veri me fshatin Serbinë, në verilindje me Dabishecin...

Gani Mehmetaj: Bombardimet e NATO-s dhe shpërngulja biblike

Para se Kosova të mbyllej hermetikisht, vajtje-ardhjet e diplomatëve perëndimorë në Beograd nuk pushonin. Riçard Hollbruku, diplomat i rryer amerikan, tejet energjik, ishte njeriu i fundit, i cili i ofroi Serbisë paqe, para se të nisnin bombardimet. Milosheviqi nuk e pranoi as këtë ofertë, shpresonte se bashkësia ndërkombëtare po bënte...

Ndue Ukaj: Në ujëra të cekëta kulturore

Të krenohesh se i përket një qytetit të Kosovës dhe ta përdorësh këtë si argument qytetarie, me pretendime megalomane, për të vendosë supremaci kulturore e për të përçmu të tjerët, kjo së pari është injorancë e thellë, e së dyti, ky diskurs tregon se personat e tillë, që nuk janë pak...

Fahri Xharra: Plani urban në një pllakë sa një kokërr gruri

Në lokalitetin arkeologjik të Blagotinit, nga vetëm një sondë (30 m²), u gjetën rreth 16,000 fragmente qeramike. Supozohet se Blagotini shtrihet në 6 hektarë dhe janë hulumtuar vetëm 300 m².Gërmimet u kryen midis viteve 1989 dhe 1999, kur u ndërprenë për shkak të situatës së përgjithshme politike në vend....

Enver Bytyçi: Loja e modelit Luli kundër Berishës, por pa Bashën në PD!

Po bëhen tre muaj që qytetarët e Tiranës mblidhen çdo natë poshtë banesës së Sali Berishës dhe shprehin solidarizimin e tyre me liderin historik dhe aktual të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Manifestimi në formë proteste krejt të qetë i 20 shkurtit dhe solidariteti me Sali Berishën...

Syrja Etemi: Nami i një këngë që mori dhenë

Nuk ka këngëtar që, së paku, një herë e më shumë, të mos ta ketë kënduar këtë këngë, sa të dashur aq edhe të këndshme, e cila kurrë nuk u lëmek nga aktualiteti. Me një ustallëk të paparë atë e krijoi një protagonist sa entuziast, aq edhe konsistent, Mustafa Arifi - në vitin 1972 dhe, që...

Florim Zeqa: Mjekët e pangopshëm!

Pas politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve, janë mjekët ata që radhiten në listat e njerëzve më të pasur në Kosovë, të cilet pa mëdyshje janë në koordinim të shkëlqyeshëm mes tyre, në mos tjetër në riciklimin e parasë publike, të keq-përdorur nga politika kosovare tani e 25 vite më parë...

Bajram Çeliku: Kalosh Dan Çeliku (1880 - 1926)

Kalosh Zajazi, lindi në vitin 1880, në lagjen Çelike të Zajazit, dhe rrjedh nga një familje trime e cila me pushkë në dorë nëpër periudha të ndryshme pushtuese të Perandorisë osmane dhe serbe shkruajti me pushkë histori. I pari si trim e luftëtar i pa kompromis u tregua gjyshi i tij Fazli Dan Çeliku...

Gani Mehmetaj: Rambuje- folklori politik a fillimi i mbarë?

Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Veton Surroi dhe Hashim Thaçi, përbënin delegacionin e shqiptarëve të Kosovës që do të takoheshin me delegacionin e Serbisë, në qytezën franceze Rambuje. Ndërmjetës ishin ShBA, Britania e Madhe, Franca dhe Rusia.Rugova përfaqësonte shtetin paralel të Kosovës ...

Edison Ypi: Me Kufje

Qysh herët kisha realizuar një mardhënie të qëndrueshme me radion, dëgjimin e radios.Televisionet ende s'kishin shpërthyer. Ishin në shpërgënj. Në shtëpitë e ca të rrallëve që kishin televizor, gjatë mbrëmjeve të Sanremos mblidheshin cip mbi cip edhe 100 apo 200, a më tepër të etur për të parë e dëgjuar...

Elvi Sidheri: Trimi arvanitas Odysseas Androutsos

Gjatë Revolucionit Grek, që përkujtohet sot, si përherë, më 25 Mars, për të kremtuar fillimin e tij, më 25 Mars 1821, krahas shumë e shumë kapedanëve dhe udhëheqësve të tjerë arvanitas, që dhanë jetën e derdhën gjakun për lirinë nga robëria osmane, gjithmonë më ka grishur njëri syresh, Odysseas Androutsos, trimi guximtar arvanitas...

Brahim Avdyli: Versioni im për Ulisin

Më së pari po u tregoj se ky shkrim është shkrim publicistiko-shkencor, e nuk është shkrim i vetëm letrar.Ky shkrim është shkruar në veten e parë, e jo si rrëfimet e tjera të këtij romani, sepse edhe unë kam dashur që të jem në këtë roman dhe të shkruaj gjëra të tjera për një çështje...

Ndue Dedaj: Bilal Hoxha dhe një fotografi

Është një mik i çmuar pukjan, që jeton në kryeqytet. I biri i hoxhës së famshëm të Pukës, Elez Hoxha dhe i ati i oficerit të ndjerë të Policisë Sajmir Hoxha. Më kishte telefonuar se donte të më jepte një fotografi, ku kishim dalë së bashku në Pukë, në promovimin e librit kushtuar të Atit në qershor 2021...

Blerim Rrecaj: Përballë pasqyrave

U zgjua. Mëngjes. Ora diku mes tetës e nëntës. E ngriti pak shpinën e mbështeti për mbështetësen e shtratit bashkëshortor. Pa vetën në pasqyrën e komodinës që kishte përballë. Pastaj në anën e majtë në dy dyert e mesit e lëvizëse të ormanit, që krahas dy dyerve të tjera ngjyrë...

Fritz Radovani: 25 Mars 1945 – Pushkatohet grupi i Prek Calit

Forcat e Ndjekjes të drejtueme nga Mehmet Shehu u thyen në Selcë e u drejtuen nga Kopliku, ku u bashkuen me forcat jugosllave e i rane mbas shpine Malsorve. Ata vrane 118 Burra dhe trupat e tyne i hollen në prroje e gropa paemna. Ndersa me Prenk Calin u vrane edhe 13 Burra të tjerë...

Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk pritet me ferexhe të zeza

Fatkeqësi “fetare” - kombëtare, edhe shqiptare e një Shteti Shqiptar me tri - katër Fe të huaja, dhe pa një Fe Shqiptare?! Ende, i veshur këmbekokë me tesha të zeza “muslimane” – politike turko - arabe?! Ende, pa Shtet Etnik Shqiptar me këmbët dhe trutë në legen me kisha katolike...

Ndue Dedaj: 'Populli opozitar' dhe fejtone të tjera

Vazhdon abuzimi i politikanëve me popullin edhe në demokraci, njëlloj si në monizëm. Sigurisht sot nuk thuhet më “Në emër të popullit, je i arrestuar”, as drejpërdrejt “Ç’don populli bën partia dhe ç’thotë partia bën populli”, ku e vërtetë është vetëm pjesa e dytë, sigurisht nga halli, nga...

Albert Zholi: Jorgo Papingji do kujtohet si Poezia fjala më e bukur e zotit

Jorgo Papingji është një nga poetët më elegant shqiptar si dhe një intelektual me vlera të rralla. I qetë, i qeshur, i dashur e sheh gjithmonë me laps dhe letër në dorë. Me të kam bërë shumë intervista, por edhe biseda miqësore dhe kam ngelur i befasur nga dijet e tij. I madhi Papingji, është një autor dhe poet shqiptar...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora