Pirro Prifti: Ukraina mes Janukovicit dhe Kliçkos
| E Enjte, 20.02.2014, 06:52 PM |

Ukraina  në udhekryqin mes  Janukovicit dhe e boksierit Kliçko

Nga Pirro Prifti

Ukraina  e fiksuar në pikën qorre midis Perëndmit dhe Lindjes. Nga do të shkojë kjo shoqrëi ish-sovjetike?

Ngjarjet disa javore ne Ukraine te ndezura ashpër pas JO-se Presidentit actual Janukovic  drejtuar afrimitme BE, kanë shkaktuar ditëne djeshme 25  të vrarëdhe qindra të plagosur shumica derrmuese–paradoksalisht nga efektivat e policise.

Ambasori amerikan në Kiev, Geoffrey R.Pyat ka dhënë një intervistë mbrmëmë Gazetës `Zerkallo Nedeli`, dhe është shprehur për mbremjen e djeshme ku u vranë 25 vetë dhe disa qindra të plagosur për shkak të protestave të dhunshme nga radikalistët ukrainas- se.. `SHBA bën presidentin Janukovic përgjegjës`.

Kurse Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov  ka deklaruar se kriza Ukrainase është rezultat i politikës lëshuese të ushtruar nga disa politikanë perëndimorë në strukturat e BE,TË CILËTqë nga fillimi kanë bërë një sy qorr ndaj veprimeve aggressive  të forcave radikale në Ukrainë``.

Dy deklarata të kundërta dhe dy qëndrimetë kundërta që po destabilizojnë Ukrainën e varfer ekonomikisht.

Takimi i ish-boksierit Klitçko tashmë deputet i Republikës së Ukrainës dhe aktualisht përfaqësuesi kryesor opozitar , me kancelaren gjermane per te ndihmuar opoziën ukrainase  para dy ditësh , ka ndezur një revolte të vërtetë në Kiev me  pasoja të rënda sociale dhe ekonomike në Ukrainë.

Realizimi  i demostratave kryesisht në Kiev dhe mbajtja në gjëndje revolte për dy  muaj e kryeqytetit ukrainas ka krijuar disa pyetje dhe dyshime si brënda ukrainës ashtu dhe jashtë oborrit ukrainas në të dy gardhet: atë rus dhe atë të BE.

Cështjet që mundojnë Ukrainën janë sipas argumentimit tim këto:

-me kë do të qëndrojë Ukraina ?me C.I.S. (Komonëelthi i shteteve të pavarura të drejtuara nga Rusia, i cili është një bashkim ekonomik dhe doganor e më pak ushtarak ),apo me BE e cila duke lënë mënjanë dobësinë ekonomike financiare dhe varfërinë  e Ukraiënës kërkon ta fusë me cdokusht si vënd  Kandidat për në BE duke i hapur dritën jeshile vetëm e vetëm që të largohet  nga C.I.S.

-Përse në BE  shmang kërkesat e herë pashershme për anëtarësim (kandidat për në BE) të Shqipërisë dhe të disa vëndeve të tjera ,por kërkon me çdokusht anëtarësimin e Ukrainës,Serbisë, Maqedonisë? A egziston idea e BE e anëtarësimit të vëndeve slave më parë dhe pastaj të vëndeve ish-koloniale të Turqisë?

-Cili është roli i  SH.B.A. e cila vetëm por dhe npërmjet BE janë të interesuara për Ukrainën dhe me sa duket kanë nxitur artificalisht dhunën me qëllimin destabilizimin e saj? A mos është një skenar për një dimër-pranverë ukrainase me qëllim që të demokratizojë vëndet slave përreth Rusisë apoka ndërment të vazhdojë teorinë e vjetër të Kordonit Sanitar përreth Rusisë?

-A do të  mundet Rusia që të mbajë Ukrainën në C.I.S. nëpërmjet lëshimeve ekonomike dhe financiare nëpërmejt faljes së borxheve dhe ndihmës prej 2 milard dollarësh të paradisa javëve?

Problemet janë komplekse.Situata e brëndëshme është e ndezur dhe nëse do të gjykonim sipas logjikës ruse këtu bëhet fjalë për një ndërhyrje të pastër të perëndimit për të krijuar një destabilitet, dhe rrëzim të presidentit Janukoviç të zgjedhur mevotën dërrmuese popullore para 3 vitesh; pot ë marrësh verësionin BE+SHBA, në Ukrainë bëhet fjalë për   demostrata të ligjshme të popullit të zemëruar ukrainas i cili dëshëron Perëndimin se sa Rusinë.

Realisht egzistojnë  kundërshtira ndhe fakte që rrëzojnë pjesërisht të dy palët:

Së pari Rusia ka patur probleme me Ukrainës për shkak të mospagesave nga ana e Ukrainës për gaz-sjellësin,si dhe problem të rënda politike para Janukovicit,problem të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve janë sheshuar. Nuk duhet harruar që shumica dërrmuese e popullatës ukrainase është  rusisht folëse e me simtë njëtë më popullatën ruse sdiomose gjithe pjesa lindore dhe qëndrore,kurse pjesa perëndimore është me besim religioz të njëjtë me Poloninë dhe më tepër dëshëron perëndimin.

Së dyti gjeopolitika e SHBA ka në prioritetin e saj edhe pas rëndies së komunizmit  një Rusi të dobët dhe pa aleatë të rëndësishëm duke  vazhduar politikën e para luftës së dytë botërore atë të vendosjes së një kordoni sanitar ti ri kundër një Rusie jo-komuniste por potencialisht të rrezikshme nëse është së bashku me Ukrainën.

Së treti BE, kërkon një Union të fortë dhe nuk parapëlqen  një Union tjetër  rival si ai Rusisë që ka në vetvehte një vënd të madh prej 60milion banorësh dhe më sipërfaqe prej 1 milion km2 si Ukraina.

Përplasja disa mujore në Ukrainë nuk sjell asgjë të mirë për popullin e saj dhe politikat repressive dhe pro-lindore të Janukovicit nuk janë aspak shpresë dhënëse për një zgjidhje politike të drjte për populin Ukrainas, por edhe përplasja e radikalistëve Ukrainas të përfaqësuar nga ish-Boksieri i famshëm dhe tashmeë deputeti kryesor i Opozitës i famshmi Klitçko, nuk mund të sjellë zgjidhje nëpërmjet revolucioneve të tipit knock-out ashtu si e përfytyron ish-boksieri luftën me Janukoviçin e zgjedhur me një votim spktakular nga populli disa vite më parë.

Le të shpresojmë që gjeopolitikat kontradiktore midis Rusisë nga njëra anaë dhe BE e SHBA nga ana tjetër  të gjenë një zgjidhje kompromisi për Ukrainën e varfër.

(priftipirro@hotmail.com)



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: