Shaban Cakolli: Të këndosh mes bukurive
| E Shtune, 01.02.2014, 03:12 PM |

TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJTËRI

Shkruan: Shaban Cakolli

Dardana ky  vend hyjnor për nga  bukuritë,  e shtrirja gjeografike e saj,njerëzit e saj të mençur e të guximshëm,atdhedashës,bujarë e  mikpritës,punëtorë e të ngrohët  njëri me tjetrin, mbante një emën të bukur të burimit të shqipes Një bukuri e rrallë natyrore,pasuri e shtrenjët nëntokësore me magnezit,e pasuri tjera,me një rajon të bukur malor,rrëke lumenjësh,toka pjellore,banorët miqësorë,klima e veçantë e bënin këtë vend të dashur e të dëshiruar për gjithëkend.Megjithatë pas tragjedive që u solli këmba fashiste në këto troje,mbi to ra  çizma e pushtuesëve të rinjë sllav,të cilët uzurpuan me dhunë tokat më të rrafshta dhe pjellore të Dardanës,duke i vendosur me dhunë shqiptarët nëpër kodra e male,duke ua gllabëruar pasurinë,duke administruar Dardanën sllavët e ardhur,nuk lejonin të frymonte lirshëm zëri i shqiptarëve,duke i përndjekur e burgosur shqiptarët më të mirë të këtyre trojeve.U rritën gjenerata e gjenerata të rinisë shqiptare të këtyre trojeve,u rritën e u edukuan me dashuri për vendlindjen,Kosovën e viset shqiptare,morën diturinë,kalitjen dhe qëndrueshmërinë,që të hedhin nga një gurë në kalanë e lirisë shqiptare.Shumë prej tyre u vranë e burgosën për veprimtarinë e tyre kombëtare,disa nga varfëria  të cilën ua shkaktoj pushtuesi,disa nga trysnia e pushtuesit morën rrugën e kurbetit.Të tjerët po rriteshin në vuajtëje e varfëri,por dashuria  e tyre për atdheun e lirë ishte dhe mbeti frymëzim i pamposhtur ideal i çlirimit kombëtar.Nga këto gjenerata atdhetarësh dolën njerëz të mençur e të guximshëm,intelektual,akademik,doktor shkencash,poet,shkrimtar,piktor,këngëtar,për të cilët ju kemi shkruar ngapak,aq sa kemi pasur njohuri e mundësi.Shkrimi ynë sot do të bënë fjalë për dy krijues  që në shpirt kanë kulturën kombëtare,mes këngës ata shpalosin botën e tyre shpirtërore,duke bërë tekste të bukura poetike,duke i kompozuar ato,duke ju  dhënë melos,frymë e shpirt,i këndojnë përzemërsisht Dardanës,hapësirave shqiptare,burrave të guximshëm të atdheut,dashurisë,gëzimit,halleve të popullit,gëzimeve e vuajtëjeve kolektive,dhe si të tillë janë bërë të dashur për masën popullore.Janë këta këngëtarët e Dardanës Hetem  Matoshi dhe Selman  Maliqi,të cilët me krijimtarinë e tyre kanë bërë emër në mbarë hapësirën shqiptare.

Këta bilbila të rinjë me këngët e tyre e mbanin gjallë frymën e atdhedashurisë tek të rinjët dardanas,po edhe ia shtonin  bukurinë odave të dardanëve,me veshëjen e tyre karakteristike,të punuar  nga dora e artizanateve,me domethënje simbolike kombëtare kuq e zi,e zëri i tyre si zë bilbili,kënga e tyre kombëtare për strategët tonë shekullor,frymëzonte rininë tonë dhe ua freskonte shpirtërat. Instrumentet e tyre  frymonin tinguj trishtimi dhe gëzimi përnjëherësh,nga se fati ynë kombëtar ishte i tillë,e kënga e tyre krijonte emocione të veçanta të dëgjuesëve.

Te kendosh mes bukurive të vendlindjes është shenjtëri, eshte bukur,eshte nje ndjenje e rralle qe shkrihet e behet nje me zerin e kengetareve  dhe burim shpirti i artdashësve..Kenga  e malësorëve eshte  si mjalti,qe vjen nga hojezat i fresket e derdhet si nje ujvare e bukur ne thellesine e shpirtit te cdo individi duke na bashkuar ena bere nje ,duke na clodhur nga streset e jetes se perditshme e duke na dhene ate qetesi shpirterore qe se gjen diku tjetër  ashtu si tek këngëtarët tanë të Dardanës.Këngët e tyre janë të motiveve historiko-kombëtare,të cilat dikur këndoheshin me plot rreziqe,vetëm dashuria e këtyre të rinjëve për të kënduar historinë e kombit i nxiste të këndonin pamarrë parasyshë rreziqet,kurse sot këngët e tyre janë bërë shumë të kërkuara dhe këndohen kudo,në dasma,ahengje,koncerte e festivale.Edhe pse këta dy rrapsod u këndojnë gjitha motiveve,më me dashuri shpirtërore i këndojnë folklorit ,këngëve historike-kombëtare.Dardana ka një traditë të pasur kulturore,po në veçanti me një histori të lavdishme kombëtare,ku burra të shquar e veprimtarë tuboheshin e rrëfenin për historinë kombëtare, mençurinë,trimërinë,qëndresën,burrërinë,stoicizmin,besën,nderin,dashurinë,burra që angazhoheshin për një ndryshim në jetën e tyre kombëtare,nga se urrejtja dhe hegjemonizmi i monarkisë sllave po mbizotëronin në  këto treva të Dardanës,mbi këte popullatë po hartonte ligje të rënda padrejtësishë,ku çdo shqiptarë veprimtarë po e torturonte,vriste e burgoste,po e përndiqte vetëm për të shuar qëndresën e tyre,por pavarësisht dhunës e terorit mbi ta,asnjë çast nuk ia doli të i ligështoj.Metush Krasniqi nga Dajkoci i Dardanës shquhej si gjeneratori i organizimeve kombëtare jo vetëm në Dardanë ,por edhe në tërë Kosovën.Ai kishte energji,përkushtim,mençuri,guxim e qëndrueshmëri për çështjet madhore.Qëndresa e tij i pati trishtuar sllavët,të cilët e burgosën dhe e torturuan në mënyrën më mizore,por nuk pati dhunë as egërsi që mundi të luhatë vendosmërinë e tij deri në frymën e fundit.Qëndresa e tij u bë temë qenësore e këtyre rrapsodëve të rinjë të cilët me guxim,përkushtim e pedantëri i kënduan  Metush  Krasniqit  Dajkofci.Me këtë këngë aq me përkushtim të një veprimtari të  çeliktë kombëtar,ata lëkunden shpirtërat,zgjuan ndjenjat,mallin e kujtimet tek çdo  artdashës dardanas.Kënga e tyre me mesazhe të fuqishme,zgjoi dhe pastroj shpirtërat,zgjoi ëndërrat,shpresat ,frymëzimet,guximin dhe ndezi zjarrin e atdhedashurisë te çdo artdashës jo vetëm të rrethit tonë,por në mbarë hapësirën shqiptare.Hetem Matoshi dhe Selman  Maliqi,nga mosha e tyre rinore ëndërr e kishin këngën,kënga u bë pasion i tyre,dashuri e shpirtit të tyre,mënyrë e të jetuarit me këngën  në të njejtën çati.padyshim veç dhunëtisë që kishin për këngën ata e ushtruan ate me mjeshtri e guxim,mes këngës shpirti i tyre u shprush,u çiltërsua,u bë burim i pashterrshëm.u pasurua me figura të ndritshme kombëtare,me histori të lavdishme të kombit,me bukuritë e atdheut,gëzimet,hallet dhe dhimbjet e popullit.

Tekstet dhe muzika e tyre  janë të pastërta shqipe,origjinale,pa ndikime të huaja dhe shumë të mirëpritura tek dëgjuesit.Selman  Maliqi dhe Hetem  Matoshi,janë ndër këngëtarët më të pandashëm që kam njohur.Kënga e tyre,rrespektimi i skenës dhe publikut,pritja e mirë e adhuruesëve të tyre me rrespekt e emocione,ju kanë dhënë dhe ju japin kurajo për përkushtim e punë më me ngulm.Ata janë këngëtar të mirëfilltë dhe këngët e tyre do të jetojnë gjatë,ata kultivojnë me kujdes krijimtarinë e tyre,pa i dhënë asnjëherë mundësi  futjes së elementeve të huaja këngës sonë,shund e kiç nuk zënë vend në këngën e tyre.Ata kanë një reportuar të gjërë këngësh në audio kaseta,Cd,në videokaseta,edhe pse kultivojnë muzikë folklorike e popullore në shpirt kanë kombëtaren.Këngët e tyre u këndojnë gjitha trevave shqiptare,por në veçanti u kanë kënduar dëshmorëve të rënë të Dardanës.

 

KËNGË PËR DËSHMORËT

 

kur drenica u dhezke flakë

dugagjini u la me gjakë

luft e rrebt o nllap e ngollak

karadaku ntym e flakë

 

II

ntana ant u rrethue jezerci

hiq ma let nuk pshtoj mareci

nato bjeshK nfole te skifterit

ran shum trima nfush te nderit

 

III

HEJ nato bjesh rraz ni shpati

ra deshmor isa kastrati

amanet nfund e la me goj

te luftohet deri nfitore

 

IV

pak ma posht skaj ni prroni

heroikisht u vra besnik maroci

si luan shkavt i dul nmejdan

sju dhimt jeta per kosoven nan

 

V

nato bjesh o nat fush nderi

ra deshmor musli ymeri

ishte i ri me trimni trrall

lum zaiqeci qe e pat djal

 

VI

HEJ lum mareci qe pat ksi trima

si alushi e besim vitia

pran ni megje te do lejthia

heroikish o ran kta trima

 

VII

nkamenic o ne mes te qarshis

ran tre trima te liris

sabri krivaqa me te vllajn

me agushin at sokol djal

 

VIII

thirrjes te atdheut per qlirim

ju pergjigjen djemt ne mergim

avdi gjaqku qaj djal petrit

ra deshmor o ne dugagjin

 

IX

moj koshare moj vedi shejt

ti prej sodi je fut nlegjend

ne tok tane ne fush te nderit

u vra gjelali emini selveri

 

X

HEJ pa ju gzue mir ditve te liris

na e vran rafetin ne der te shpis

ish azgan zemer bujar

lumja nana qe e pat djal

 

XI

ne kto dit te lavdis

ju o trima te liris

qet pushoni hiq pa droe

se shqiponjat ju bajn roje o heeej.

 

HEJ HAJDE VLLA TA KNOJM

NI KANG ME QIFTELI

TJU KENDOJM DESHMORVE QE RAN PER LIRI

TI KNOJM IS KASTRATIT

SOKOLIT E AFRIMIT

TI KENDOJM ALUSHIT

TI KENDOJM BESIMIT

QE DERI NE VDEKJE

QENDRUEN SI BURRAT OHEJ

PER LIRI TE KOSOVES

RAN NE MAREC TE BULLAJT.

 

II

 

HEJ KNOJM BESNIK MAROCEN

GJOKSIN SI LUAN

QE ME BOMBA DORE

SHKAUT I DUL NE MEJDAN

SOD NE TA KNOJM KANGEN

ME TELA TE SHARKIS

TI KENDOJM AGUSHIT

DRITONIT E SABRIS

NE BJESHK TE GOLLAKUT

KU PO MBROHEJ NDERI OHEJ

HEROIKISHT DHA JETEN

DHE MUSLI YMERI.

 

III

 

HEJ PER RAFET ISUFIN

KANGEN SDO TA NDALIM

TI KENDOJM ARSIMIT

SHEMIT E RAMADANIT

KNOJM RAHIM BEQIRIN

O AT SHQIPE MALI

EMINIT SELVERIT

AVDIS E GJELALIT

SOT KTU NE DARDAN O

NE AT BREGORE

I QET PUSHON TRUPI

O I KTYNE DESHMORVE

SE TE RREZOJ DIELLI

E TE NDRIQOJ HANA OHEJ

PER DESHMOR TE LIRIS

KURR NUK NDALET KANGA.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: