Reshat Nexhipi: PS-së ia mbylli derën Evropa
| E Hene, 27.01.2014, 08:12 PM |

,,Kosovari,, shkruan

PD-së, Evropa, i premtoi hapjen e derës, PS-së ia mbylli

Nga Reshat Nexhipi

Pas këtij titulli, autori anonim, me pseudonimin në fjalë, në nëntekstin në kolor,original nga ana e tij,thekson:

,,Ps-ja, me vjedhjet e votave-damkosi Korçën, më 28 nëntor dhe 11 janar, ringjalli diktatorin  dhe  degradoi  Lidhjen e Prizrenit, kurse  me mbledhjen e rradhës  në Vlorë,do kompromitojë Ismail Qemalindhe  Pavarësinë e Shqipërisë,,.

Pas kësaj,,Kosovari,,vazhdon,poashtu në kolor, por me ngjyrë të zezë:,,Çmenduri është të injorosh veprat   kolosale të PD-së  dhe veprimet  proenveriste  të PS-së. Doktori, përmes Bushit, Shqipërinë e bëri më proamerikane në botë, kurse piktori, përmes armëve siriane, e bëri të kundërtën, prandaj dhe Evropa i mbylli derën, që kish filluar ta çelë para 23 qershorit. Doktori në Kosovë fitoi nofkën ,,Baba i kombit,,kurse piktori nofkën antirugoviani,gjë që të kujton Mbledhjen e Mukjes,gjegjësisht pasojat e saj tragjike për kombin shqiptar,,.

,,Kosovari,, nuk mbetet pa treguar barcoletën  në vijim, citoj ,,Pas vdekjes të Enver Hoxhës, bisedojnë dy gra    moshuara. ,,Sa bukuri, na erdhi pranvera, do ringjallet çdo gjë në natyrë,, -thotë njëra nga ato. ,,Tu thaftë goja, mos dhëntë Zoti të ringjallet çdo gjë, se mos na kthehet prap  rahmetliu,, i  përgjigjet tjetra,, shkruan ,,Kosovari,, dhe vazhdon: ,,E dyta kishte të drejtë, sepse diktatori u ringjall më 29 nëntor, 2013, kështu që komunistët mund lirisht ta quajnë Jezu Krisht,,-konkludon anonimusi, adhurues I fjalëve të urta popullore dhe  sarkazmave.

Pas kësaj, tregon se për t u paraqitur me këtë shkrim, qenka  inspiruar, nga një emision televiziv, kushtuar qeverisë së kaluar dhe asaj të sotmes, organizuar  nga, siç thotë ai ,,Udhëheqësi   më i shquar i Shqipërisë  emisioneve debatuese,, por  pa thënë emrin e tij, përveçse fjalëve ,,Fatkeqësisht  me qendrim  pak si tjetër nga ai i para 23 qershorit,,?! (Nuk e di për kë e ka fjalën)

,,Kosovari,, kritikon ashpër paraqitjen e një, siç e quan ai ,,të ashtuquajtur analist,, i cili, citoj ,,nga goja nxirrte vetëm helm për gjendjen sociale dhe politike në Shqipëri, pa thënë asnjë gjë pozitive, të arritur  në 20 e ca vitet e kaluar të pluralizmit demokratik dhe, sidomos gjatë tetë viteve të fundit të qeverisjes së doktorit (NATO, vizat,, rruga e cila lidhi dy republikat shqiptatare, tuneli Tiranë-Elbasan etj.të cilat, shqiptarët mund t i shikonin vetëm në ëndër,,...

,,Kosovari,, në vazhdim flet për gjendjen e shqiptarëve para 23 vjet kur, siç thotë ai, kishte vizituar Tiranën dhe se përveç makinës  së tij, nuk kishte tjetër në qendër të qytetit, kurse sot, ,,nuk mund të kalosh nga veturat, të cilat kryeministri aktual kërkon t i zavendësojë me biçikleta, duke ngritur çmimin e gazit, veprim  ky ndoshta i qëlluar, nëse qëllimi tij nuk është  mbushja e buxhetit me para nga xhepat e atyre që vetura nuk u është luks por nevojë e domosdoshme dhe e përditshme, si dhe  shëndoshja e qytetarëve, të cilët, sipas piktorit, duke ecur më këmbë, do t iu bjerë barku dhe do të lirohen nga kilazha e tepëruar,,! tallet ,,Kosovari,,.

Më pas, ai  i drejtohet analistit të lartpërmendur, me fjalët: ,,O zotri i nderuar, këthehe fillmin 2-3 dekada prapa,  merre pasqyrën e asaj kohe dhe shikohe vehten dhe  popullin tënd, në çfarë derexhe ishit  atëhere dhe  si jeni sot. Dihet që  akoma ka të varfër, ashtu siç do t i ketë edhe në të ardhmen, sepse të tillë ka edhe në  vendet më të zhvilluar të botës, e jo në një vend të cilin pothuajse gjysmë shekulli e ka futur thellë e më thellë diktatori të  cilin  adhuruesi i tij dhe i yti, na i nxorri para syve,  duke realizuar në këtë mënyrë premtimin parazgjedhor të  ,,Rilindjes,, si dhe kërcënimin  në parlament, si kryeministër: ,,Pritni, pritni se akoma nuk e dini se çdo t iu gjejë,,. Pra, njeri  që raealizon premtimet, prandaj dhe me të Shqipëria do të lulëzojë,,-thotë,,Kosovari,,.

Shkrimin e përfundon me një mesazh i cili për ithtarët e  PS-së do të tingëllojë si mjaft primitiv, por për  ata të PD-së  i mirëseardhur dhe domethës. Ja mesazhi, i shkruar në kolor nga ana e tij: ,,Ku jeni o intelektualë tanë,sidomos Ju dy  shkrimtarë të shquar të asaj ane, që t i thoni ,,Ndal o pinjol i blokmenit me sjellje si të sllobodanit, i cili mori më qafë popullin e vet dhe popujt e tjerë të ish Jugosllavisë,,.



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: