Selim Nëngurra: Islamizim antishqiptar
| E Merkure, 08.01.2014, 08:49 PM |

NJE ISLAMIZIM ANTISHQIPTAR NEN PERKUJDESJEN APO INDIFERENCËN E PALEJUESHME SHTETËRORE

Nga Selim M. Nengurra

Se nji dreq i madh po zihet me fatin tonë si popull, me fatin e trojeve tona, unë per veten time se kam asnji dyshim. Po më kujtohen shumë fjalë të urta popullore , por këtë rast po perdor vetem nji nga ato; .... ujku don mjegullë ... dhe vertetë mjegullën dhe amullin që e kaploj Dardaninë menjihere pas luftës ( viti 1999 ) per mrekulli e shfrytzuen disa hijena dhe çakaj islamik, të cilët përmes OJQ-ve të ndryshme e të shumëta u futen në Dardani gjoja per të krye veprime humane e për të ndihmue ndërsa ato, në realitet, tue pa brishtësinë e institucioneve të shtetit të Dardanisë si dhe të financueme mirë nga fondet e dyshimta arabo-ruso-serbe, e të perkrahuna direkt nga Beogradi serb u pershtatën dhe pa asnji pengësë filluen me zgjedhur terrenin e përshtatshëm për veprimtarinë e tyne të perhapjes së nji virusi ideologjik islamik. Mbrenda dy- tri viteve hapsina e Dardanisë u mbush e stermbushë me xhamija, rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona u mbushen me njerëz me veshje të cuditshme të pa pame deri tash, mashkuj me pantollona të shkurtë dhe me mjekrra të gjata e të parregullueme dhe pa mustak, si dhe me femna të mbulueme me shamija,  ferxhe, e niqaba.

Populli i varfën i Dardanisë i preokupuem per ta ringjallë jeten në vatrat e veta shkrume nga falanga pushtuese serbe, asesi nuk kishte se si i shef këta virus islamik dhe këta tue pa mjerimin e popullit shumicën e ti e përvetësuen me dhurata e shuma simbolike të parave. Kështu numri i tyne u rrit dhe ky numer u ba për ditë e ma i madh që do thotë se edhe rreziku per Dardaninë që ta humbë shtetësinë u ba alarmant. Ka ma shume se dhjete vite që disa publicistë ( mes tyne edhe autori i këti shkrimi ) kan fillue të reagojnë me të vetmin qëllim që ta senzibilizojnë popullin që të ruhet nga ky rrezik; ka vite që keta publiciste fillimisht e te tjeret së voni, kan shkrue se rreziku asht serioz dhe kan ftue që shteti e institucionet e shumëta të shtetit të marrin masa, por mjerishtë që të gjithë kan hasë në vesh të shurdhët.

Pushtetarët në vrapin pas tenderëve e pasunisë personale, harruen gjithçka dhe shpesh edhe u ban aleat të virusit islamik që ka vërshue trojet arbnore. Haptas jan ba aleancat e liderve partiak e politik me përfaqësues të forumeve të ndryshme islamike, me hoxhallar e edhe me vet BIK-un ( Bashkësia Islame e Kosovës ) me të vetmin qellim që ti perfiton politikani votat e " besimtarit " islamik.Kemi pa raste kur imami Shefqet Krasniqi publikisht ka ba thirrje popullit të mos e votojnë nji subjekt të caktuem politik dhe per keso thirrjesh nuk ka pasur asnje pasoje,perkundrazi i eshte hapur mundesia qe ne vazhdimesi ta perhapi permes mediave te ndryshme ideologjine e vet antishqiptare islkamike. Njiherë tjeter po ky imam thërret per ta votue nji subjekt e edhe individ të caktuem si rasti me Shpend Ahmetin në Prishtinë e Mimoza Kusarin në Gjakovë.Kemi pa po këtë imam kur haptas kërcënon shtetin e Dardanisë nese aprovohet Ligji per Mbrojtjen nga Ndotja Akustike,do te thote edhe nga zhurma enorme e minareve te xhamive arabo-turke,duke u kercenuar hazdisshem dhe si nje nacionalist arab i tipit te Al Kaedas « ... mos më detyroni me ju ardhë në Parlament e me ju thirrë ezanin ...» dhe edhe kesaj radhe shteti sikur u frikesua nga  Shefqet Krasniqi, nga kercenimi islamik i ketij imami kobzi madje askush as qe e komentoj kercenimin e tille antishqiptar te ketij panislamisti. Kemi qen dëshmitarë se si kryeministri i Dardanisë Hashim Thaçi bashk me Myftiun e Dardanisë Naim Tërrnaven dhe me kryeministrin turk Rexhep Tayp Erdogan perkulet para vendit ku jan varros të mbredshmet e sulltanit pushtues dhe mizor,Sulltan Muratit të Parë,pra perkulej ndaj pushtuesit te dikurshem te vendit te tij. Se si kryeministri i Dardanisë Hashim Thaçi bashk me homologun tjeter shqiptarë Edvin Rama thirrin dhe presin kryeministrin turk Erdogan që bashk të bajnë fushaten zgjedhore në Prizren per ta mbajtë pushtetin PDK e Thaçit dhe kandidati i sajë nen hetime per korrupsion,turkofili Ramadan Muja,i cili madje i jep vetës aso te drejtash qe nga kryeqyteti i historise se kombit shqiptar,Prizreni,te ve kontakte telefonike e ta ftoje per vizitë «private» kryeministrin turk ne nje qytet qe duan ta bejne qytet turqelinjsh. Dhe jemi të tmerrue se si në metropolen e parë gjithëshqiptare në Prizren kryeministri turk thotë se «Kosova asht Turqi» përderisa dy kryeministrat shqiptarë zgërdhiheshin e aplaudonin.

Në YOUTUBE, FACEBOOK etj; në faqe e portale interneti njifarë mjekrroshi bastard me emnin Irfan Halimi flet para masës dhe femnen shqiptare e quen lavire, meqkë ( arushajkë  nga serbishtja ), para disa ditëve doli me nji xhevahirë dhe i garantonte muslimanët se kur vdesin si musliman në xhenetin islam do i ken kater virgjinesha dhe menaxhere e tyne do jetë grueja nga kjo botë, por nese vdesin si luftëtar të xhihadit do i presin 72 ( shtatdhjet e dy ) virgjinesha plus katrat e zakonshme plus grueja e kësaj bote 77 virgjinesha dhe sado që do ken mardhanje me to ato gjithmonë do jenë virgjinesha. Kam pa at videoinqizim në nji postim dhe më vinte me qesh kur shifja se si mashkujt ( xhemati i ati " hoxhe ") e percillnin me vemendje dhe e besonin atë maskarallak, atë gënjeshtër që bahej me të vetmin qëllim me i nxitë njerzit me besue islamin per ta marr shperblimin me virgjinesha në botën tjetër.

Per mendimin tim kjo trushperlamje asht ma shumë se veper penale dhe ai Irfan Halimi ishte dashtë të arrestohej aty posa del nga ajo "xhami ". Kjo do ndodhte në secilin shtet të Europës , në shtetet tona nuk ndodhë sepse trushperlamja ju ka lejue këtij imami per kundërvlerën e votave të pasuesve të tij.

Nji tjeter imam mjekrrosh flet në nji videoinqizim se si asht e lejueshme me u martue me vajzat e  axhes, tezës, dajës, hallës etj, etj sepse edhe pejgameri Muhamed qenka pas martue! Ku ka ma maskarallak se nji predikim i tillë?! Dhe ku na qon kjo. Po neve si etni kemi pas kujdes që as mbrenda fshatit nuk kemi lidh martesa sado që familjet në atë fshat kan qen të fiseve të ndryshme dhe nuk kan qen far as fis. Shkaku i respektit dhe shenjtrisë së MORALIT ( sepse shqiptari moralin e ka pas të shenjtë gjithmonë ) nuk jan ba martesa mbrenda fshatit, pra pa perjashtue rastet e rralla e pohojë këte. Dhe tash nese djali i vëllaut, i motrës, i tezës, i hallës po mujka me martue vajzen time, atëhere nga kush duhet me e rujt moralin bija ime, dhe kush do ja ruen moralin asaj nese ate ja perbaltë gjaku i sajë?!

Jeni në vete o shqiptarë dhe mendoni se cili asht rreziku që po ju kanoset. Apo doni që ta perqafoni këte bastardhim dhe të lindin pastaj kreten nga ato martesa incesoide dhe të shkatrrohet mirë e pergjithmonë Shqiptaria?!

Pra shteti nuk reagon dhe per bindjen time shteti asht kryefajtori që virusi islamik vahabist po kërcnon shkatrrimin tonë kulturor e etnik. Fajtor janë edhe institucionet kulturoe e arsimore.

Akademia e Shkencave e Arteve Dardanisë deri tash nuk e ka ba as ma të voglin reagim kundër këtij virusi. Dhe si ta ban kur Akademikët vet jan ideolog të së keqeës, të bindjeve vahabiste islamike. Kush i prine valles? Gjithkund gjinden akademiku me veprën e dyshimtë shkencore, Rexhep Qosja, dhe letërnxirësi injorant që gjatë gjithë pasluftës është shfaqur ne rolin e dhënë të kryeislamistit politik ne Kosovë, Milazim Krasniqi?! Qosja me vite sulmon padrejtësisht  Ismail Kadaren per të vetmin mëkat të Kadaresë se ky i fundit thotë se shqiptarët jan europjan dhe prendimor e duhet me harrue terrin islamik e orientalizmin. Milazim Krasniqi dekan i fakultetit të gazetarisë ne Fakultetin Filologjik te Prishtinës sipas disa studentve të tij , e nderpret ligjeraten në kohen e namazit dhe fillon lutjen para studentve,duke berë keshtu propaganda fetare islamike si nje misionar i vërtetë islamik.

Madje, kohve të fundit Milazim Krasniqi asht dalë nga kontrolli dhe u zbulue se cili asht sepse ai pati disa paraqitje dhe sulme kundër shqiptarve të besimit katolik, duke e sulmuar edhe Don Lush Gjergjin, Ramush Haradinajn,sikurse edhe Prof. Mark Krasniqin.

Z. Gjergj Kabashi nga i njejti  para disa ditve në e-posten e RD mori nji letër shumë ofenduese dhe denigruese nga nji autor që kishte firmos me emnin Milazim Krasniqi.

Ja letra e nenshkruar ne emrin Milazim Krasniqi:

''Milazim Krasniqi <milazim_k@hotmail.com>

A: "revistadrini@ymail.com" <revistadrini@ymail.com>

Sabato 14 Dicembre 2013 10:52

O Bajram (Gjergj) zeza,

Ju nuk jeni as katolikë, as njerëz. Jeni mjerimi i vetes suaj, turpi i punëve tuaja të ndyra. E sigurtë është se jeni njësoj si kriminelët e Millosheviqit. Zoti e di më së miri, por punët tuaja të ndyra provojnë se jeni ndonjë gjak i papastër, i përzier me gjenet të shkieve.

Gjithmonë ka pasur ndyrësira si ju, por gjithmonë kanë përfunduar në ndyrësi.

Mbetshi me turp!''

Kështu pra njerëzit vazhdojnë të shahen e fyhen nga Milazim Krasniqi, njeriu kryesor i nje fakulteti qe formon gjenerata gazetaresh,duke e shkelur e perdhosur etikën profesionale ne gazetari,pa te cilën askush nuk mund te jete gazetar e madje ne asnje menyre nuk mund te jete «kryemesues» i gazetareve, si eshte ai. Letershkruesi Milazim Krasniqi e fyen z. Gjergj vetem pse ky burrë patriot mendon, vepron e jeton si njeri me dinjitet njerzor dhe se publikisht ju ka këthye rranjeve të të parve me besim fetar.

Dhe per cudi reagimi i Milazim Krasniqit kundër z. Gjergj Kabashi erdhi pikrisht kur z. Kabashi si Drejtor i REVISTADRINI.COM perjashtojë Ismet Hasanin si bashkëpuntorë të RD-së shkaku i shkarravinave të tij në revista e portale interneti me të cilat Ismeti sulmonte e denigronet me shamje e shpifje shumë të liga publicistët mes tjerve edhe mu ( autorin e këti shkrimi ).

Në të njejten ditë kur Milazim Krasniqi ofendon z. Gjergj Kabashi , si duket ( dyshimi im ) sherbtori i tij Ismet Hasani na dergon letra kercënuese mue dhe z. Kabashi dhe në ato letra ai shkruen se ka punue per sherbimet e dy shteteve nga viti 1989 e deri tash. **** ... shif letren origjinal të Ismet Hasanit në vijim...

Ismet Hasani: «Unë jam njeri me  më shumë përvojë se ju në 'RD, kam kryer punë dhe dëtyra me autorizime të veqant shtetërore (EDHE SOT E ASAJ DITE JAM I ANGAZHUAR ZYRTARISHT në dy shtete), jo për diq tjetë por pse PROFESIONI IM I NGUSHTË KU JAM I SPECIALIZUAR  i ka bërë që të më angazhojnë, jo si punëtorë zyrtar që paguhem ay, por si EKSPERT e ekspert do të thotë SPECIALIST. Unë kam mbaruarplot 23 vitë shkollim deri të titulli mr. i shkencave ekonomike dhe Specialist për ekonomi dhe financa, per verpa të kriminalitetit ekonomiko -financiar.»

Vallë cilat qenkan këto «dy shtete» që e angazhokan te punoka per ta nje njeri ne sherbim te islamit politik,qe do te thote te atyre qe i trimerojne per vepra antinjerëzore terroristët islamik?!

Kjo, gjithsesi, mbetët për tu vërtetuar…

Ja se si mendon një i Panjeri me gjuhe kriminele,si Ismet Hasani,i cili ka vite qe shkruan ne Zemra Shqiptare dhe ne Revisten Drini, deri kur para pak kohe drejtori i RD Gjergj Kabashi e zbuloj se kjo monster e shtirur si intelektual gjithe kohen ishte perpjekur te spiunonte dhe ngaterronte te gjithe ata qe pajada angazhohen per nderprerjen e islamizimit te kombit shqiptar. Le te jete lexuesi ai qe do ta vleresoj antishqiptarizmin e ketij shtiraku pseudointelektual:

Ismet Hasani «Kur e kam fjalen te kryqi, ti gjergj, alias Bajram, e din se katolikët veqmas ata në Kosovë janë të mallkuar nga krishti, se nuk ja ditën vleren Ibrahimit që i ckatoj ne disa poste, e keta katalikët  pe¨shrren nderin e tij dhe hupen, sot asnjë  katalik nuk ka post i hupen se  kujtoshin se Brahimin e ka kryque Papa, bile disa katalikë fanatik  në kryq, deri me vdekjen e Brahimit paten kujtua se edhe ai asht ba katalik, por në ditën e varrimit, Brahim Rugova ja u pshurri e ja u dheu ato besime të kota dhe i tregoj mbarë botës se NUK ASHT DYFYTYRESH SI KATALIKËT dhe nuk ka pranua as të Papa me u kryque as me u ba katalik dhe ju trego se me menqurinë e ti të paparë e ka mashtruar edhe Papen për intersa  te  vetas si të shqiptarëve te vet si ai musliman. Kështu at ditë që u vorros ibrahim katalikët e hungjen kokën e thatë e të pa mend dhe e kuptuan se ai nuk është injorant e i pa besë. Dhe pas vdekjes se 'brahim rugovs' katalikët e kosovës e muarren edhe ma te madhin mallkim nga zoti i ityre- Jezusi.

dhe tash katalikve n'kosovë nuk po muj ju nimon as ai n'kali se asht i dekun, as ajo kumona ne ate¨shpinë qe u marue aty ku ka qenë shkolla shqipe, nuk po ju nimon as kisha e shkijeve të fakulteti, se shkijet patën ymyd qi vëllaznit e tyne me kryq si at do ta vaZHDOJNË MARIMIN E KISHES se shkijeve. Eh, kështu pesojnë besim dobëtit dhe ata që injorojnë féne e babes e të nanës, që injorojnë e perdhosin edhe vorret e tyne, u thejnë  guri e vorreve vetem pse ju shenon emni shqip por jo me kryq. He medet!

Më dhimben ata të vdekun çfarë djemsh kanë lanë mbrapa tyne, ne vend se t'ua rrisin emnin e nderin familjar, keta djem kanë marrë vonë një rrugë të gabuar e shumë të demshme, na bahen katalikë pa kenë katalaik, na bahen "gazetar hulumtues" me hulumtue se duhet me i ninjorua babë e nanë, me ninjorua emen e mbieme¨n me injorua veëlla e motër dhe këte djemë e meritojn vetëm e vetëm këtë emër: MJERIM I POPULLIT!»

Shpresojë se Ismet Hasani për këtë do tregon para policisë per cilat shtete paska pas punue aq gjatë!

Ja pra cilet janë Akademikët shqiptarë të Dardanisë!. Janë njerëz që shperndajn sherbëtor nëper shtetet e Europës me percjell shkrimet e publicistiken e shqiptarve të mirfilltë mbrojtës të kulturës së vet mijavjeçare. Dhe shkrimet e publikimet e tilla i arkivojnë ( pohimi i Ismet Hasanit ), por unë quditem se kujt ja dergojnë ato dhe per cilat arkiva mblidhen?!

Ndoshta policia e Suedisë tash do e nxjerr këte nga Ismet Hasani sepse ate e kam denoncue unë pasi mbi pesë vite e kam durue për letrat e tij shpifse, denigruese, poshtruese, dhe ate e ka denoncue në policinë suedeze per të njejtat arsye edhe nji publicist nga Gjermania, e ka denoncue edhe nji publicistë, krijues, poet , jurist e aktivist shqiptarë nga Suedia . Qellimisht nuk i permenda me emna këta ama e di se e kan denoncue Ismet Hasanin e do e denoncojnë edhe të tjerët.

Nga Isntituti i Historisë heshtje totale … Aty i ndihet zani vetëm Prof. Frashër Demaj që mbron vlerat tona kombëtare dhe perplaset me ideologët islamik. Ky Profesor i mirfilltë pati disa debate të hatashme në TV-të tona me virusët islamik si Gëzim Kelmendi, Shefqet Krasniqi e per fatkeqësinë ma të madhe edhe me nji kolegë të vetin historian ( që nuk ja mbajta mend emnin ) i cili asht autor i teksteve shkollore të historisë sipas kerkesave të Turqisë. Prof. Frashër Demaj mbronte vlerat dhe historinë tonë, e ai kolegu i ti mbronte interesat turke.

Kundër virusit islamik vahabi dolen deputetët e Parlamentit të Dardanisë zonja Alma Lama dhe z. Burim Ramadani, por perkrah islamikve dhe mbulesave të tyne per femna doli haxhi Lutfi Haziri , kryetari i posazgjedhun i LDK-së në Gjilan. Ky njeri kontraverz e per bindjen time edhe pervers sepse të pish alkoolin tanë kohen, të shkosh në Qaben muslimane, të bash vath në pjesët e trupit , të perfolësh në publik edhe per punë tjera morale të pista e të aludosh se je besimtar nuk shkon e aq ma pak shkon si besimtar i islamit kësaj feje që asht rigoroze deri në persekutime per njerëzit e tillë me shumë morale si po tregohet Lutfi Haziri.

Tash pos publicistve kundër këti virusi islamik doli edhe lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj, bile ai me fjalorin e ti ma kaloj qak edhe mu sepse i quejti ( me plotë të drejtë ) këta mjekrrosh vahabist FLLIQTANA ( të ndytë ). TË LUMTË Z. RAMUSH HARADINAJ.

Paraqitja e zonjës Alma Lama dhe e z.Burim Ramadani i pat tmerrue forumet e ndryshme islame dhe ata i sulmuen me shamje, me kercnime e deri edhe kercnime per likuidime. Alma Lamës per cashtje sigurie policia i vuni polic roje në dispozicion. Jo fort moti kjo u desht perseri të mirret në mbrojtje nga policia. Dhe tash vjen pyetja. Kush ka kërcnue Alma Lamën dihet dhe edhe sikur mos të dihet policia ka mundësi ta gjejë se kush dergon letra e mesazhe fyese e kerrcnuese te kjo Deputete patriote, te kjo trimneshë e jona që me qendrimet e guximin intelektual të sajë personalisht mburrem dhe duhet me u mburr secili shqiptarë.

Pse pra policia e Dardanisë nuk kryen punën ashtu sipas ligjit, ta mbrojë e sigurojë Alma Lamën, por edhe ti arrestojë e qet para drejtësisë kercnuesit.

Virusi islamik ka marr hov, dhe hovi i tij mund të baj dame të pariparueshme dhe per mos me ndodhë kjo ate duhet me e ndal. Nuk muj me kuptue se si del haptas Fuad Ramiqi dhe kërcnon z. Ramush Haradinaj, ku asht shteti këte rast?!

Pse Fuad Ramiqi asht në liri edhe pas aq shumë dameve që i ka shkaktue këtij vendi?! Pse këtij mercenari e antishqiptari ju çertifikue edhe Lëvizja e ti islamike LISBA  si subjekt politk dhe mund të ndodhë se edhe do futet në Parlament në zgjedhjet e ardhëshme dhe pastaj bashk me PD të Ferid Aganit e edhe me partitë minoritare dhe vendet e rezervueme të tyne në Parlament do bahen faktor vendimmarrës. Pseja ka  shum e unë po pergjigjem vetë, lejohet krejt kjo qellimisht sepse i duhen PDK-së së Hashim Thaçit që në koalicion me ta ta mban pushtetin dhe ta shkatërroj shtetin që faktikisht ende as nuk ka fillue me ec në kambët e veta por po qendron në patericat e bashkësisë nderkombëtare e të EULEKSIT.


Sarpsborg: 06.01.2014

(Vota: 29 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: