Reshat Nexhipi: Republika Sllavo-shqiptare
| E Marte, 07.01.2014, 07:52 PM |

Shqiptarët në Maqedoni, së shpejti shumicë, prandaj dhe emri i shtetit, duhet të jetë: ,,Republika Sllavo-shqiptare,,.

Nga Reshat Nexhipi

Inspirim për t u   paraqitur me këtë shkrim  fitova nga deklarata e ish kryeministrit të Maqedonisë-Lupço Gjeorgjievski që  pas 15 vjet shqiptarët në këtë shtet do të jenë shumicë. Nuk është ky njeri sido-kudo,ose shqiptar, që të mos i besonim parashikimit të tij, me siguri, të bazuar në argumente përkatëse që kanë të bëjnë    me procesin  e  përqindjes së natalitetit dhe mortalitetit tek dy popujt më të mëdhenj në Maqedoni. Duke i besuar deklaratës së tij, vendosa në titull termin ,,së shpejti,, edhe pse, gjykoj që shqiptarët,jo pas 15 vjet,por ndoshta  edhe tani mund të jenë shumicë, supozim ky të cilin e bazoj  edhe në  deklaratat e  e  dy deputetëve tanë, të cilët, disa herë, gjatë  debatave në parlamentin maqedonas përmendin fjalën një milion për numrin e shqiptarëve në Maqedoni, duke mos replikuar me ta  asnjë nga pala tjetër. Heshtja, zakonisht, do të thotë pajtim.

Në favor të deklaratave të tyre shkojnë edhe ato të dr.Fadil Sulejmanit, i cili, në një rast, ka thënë: ,,Në Maqedoni jetojnë rreth 1 milion shqiptarë (Fakti, 30 tetor, 2010), kurse Sabri Godo:800 mijë (emision TV.Shkupi, në shqip,11. 11. 2010). Edhe me ta, sa e di unë, nuk ka  polemizuar njeri, sepse   nuk janë njerës që mund të flasin në hava, por personalitete me reputacion evropian dhe më gjerë. Të kujtoj se  prof. dr. Fadil Sulejmani, për merita të veçanta në arsim, shkencë dhe kulturë është nominuar “Personaliteti i shekullit 21”nga qendra internacionale e biografive të personaliteve më të shquara me seli në Kembrixh. Biografia e  të ndjerit Sabri Godo dihet, prandaj, s ka nevojë të flas për të.

Në favor të  deklaratave të tyre, shkon edhe ndërprerja e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, menjëherë posa filloi. Kjo, ndodhi,  për shkak se, qysh në fillim, u pa që   numri i  shqiptarëve  do  befasonte, sepse  do të ishte   shumë  më i madh se sa ai zyrtar i shpikur  nga Gligorovi disa dekada më parë, kurse numri i maqedonëve shumë më i vogël, për shkak se  perëndoi koha kur për interesa personale, ose nga frika, shumë vllehë, romë, torbeshë etj. deklaroheshin për maqedonas, mjaft shqiptarë, për t i shzpëtuar epitetev nacionalit,separatist dhe për të zënë pozita më të larta në pushtet,ose  edhe  nga fanatizmi i tepëruar, për shkak të fesë turke, deklaroheshin për turq, etj., kështu që numri zyrtar dhe real, ishin dhe sot e kësaj dite janë diametralisht të kundërt me njëri tjetrin.

Me paraqitjen e pluralizmit demokratik, këtij mashtrimi absurd, i erdhi fundi. Sepse, e para: çdo individ voton për partinë e vet  etnike dhe e dyta në Komisionin qendror caktohen edhe përfaqësuesë jomaqedonas, pra edhe shqiptarë, të cilët nuk e lejojnë kryetarin të manipulojë si më parë. Pikërisht kjo e detyroi të japë dorëheqje kryetarja e Komisionit,kur u bind që  nuk do  realizon zonte dot qëllimin e  atyre që e vendosën në këltë detyrë.

Sepse, veç tjerash, çdo individ,  deklarohet siç e ndjen vehten, dhe duke hequr edhe nga interesat personale të tij. Kështu që, për shkaqe që dihen, politike dhe ekonomike, një pjesë  e popullatës maqedonase do deklaroheshin për bullgarë, serbë, grekë etj, kurse vllehët dhe romët nuk do deklarohen si më parë për maqedonas, gjë që vlen posaçërisht për të ashtuquajturit torbeshë, historinë  e të cilëve  do përpiqem ta zbardh në vijim, pa pretendime që e kam tamam.

Kur sllavët okupuan trojet ilire, një pjesë e madhe e këtyre të fundit, për të shpëtuar  jetën nga barbarizmat e ardhacakëve, u   larguan në vendet e sotme të Shqipërisë, por pa harruar trojet e stërgjyshëve të vet, në të cilat,pasardhësit e të larguarëve, u kthyen pas ardhjes së turqëve nëBallkan. Disa prej tyre u kthyen  me emra të vendeve ku kishin jetuar deri atëhere, psh. Mati, Korça, Klenja etj. Historianët sllavë, i shfrytëzojnë këto mbiemra të familjeve në fjalë, për t i paraqitur si ardhacakë të shekujve 17,18 etj. duke  mos e përmendur fare historinë e mëparshme, pra që ata erdhe në trojet e stërgjyshve të vet.

Kjo pjesë e popullsisë iliro-shqiptare, e larguar pra në Shqipërinë e sotme, e ruajti gjuhën e vet, gjë që nuk vlen për një pjesë të vogël të  vendasve ilirë, të cilët, për shkaqe të ndryshme, nuk u larguan dot nga sllavët dhe, si pakicë, mbetën në kanxhat e tyre, duke humbur gradualisht edhe   gjuhën iliro-shqiptare, ashtu siç ndodhi edhe me ata të Rekës etj. të cilëve, tani u dolli gjumi dhe frika për të treguar  se ç janë.

Mos harrojmë,flasim për historinë e  torbeshëve, pra, për ata që mbetën në këtë anë të kufirit, pas ardhjes së sllavëve me të cilët, siç thashë, pa dashje e lidhë fatin e vet.Këta, si pakicë dhe josllavë, ishin të pa dëshirueshëm dhe të   diskriminuar nga shumica ardhacake. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që për t u diferencuar nga sllavët,  përqafuan  fenë islame, por nuk e larguan  dot gjuhën sllave, e cila, u mbeti si zora qorre. Kjo është e kuptueshme, sepse feja mund të ndrohet në çdo moment, por jo edhe gjuha.

Shtrohet  pyetja, pse këta njerës u quajtën torbeshë. Ja pse.Për shkak të fesë, ishin të padëshirueshëm nga sllavët, gjë që vlen edhe për sot, kurse për shkak të gjuhës, ishin të pa dëshirueshëm edhe nga turqit. Prandaj, për të siguruar kafshatën e gojës së familjes së tyre,  rrugëdalje të vetme kishin torbën në kuris, për të gjetur punë gjithandej. Pikërisht kjo bëri që të fitojnë epitetin pezhorativ,,torbeshë, pothuajse njësoj si  shqiptarët, të cilët, në kohën e sundimit serb dhe të regjimit sllavo komunist maqedonas fituan epitetin  sharraxhinj,  për shkak se  sharra u kishte mbetur  i vetmi mjet  për mbajtjen e familjes. Pra, torba dhe sharra, kanë qënë emnusi i përbashkët i dy popujve në fjalë, me të njëjtën origjinë, por që, siç thashë, kushtet dhe rrethanat politike dhe ekonomike kishin bërë të veten.

Erdhi koha që këto dy mjete, torba pra dhe sharra, t i bashkojë këta dy popuj përsëri, gjë që po shprehet përmes martesave të përzjera, kërkesës për hapjen e shkollave shqipe, duke e hequr gradualisht gjuhën sllave, si mish i egër dhe i huaj. Regjimet e mëparshme, serbe dhe komuniste maqedonase, i trajtonin për të vet, jo nga dashuria që kishin për ta, por për t i quajtur shqiptarët pakicë. Me paraqitjen e pluralizmit demokratik,  regjimi i sotëm, jo nga dëshira, por i detyruar nga Evropa, nuk mund të pengojë deklarimin e lirë të  këtij komuniteti, gjë që ishte edhe një ndër shkaqet kryesore për ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: