Zeqir Lushaj: Në vend të një kartoline
| E Enjte, 02.01.2014, 06:30 PM |

Në vend të një kartoline

Nga Zeqir Lushaj

Shumë të respektuar miq e komentatorë të parë në diten e parë të ketij Viti të Ri 2014:

Agron Shabani,

Xhafer Kalbaj,

Gjon Neçaj,

Selim (deputet) Nengurra,

Lulzim Logu,

Neki Lulaj,

Miradije Gashi,

Naim Haradinaj,

Musa Prushi,

Enver Ismaili,

Fritz Radovani,

Qazim Shehu

Adem Zaplluzha,

Albana Melyshi Lifschin,

-Ju faleminderit shumë qe më lexoni e më ndjeni pranë vetes.

Mbrëmë, në Naten e Viti të Ri, me oren tuaj (të Europes pra), unë punova në supermarketin A&P, në një mot shumë të ftohtë, deri në 04 të mëngjezit. Mos të ju vijë çudi! Mes librave që kam në dorë e një ditë do jenë edhe në doren tuaj, njëri prej tyre titullohet “Amerikë i thonë ketij vendi”.

…!

-Ju uroj edhe njeherë të gjithëve lexues, vlerësues, komentatatorë, miq të ZemraShqiptare, që nga  Drejtori i Pergjithshem Gëzim Marku e Kryeredaktori Ilir (edhe) Dardan, deri te lexuesi me i ri qe ndoshta sot per here të parë e ka klikuar këtë subjekt tonin mediativ;  nga Fritzi në token e kongureve deri te Naim Haradinaj skaj arushave të bardhe në Suedi; nga Drita Lushi në brigjet e Shkumbinit deri te rapsodi kosovar Enver Ismaili që mbreme e di që ka qenë mik në brigjet e Oqeanit, në Nju Jork, nga kolegja ime e viteve të Rinisë  Albana Melyshi Lifschin, deri te Musa Prushi qe nuk e kam parë as takuar kurrë, pra nga “a-ja e deri te zh-ja”… , të gjithëve paperjashtim: -E paçi një vit sa më të suksesshëm, sa më të begatë, sa më të bereqetshem e të lezetçem në të gjitha fushat e jetes.

Ju uroj veç dashuri e fjalë të mira, respekt e vleresim per njeri-tjetrin larg çdo ambicje negative, larg çdo nençmimi e fyerje. Ju uroj veç afrim e jo shtyrje, shaka gazmore e jo sharje; nderim vellazeror e jo vetulla te ngrysura, shterngim duarsh e jo rrahje tavoline, afirmim te pozitives e jo “kush je ti e kush jam une”. Ta ruajme emrin e mirë të revistes sonë ZemraShqiptare. Ti naltojmë njerëzit e At’Dheun e kurr të mos lejojme qe ti shkeli e nënçmoj ndokush.

Po e mbylli kete shenim-urim per ju të gjithë me një thënie të Kadaresë:

“Ka ardhur koha që ne shqiptaret të jemi më pak të pasionuar në luften ndaj njeri-tjetrit”.

…!

Një 2014 bashkimi e dashurie per njeri-tjetrin, per Atdheun tonë të dashur “…ku na ka rënë koka”.

Le të jetë ky shenim-urim per ju, në vend të një kartoline. Jemi vellezer e motra, ndaj, ju dua e ju respektoj në çdo rrethanë. Jemi mish e gjak, pjesë e njeri-tjetrit.

Ju paça me nderë, të gjithëve!


-Nga Nj, USA, në kete fillim-Janar 2014-

(Vota: 66 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: