Reshat Nexhipi: Shqiptarët pellazgë, jo tabu
| E Enjte, 26.12.2013, 07:59 PM |

Të qënit e shqiptarëve  me origjinë pellazge dhe, ndër më të vjetrit në botë, nuk duhet të jetë më tabu

Nga Reshat Nexhipi

E theksoj këtë, sepse, sa kam dijeni, një gjë e tillë, nuk gjindet në librat kushtuar nxënësve dhe studentëve shqiptare, ose mund të gjindet por pak a shumë tërthorazi. Vlerësimi që qendron në titull, qendron vetëm në librat e shkruara  nga autorë të huaj, ose historianë shqiptarë që nuk kanë rënë nën ndikimin enverist. Mirëpo, këto libra, janë të dorës së dytë,  sekundare, dhe si të tilla, të pa përfillura sa duhet, kryesisht  nga historianët e diktaturës komuniste, të cilët kanë shkruar plot libra me vlerësime që nuk përputhen me këto të autorëve të sotëm, të cilat konsiderohen për trillime, mitologjike etj.vetëm e vetëm për të mos i hedhur në koshin e plehrave librat e tyre të shkruara në kohën e diktaturës.

Për të qënë i sinqertë, edhe mua, disa hipoteza më duken të pa imagjinueshme, por që nuk kam fuqi për ti demantuar, sidomos ato të autorëve të huaj, të cilët nuk i kemi as vëllezër as kushërinj të parë që  vlerësimet e tyre t i quanim subjektive.Ata, pra, nuk kanë ndonjë interes që të  ngrenë  lart kombin ynë, duke nënçmuar vehten me vlerësime të cilat mund të jenë të pabaza, jo shkencore, me mashtrime të sajuara, etj. Kjo është një. E dyta, si mund të hidhen poshtë mendimet e tyre të cilët kanë doktoruar në univesitete më prestigjioze të botës, disa janë edhe poliglotë  të njohur etj.

Por, edhe sikur ndonjë nga këta autorë  të jetë shqiptar, nuk mund ta quajmë subjektiv, siç është rasti me Dhimitër Pilikën, sepse është  një ndër pelazgologët më të mirë, njohës i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave,5 të vdekura, etj. Si mund të mos pajtohemi me vlerësimet e Naim dhe Sami Frashërit, sidomos të të dytit, i cili konsiderohej njeriu më i ditur i Perandorisë osmane dhe si i tillë i kishte tëra dyertë e institucioneve të hapura për hulumtim.

Autorët e huaj dhe tanët, që kanë shkruar për origjinën e shqiptarëve, i  kam përmendur disa herë në shkrimet e mia, prandaj, kësaj rradhe, do theksoj vetëm disa prej tyre. Shkencëtari Niko Stilo,i cili mbi 30 vjet merret me parahistorinë, ka shkruar:,, Shqiptarët janë më të vjetër se toka, ata janë Pellazgë,,. Gjusepe Catapango: ,,Emri i perëndisë egjiptiane“Thoti, ka të bëjë  me fjalën shqipe thotë,,dhe  se ,,Ai perëndive u fliste shqip,,.!

Disa autorë  të tjerë, që kanë shkruar në favor  të titullit të këtij shkrimi

(Sipas alfabetit dhe pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre)

Dimitar Kamarda: Shqipja  është gjuhë e perëndive (Aristidh P. Kola, Arvanitët..Tiranë, 2008, f. 61,163 dhe 164 dhe një nga më të vjetrat në botë  (Flaka, 7. 2. 2004).

Edvin Jasques:“Ilirët dhe shqiptarët janë  trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit (Fakti, 24. 5. 2004- Yllka Beçi) Man, studiues i njohur anglez: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.

Naim Frashëri: Shqiptarët janë bijt e pellazgëve, gjuha e sotme shqipe është pellazgjishtja, Leka i Madh është ,,Mbret më i madh shqiptar.... ,,.N. F. Vepra, 5, f.  203 dhe 205, Prishtinë, 1986)

Harold Ëhitehal: “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe”.

Serget Daucet:Leka i Madh-stërgjysh i shqiptarëve (Fakti,17.I,2005-Halit Hyseini)

Xhorxh Fred Uiliams: “Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh...”.

Disa shënime të tjera,të prezentuara sipas alfabetit dhe poashtu, pa ndërhyrë në objektivitetin e autorëve të tyre.

Afrika. Emri i këtij kontinenti, Elena Kocaqi,e nxjerr nga  fjala shqipe frikë, për shkak të frikës  të njerëzve nga egërsirat.

Akili.Shkencëtari egjiptian Mathieu Aref, emrin i këtij trimi të pa zavendësueshëm, i dalë nga Lufta e Trojës, që në greqisht është Akileus, e lidh  me fjalën  shqipe ,,Aq ilehtë,, që do të thotë i shpejtë i aftë etj.ose qiell,etj.

Aleksandria Emri i këtij qyteti të Egjiptit, sipas të njëjtit shkencëtar të këtij shteti, ka të bëjë me fjalën shqipe ëndër, kurse emri faraon, për mbretërit e Egjiptit të vjetër ,lidhet me fjalët shqipe fara jonë.

Athina.Ky emër ka të bëjë me fjalën shqipe e thëna, kurse qyteti para rreth 180 vjet, ka qenë fshat shqiptar-thuhet në një tekst të internetit.

Azia. Emri i këtij kontinenti sipas Elena Kocaqit, ka dalë nga fjala shqipe zi, për shkak të ngjyrës së njerëzve.

Bizanti. Ky emër i parë i Stambollit, sipas shkencëtarit fran

cez  Robert d. Angelu, ka të bëjë me fjalën shqipe buzë, formë buze.

Elena e Trojës. Emrin e saj, Raobert d.Angelu, e lidh  me fjalën shqipe e lënë nga mendja!

Greqia.Mathieu Aref, emrin e këtij shteti e lidh me fjalën shqipe grua (MikeNët...f. 55,400)ose gra të bukura,sipas Aristidh Kolës (Diaspora, ,,Kombi,, Njujork, 1997, f.4 dhe 95)

Himalajet.Emri i këtij mali ka të bëjë me fjalët shqipe  mal maja (M. Aref, Shqipëria...f. 279) Homeri. Këtë emër disa shkencëtarë e  lidhin me fjalën shqipe i mjerë, aludim ndaj verbërisë së tij,etj.

Leka i Madh.,,Oficerëve të vet, u fliste në dialekt të vjetër shqiptar,, (Aristidh Kola,Gjuha e perëndiove...f.730, si dhe Robert d.Angelu, ,Enigma,, f. 224.

Malta.Emrin e këtij vendi, Aristidh Kola,e lidh me fjalën shqipe  mjaltë (Gjuha e Perëndive...f.76)

Maqedonia.Emri i këtij shteti, pra edhe i popullit maqedo

nas, ka të bëjë me fjalën shqipe E madhe. .(Aristidh Kola,Arvanitët...f.105)

Moskë. Emri i këtij  kryeqyteti të Rusisë,ka të bëjë ,e fjalën shqipe mushkë.(M.Aref, Mikenët...f.288)

Odisej. Emri i kësaj figure legjendare me famë botërore, ka të bëjë me fjalën shqipe udhëtar,për shkak të udhëtimeve të tij të gjata për në Luftën e Trojës dhe anasjelltas (M. Aref, Shqipëria..f.366)

Parisi.Emri i kësaj figure legjendare lidhur me Luftën e Trojës,me origjinë ilire e ka marrë kryeqendra e sotme e Francës dhe ka të bëjë me fjalën shqipe i pari-thuhet në një tekst të internetit.

Pella.Emri i këtij kryeqyteti të Filipit II, babajt të Lekës së Madh, ka të bëjë me fjalën shqipe pelë (Aristidh Kola, Arvanitët...f.105), pra vend kuajsh etj.

Pellazgu, nga i cili fituan emrin stërgjyshët tanë të parë-pellazgët, njihet si njeriu i parë në botë (Ibrahim Hoxha, Rrugës së Alfabetit shqiptar, Tiranë, 1986, f.17)

Roma. Mathieu Aref,  në librin  “Shqipëria”, f.87 dhe  290 shkruan se emri i  kësaj kryeqendre të sotme të Italisë, ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak,sepse themeluesi i saj Romuli e paka  të tillë formën e kokës së tij.!

Troja.Emrin e këtij vendi ku u zhvillua lufta e njohur, disa e lidhin me fjalën shqipe truall, kurse Robert d.Angelu, me fjalën tru (Enigma,f.117)

Via Egnacia. Emri i kësaj rruge të famshme romake e ndërtuar në vitet 146-120- p.e.s.,sipas Mathieu Arefit ka të bëjë me fjalën shqipe i gjatë (,,Shqipë

ria,f. 81).

Zeusi. Emri i kësaj kryeperëndi greke, ose “baba” i perëndive, lidhet me fjalën shq

ipe zë,zot, (Spiro Kondo,“Shqiptarët dhe problemi i pellazgëve”, f.286), Ai ishte perëndi ilire (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102).Nëse kjo është e saktë, atëhere del se tëra perënditë e tjera-12 femra dhe 12 meshkuj, i takojnë racës shqiptare!!

Rezime

Përveç qindra vendeve të tjera të rëndësishme nëpër botë, me fjalë shqipe lidhen edhe  tre kontinentet: Afrika, Azija dhe Evropa, shtetet: Algjeria, Anglia e vjetër (Albion), Besarabia(Moldavia), Bizantia, Greqia, Maqedonia,Siria, etj. kryeqendrat: Athina, Bukureshti, Lisboni, Parisi, Roma, Shkupi, si dhe emrat Akil, Homer, Aleksandër i Madh, Gariballdit e shumë të tjerë me vlera historike, gjë që të krijon përshtypjen se edhe sikur vetëm 10 përqind të konkluzioneve të këtij shkrimi, të jenë  të sakta, populli shqiptar del një nga  më të vjetërit në botë, ose të paktën në Evropë, e cila mban  emrin e  motrës së Kadmit ilir.

Ps. Po e përsëris:Shumica e autorëve të lartpërmendur, nuk janë shqiptarë,që opinionet e tyre  t i quanim subjektive dhe mos u besonim. Megjithatë, në histori, pothuajse çdo gjë është realative, prandaj dhe ekspertët e periudhës antike, duhet t i zbardhin këto çështje, sa më parë aqë më mirë, për të mos krijuar tensione të pa nevojshme ndëretnike ose ndërshtetërore, siç është rasti edhe me konfliktin midis Greqisë dhe Maqedonisë, për origjinën e Lekës së Madh etj.konflikt ky qesharak sepse Leka  sështë as njërës,as i palës tjetër,por i yni.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: