Reshat Nexhipi: Manastiri, në fund të historisë
| E Merkure, 25.12.2013, 09:07 PM |

Pse Manastiri, nga kulmi i historisë, ka rënë në fund të saj

Nga Reshat Nexhipi

Përdora termin kulm, për shkak se,ky qytet ka një histori të pasur dhe të lavdishme, që nuk e gjen dot në  asnjë qytet tjetër në botë, pra as në Tiranë, as në  Prishtinë, si kryeqendra të dy republikave shqiptare. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që, brenda rreth dy viteve, të mbahen dy kongrese të rëndësishme, siç është rasti me ato në Manastiri: Kongresi i Parë,1908 dhe Kongresi i Dytë,1910. Poashtu, nuk ka qytet, në të cilin është ngritur ndonjë shtypshkronjë univerzale si ajo e Qiriazëve në Manastir,1909, nga e cila dolën 300.000 tekste ose tituj në 13 gjuhë, të disperzuara në tërë anët e botës. Prandaj dhe, me të dretë, disa, këtë shtypshkronjë dhe Kongresin e Alfabetit, pra këto dy ngjarje të Manastirit,i  konsiderrojnë për kontribuesët më  kryesorë që sollën pavarësinë e Shqipërisë.Gjithashtu, në asnjë qytet tjetër nuk ka patur ndonjë komitet mbarëkombëtar si Komiteti për çlirimin e Shqipërisë, krijuar në Manastir,më 1905.

Shkurt: asnjë qytet tjetër   nuk pati mundësi që të   shëndrohet në qendër të lë vizjes kombëtare shqiptare, si Manastiri. Ky qytet veçohet nga çdo qytet tjetër edhe  për shkak se  tëra ngjarjet shqiptare në të kaluarën në çdo qytet tjetër  kanë patur jetë të kufizuar, p.sh.vendimet e  Kuvendit të i Lezhës zgjatën nga viti 1444 deri në vdekjen e Skenderbeut-1468, Lidhja e Prizrenit, nga v.1878 deri në v. 1881, kurse vendimet e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, nuk u realizuan kurrë, gjë që vlen edhe për Kuvendin e Vlorës etj. kurse vendimet e  Kongresit të  Manastirit (Alfabeti) mbetën të    përjetshëm.

Kjo, sa i takon kulmit, gjegjësisht vendit të parë që zinte Manastiri në  piedestalin e historisë tonë kombëtare para vitit 1912.Shtrohet pyetja, pse ky qytet, me një histori të tillë,është katandisur në një gjendje të mjerueshme që nuk e gjen dot në ndonjë qytet tjetër? Ka shumë shkaqe, nga të cilat edhe këto në vijim. Pas vitit 1912, Manastiri filloi t i përngjasë zjarrit pa flakë, me prush  të mbuluar, por në të cilin kishte mbetur ndonjë fingjill i pa shuar, gjë  për të cilën e kanë ditur pushtuesët serbë dhe komunistët sllavomaqedonas, prandaj dhe, për të penguar daljen eventuale të tyre në sipërfaqe, dhe paraqitjen e flakës të mëparshme, vazhdimisht i kanë hedhur zjarr.Kështu që,  përveç shpërnguljeve masovike të shqiptarëve të këtij qyteti  në Turqi, kanë dëmtuar disa herë edhe objektin e Alfabetit etj, për të mos lënë asnjë gjurmë nga e kaluara e lavdishme e këtij qyteti. Këtu qendron edhe shkaku pse në Manastir pengohet në çdo mënyrë  hapja e  gjimnazit  shqip, edhepse tani shkollimi i mesëm u bë i obligueshëm dhe shkolla të tilla  janë hapur edhe nëpër fshatra, siç është rasti me Zhitoshen e Krushevës,etj.kurse në një qytet  konsujsh dhe me universitet, nuk lejohet një gjë e tillë!

Pikërisht kjo çështje dhe  ajo lidhur me  objektin e Alfabetit, më kanë  inspiruar që disa herë të sugjerroj përmes shtypit që rrugëdalja e vetme për zgjidhjen e tyre është ngritja e  Konsullatës shqiptare dhe vendosja e saj në  godinën e Alfabetit, me çka do realizohej thënia popullore ,,Një udhë e dy punë,, unë do thosha tre, ja pse. E para: Objekti do fitonte fizionominë origjinale të para një shekullit dhe nuk do rrezikohej më nga huliganët alfanofobë,  sepse, me  ligj, Konsullatat rruhen ditë e natë nga policë të caktuar. E dyta: Aty do valonte ditë e natë Flamuri ynë kombëtar dhe e treta: Do  krijoheshin  kushte për hapjen e paraleleve të mesme në gjuhën shqipe. Pa realizimin e këtij apeli, nëse mund ta quaj kështu, objekti në fjalë, nuk do fitojë kurrë pamjen origjinale dhe kurrë s ka për t u hapur shkollë të mesme në gjuhën shqipe, kështu që  shqiptarët e Manastirit edhe më tej do mbeten në mëshirë të Zotit. Besoj dhe shpresoj që ky  sugjerim  i bërë në emër të shqiptarëve  të vendlindjes së Alfabetit, mos bjerë në vesh të shurdhër si gje tani.

Është absurd dhe qesharake  që, në Manastir, konsullata të kenë shtete pa pothuasjse asnjë banor të tyre këtu dhe të mos ketë konsullatë shqiptare me disa mijë sish dhe me një histori të cilën e  prezentova më sipër. Mos është  vallë, pikërisht kjo histori, për pengimin eventual të realizimit të kësaj çështje? Dhe fare në fund, për të mos më keqkuptuar, duhet të them që jam në moshë të thyer dhe  larg asaj të kem ndonjë qëllim personal, por duhet njhëkohësisht të pranoj që do të isha i lumtur sikur të shikonja të realizuar çështjen në fjalë, pa mbyllur sytë për të kaluar në ,,botën,, tjetër.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: