Ismet Azizi: Klima e Tropojës dhe Anamoravës
| E Premte, 27.12.2013, 01:17 PM |

Klima  e Tropojës dhe Anamoravës

Nga Ismet Azizi

Pasi veq kemi hyrë në stinën e dimrit, dhe për fillim po mban dimër i ftohët dhe i thatë për të kuptuar më mirë kushtet klimatike të rrethinës ku jetojmë – Anamoravë, vendosa të bëjë një krahasim me Gropën e Tropojës, e cila për shum kend është për t’u habitur se ka klimë më të butë se Anamorava. Për të parë më mirë do të bjëmë një përshkrim të shkurtë të pozitës gjeografike të këtyre dy regjioneve, mandej do të paraqesim edhe të dhënat klimatike .

-Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me nji sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m.

Klima e Anamoravës është e mesme kontinentale, ngase ka një lartësi mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në këtë fushë. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.

Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 ˚C. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 ˚C, e muajit më të ngroht e korrikut me 20,7 ˚C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.

-Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.

Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.

Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.

Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale, por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nëpërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.

-Tropoja apo Anamorava më e ftohët?
Në shikim të parë dhe pa u ndal në analiza të elementeve klimatike njeriu i rëndomt nuk do të mund të bënë  ndonji dallim të klimës në mes të këtyre dy hapsirave gjografike të Trojeve Shqiptare. Rrallë kush do të besonte se treva e Tropojës ka klimë më të butë se sa treva e Anamoravës.

Për shkak se Tropoja është e rrethuar me male të larta, dhe përshkak të të reshura të mëdha shiu, sidomos të të reshurave të borës ( dy herë më shum se san ë Anamoravë), krijohet bindja se Gropa e Tropojës ka klimë malore.

Siç pamë më lartë rrethina e Tropjës ka klimë mesdhetare kontinentale. Këtë e kan mundësuar faktorët të cilët ndikojnë në formimin e klimës së kësaj treve.

Gropa e Tropojës shtrihe në një lartësi mbidetare prej 200-400 metra lartësi mbidetare, duke anuar kah jugu, gjegjësisht drejt luginës së lumit Drin. Pra nëpërmjet luginës së Drinit depërtojnë masat ajrore të ngrohta Mesdhetare. Ndërsa Anamorava për dallim nga Tropoja, shtrihet në një lartësi dukshëm më të lartë , nga 300-500 metra lartësi mbidetare, e mbyllur me male nga jugu dhe e hapur nga verilindja dhe ka klimë të mesme kontinentale.

Pra lartësia mbidetare, afërsia apo largësia ndaj detit, afërsia apo largësia nga malet e larta kan ndikuar që klima të jetë e ndryshme dhe  mjaft dalluese në mes Anamoravës dhe Tropjës.

Veçoritë e tilla klimatike kan ndikuar në masë të madhe edhe në dallimet  në pasuritë me ujra në mes të këtyre dy tërësive gjepografike.

Me këtë rast po veçojmë lumin Vlabona si lum më i rëndësish në Gropën e Tropojës dhe Moravën e Binqës në Anamoravë.

Prurjet mesatare të lumit Valbona në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m3/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujrat e tij e kan bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë Shqipërinë..

Prurja mesatare mujore në Moravën e Binçës në mënyrë të theksuar fillon të rritet në muajin shkurt, kur prurja është më e madhe se ajo e janarit për 2,89 m3 /sek në Domoroc. Krahasuar me muajin shkurt- mars kjo është më e madhe për 2,35 m3/sek. Pra për dallim nga lumi Valbona është shum e varfër me ujë dhe nuk paraqet ndonjë rëndësie të madhe , edhe pse është lumi më i rëndësishëm në këtë rajon.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: