Luigj Sopi: Urime 75 vjetori Mons. Zef Gashi
| E Premte, 20.12.2013, 07:22 PM |

URIME 75 VJETORI MONS. ZEF GASHI

Shkruan: Luigj Sopi (Zvicër)

Me 04.12.2013 në Tivar dhe Tuz të Malit të Zi, Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit në praninë e musafirëve të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare e më gjerë, argjiipeshkvijë, ipeshkvijë, meshtar, rregulltar e rregulltare si dhe një numër i madh i besimtarëve, vërtetë vëllazërisht dhe në një ceremoni solemne kremtoi 75 vjetorin e lindjës.

Vlenë të thekësohet se mons. Gashi me këtë rastë e përvjetor të bukur njëkohësisht festoi edhe 45 vjetorin e shugurimit të tij meshtarak si dhe 15 vjetorin e shugurimit ipeshkvor.

Mons. Gashi, njeri i Zotit dhe popullit, njeri i punës dhe sakrificës, modest, spirituoz e i dashur për të gjithë, është i njohur për veprimtarinë dhe punën e pakursyeshme në shërbim të Zotit, të Kishës-popullit dhe i cili gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij kontibuoi shumë në lëmin e kulturës shqiptare.

Një biografi e shkurt e Mons.  Zef Gashi, kryeipeshkëv

Mons. Zef Gashi u lind në Peshter (afër Prishtinës) më; 04. dhjetor 1938. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje.

Thirrja  meshtarake e mons. Zef Gashi, lidhet ngusht me punën dhe veprimtarinë e Salezianëve Sllovenë që atëherë vepronin në famullinë e Janjevës dhe filialen e saj në Peshter. Veprimtaria e tyre baritore, ndonëse me shumë sakrifica nxiti atëherë djaloshin e vogël Zef Gashin, pra në një moshë shumë  të re të mendoj për të ardhmen e tij nga edhe u përcaktua që të jetë në shërbim të Zotit dhe vëllaut njeri.

Ky vendim u kurorëzua kryesisht gjatë përgatitjes për krezmim që ndodhë në vitin 1952., në kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Atë ditë i ndriçuar nga Shpirti Shenjt dhe i përforcuar nga shtatë Dhuratat  e Tij, përfundimisht u vulos vullneti i tashmë mons. Zef Gashit për t`u nisur në seminar, për t`u  përgaditë dhe shërbyer Zotit.

Në vjeshtën e vitit 1955., hynë në shoqërinë saleziane dhe me sukses kryen gjimnazin klasik në Rijekë (Kroaci) në vitin 1959. Më pas qysh vitin 1960., hyri në noviciat dhe pikërisht me 24. 08. 1961., i jep edhe kushtet e Para në Kongregatën Seleziane. Kurse, me 29. 08. 1967., bënë Kushtet e Përjetshme dhe me 29. 06. 1969., shugurohet meshtar, në Zagreb (Kroaci).

Meshën e Parë ia kushtoi Zotit më 13. korrik të po këtij viti, në vendlindje. Për 22 vjet me radhë shërbeu si famullitar në Prishtinë e Peshter, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 1992.

Nga 12. shtatori 1992 e deri më 10 korrik të këtij viti, kur nga Selia Shenjte u emërua kryeipeshkëv i Tivarit, shërbeu si Drejtor i Institutit Katekistik Kombëtar në Shkodër, brenda të cilit edhe themeloi Shkollën katekistike katër vjeçare. Gjatë kësaj kohe mons Gashi shërbeu edhe si famullitar i famullisë së Berdicës, Trushit e Grudës së re.

Me 10. 07. 1998., Ati Shenjt Gjon Pali II e emëron Arqipeshkëv të Tivarit. Shugurimin ipeshkvor e pranoi me 19. 09. 1998., në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, ndërsa intronizimin në Arqipeshkvinë e Tivarit e ka pasur me 30. 10. 1998.

Disa etapa të jetës së tij meshtarake:

- Famullitar i Prishtinës për 22 vjet (1970-1992).

- Edukator në Shkodër për 6 vjet (1992-1998), themelues i Institutit Katekistik kombtar në Shkodër.

- Kryeipeshkëv në Tivar për 15 vjet (1998-2013).

- Një kohë (për një vit ) pas vdekjës së papritur të Imzot Mark Sopi (Ipeshkëv i Administratës Apostolike në Prizren), mons. Gashi poashtu me dashuri drejtoi Administratën Apostolike të Prizrenit.

- Vitin 2010, ishte i Dërguari i posaçëm i Papës Benediktit XVI për festën e 100 vjetorit të lindjes Nënë Terezës, që u kremtua në mënyrë solemne në Katedralen e Prishtinës. Kremte kjo në të cilën morën pjesë poashtu shumë udhëheqës Kishtar nga mbarë trojet shqiptare e më gjerë.Me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë ishte poashtu delegat i Selisë së Shejte.

Veprimtaria kulturore

Veprimtaria kulturore e mons. Zef Gashit është shumë e bëgatëshme, veprimtari kjo e cila u zhvillua në Prishtinë, Shkodër, Tivar.

Mons Zef Gashi, përktheu (nga Italishtja, Kroatishja, Slovenishja etj) shumë tekste në shqip.

- Pregaditi tekste liturgjike (leksionarët „ABC“, „Shenjtërit“, „Ritualet“, „Sakramentet“)

- Tekste katekistike („Katekizmi i vogël“, „Drita hyjnore“ etj.).

Botoi edhe leksikonin „ABC“ (1975-76) në Ciklostil.

Mons Gashi, vite me radhë ishte edhe bashkëpunëtor i ngushtë i revistës DRITA (organ i Administraturës Apostolike të Prizrenit), ku bashkpunoj ngusht me kryeredaktorët e revistës DRITA  si mons. Nikollë Mini, mons. Damjani Kurti,  mons. P. Hil Kabashi, dr. Lush Gjergji. etj

Botime tjera nga mons. Gashi janë edhe jetëshkrimet „Don Bosko“, „Shën Dominik Savio“, pastaj veprat „Të gjithë më duan vetëm babai jo“, „Dita me Zotin“ si dhe 5 lekcionarë liturgjikë, një libër këngësh korale dhe gazeta „Rrezja e Dritës“ - organ i Institutit Katekistik Kombëtar, pastaj, „Letra dhe dokumente të Pjetër Bogdanit“, „Duaje Zotin me gjithë zemër“ dhe „Zoti në jetën time“.  Mandej: “Kuvendi i Arbënit” (botue me 2003) dhe  te don Simon Filipajt: “Historia e shëlbimit” , “Drita hyjnore” , ”jeta e Jezu Krishtit” , “Predikime “,”Vezhgime biblike”.

SHUMË I NDERUARI MONS. ZEF GASHI,  ME KËTË RAST JU UROJMË 75. VJETORIN E LINDJES, 45 VJETORIN E SHUGURIMIT TUAJ MESHTARAK SI DHE 15 VJETORIN E SHUGURIMIT IPESHKËV. UROJMË NGA ZEMRA SHËNDET TË MIRË, JETË TË GJATË E TË LUMTUR, FRYTE TË DOBISHME PËR GJITHË NE SIKUR DERI MË TANI.

LUSIM ZOTIN T’JU KEMI SA MË GJATË PËR TË MARRË SHEMBULL NGA JU BARI I MIRË, SHEMBULLIN TUAJ TË MIRËSISË DHE DASHURISË, SHEMBULLIN E NJË ATI SHPIRTËRORË, DHE ME KËTË RASTË POASHTU JU FALENDEROJMË PËR GJITHË ATË QË BËRËT ME SAKRIFICA TË MËDHA GJATË GJITHË KËTYRE VITEVE NË SHËRBIM TË ZOTIT DHE VËLLAUT E MOTRËS NJERI – VENDIT DHE POPULLIT TONË!

RRNOFSHI E QOFSHI PËRHERË!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: