Remzi Limani: Femra dhe vlerat e dashurisë
| E Enjte, 19.12.2013, 08:55 PM |

FEMRA DHE VLERAT E DASHURISË

Femra është frymëmarrja e mashkullit dhe shpirti i shtëpisë!...

Nga Remzi Limani

Kur flasim për botën e gjinisë së bukur, në fokusim hyn femra dhe ndërgjegjja e saj. Kuptimi ndaj botës mashkullore dhe përgjegjësia ndaj vetvetes, për ta kuptuar mirëfilli rolin e saj karshi të tjerëve, të cilët, me mirësjelljen e femrës krah tyre dhe anasjelltas, shpitërisht bëhën më të pasur, duke e respaktuar dhe duke u kënaqur me ndërgjgjjen e saj të pastër. Pra, femra, e cila, përveç bukurisë ka të veshur edhe petkun e njerëzores, ajo shndërrohet në një margaritarë të rrallë, sepse, femra është shpirti i shtëpisë dhe fryma e mashkullit, pa të cilën nuk frymon asgjë prej gjëje, ngase, shtëpia pa femër ngjanë në mullirin pa ujë, i mbetur shkret pa asnjë thesë gruri në të! Pra, këtu flasim për femrën e arsyeshme dhe të merituar..., e cila na bënë të ndihemi krenar, për mirëqenien e një graje të mirë krah nesh dhe, nëse vërtetë është e mirë, nuk na duhet tjetra. Ka shumë epitete per femrat - si në kuptimin pozitiv po ashtu edhe në atë negativ. Mirëpo, duke pasur respekt për femrat e zonja dhe arsyen e tyre të shëndoshë, eksluzivisht do të mirremi me hyjnoren e saj, pas të cilës, të gjithë ne, vrapojmë për të qenë ndër të parët krah të bukurës dhe mendjes së shëndoshë, ngase, e bukura na bënë të ndihemi plotë me vetveten tonë – siç thotë, Balzaku: “Jeta e meshkujve është lavdia, jeta e gruas është dashuria”. Në këtë kuptim, dashuria është frymëmarrja jonë e parë, për të vazhduar me të dytën, e cila na mundëson frymëmarrjen e plotë...

Andaj, edhe Shekspiri thotë: "Është më mirë të jesh i varur mirë, s`e sa i martuar keq” . Nga kjo na del, se dashuria ndaj një femre të bukur dhe të edukuar, është gërshëtimi i hyjnores me të bukurën, të cilën, secili prej nesh e kemi për lakmi!...

Së këndejmi, asnjëherë pa u ndaluar, me respektin më të madh duhet t`i këndojmë të bukurës, e cila sa na bëhet e ëmbël por, nganjëherë edhe e hidhur, si pjesë përbërëse e jetës dhe përditshmërisë sonë. Kjo, nuk duhet të na shqetësoj aspak, sepse, hidhësia e dashurisë si pjesë përbërëse e terësisë dashurore na vie disi e këndshme, duke na shpalosyr gjithë ndjenjat tona dhe prushin e saj..., pa të cilin na mërdhinë shpirti. Në këtë kuptim, lëvizja e botës femërore, është ingranazhi kryesor, i cili i fut në lëvizje gjithë mendjet e botës për të qenë krah të bukurës, pa të cilën nuk do lëvizte asgjë prej gjëje!... Sepse bukuria e femres, luan gurët e dunjasë. Fakti, se për të bukurën janë thyer shpatat e shumë perandorive, na vërtetojnë ngjarjet nëpër shtjellat e historisë, në kohë dhe hapësira të ndryshme gjithandej. Prandaj, jo rastësisht, femra na bëhet e dashur në shumë kuptime: si nënë, si dashnore dhe si grua. Pra, si nënë, femra merrë kuptimin e shënjtores dhe dashurisë së saj veçane dhe të pazëvendësueshme asnjëherë. Në këtë kuptim, humbja e dashnores apo gruas është shumë e dhimbshme por, asnjëherë nuk barazohen me humbjen e nënës, ngase, shenjtëria e saj zë vend të veçantë në tempullin e dashurisë së përjetshme. Andaj, të gjithë ne, në kohën e caktuar e shuajtëm urinë në gjiun e nënës, e cila na rriti me dashuri për të qenë aty ku jemi sot. Kurse në gjokset e dashnoreve e shuajmë urinë e epshit momental, natyrisht, asnjëherë, duke mos e trajtuar si objekt seksi por, si pjesë e shpirtit dhe familjes tonë, pa të cilën, shtëpia nuk merr frymë të shëndetshme, sepse, gruaja është shtulla e dytë e shtëpisë dhe, si e tillë, ajo na bënë të ndihemi komod pranë saj. Ndërsa, nënat mbetesin të kënduarat tona nëpër shekuj, ngase, gjithnjë mbesin sinonim i një dashurie veçane nga gjithë të tjerat,  pa pushuar asnjëherë malli për to, sepse, në krahasim me dashnoret, ose gratë, të cilat mund të zëvendësohen në një formë apo në një tjetër, dashuria për nënat na mbetet e pazëvendësueshmja jonë për gjthë jetën tonë!.

Andaj, njeriu duhet ta kaloj jetën duke bërë jetë... Mbyllja në vetvete.... pa ndjenjen dhe pasionin e dashurisë, na bënë inferior ndaj vetvetës, rrethit tonë dhe të tjerëve, madje, edhe ndaj dashurisë më të shenjtë, e cila, për të gjithë ne, me dashuri respekti quhet Amësi. Pra, përsonat, të cilët çdo gjë e akumulojnë dhe e instalojnë brenda vetvetes së tyre, ata shndërrohen në një implozion, i cili shkakton pëlcitje të brendshme brenda tyre, si shkaktar i ndjenjave të izoluara, mbërthimit të gjërave brenda tyre dhe fjalëve të pa thëna, që rrinë të ngurta në shpirtin e tyre!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: