Lutfi Alia: Meditim rreth një artikulli në ZSH
| E Enjte, 19.12.2013, 09:09 PM |

MEDITIM RRETH NJE ARTIKULLI NE ZSH.

Nga Prof Lutfi ALIA

Pas debutimit te shume gazetave on-line, u krijua pershtypja se trualli i kesaj fushe u konsumua, me ato qe filluan te parët e se nuk do te kishte vend per te tjera, ndersa ne realitet, faktet treguan, se social-network u popullua dhe po mbushet gjithnje e me shume me portale te reja dhe ne kete atmosfere informacioni ofensiv, nje vend dinjitoz ka marre dhe Zemrashqiptare.

Çdo dite qe kalon, Zemrashqiptare e jonë, po behet revistë më e pasur me shkrime, me pjesmarrje te më shume autoreve e te gjitha gjeneracioneve, më e gjere ne informacion, më interesante ne argumentat që trajtohen, më cilesore nga krijuesit, më e lexueshme nga publiku.

ZSH ka nje tematike te larmisheme, jo vetem gazetareske, madje pothuajse eshte shnderruar ne nje enciklopedi on-line, aq sa nje dite Gezim Marku do te detyrohet te hapi portal te ri, per t’i ofruar lexuesve materiale me te specializuara, sidomos ne fushen e letersise dhe artit, pasi ne keto vite krijimtaria letrare dhe artistike nder shqiptaret, po lulezon fuqishem si brenda trojeve shqiptare dhe neper bote, ku po konkurojne shume krijues si ne proze dhe poezi, pikture dhe skulpture, ne muziken e lehte e klasike, ne baletin klasik dhe ne dancen moderne, ne artin aktorial etj, pra ne te gjitha gjinite e letersise e te artit e kesisoj bota po njeh shpirtin artist te shqiptareve, qe per shume vite ndejti i ndryme brenda kornizes shteteror.

Natyrisht, shqiptaret jane shquar dhe ne fusha te tjera te jetes e keto kane gjetur pasqyrim ne faqet e ZSH, ku kemi njohur shume bashkatdhetar te shquar me punen cilesore, me kompetenca e aftesi te larte profesionale, qe zhvillojne ne te pese kontinentet.

ZSH i ofron lexuesit kronika lajmesh, aktualitet, krijimtari letrare me tregime e poezi, reportazhe, skica, portete personash te thjeshte (dikur anonima) dhe portrete personalitetesh te kultures, artit, aresimit, shkences, boton histori te vjetra e te reja, studime albanologjike dhe etnografike, shkruan per politiken dhe politikanet, per sportin, per ekonomine, per urbanistiken, per transportin, tregon per bujq e blegtore, ne veçanti dallohen shkrimet shume prekëse per luften Çlirimtare te Kosoves e per deshmoret e kesaj lufte, ndaj te cileve ndjejme nderim e dhimbje, per vetmohimin e sakrificen e tyre sublime, qe dhane jeten per lirinë e Kosoves. Shkrimet prekëse per djemt e vajzat kosovare, qe rane ne lufte per çlirimin nga zgjedha serbe, nuk jane nekrologji, por faqe e historise se lavdishme te Kosoves, jane portete trimash e trimereshash, qe emocionojne e na bejne te ndiehemi krenar, per heroizmin e tyre.

Ne faqet e ZSH takohemi me miq te vjeter dhe te rinj, me shoke e shoqe, “mblidhemi” ne oden e miqeve e bashkebisedojme e debatojme mes nesh dhe s’ka si te ndodhi ndryshe, pasi shqiptaret e kane ne gjak kuvendimin, por dhe debatin - ballafaqimin e mendimeve, pavaresisht se na mungon filxhani i kafes dhe gota e ujit e tradites shqiptare, qe se kane popujt e tjere europiane.

Ne faqet e ZSH kemi njohur dhe autore te rinj, me shkrime debutuese, por dhe te rinj e te reja ne moshe, qe me guxim kane derguar shkrime dhe ne i kemi inkurajuar ne veprimtarine krijuese.

Kesisoj ZSH eshte shnderruar ne ambasade e artit, kultures, shkences dhe e vlerave shoqerore e shpirterore te popullit shqiptare.

Ne faqet elegante te ZSH kemi lexuar shkrime plot kuriozitete dhe me lajme emocionuese.

Pikerisht sot, ne faqet e ZSH, lexova nje njoftim te gazetarit Kujtim RUDINA e diçka me ngacmoi ne kujtese ky emer. Ndersa rremoja ne labirintet e memorjes, u shfaq nje vegim i larget, i koheve te rinise time te shkuar e me zbuloj nje “sekret” te bukur: Kujtim Rudina dikur ishte gazetari i “Zeri i Rinise”, pra eshte pikerisht Ai te cilit i kisha dorezuar per te me botuar poezite e mia modeste.

Atehere ishte djalosh buzagaz, i sjellshem e mikprites, qe ende perdorte fjale nga dialekti i malesise veriore, por me pak ndrojtje manifestonte dhe pamjen autoritare te redaktorit, i jepte rendesi vendit te punes, por edhe vehtes. Gjate kohes qe Ai punonte ne gazete u takuam pak here. Natyrisht nuk m’i botonte te gjitha poezite, se atehere nuk do te ishte redaktor, por per ato qe m’i kthente me shume kujdes me jepte dhe ndonje sugjerim, qe ne fakt i a merrja ne konsiderate.

Ne vitet e me voneshme kur u transferova ne Tirane, takoheshim shpesh, sidomos gjate kohes, qe nipin e tij vazhdoj studimet ne Fakultetin e Mjekesise. Ne ato vite, hapsira nga vertiteshim ishte e ngushte dhe ngado qe kalonim, nuk mungonte rasti te takohesha me Kujtim Rudinen, te pinim nje kafe se bashku e te kuvendonim gjate per hallet dhe per poezine.

Ndodhite e me voneshme, ndryshimet e sistemit dhe hapja e Shqiperise, bene qe te dy te “humbim” ne hapsirat e gjera te botes, te dy morem rrugen e syrgjynit une ne Itali e Ai ne USA,

U rigjetem dhe u takuam serish pas 21 vitesh ne faqet e ZSH.

Kur lexova kete shkrim, thashe me vehte: sa e rendesishme eshte ZSH, mua me mundesoj te “takoj”  Kujtim Rudinen, por dhe Ai i bashkoj kater shoket e nje klase, kater ishdjelmoshat me pantallona doku, kater miqt e rinise, kater burrat, kater shkrimtaret: Kolec Traboini, Frrok Vukaj, Bajram Gashi dhe Zeqir Lushaj.

Eshte ZSH ajo qe organizoj ketë takin te munguar nga viti 1967, nga koha kur sapo kishin mbaruar shkollen e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkoder, pas studimeve universitare dhe pasi kishin punuar per 46 vjet ne aresim e ne gazetari. Ky shkrim evokon dhe nje kuriozitet te bukur: kater shoke gjimnazista, u bene shkrimtare dhe jo vetem keta por dhe shume te tjere.

Kjo eshte nje nder vlerat, kjo eshte bukuria e ZSH.

Prej 46 vitesh keta kater “djelmosha” nuk ishin takuar mes tyre, nuk ishin ulur se bashku per te pire nje aranxhate me shirup trendafili Shkodre, nuk ishin mbledhur per te treguar çapkanlleqet e viteve te asaj rinie, te paster e te sinqerte, qe i bashkonte te gjithe ne nje miqesi solide dhe te ndereshme. Puna i “shperndau” larg njeri tjetrit, vitet e me voneshme i “çliruan nga komplekset politike” Kolecin dhe Zeqirin, qe moren rrugen e kurbetit, iken larg, ne vendin e Demokracise se vertete dhe atje gjeten qetesi dhe mireqenie ekonomike dhe megjithe keto miresi qe i u ofroj kurbeti, ata nuk u shkeputen nga vednlindja, nuk i harruan shoket e rinise Frrokun dhe Bajramin, te cilet qendruan ne Memedhe.

Ne kete takim ne ZSH, keta kater “djem” te burreruar, i bashkoj pikerisht Memedheu, me librat e shumta te botuara ne gjuhen shqipe. Botimi i fotografive te kopertinave te kater librave te ketyre kater shkrimtareve miq, eshte takimi me i bukur ne faqen e pare te “ceremonialit” te ZSH.

Krahas prezantimit si nje reviste moderne bashkekohore, ZSH ruan dhe nje aspekt tradicional, ka  shprehjen shqiptare, eshte trime e çartun, flet hapur e me guxim, kritikon, nuk pyet cilin kritikon, eshte e lire ne opinione e ne kritike por eshte dhe e dashur, e embel e delikate, eshte konfidenciale dhe shoqerore, jep dhe keshilla te vlefeshme, me sakte eshte familjare ne komunikim me lexuesin, te cilit i ka krijuar hapsire te gjere ne shprehjen e mendimit dhe te krijimtarise, pra eshte gazete moderne, me kulture.

Une personalisht mendoj se autoret e shkrimeve nuk duhet te abuzojne me keto hapsira e me keto mundesi te shumta qe na ka dhene ZSH.

Ne kohet e shkuara e te veshtira, mua personalisht nuk me ka munguar guximi te kritikoj gabimet e

te tjereve e sidomos te denoncoj padrejtesite, korrupsionin, mashtruesit, te pabeset, mendjet shtjerrakeqese etj etj e per ato qendrime dhe jam ndeshkuar.

Ne vitet e demokracise, kritika eshte e drejte, eshte detyre. Askush nuk ka te drejte te na pengoj te shprehemi hapur e ne kuadrin e lirise se fjales dhe te kritikojme. Shume bashkpuntor ne shkrimet e tyre, kane krtikuar me kurajo te metat e dobesite e politikes ne Shqiperi e ne Kosove, por asnjehere nuk kane kaluar ne ekstremin e demshem, nuk kane perdorur fjale te renda e fyese si p.sh tradhetar, kriminel etj, pasi para se te shpreheshin me keto akuza, do te duhej t’i denonconin ne gjykate per keto krime te renda, ose nuk kane fyer me fjale te renda e banale, te cilat nuk dua t’i permend, per te mos krijuar keqkuptime me disa bashkpuntore.

Kritikat dhe denoncimet per politikanet aktuale, apo per nepunes, drejtues dhe administrator te papergjegjshem, mund te behen dhe ne menyre te thjeshte, me fjale te matura dhe serjoze, madje vlejne me shume e kane efekt me te forte, se sa fyerjet banale dhe akuzat e pabazuara.

Po perfitoj nga rasti, t’i u bej nje thirrje shoqeror e vetem shoqerore te gjithe bashkepuntoreve tane, te vazhdojne te dergojne shkrime dhe te shprehin lirisht mendimet dhe te pasqyrojne krijimtarine, por njekohesisht te respektojne kriteret dhe dimensionet e kultures demokratike, qe ofron Zemrashqiptare.

Kujtim Rudina: Katër shkrimtarë shokë të një klase



(Vota: 35 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: