Dedë Preqi: Atdhetarizmi i një prifti
| E Diel, 15.12.2013, 09:46 PM |

ATDHETARIZMI I NJË PRIFTI

Nga Dedë Preqi

Nëse nuk je atdhetar, nuk je as  fetar i mirë, apo nuk je fetar i mirë, nëse nuk je atdhetarë i denjë, kështu do të filloja portretin e priftit dhe atdhetarit don Gjergj Berisha, i cili gjatë luftës 1999, u doli para ushtrisë dhe paramilitarëve serb në hymje të fshatit Balldrin (Doblibare) dhe qëndroj në gjunjë përballë tyre, të cilin e urdhëruan duke ecur më se 50 metra para kolonës së hekurt, ndërsa ai,  duke i  lutur ata, që mos të hynë në  fshat dhe ta dëmtojnë popullatën e pafajshme. Vështrimet e këtij rasti janë të sjella nga popullata e vendit dhe sytë e tyre para tragjedisë, të cilët i kaploi frika dhe paniku, që ishte më afër se kurrë, deri te një ç’farosje masive, kur rreshti i tankëve dhe ushtarëve serb, kishte marrë drejtimin që shpiente prej rrugës së asfaltuar që ndahet nga kodra e fshatit Meqe,  në drejtim të fshatit Ballëdrin(Doblibare). Ishte një rast për të kuptuar se jeta nuk priste, në fakt ishin fëmijët, gratë dhe pleqtë, me ç’rast ishte i mbushur tërë fshati, sëcila shtëpi e fshatit kishte pranuar me dhjetra e njerëz e më shumë, të ardhur nga gjitha anët e vendit, kishte nga komuna e Klinës, nga anadrini, nga pjesa e Drenicës, dhe posaqërisht Kisha Katolike e fshatit ishte e tëra e mbushur me fëmijë, gra dhe pleq, të cilët kishin ardhë dhe zënë vend në këtë tempull fetar, njerëz pa dallim feje dhe përkatësie.

Fshati Balldrin (Doblibare) gjindet në rajonin e Dushkajës, gjegjësisht shtrihet në perëndim të rrjedhës së djathtë të lumit Drini Bardhë, dhe në lindje me qytetin e Gjakovës, ndërsa kufizohet me fshatin Meqe në verilindje, me fshatin Vraniq në veri dhe me fshatin Bërdosanë në jug. Janë disa karakteristika që e veqojnë këtë fshat, sepse përveq që bënë pjesë në vendbanimet rrafshinore të periudhës romake, ka edhe disa dokumente të shkruara në Defteret e Sangjakut të Shkodrës, të vitit 1582, që ky fshat kishte vetëm 18 shtëpi, dhe ishte nën qytetin e Pejës, ndërsa sot i ka më se 300 shtëpi të banuara me shqiptarë, dhe bënë pjesë një ndër fshatrat e mëdha të qytetit të Gjakovës. Ekzistojnë edhe  disa shënime të tjera që i takojnë këtij fshati, të cilat janë të ruajtura  në regjistrat e Kishës së Zymit, të  regjistruara që nga viti 1842 dhe deri në vitin 1918.

Karakteristike tjetër e këtij fshati është se, në bazë të gjurmëve arkeologjike ky lokalitet i takon një vendbanimi të lashtë ilir, me ç’rast në juglindje të fshatit është ruajtur ende toponimi „Qereminët“, apo arat “Qeremidane”,  që dikur kanë qenë vendbanime ilire, ndërsa sot ato troje janë ara punuese dhe sa herë punohen këto ara, dalin objekte, apo qeremine të mbetura të kohës antike, dhe ilire. Këtu në këtë fshatë e tërë popullata i takon konfesionit katolik, por ekziston edhe një familje e konfesionit shqiptarë-musliman, ajo e Shehit të Doblibarës, apo Shejh Mehmetit, tani jeton stërnipi i tij Sheh Ceni, i cili jeton së bashku me familje dhe shërben në këtë Tyrbe, ku në oborrin e saj gjindet edhe  Teqja. Motivi i ndërtimit të Tyrbës në Doblibare, është ruajtur si gojëdhënë, kur kishte vdekur një njeri i mirë, i quajtur Sahit Deda nga Krusha e Vogël dhe  kufomën e tij e vendosin në një qerre, për t’a varrosur dikun sipas ritit fetar, por kur ishin ardhë në hymje të fshatit Doblibare, kufoma ka lëshuar gjak dhe sipas traditës fetare në këtë vend ndërtohet Tyrbja, e cila gjindet edhe sot në këtë fshat. Mirëpo, në udhëtim e sipër qerrja që barte kufomën demolohet dhe shkatërrohet në fshatin Bec, me ç’rast aty e varrosin Sahit Dedën, në ç’vend ndërtohet Tyrbja, kushtuar këtij përsoni në fjalë, e cila gjindet edhe sot, me emrin Tyrbja e Sahit Dedës.

Në fshatin Balldrin (Doblibare), kishte pasë edhe më herët një kishë edhe sipas dëshmive dhe arkivave, gjatë gropimëve të thëmeleve në vendin e quajtur Kodra e Shehut, janë gjetur kryqe me mbishkrime të vjetra romake, që dëshmojnë ekzistimin e kishës para mesjetës, por pushtimet osmane dhe sllave e bënë të vetën, dhe për zbulimët arkeologjike të  mëtutjeshme u angazhue përsonalisht prifti i këtij fshati don Gjergj Berisha, por pas vdekjes së tij ato shënime u asgjësuan dhe keqpërdorën nga përsona të pandërgjeshëm.

Don Gjergj Berisha shërbeu në disa vende të ndryshme të Kosovës, ai ishte jo vetëm një prift i kishës katolike,  që predikon fjalët e zotit, por ai ishte dhe një meshtar i zellshëm, një edukator i mirëfilltë, por edhe një atdhetar i denjë, të cilin nuk e trembën as tytat e armikut serb. Don Gjergj Berisha, lindi më 18.o8.1947, në fshatin Tereziaj (famullia e Stublles), prej një familje fisnike dhe atdhetare, ku shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Pazin dhe studimet filozofike-teologjike në Gjakovo të Kroacisë. Shërbeu si meshtar një kohë të shkurtër në Katedralën e Prizrenit, mandej në Kishën e Zllakuqanit, në Lug të Drint afro tri vite, në vendin ku kishte shërbyer edhe At Shtjefën Gjeqovi. Mandej, urdhëri ipeshkëvnor e drejtoj në famullinë e Becit, aty ku kishte shërbyer edhe axha i tij don Pjetër Berisha, një prift dhe atdhetar i devotshëm, i cili ishte burgosë për qështje atdhetare. Dhe prej vitit 1981, deri në ndërrimin e jetës së tij, në shkurt të vitit 2002, shërbeu në fshatin Balldrin (Doblibare).

Don Gjergj Berisha, së bashku me disa fshatar të fshatit Doblibare, Bërdosanë, Vraniq, Meqe dhe Dobidol, në vitin 1981, organizuan formimin e Famullisë  në Doblibare, me të cilën iniciativë e ndërtuan Kishën e quajtur nga Engjulli Gabriell, Kisha e „ShënMëhillit“. Me rastin e këtij organizimi,  disa herë pushteti serb i kohës e refuzoj këtë vullnet të popullit, duke i ndaluar dhe penguar në ndërtimin e Kishës, dhe një ditë prej ditësh don Gjergji, e muar guximin dhe u tha pushtetarëve të regjimit: Ky është vullneti i popullit dhe nuk bënë ta ndalni, dhe sipas ligjit nuk keni të drejtë ta ndërpreni punën tonë, përndryshe jemi këmbëngulës dhe na gjeni të gjithve së bashku deri në vdekje, me ç’rast, disa bashkëpunëtorë të regjimit kanë ardhë dhe vetëm kanë vëzhguar për rreth projektit, por as që janë përzier më në këtë iniciativë.

Ndërtimi i këtij tempulli fetar kishte nevojë të madhe, dhe rrugët nuk ishin të asfaltuara, prandaj populli katolik i kësaj treve gjatë riteve fetare duhej të udhëtonin disa kilometra këmbë, deri te ndonjë kishë tjetër, apo në qytetin e Gjakovës. Don Gjergji, përveq Kishës së re, tregoj vullnet dhe në organizimin e të rinjve që gravitonin në atë bashkësi, duke ju ndihmuar në disa projekte dhe aktivitete, sidomos në rregullimin e  fushave sportive, mandej i kushtoj kujdes të veqantë tubimit të ndihmave humanitare, për disa familje të cilat ishin në varfëri të skajshme, ndihma të cilat ishin nga Shoqata Nënë Tereza.

Atdhetarizmi i priftit!

Ishte viti 1999, viti i luftës së tmershme në Kosovë, don Gjergj Berisha qëndronte së bashku me popullin,  i cili kujdesej për strehimin e tyre, për ushqime dhe veshmbathje, duke rënë shpeshherë përballë  kërcnimeve dhe tytave të ushtarave e paramilitareve serb. Kisha e  fshatit ishte plot e përplot me fëmijë, gra dhe pleq, të cilët ishin nga trevat e ndryshme të rajonit, pa dallime fetare e kombëtare. Disa herë prifti u kërcnua nga pushteti serb dhe shumë herë qëndroj para tytave të tyre që të ekzekutohet, duke i dhënë urdhër priftit, largoje  popullatën nga Kisha, posaqërisht të besimit musliman, ose do të vrasim ty dhe ata të gjithë që i ke grumbulluar në Kishë. Por, don Gjergjit, as që i shkoj mendja të bëjë një gjë të tillë, duke ju thënë vrastarëve serb, ju mua më vritni, ata janë të pafajshëm dhe këtë popull do ta mbrojë pa dallim. Vetëm në këtë mënyrë njeriu mund të tregoj ndjejnjën atdhetare pa e kursyer vetën, duke parë  jetën dhe vuajtjen që ka pësuar populli shqiptarë, i cili gjindej në momentet e shkatërrimit dhe asgjësimit të përgjithshëm, nga projekti që kishte planifikuar regjimi serb, i quajtur plani „Patkua“, që e kishte domëthënjën jo të mbrojtjes së konfesionit katolik, siq e përshkruanin disa shqipfolës në opinion, por në përfundim të misionit të tyre fashizoid, të asgjësojnë çdo qenje shqiptare pa dallim, sepse shqiptarët para tyre ishin të njejtë.

Energjia dhe vullneti i don Gjergj Berishës, edhe pas luftës vazhdoj pa ndalur, sepse tani nevojat ishin edhe më të mëdha për njerëzit,  të cilëve  i kishte shkatërruar e djegur pronat dhe shtëpiat e tyre lufta, që kishin mbetë pa strehë dhe pa bukë. Don Gjergji, veproi dhe korespondoj më shumë Organizata të huaja Ndërkombëtare, që arritën pas luftës në Kosovë, pasaqërisht me Karitasin Zvicërran dhe përmes tyre e ndihmoj popullatën ku ishte më e nevojshme, sidomos në ndërtimin dhe riparimin e strehimit të tyre, si dhe me ushqime e veshmbathje, duke mos dalluar, as menjanuar ndonjë familje, pa marrë parasysh se cilit konfesion, apo nacion i përkiste, me ç’rast u ndihmoj shumë familjeve të varfëra nga fshati Cërmjan, Rakovinë dhe të tjera familje që kishin nevojë urgjente në riparimin dhe ndërtimin e shtëpiave të tyre.

Në fshatin Balldrin(Doblibare) me iniciativën e Don Gjergjit dhe ndihmën e Karitasit italian, ndërtohet Ambulanca mjekësore, ndërsa përmes Karitasit zvicërran, ndërtohet ura disa metërshe dhe moderne mbi lumin e fshatit, duke i bashkuar dy pjesët e fshatit dhe shkollën fillore si një tërësi e përbashkët dhe funksionale e këtij vendi. Ashtu me ndihmën e këtyre organizatave humanitare të huaja, don Gjergji realizoj edhe shumë projekte të tjera, duke ndërtuar dhe objektin e fëmijëve parashkolor në oborrin e Kishës, njëherazi organizoj për të rinjët e këtij regjioni edhe kurse të ndryshme të gjuhëve të huaja, për nevojat dhe shërbimët e të rinjëve si një nevojë e tyre pas elementare.

Prifti  don Gjergj Berisha, edhe pse pati mundime të mëdha e kërcnime të llojëve të ndryshme nga pushteti aktual dhe njerëzit tradhëtarë të vendit,  ky njeri nuk u përkul para tyre dhe as atyre të pa mëshirshmëve, të cilët u munduan tinëzisht edhe ta asgjësojnë, por ashtu qëndroj i kalitur si meshtar dhe predikator i fjalës së zotit, edukator dhe humanitar, e mbi të gjitha i pa mposhtur dhe guximtar, që sakrifikoj për popullin dhe vendin e vet, i cili u largua një ditë në vetmi, vetëm të madhin zot e kishte dëshmitar dhe ia dorëzojë frymën e fundit, duke i lënë popullit dhe vendit një kujtim dhe një vepër të pa shoqe, kur dy burra të fshatit, Gjoka dhe Preni, e gjetën në shtratin e vet në gjumë të përjetshëm, i cili në mënyrë të mrekullueshme ishte përgaditë vetë për vdekje, që do të thotë, ky prift  dhe atdhetar në qenje dhe shpirt, nuk e kishte brengë vdekjen e vet, por e kishte brengë lirinë e popullit të vet dhe ardhmërinë e tyre.



(Vota: 49 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: