Ramiz Selimi: Dardanët festojnë me krenari
| E Shtune, 14.12.2013, 12:28 PM |

Shoqata “Dardania” nga Linz-i festoi diten e flamurit

Dardanët çdoherë po festojnë me dinjitet dhe krenari

Shkruan: Ramiz Selimi

Në vazhdën e manifestimeve të organizuara për shënimin e 101 vjetorit të flamurit kombëtar shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë,  Shoqata Kulturoro-Sportive  “Dardania” nga Linz-i, festoj në mënyrë të shkëlqyeshme festen e madhe të kombit shqiptar. Kryesia e kësaj shoqate me mësuesit dhe fëmijët që të gjithë me shpirt  artisti, këngëtarët, valltarët krijuan një mbrëmje të pa harruar për mërgimtarët shqiptarë. Mysafirët kishin ardhur nga shumë qytete të Austrisë, që ta ndajnë gëzimin e madh. Salla e teatrit në qytetin e bukur të Traun-it ishte e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit. Organizatori kishte ftuar enkas për manifestim aktorin e mirënjohur Çun Lajqi dhe  këngëtaren Fanushe Ahmetaj-Miftari nga Kosova.

Grupi i fëmijëve gjatë këndimit të himnit kombëtar

Salla ishte stolisur shumë bukur, artistët ishin të gjithë të veshur me shije, me kostumet kombëtare nga të gjitha trevat, flamujt dhe fotot e varura e njerëzve me të merituar për lirin tonë, krijonin një larmi ngjyrash mbresëlënëse. Moderatore ishte Valbona Krasnqi

Pas këndimit të himnit kombëtar nga grupi i nxënësve të përgatitur nga Sylejman Shala dhe Sherif Ferizi, përshëndetjet e rëndomta në emër të organizatorit i bëri Kryetari i Shoqatës Kulturoro-Sportive „Dardania“ Mehdi Prushi.

Të pranishmit në sallë

Ai përshëndeti mysafirët prominent dhe falënderoj ata për pjesëmarrjen e tyre në ketë eveniment të madh për shqiptarët. Në  fjalën e tij ai tha:” Këtë datë u shpallë pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, lindi komandanti legjendar Adem Jashari, i kujtojmë me krenari të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë, që në të jetojmë në liri. Urime 101 vjetori i Pavarësisë!” Falënderojë të gjithë ata që na ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi,duke përmendur  të gjithë donatorët.

Grupi i valltareve nga shoqata Dardania

Mysafirë ishin edhe Këshilltari nga Ministria e Diasporës për Austri z. Naser Sherifi, pastaj z. Miftar Zagragja nga Steyr-i. Aty ishte edhe humanistja zonja Fatime Blakaj. Tubimin e ndruan me pjesëmarrjen e tyre kryetar të shoqatave shqiptare nga Linz-i dhe rrethina, si Shoqata “Bashkimi”, shoqata e grave “Lëvizja e Grave” , shoqata “Kosova”, shoqata “Mërgimi”. Nga vendoret prezent ishin nënkryetari  i komunës së Linz- it z. Stefan Gigler, nënkryetari i Komunës së Traun-it z. Helmut Andexlinger, dhe mysafirë tjerë të shumtë.

Kryetari shoqatës Dardania Mehdi Prushi ,Zonja Fatime Blakaj dhe kryetarë shoqatash.

Çun Lajqi gjatë interpretimit të poezisë, “Urtaku”

Nga një fjalë rasti patën edhe mysafirët tjerë si përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës,z. Naser Sherifi, pastaj nënkryetari i Linz-it z, Stefan Gigler i cili i ju urojë shqiptarëve ditën e flamurit. Ai foli edhe për meritat e shtetit austriak në krijimin e shtetit shqiptar dhe ju kërkoj shqiptarëve integrim të shëndoshë pa e humbur identitetin e tyre, duke mbajt lidhjet me atdheun. Ai tha se komuniteti i juaj është mjaft mirë i integruar dhe se janë të kënaqur që bashkërisht punojnë dhe jetojnë në një hapësirë.

Ky eveniment filloi dhe përfundoi në kohen e paraparë, duke u ndarë të kënaqur të gjithë të pranishmit.

Kryetari Mehdi Prushi

Redon Alshiqi gjatë recitimit

Fatime Blakaj, Cun Lajqi, Majlinda Saliaj



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: