Fritz Radovani: Vetëm e verteta asht kulturë!
| E Merkure, 11.12.2013, 09:02 PM |

VETEM E VERTETA ASHT KULTURË!

“Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një histori për me u afirmue. Bota e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurtë e shpirtit të tij heroik e fisnik”. At Viktor Volaj OFM (1910 – 1995)

Nga Fritz RADOVANI

“Lahuta e Malcis” asht Historia e vertetë e Popullit Shqiptar!

Shqiptarët janë një nder popujt ma të vjeter të Europës! Sikur Populli Shqiptar të mos kishte kulturen e vet, ai do të ishte asimilue dhe zhdukë me kohë nga të tjerët...

Kushdo që na ka pushtue ka kerkue me na skllavnue per me mërrijtë tek qellimi final: Me na plaçkitë, me na robnue, me na shue dhe me na zhdukë nga faqja e dheut.

Pa shkue larg nder shekujt e mesjetës apo të skllavnisë otomane, kur endè né arrijtëm me shpetue çka mund të shpetohej nga një pushtues barbar e shkatrrues, mbas asaj katastrofe shekullore né provuem vetem qeverisje antikombtare. Kështu u arrijtë që mbas Luftës së Dytë Botnore, nga “krushqia” mes Aleatëve, Shqipnia u la nën sundimin sllavokomunist të Titos e Stalinit, vetem per tu shkombtarizue dhe shue si Shtet i Lirë që i perkiste Europës Perëndimore, dhe vetem Asaj Europë, së ciles, Heroi ynë kombtar, dhe i papersëritëshmi në histori Gjergj Kastrioti – Skenderbeu,  i siguroi qytetnimin!

Nipa e sternipa të Trimit Hotit Dedë Gjo’ Luli, do t’ ishin kurbanet e para që do të vazhdonin me la me Gjakun e paster të Fisit tyne... Token Nanë nga armët sllave.

Ajka e kulturës Shqiptare u pushkatue. U mbyllen shkollat e Shkodres prej ku buronte vetem Atdhetarizmi dhe kultura kombtare! U vranë profesorët që guxuen me tregue të vertetën nder bankat e atyne shkollave. U vodhën edhe bibliotekat e muzeumet e tyne. U fallsifikue historia e vertetë e rujtun nder ata muzeume. U ndalue me urdhën qeveritar “Hymni i Flamurit Kombtar” bashkë me “Lahuten e Malcis”... Nuk u lejue ma shfaqja e melodramëve atdhetare të Don Ndrè Zadejës. U pushkatue pa gjyq ma i madhi publicist atdhetar Don Lazer Shantoja...Filloi haptas lufta antikatolike që ka vazhdue derisa ua shkatrruen edhe vorrezat Atyne Burrave, që pa pikë frike guxuen me thirrë: “Jemi mbasardhës të Kastriotit në të gjitha Trojet Shqiptare, të robnueme persëri!”, dhe në trunin e paster të Rinisë Shqiptare, u rrah me çekanin bolshevik vetem gënjeshtra (ideologjia komuniste)! E “drapni” stalinist, vazhdonte me korrë mendjet e ndrituna!

Vorfnia dhe gjurmët e qytetnimit u strukën edhe njëherë nder vatrat Shqiptare!

Robnimi sllavokomunist pushtoi Shkodren Martire me padijen marksiste!

“Liria e Perparimi” u pranguen nder 26 burgjet e terrorit barbar të Enver Hoxhës.

I vetmi stacion ku shprehej lirisht Shkodrani...ishin stomijet e Zallit të Kirit!

Mbuloj me plehun e gropave të zeza “Fjala e vertetë bashkë me Herojt’ e saj”!

E nuk shkoi gjatë, e gjithë Shqipnia u ba varri i Shkrimtarëve të saj...

Ata që guxojnë me thanë të Verteten, në Shqipni... nuk kanë as varr!

SHKRIMTARË TË “VORROSUN” TË LETERSISË SHQIPE MBAS VITIT 1944.

Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani)

Frano ALKAJ

Pashk BABI

At Pashko BARDHI  OFM. (OFM, Urdhni Françeskan)

Don Ndue BITYQI

Martin CAMAJ

Kostë A. ÇEKREZI

Nikoll DAKA

Guljelm DEDA

At Benedikt DEMA  OFM.

Mark DEMA

Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)

Qemal DRAÇINI

At Gjergj FISHTA  OFM.

Filip FISHTA

Kristo FLOQI

Mehdi FRASHËRI

Dedë GAJTANI

Don Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar)

At Athanas GEGAJ  OFM.

Karl GURAKUQI

At Daniel GJEÇAJ  OFM.

Pashko GJEÇI

At Shtjefen GJEÇOV OFM.

At Anton HARAPI  OFM.

At Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit)

Zef M. HARAPI

Et’hem HAXHIADEMI

Imz. Gjon Nikollë KAZAZI

Vangjel KOÇA

Ernest KOLIQI

Faik KONICA

At Fulvio KORDIGNANO  SJ.

Musine KOKOLARI

Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI)

Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA)

Konstantin KOTE

At Donat KURTI OFM.

Anton LOGORECI

Mati LOGORECI

Krist MALOKU

At Ambroz MARLASKAJ  OFM.

At Luigj MARLEKAJ  OFM.

Don Nikoll MAZRREKU

Branko MERXHANI

At Pjeter MËSHKALLA SJ

Hilë MOSI

Zef NDOKILLIJA

Lef NOSI

At Bernardin PALAJ  OFM.

Gaspër PALI

Anton PALUCA

Gjergj PEKMEZI

Arshi PIPA

Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI)

Imzot Vinçenc PRENNUSHI  OFM.

Don Engjëll RADOJA

Sami REPISHTI

Namik RESSULI

At Justin RROTA  OFM.

Zef SCHIRO Jr. (I riu)

Cuk SIMONI

Gjon SINISHTA

Don Aleksandër SIRDANI

At Marin SIRDANI  OFM.

Stavro SKENDI

Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)

Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...)

Gjush SHELDIJA

Simon SHUTERIQI

Kolë THAÇI

Luigj THAÇI

At Zef VALENTINI  SJ.

Ndoc VASIJA

Zoj XOXA

Don Ndrè ZADEJA

At Anton ZANONI  S.J. (Urdhni Jezuit)

Pjeter ZARISHI

Tajar ZAVALANI

Zef ZORBA

 

Shenim: Lè të jetë edhe pse jo e plotë kjo listë (nr. 80), një nxitje per plotsimin e sajë.

Me respekt, Fritz Radovani.


Melbourne, Nandor 2013.

(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: