Viktor Mërkuri: Ukraina dhe “vëllai i madh” Putin
| E Merkure, 11.12.2013, 07:30 PM |

Ukraina, protestat dhe “vëllai i madh” Putin

Nga Viktor Mërkuri

Nuk ndodh shumë shpesh të shohësh Bashkimin Evropian të fillojë trazira, edhe më e rrallë akoma është të shohësh njerëzit të dalin në barikada për të mbrojtur Brukselin. Sindikatat e vjetra dhe të lodhura mund të zvariten poshtë ekonomis botërore, të zhytura në kursime dhe të rrënuara nga vetë-dyshimi, duke prodhuar atë që disa kanë quajtur : një brez të humbur të rinjsh. Por për qindra mijëra njerëz, kryesisht të rinj në rrugët e Kievit, BE-ja është arsyeja qe definitivisht ia vlen të luftosh për të.

Edhe pse veshtirë për tu besuar, një samit i thjeshtë i udhëheqësve të shteteve të  BE-së ka shërbyer si shkëndija për vërshimin më të madhe të frustrimit nacional të parë në Ukrainë që nga ditët e Revolucionit Portokalli të vitit 2004. Kievi është mbushur me ngjyra blu dhe të verdhë, ngjyra e dy flamujve të Ukrainës dhe atij të bashkimit evropian.

Tensionet u ngjallën që kur qeveria ndaloi  procedurën e marrëveshjeve me BE-në më 21 Nëntor, duke thënë se ajo donte të përqëndrohet në ringjalljen e tregtisë me Rusinë dhe shtete ish-sovjetike të tjera. Ukraina ka qenë  në mënyrë spektakolare “keq-shërbyer” nga elita e saj në pushtet që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.Keq qeverisja dhe korrupsioni i shfrenuar i presidentit post-sovjetik Leonid Kuchma ndezi revolucionin Portokalli pothuajse një dekadë më parë.

BE-ja dhe Rusia secila blen një të katërtën e eksporteve të Ukrainës dhe janë shpesh herë përplasur  mbi marrëdhëniet me vendin e 45 milionë banorëve i cili është i dyti shtet ish-sovjetik më i populluar, dhe e cila është një rrugë e rëndësishme tranziti për dërgesat e energjisë dhe sidomos gazit natyror.

Kryeministri Mykola Azarov tha në 22 nëntorë se motivimi i Ukrainës për pezullimin e përgatitjeve për traktatin me BE-në ishte "thjesht ekonomik" me qeverinë duke e bërë këtë zgjedhje "të vetëm të mundshme" nën situatën aktuale të shtetit

Ukraines I ishte dhënë rasti edhe një hërë per largimin e saj nga influenca e Rusis , e cila nuk ka pushuar së qëni nja nga pikat kryesore të politikës së jashtme Ukrainase si dhe ndikues I rëndësishëm I qeveris që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Protestat e ngjallura për ditë me rradhë në rrugët kryesiore të kryeqytetit (Kiev), okupimi I bashkis së Kievit nga protestuesit të ë  donin që Ukraina pas shumë vitesh refuzimi nga qeveria e tyre të hapte mundesit e bashkpunimit me Evropën perëndimore dhe kryesisht me Bashkimin Ervropian, hedhja e bustit të Leninit si shënjë largimi nga “mamaja rusi” në mënyrë të ngjshme dhe duke simbolizuar rënien e Murit të Berlinit, dhe deklarata e protestuesve se nuk duan më të jetojnë në një “Bashkim Sovjetik modern”, tregon qartë se qëllimi I tyre për një shtet më perëndimorë nuk do ndaloj pa aritur qëllimin.

Tubimi masiv ishte më i madh  anti-Rus dhe pro-BE-së pas vendimit të qeverisë muajin e kaluar për t'u tërhequr nga përgatitjet për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Evropën.Tërheqja nga marveshja me evoropën ka zemëruar mijëra ukrainas të ë pane presidentin e vendit te tyre, Viktor Janukoviç duke u perkulur dhe duke marrë urdhra nga presidenti rus Vladimir Putin për mospranimin e marveshjes , e cila do të dobësonte influencen e Rusis në mbi të.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: