Sylejman Morina: Njëzetvjetori i Vdekjes së Këngëtarit e Kompozitorit Arbënesh Tomislav Ivçiq
| E Diel, 01.12.2013, 11:00 AM |

Njëzetvjetori i Vdekjes së  Këngëtarit e Kompozitorit  Arbënesh Tomislav  Ivçiq

Nga Sylejman Morina

Abneshi i Zarës është një fidanishte muzikantësh të talentuar, kjo është një dhunti hyjnore, prandaj edhe thënia e kompozitorit dhe shkrimtarit arbnesh Shime Deshpalit, nuk duket e rastësishme kur thot, ” Të gjithë fëmijët kur lindin qajnë, por fëmijët arbnesh kur lindin këndojnë”. Talenti muzikor i arbneshëve kaherë është dëshmuar, duke i kaluar kufijtë e Zarës, Kroacisë dhe më gjerë. Është e gjatë lista e këngëtarëve dhe muzikantëve arbënesh të cilët e dominojnë skenën muzikore të Zarës dhe shpërblehen në festivale të ndryshme muzikore në Kroaci. Po i përmendim vetëm emrat e disa  personaliteteve  të artit muzikor, si: kompozitori e pedagogu Shime Deshpali, fëmijët e tij me famë botërore Pali, Valteri, Maja. Pastaj këngëtarët tjerë Bepo Mateshiqi, Gjani Marshani, Mladen Gërdoviq, Zoran Jelenkoviqi, Dalibor Musap, të ndjerët, Bruno Nikpali, vëllëzërit Ivçiq, Tomislavi dhe Vedrani etj. Profesori i Universitetit të Zarës prof.Dr.Serxho Dokoza Nikpali,  I cili kishte shkruar, “Të jesh arbnesh  në Zarë do të thotë të dish të këndosh bukur” .  Gjurmët e krijuesve muzikor arbnesh do të mbetën të pashlyeshme në kulturën kroate, në institucione, në shpirtin e artdashëseve dhe zemrat e arbëneshëve.

Sivjet ishte 20 vjetori i vdekjes së këngëtarit të popullarizuar    muzikës argëtuese e kompozitorit të shquar Tomislav Ivçiq, vëllai i këngëtarit të ndjerë Vedran Ivçiqit dhe gjysmë vëllait Gjani Marshanit këngëtarit shumë të njohur dhe diplomatit të Republikës Kroate. Vdekja nuk i lejoi të krijojë karrierë politike, si deputet i zgjedhuar i Kuvendit të Kroacisë në zgjedhjet e vitit 1993. Tomislavi, ka lindur në janar të vitit 1953 në Zarë, ndërsa  u nda nga kjo botë, pas një fatkeqësie komunikacioni më 1993 në Zagreb. Për 40 vjet jete la një trashëgimi të pasur muzikore. Por, shkuarje e tij nga kjo botë  në kohën kur pritej që krijimtaria e tij muzikore të pasurohej e begatohej dhe publikut t’i ofrojë krijime të reja, la një boshti të madhe. Në këtë përvjetor, familja e Tomisllavit(gruaja Slavica, djali Ivani, vajzat Izabela, Kristina ) lansuan një video në jutube me kujtime, fotografi e incizime nga jeta familjare me babanë e tyre, tani të ndjerë. Ishte ndër këngëtarët më të mirë të Kroacisë e Jugosllavisë, në shekullin e kaluar, kompozitor, shkrues tekstesh dhe këngëtar: Mbi 200 këngë, ku shumë prej tyre ishin hite, e më të njohura janë:“Këndojmë sonte në konobë”, ”Bepo Bagulin”, ” Kthehu birë”, ”Sonte është festa e jonë”, ” Kalelarga”, ”Helm nga buzët tua”, 23 albume të cilat janë shitur në 2, 5 milion  kopje. Ai  mbahet në mend me këngën në gjuhën angleze Stop the War in Croatia"1990.

”Ndal luftën në Kroaci”, ku i drejtohet me lutje  fuqive evropiane të mëdha për ta penguar agresionin barbar  serb në Kroaci. Kjo këngë ishte popullarizuar shumë, ajo ishte emituar nga qendrat më të mëdha televizive botërore, si: CN.BBC, ZDF etj. Ndërsa në Australi ishte bërë hit ishte e renditur në vendin e shtatë në top listën muzikore  të atjeshme. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga ndarja e tij nga kjo botë, këngët e tija ende mbeten të popullarizuara nga publiku, disa janë ende hite si: “Kalelarga”, ”sonte është festa e jonë”. Në muajin mars  në Zarë ishin organizuar dy  koncerte për nder të përvjetorit të 20  të vdekjes së këngëtarit të  madh  Zaras .Njëri sallën e njohur të objektit historik”Arsenal” e organizuar  nga këngëtari arbnesh  Kreshimir Peroviq, si edhe ish miqve tjerë arbnesh e kroat një koncert falas me këngëtarët e njohur zaras, të cilët kishin emituar këngë nga repertori i Tomisllavit. Moderimin, dhe përshkrimin e jetës dhe krijimtarisë së të ndjerit e kishin bërë  yjet e kinematografisë kroate,  arbneshët  artistja  Dorisë  Pinçiq dhe  aktori Dushko Modriniq. Por, edhe strukturat e qytetit të Zarës kishin organizuar koncert në sallën e  Teatrit Popullor Kroat, me këngëtarët e njohur të përcjellë nga trupa e qytetit  të Zarës në arazhmanin e dirigjentit Tomoslav Koshta, të përkrahur nga arbneshët Damir Marushiqi maesto dhe anëtarit të orkestrës së qytetit  Marin Peroviqit. Qytetarët e Zarës  dy koncertet  i  kishin përcjellë me pjesëmarrje të madhe të publikut, që kishin dëshmuar se dinë t’i çmojnë vlerat e vërteta  kulturore. Po ashtu, studentët zaras  Zagreb nëpërmjet  klubit të tyre e kishin organizuar një koncert përkujtimi. Në qytetin e Zarës, një rrugë  është  e emërtuar me emrin  e këngëtarit të njohur zaras, në shenj respekti ndaj kontributit të bashkëqytetarit të tyre që nëpërmjet këngës e afirmoi edhe qytetin e tyre Zarën.

Fjala Konobë.  Shqip tavernë -   Pijetore jo shumë e madhe në bodrumin a në katin e poshtëm të një ndërtese



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: