Ukshin Zajmi: U zbulua shtatorja e Ismajl Kryeziut
| E Shtune, 30.11.2013, 01:02 PM |

U zbulua shtatorja e Ismajl (Isuf) Kryeziut

Nga Ukshin Zajmi

Me 28 Nëntor 2013, në paralagjen Arbanë të Prizrenit, pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, u bë zbulimi i shtatores së Ismajl Isuf Kryeziut. Në manifestimin e rastit, pos familjarëve, shokëve të luftës prezantuan edhe deputet të Kuvendit të Kosovës dhe përsonalitete aktuale udhëheqëse të Prizrenit. Pasi të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, me një fjalë rasti u paraqit edhe kryetari aktual i komunës së Prizrenit Ramadan Muja.

Ai, me këtë rast tha se, veprimtaria atdhetare e Ismajl Kryeziut, ka zanafillë që nga demonstratat e viteve ‘80 e pastaj vazhdon edhe me aktivitete të shumta në të gjitha lëmënjt e jetës, e më vonë edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) duke e finalizuar në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, së pari më përgatitjen logjistike për fillimin e Luftës së Armatosur kundër pushtuesit shekullor të Kosovës, e pastaj duke themeluar edhe Shtabin Lokal të UÇK-së të Prizrenit, së bashku me Remzi Ademajn në fshatin Jeshkovë të Vërrinit.

Ismajl Kryeziu ishte luftëtar aktiv në shumë beteja që u zhvilluan në këtë anë e më vonë kur Remzi Ademaj, komandant i Shtabit Lokal (i njohur me emrin komandant Petrit Kodra) të Prizrenit, bie heroikisht me 15 gusht, ndërsa Xhevat Berisha, në luftimet e 1 shtatorit të vitit 1998, ra heroikisht në fshatin Lez, Ismajl Kryeziu, pas rirreshtimit të UÇK-së arriti në Reti të Rahovesit bashkë me Brigadën 125 të ZOP-së. Në luftimet e radhës ai u plagos dhe një kohë u shërua në bazën e Pagarushës, e më vonë kaloi në Shqipëri. Në javën e parë të marsit 1999, shifet në shtëpinë e tij i cili sapo ishte kthyer me ushtarë nga Shqipëria. Në këtë kohë ai ishte i angazhuar në Brigadën 125 të ZOP.

Ismajl Kryeziu, përderisa kryente detyrat në fshatin e tij të lindjës Arbanë (ish Dushanovë) se bashku edhe me dy bashkëluftëtar, në rethana ende të pa sqaruara, arrestohet nga forcat serbe me 18 prill të vitit 1999. Prej kësaj date e deri më 13 mars të vitit 2009 konsiderohej si i zhdukur, kur u zbulua dhe u identifikua kufoma e tij. Varrimi i tij u bë pesë ditë më vonë me 18 Mars të vitit 2009, pra një muaj pa u bë 10 vite prej se u konsiderua i zhdukur, në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Derdhja në bronz dhe zbulimi i shtatorës së tij në Arbanë, përjetësoi këtë dëshmor në pronësi të komunitetit shqiptar të Kosovës, i cili veq tjerash është dekoruar edhe me Urdhërin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: