Hilmi Saraçi: Zgjedhjet në veri dhe efektet
| E Marte, 19.11.2013, 07:59 PM |

Zgjedhjet  në veri të vendit dhe efektet e tij në të ardhmen

Nga Hilmi Saraçi

Zgjedhjet lokale, marr në përgjithësi,  kësaj radhe ishin korekte dhe pa ndonjë problem që kishte për tu shenuar, përjashtuar ato në veri të vendit. Organizimi dhe angazhimi nuk munguan, prandaj dolen fitues ata që moren votat më shumë nga votuesvit. Mirëpo vetëm pak komuna fituan pa bolotazhë. Tani ka filluar një atmosferë  e gjerë e angazhimit  për të dalë fitues në balotazhë më datën 1 dhjetor (2014). Në këtë rast kjo atmosferë  duket më e theksuar në komunën e Mitrovicës , sidomos në atë të veriut pas prishjes së kutive nga disa ekstremist (huliganë) serb. Për  këto ndërhyrje kriminale nuk mund t’i ikin përgjegjesisë OSBE-ja , Policia e Kosovës dhe Serbia. Mendoj se Serbia duke parë se po humb në votime “Lista serpska” dhe do të fitoj një shqiptar, Agim Deva (PDK), ka angazhuar disa huliganë ( kriminelë) që të ndërhyjnë dhe t’i prishin kutitë e votimit. Pra angazhimi i Daçiqit dhe të tjerëve udhëheqës nga Serbia ishte mjaft spektakulare, Ai  (dhe të tjerët) para elektoratit serb në veri të vendit folen për pjesëmarrjen në zgjedhje me një gjuhë mjaft nacionsliste dhe denigruese-kundër sovranitetit të Kosovës në këtë anë të Kosovës. Institucionet tona politike dhe të sigurisë  (Qeveria) sikur ishin të shurdhët dhe nuk reaguan ndaj këtyre qendrimeve  nacionaliste dhe shofeniste (destruktive)  të Daçiqit me përcjellësit e tij. Bëhet pytja :  A jemi duke parë zhvillimet në veri të vendit, pasojat që do të reflektohen në të ardhmen pas zgjedhjeve? Kur Serbia me çdo kusht mundohet të  këtë ndikim përmanent (sovranitet)  në veri të vendit... Mendoj se kështu siq ka filluar udhëheqësit që do të zgjedhen në veriu të vendit  nuk do të dëgjojnë dhe nuk do të përfillin institucionet legale të Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen, por ato të Sebisë. Këtu do të lindin probleme nese nuk intervenojmë  në kohën e duhur. Këto katër komuna në veri të vendit do të  zgjedhin  për kryetar nga radhet e komunitetit serb, gjithashtu delegatët për Kuvendin Komunal me shumicë serbe. Fjala është për formimin e asociacioneve (Bashkësive komunale) të cilat do të kenë  autorizime të veçanta dhe të pavarura nga Qeveria e Kosovës. Këto bashkësi komunale serbe janë më tepër se një autonomi (substanciale), për të cilat Hashim Thaçi në bisedat e zhvilluara në Bruksel nuk është dashur të pajtohet. Në komunën në veri të Mitrovicës do të ka shancë të  zgjidhet  Kërstimir Pantiq, njëri ndër kundërshtaret  më të zëshëm  të institucineve legale të Kosovës. Ai ( Pantiq) ishtë njëri ndër  udhëheqësit dhe ideatoret të barikadave të Ura mbi Ibër dhe në pjesë të tjera në veri të vendit që kanë penguar dhe ende pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve , prandaj ai edhe më tutje si më parë  do të punojë sipas urdhërave  nga Serbia.. . Mirëpo në balotazhë do të ketë Oliver Ivanoviqin  nga  Iniciativa SDP i cili gjithashtu  ishte dhe është njëri ndër kundërshtarët e institucioneve  legale të Kosovës, prandaj edhe ky vështir së do të respektojë institucionet legale të Kosovës. Kjo është komuna e  24-të që do të shkojë në balotazhë. Edhepse  Pantiq prin (ka 35,9% të votave) është mjaft i brengosur dhe nuk është i knaqur me këtë rezultat karshi Ivanoviqit që ka 27,64% të votave. Të dy kanë reaguar dhe kanë shprehur dyshimin në manipulimin e votave .Mirëpo si njëri si tjetri janë kundërshtar të institucioneve legale të Republikës së Kosovës, prandaj gjatë balotazhit më 1 dhjetor (2014) votuesit shqiptar nese dalin në votime, mendoj që të votojnë për Ivanoviqin i cili nuk është i “Listtës Srpska” kreator i se cilës është Daçiq (Serbia). Mendoj se për nënkryetar të komunës duhet të zgjidhet kandidati nga radhet e komunitetit shqiptar me pranin e delegatëve shqiptarë në marjen e vendimeve në interes të të gjithë komuniteteve që jetojnë në këtë hapsirë dhe të bëhen përpjekje për përmirësimin e gjendjes se krijuar që 13 vite. Veriu i vendit është begatija  më e madhe e Kosoves  me gjigandin industrial Trepça dhe Liqenin e Gazivodës, prandaj në këtë drejtim duhet pasur kujdes që kjo pasuri të ruhet dhe të çmohet, përndryshe çdo përpjekje për ta minimizuar rëndësin dhe kujdesin ndaj tyrë do të ishte një gabim i madhe për Kosovën…

Balotazhi Kastrati-Bahtiri

Në Mitrovicën e jugut  në balotazhë do të shkojnë kryetari aktual Avni Kastrati (PDK) dhe Agim Bahtiri (AKR) .Ata tani kanë shpalosur shumë plane dhe projekte për zhvillimin më të mirë të qytetit. Nuk prajnë kritikat reciproke dhe angazhimet e llojeve të ndryshme për ta përfituar elektoratin si ai i një imami të një xhamie të Mitrovicës, i cili në ligjeratën e mbajtur para xhematit favorizon Avni Kastratin, Mendoj se Avni Kastrati (PDK) , përkundër angazhimeve që ka treguar gjatë mandatit të tij pikë e dobët e tij (por edhe institucioneve  në nivel të Qeverisë) është veriu i vendit ku gjatë mandatit të tij por edhe më herët strukturat paralele , krimi i organizuar , kontrabanda , korrupsioni e të tjera ishin të pranishëm dhe e  keqja më e madhe për Mitrovicën dhe Kosovën. Në këtë fushë është dashur një angazhim më i madh jo vetëm politik por edhe institucional për menjanimin e strukturave kriminale serbe në veri të vendit në bashkëpunim me Bashkësinë Ndërkombëtare   e cila në këtë fushë ka qenë mjaft tolerante në favor të komunitetit serb. Avni Kastrati si ekspert  është mjaft i ngritur dhe intelektual me një kulturë të gjerë, por  me sjellje mjaft të butë karshi disa dirigjuesve të interësit personal kanë ndikuar në marjen e vendimeve për qytetin. Tani rivali i tij Agim Bahtiri mëgjithse është i votuar me më pak votues do ta rezikojë fitorën e Kastratit pasi koalicioni me LDK-në dhe parti të tjera janë faktor me rëndësi për fitorën e Bahtirit. Bahtiri si duket është mjaft i vendosur për tu bërë kryetar , me një qendrim mjaft të favorshëm për qytetarët e Mitrovicës dhe si një bisnismen që premton në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe më gjerë ka gjasa që të zgjedhet kryetar i ardhshëm i Mitrovicës. Mirëpo si njëri ashtu edhe tjetri kanë vlera  për ta udhëhequr Mitrovicën, prandaj nuk duhet të brengosemi se cili prej tyre do të fitojë…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: