Haxhi Muhaxheri: Jo importimit të armëve kimike
| E Enjte, 14.11.2013, 08:34 PM |

Alarmi

JO IMPORTIMIT TË ARMËVE KIMIKE NË SHQIPËRI

Një JO e sotme për armët kimike, do të thotë një PO e madhe për jetën.

Nga Haxhi Muhaxheri

Bashkohuni të gjithe për ti thënë JO importimit të armeve kimike në Shqiperi. Kësaj radhe duhet të flasim të gjithë njëzëri për ta parandaluar këtë të keqe të madhe që po i kanoset Shqiperisë. Ndaj, protestat duhet të jenë sa më masovike. Duhet protestuar bashkarisht të gjithë qytetaret shqiptar, shoqeria civile, intelektualet, mjeket, artistet, studentet, punëtoret,...

Armet kimike duhet të shkatërrohen në vendin e origjines dhe jo në Shqipëri. Ato janë shumë të rrezikshme dhe mund te sjellin pasoja fatale për shqiptaret. Nga shkatërrimi i tyre mund të kontaminohet toka dhe uji. Kësisoj, shqiptaret mund të perballen me pasoja të paimagjinueshme. Mund të perhapen sëmundje nga me të rrezikshmet. Mund të lindin fëmijët me të meta. Mund të rritet në menyre drastike mortaliteti. Madje-madje, mund të ndryshoj kodi gjenetik…

Nga kontaminimi i tokës dhe ujit do të vijnë mëpastaj edhe shumë pasoja tjera të paparashikueshme. Të gjitha prodhimet vendore do të jenë të kontaminuara dhe do të ndalohet eksportimi i tyre. Turizmi do të ketë rënje.  Investitoret e huaj do të ikin. Ekonomia do të dobësohet tejmase dhe jeta e shqiptarëve do të jetë shumë më e varfër.

Sekëndejmi shtrohet pyetja, pse armet kimike nuk shkatrrohen në Amerike kur dihet se Amerika i ka të gjitha potencialet e mundshme për ta bërë një gje të till?! Amerika i ka mjetet me bashkekohore per shkaterrimin e ketyre armeve.  Pse vendet tjera shumë me të përparuar për nga teknologjia nuk pranuan ta bëjnë këtë punë? Pse u dasht të gjendej Shqipëria, kur dihet se nuk i plotëson as pӕr se afërmi kushtet për shkaterrimin e ketyre armeve shumë të rrezikshme? Apo ndofta pse është më lehtë të luhet me fatin dhe jetën e shqiptarëve të varfër dhe me shtetin që udhehiqet nga plitikanë të korruptuar, që për interesa personale janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetën e bashkëkombësve të tyre…

Prandaj duhet thënë JO importimit të armeve kimike në Shqipëri.  Prandaj duhet ngritur zërin e protestes të gjithë qytetaret shqiptar. Prandaj, o sot o kurr, duhet ta thone fjalen e vet edhe intelektualet dhe akadamiket shqiptar. Prandaj, kudër kësaj të keqeje duhet protestuar edhe  artistet; shkrimtaret, piktoret, aktoret, solistet, rapsodet…

Ti thuash JO kësaj të keqeje, do të thotë ti thuash PO jetës së shëndetshme të shqiptarëve dhe të ardhmës së sigurtë të fëmijëve tuaj. Ti thuash JO armeve kimike në shqiperi, do te thote të dëshmosh përkushtimin tënd qytetar për të mirën e atdheut. Të thuash JO kësaj radhe, do të thotë ti thuash PO të ardhmës, ti thuash PO zhvillimit dhe prosperitetit të sigurt te vendit , ti thuash PO qëllimeve për një Shqipërie të pastër në bazë të standarteve Europiane.

Thjesht, një JO e sotme për armet kimike, do të thotë një PO e madhe për jetën.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: