Asllan Dibrani: ''Dashuria Bjeshkëve të Nemuna''
| E Enjte, 14.11.2013, 08:11 PM |

Filmi "Dashuria Bjeshkëve të Nemuna  2" u shfaq  edhe në Shtutgard të Gjermanisë

Shkruan Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com

Filmi "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2" vjen si koordinim  i  shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, nga Shqipëria,  bashkëpunim  ky i cili i cili nxori në skenë edhe pjesën e dytë të këtij filmi që i plotësoj nevojën  e porosisë   tematike nga pjesa e parë qe u realizuar para 16 viteve .

-Pas Tiranës , Prishtinës , Shkupit  dhe nëpër  qytete tjera  shqiptare , me rastin e manifestimit të festave  të Nëntorit, u  organizuar  nga " Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard" dhe  u  shfaq edhe në Kinemanë " Delphi Arthaus"  të këtij qytet më datën  09.11.2013  në ora 13:30  dhe  me datën 10.11.2013 në ora 20:15

'Dashuria e Bjeshkeve të Nemuna' në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu

Filmi "Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2" me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, producent: Shkumbin Kryeziu & Astrit Krasniqi,në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu, dy protagonistët qe  interpretuan rolet kryesore te filmit, pastaj Jahja Shehu e Çun Lajçi ,Besmir Bitraku, , Jahja Shehu , Nimon Muçaj, Astrit Krasniqi , Fatime Sefaj dhe Klodian Hoxha,  po edhe numër  i shumëfishuar i aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” është një realizim i një ekipi profesionistësh, me drejtor fotografie Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini. “Filmi Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna, pjesa 2"  përjetohet si një vepër   me një tematikë tragjike dhe dramatike nga filmi i parë sado që  është realizuar ,po ajo len te nënkuptohet se në  filmin e pare  ,apo pjesën e pare ishin  disa  rrethana    dhe faktor qe i kanë munguar  artit kosovar dhe kinematografisë së asaj kohe nga regjimi  i Serbisë.

-Në pjesën e dytë  skena filmike është  e përpunuar dhe e gërshetuar  me mjeshtri artistike, duke e  frekuentuar më një serë emocionesh të reja gjatë shfaqjes .Në këtë film ,  vlerë në vete luan edhe  përdorimi  i një teknologjie të re   të mjeteve  artistike me fotografinë HD të ambienteve të bukura nga Kosova, Shqipëria dhe New York-u. Vet  personazhët   e filmit Mala dhe  Gala  ishin  ata qe përjetuan  humbjen e Ukës ,  djalit të tyre në filmin e parë si shkak i  emigrimi të egër  dhe presionet  e përjetuara nga sllavët serbo-sllavët.  Dashuria  e Ukës me Diellzon e para 16 viteve(motër e  vëlla)  krijoj skenë rrëqethëse me motive te mos dijes nga një  shkapërderdhje e familjes  e pikërisht   vajzës nga Amerika.    pjesën e dytë filmi sjell   tablo të reja     të personazhëve  qe   me dhimbje  rrëqethëse e përcollën   dashurinë e  Diellzës më Uken  dhe vdekja  e tij  në formë tragjike  nga  shkëmbi.  Me rastin e luftës në Kosovë Samiri  nga Shqipëria vjen në Rugovë në rivarrimin e disa bashkëluftëtareve të tij dhe aty njoftohet me Diellzen, të bijën e një shqiptaro-amerikani. Bashkëluftëtarët e tij dhe  pjese marrja e ushtareve të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës nga Serbia   ofroj  dashurinë në Diellzen ,afroj lashurinë   e popullit si  një gjë e ndarë qe ishte  deri me tash! Bjeshkët   e bukura të Rugovës në shfaqjen  e filmit ma se miri pasqyroj  vlerta  edhe bukuritë e asaj natyre të rrallë, po edhe tragjiken e    përjetuar në   natyrën  e thepisur   sa e egër aq edhe e dashur  për  shikuesit e filmit. Samiri ishte ai personazhi   i cili ra në dashurinë me  Diellzen me çka    përmes filmit  shfaqet edhe   një  frymë e re në ëndrrën e  bashkimit të kombit pas një pa drejtësie shekullore. Tema e filmit është  e filluar  me dashuri, po  në skenë del shumë i pasur dhe patriotik   ne rrugën  ne vazhdim qe ka ky popull në aspiratat  e çlirimit dhe të bashkimit  . Vet vizitat qe bënë dy dashnorët  Diellza dhe Samiri në  Rozafën e Shkodrës   paraqiti    një vlerë të një kombi, qe me pare i kishim të ndaluara t'i shihnim dhe t'i preknim .Filmi paraqet  edhe të metat e  grupeve mafioze të  shfaqura pas luftës apo edhe gjatë luftës serbo -kosovare. Diellza u grabit mizorisht ,por me  forcat    policore apo sekrete  në bashkëveprim të Shqipërisë ,Kosovës dhe Amerikës ,  Diellza shpëtoj    nga  bandat  dhe   ma në fund beri dasmën në Shqipëri .Dasma simbolizon     një trend të ri të popullit shqiptare. Pas shfaqjes së filmit   e takuam zotin  Shkumbin Kryeziun , me  te cilin rast tha se  e falënderoj Qendrën Kulturore Shqiptare të Shtutgardit, që  jemi ne sot këtu në mesin tuaj.

 

Shkumbin Kryeziu me konsullin   e konsullatës  së Kosovës në Shtutgard,Vitor Spaqi Kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, doktoreshë Afërdita Shkreli  nga rrethi i Shtutgardit etj, pas shfaqjes së filmit-

Pastaj zoti Kryeziu theksoj për herën e parë në shtetet e perëndimit  filluam të ju ,por filmin  ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” do të shfaqet edhe në qytetet e tjera, te mëdha,   aty ku ka me shumicë shqiptarë në Evropë ,Amerike e gjetiu.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: