Rudi Berisha: Tryeza kërkon trimin Ukshin Hoti
| E Hene, 11.11.2013, 08:47 PM |

Rrezja e diellit u shua në Prishtinë, tryeza po e kërkon trimin e saj Ukshin Hotin !

Nga Rudi Berisha

Prishtinë, 20 tetor – Rrugë të gjatë bëre mor trim për liri. Sot këta liderët tanë të harruan gati të gjithë, harruan filozofin tuaj politike që dikur i dëgjoja si fëmijë kur isha, që thoshin: në do të ndjekim filozofin politike të sypatremburit, intelektualit, pishtarit të diturisë të Ukshin Hotit.

A kanë qen ato vetëm fjalë boshe dhe asgjë më shumë. Koha m’ s’ miri e dëshmoi të vërtetën e asaj se çka kanë thënë. Robëria na mbajti të bashkuar, ndërsa liria na ndau, na ndau karrierizmi, leku dhe pushteti e në veçanti veturat luksoze dhe alarmet e tyre  të zi, po kanë qef të ekspozohen si bosë të vërtetë, si lider të mëdhenj por kanë harruar se vinë nga vota e njerëzve të vegjël dhe të thjesht.

Ne çdo ditë ulemi më të gjithë familjen ton në tryezë për të ngrenë, ndërsa familje Hoti ju mungon babai, ju mungojnë fjalët e tij, ju mungon edhe fjala e vërtetë.

Kanë kaluar shumë vite dhe ende nuk u zbardhë e vërteta për këtë burrë të atdhedashurisë, për këtë trim të dheut shqiptar, për këtë dijetar të gjuhës shqipe,  për këtë shqiponjë të flamurit kuq e zi.

Sot koha po na rrëmben më furtunën e saj, por ku jemi ne sot, ku janë premtimet, ku janë veprimtarit tona, ku janë shokët, miqtë dhe populli i Ukshin Hotit, ku janë, janë në gjumë, a po ku janë ???...

Çdo njeri që ka marr për mision çështjen e atdheut për të lëvizur përpara proceset në interes të atdheut, duhet të punoi më zemër shqiptari, më mendime të mëmëdheut dhe të gjykoi më të vërtetat e gjakut të derdhur të dëshmorëve për Shqipërinë.

Askush nuk e detyron askënd të marr pozitë në shoqëri, por ai vet i vu për bazë vetës së ti që të premtoj dhe të zotërohet për idealin e ti, për dashurin e madhe që ka për atdhe, për komb, për gjuhë, për flamur dhe për popullin.

Andaj kush shkel mbi këto parime ka shkelur mbi gjakun e lirisë, gjakun e dëshmorëve dhe qoftë përjetë i humbur gjaku i ti.

Të punosh për atdhe nuk ka gjë më të shtrenjtë, por ta rrënosh rrugën e drejtë të atdheut është tradhti. ‘’ Tradhtia përfundon më vrasje a po vetëvrasje ‘’.

Tryeza sot pret të vërtetën, nëna shqiptare pret të vërtetën, vëllezërit shqiptar presin të vërtetën, populli pret të vërtetën andaj të zbardhim çështjen e Ukshin Hotit që të gjithë kësaj pritje njëherë e përgjithmonë ti japim fund.

Sa shumë jemi duke pritur. Vargjet presin më rreshta të zbrazur e më lot në sy. Historia është e mangët pa të vërtetën e figurës historike të dijetarit të Shqipërisë Ukshin Hotin.

Edhe sa duhet pritur, deri kur duhet pritur, koha po na kalon duke pritur. Pritjes i ka ardhur fundi. Sot më shumë se kurrë, pas kësaj pritje të gjatë, kërkohet e vërteta.

Dora më dridhet në tryezë, buka më bie nga dora për të vërtetën e cila po mungon për ndriçimin për Ukshin Hotin. Andaj mi ndaloni këto rryma që kanë kapluar shpirtin tim, për hir të vatrës, për hir të familjes Hoti, për hir të popullit, për hir të historisë, për hir të gjakut të dëshmorëve ma gjeni Ukshin Hotin, ma zbuloni të vërtetën...

Më lot në sy kryetari i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’, Podujevë – Prishtinë

Rudi Berisha



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: