Bardhyl Ukcamaj: Demonstratë përpara ambasadës?
| E Merkure, 13.11.2013, 08:01 PM |

DEMONSTRATË PËRPARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI...?

E TURPSHME, THJESHT EDHE TË MENDOHET

NGA BARDHYL UKCAMAJ, NY, USA

Në botën e rrjeteve sociale ka nisur fushata shqiptare sezonale anti-kimike. Dëshiroj të besoj se shumica motivohet nga dashuria (përfshi edhe disa miq të mij) dhe friga e justifikueshme, kur ende ka mungesë informacioni. Duhet të ketë transparence të plotë. Ka syresh, sidomos ata që trashin më shumë zërin, që as duan të dinë se për çfarë bëhet fjalë, për çfarë po diskutohet dhe, në këto kushte, kanë mbërritur menjëherë te kundërshtimi. Të habit zelli me të cilin keta te fundit përpiqen të perhapin alarmin se SHBA dhe NATO, në aleancë të fshehtë me Edi Ramën po “punojnë në errësirë për të shkatërruar Shqipërinë, jetën e tyre dhe të femijëve”. NATO dhe SHBA na paraqiten me këtë rast, si organizata terroriste, të cilat, nga njëra anë, largokan armët kimike të një diktatori arab për të shfarosur në masë femijët e një vendi evropian, anëtar i vetë NATO-s. Edi Rama si Esat Pasha. Disa thone se Edi po perfiton, te tjere thone se Edi po i dorezohet presionit. Burra e gra në këmbë para zyrës së Kryeministrit, për të shkatërrur komplotin e fshehtë ndërkombëtar Evropë-SHBA që po përgatitet kundër Shqipërisë. Më tingëllon e njohur si melodi!

Kjo turmë laramane përbën atë që përfaqëson “botën e lirisë civile dhe ambientaliste”. Ka aty, për fat të keq, edhe politikanë, ka fshatarë e banorë të grumbullimeve urbane, shkollarë e të pa shkollë, kryesisht të papunë, pa përjashtuar abonentët e të të gjitha llojeve të demonstratave. Dhe në këtë botë larushe shndërit përkufzimi i një “analisti” protestues i kudondodhur dhe asgjëkund mbetur Fatos L, sipas të cilit, “angazhimi i Shqipërisë në problemin e armëve kimike të Sirisë është një servilizëm i turpshëm ndaj Amerikës”. Shkohet edhe me tej: organizatorët “kërcënojnë” me demonstratë edhe para Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Demonstratë përpara Ambasadës Amerikane...? Ky do të ishte një TURP kombëtar! Megjithatë, nuk do të habitesha nëse do të udhëhiqet nga një grusht ”intelektualësh” të tipit Fatos L....! Ky është personazh tipik mediokër i shoqërisë ende të tramatizuar ballkanike, pas lufëtrash të përgjakura, shembje sistemesh dikatoriale e konfliktesh qytetrimore e zhvillimore. Pa asnjë vepër të dallueshme në fushën e dijes, më pak se gjysmë i shkolluar, ky "analist" i gjithckaje e dijetar i pakgjëje, ka pasur mundësinë, që nga frëngjia e një televizioni në Tiranë javë per javë të përbuzë lidhjen dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve për Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën; të denoncojë Tribunalin e Hagës për pafajsinë që ky Tribunal shpalli për njërin nga luftëtarët e lirisë së Kosovës Ramush Hajredinaj; të shërbejë si tellall politik i Zani Qaushit. Po ky ish-pjesëtar i hiearkisë së lartë të familjeve të diktaturës, më pas viktimë tragjike e saj, duket se ushqen një urrejtje patologjike ndaj popullit linguistik, që i perket dhe traditës së tij të vjetër qytetrimore!

Demonstratë përpara Ambasadës Amerikane në Shqipëri...? E turpshme, thjesht edhe të mendohet. Nëse ekziston një gjë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, pas atdheut e flamurit të tyre, ajo është aleanca shqiptaro-amerikane dhe ideali euro-prëndimor. Kjo aleancë nuk cenohet as nga pseudo intelektualë të mejhaneve ballkanike, e as nga një grusht klerikësh fanatikë e mediokër të botës së orientit, të mjerë në pakufi.

Po për çfarë demonstrohet. Thuhet se do të ketë një marrëveshje të Shqipërisë me faktorin ndërkombëtar për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në tokën shqiptare. Ka pasur diskutime, disa shkrime kryesisht të botës së Rusisë me një premtim dymilionësh, lehtësisht të lexueshëm për të nxitur reagime anti-amerikane dhe disa sqarime të ministrit të Jashtëm shqiptar. Shtypi njofton edhe për një bisedë mes kryeministrit Rama dhe zv/presidentit amerikan.

Deri më tash kemi një qëndrim të njohur, për tu përshëndetur, të kryeministrit Rama lidhur me pastërtinë e ambientit. Kaq kemi parë e kaq dimë! Kemi qindra shembuj se SHBA-ja ka mbeshtetur më shumë se udheheqësit e vendit, Shqipërine dhe shqiptarët në rajon në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit dhe asnjë rast që përligj paragjykim. Më është dukur serioz qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike lidhur me këtë diskutim publik dhe e mbështes plotësisht në këtë rast. Por ky nuk është si duket qëndrimi i pjesës tjetër të PD-së. Opozita duhet të ketë një qëndrim zyrtar.

Jam i një mendjeje me një mikun tim, i cili në FB shkruante: “Unë mendoj se askush, aq më pak SHBA apo NATO, nuk po përpiqet ta bëjë vendin tonë një vend të pajetueshëm apo të rrezikshëm, nuk po duan të shkatërrojnë jetën tonë sot, dhe as të fëmijëve nesër”! Ky është qëndrimi i përgjithshëm, i përgjegjshëm e normal.

Po, Shqipëria ka nevojë të shfaqet si një shtet serioz, që merr përgjegjësi dhe krijon një imazh pozitiv për veten brenda rajonit dhe më gjerë. Po, Shqipëria ka përfitime dhe detyrime nga anëtaresia në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Jemi apo jo anëtar të NATO-s? Prisni, e më pas le të nisin diskutimet, pikësëpari të specialistëve e më pas demonstrojmë, apo të duartrokasim ne të tjerët.

Sa i përket SHBA-së, ju kujtoj se me paratë dhe ekspertizën e tyre janë shkatërruar armët kimike shqiptare, dhe jo siriane, në vitet e post komunizmit, kujtoni iniciativen Lugar. SHBA-ja është atdheu i lirisë, demokracisë dhe garantues i rendit botëror. Përgjegjësitë e këtij vendi të madh jane globale dhe ne shqiptarët jemi të bekuar me mbështetjen e tyre historike. Pra nga rrjedh gjithë ky dyshim dhe cili shqipfolës ka guximin te demonstrojë urrejtje para kangjellave të ambasadës, duke fyer kujtesën tonë historike dhe ndjenjat më të thella të miqësisë shqiptaro-amerikane.


-Per ZSh-në , marrë nga VOAL,Ch nga Z. Lushaj-

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: