Nebi Dragoti: Popull, denonco korrupsionin
| E Hene, 11.11.2013, 07:44 PM |

POPULL, DENONCO KORRUPSIONIN,

RILINDJA DO METODA FRYTDHËNËSE,

PD-ja TE PERFSHIHET NE RILINDJE.

NGA NEBI DRAGOTI

Politikanët duhet të jenë nxënës të mirë, të urtë dhe të vëmendshëm ndaj kërkesave, propozimeve dhe vërejtjeve që populli bën kohë pas kohe.Politikanët duhet të veprojnë me pjekurinë më të madhe duke mos ia lejuar vetes edhe gabimin më të vogël.Ata duhet të kenë respekt edhe për pushtetin e katërt dhe,  duke lexuar shtypin, me laps në dorë të shënojnë çfarë nuk është bërë dhe çfarë duhet bërë më mirë.Duhet të gjykojnë pse analisti apo kritiku i shkrimeve politike është shqetësuar dhe ngre problemin në media.Duhet t’u jepet zgjidhje problematikave të editorialeve, me karakter social, që botohen nëpër gazeta.Kjo, sidomos, është për pushtetmbajtësit.Ky qëndrim është i domosdoshëm, se rrit efektivitetin në punët e pushtetit:si në atë vendor, si në atë qendror.Vetëm kështu do të jemi në mbarëvajtje të çdo situate që kemi përpara.

Politikanët ende nuk e kanë të qartë:Atdheu është i popullit dhe ata janë shërbëtorë  të Atdheut dhe të popullit.Çdo shqiptar , që e mbanë veten për të tillë, me punën e tij, me politikën e tij kontribuon në këtë sens pozitiv për ta lartësuar madhështinë e Atdheut.Populli nxjerrë në ballë politikanët, sepse, kudo, është politika ajo që drejton vendin.Sa më në funksion të kësaj ideje të jetë politika shqiptare, aq më arritje të kënaqshme do të ketë vendi në drejtimin ekonomiko-social.Në këtë atmosferë politika ka reflektuar defiçite të mëdhaja.Të punosh e të luftosh për të pasur parametra zhvillimi e dukuri stabilizimi në sektorin ekonomik, është problem jetik për popullin;është mirëqënia e të gjithëve.Kur politika nuk është në lartësinë e duhur, kur nuk e kupton drejt detyrën që ka, vendi ka probleme e ndërlikim problemesh, që paraqesin vështirësi të mëdha për eleminimin e tyre.Në këtë suazë ndodhet sot, më 2013-ën, Shqipëria.E kam shprehur dhe në shkrime të tjera:është fat i këtij vendi, që e majtja për Rilindje ka qeverinë dhe drejton në këto momente të vështira, për të cilën kërkohet tepër punë dhe djersë.Këtu duhet ndalur dhe kjo duhet kuptuar mirë.Është për të ardhur keq, që opozita e sotme, ish qeveria e djathtë e PD-ës, akoma nuk ka bërë analizën konstruktive reale të gjendjes së vendit në të cilën e la.Duke gjykuar në këtë aspekt, më lind e drejta të shpreh mendimin analizë:PD-ja nuk ka pasë politikë reale të mirëstudiuar në gjithëpërfshirjen e problematikave që ka një vend.Politika e saj është butaforike edhe sot.Kjo sëmundje me idenë e mashtrimit, pothuajse,  po krijon platformën e saj dëmsjellëse, në vazhdimësi, duke dëmtuar edhe vetë partinë e PD-ës.E çuditshme, se edhe sot nuk po e kupton këtë qëndrim që mbanë.Akoma vazhdon e bën zhurmë çoroditëse qëllimkeqe.Ajo çirret në mbrojtje të militantëve të vet për të mos i larguar nga administrata e poste të tjera drejtuese , sidomos në sektorët shtetëror, kur këta punonjës kanë pasur shfaqje të theksuara të korrupsionit.Drejtësia, rendi, shëndetësia janë të përlyara në korrupsion akoma më keq.Me të drejtë lind pyetja:A mund të ecet kështu?Këtë pyetje,  në mënyrën më të ngutshme , PD-ja duhet t’ia bëjë vetes dhe të shërohet nga sëmundja në të cilën ka rënë.PD-ja duhet të ndihmojë për Rilindjen.Kjo është në të mirë të saj.Brenda PD-ës ka elementë turbullues, keqdashës, sabotues, që nuk duan që shteti ynë të rilindet e të forcohet në të tëra hallkat e jetës.Këtë e trgon qëndrimi i tyre, fjala e tyreKjo sëmundje antipolitike vjen nga që drejtues të kësaj force  janë tepër të kamur me gjithë rrethin farefisnor , shoqëror e miqësor dhe kjo gjëndje ua ka mbyllur sytë për të parë objektivisht dhe realisht.Më e keqja është se këtë pozicion kamjesh e kanë fituar nëpërmjet korrupsionit.Këto  ide mund të reflktosh për qeverinë si shkakun kryesor që u rrëzua nga votat.Kjo është bindja e parë e arsyetuar në shumë drejtime, saqë domethënie tjetër nuk gjen.Kjo analizë e shkurtër, sa sipër, është determinantja për qeverinë që iku.Vulën më mirë e dha qartësisht vota plebishitare me goditjen që bëri.Popull, Atdheu është i yti.Denonco korrupsionin.Mos ki frikë aspak në të drejtën tënde legjitime.Me ardhjen në fuqi të Qeverisë së Rilindjes, ka ikur edhe frika.Kështu do të pastrohet edhe shoqëria  jonë.Për hajdutërinë,  që kultivoi PD-ja,  flitet kudo.Ka padrejtësi e abuzime, allishverishe në shitje sipërfaqe toke me çmime qesharake dhënë fazlliçëve e kompani.Ka prona, vila, aktivitete të paligjshme të politikanëve.Në ndërtimin e rrugëve e shitje hidrocentralesh ka pasë korrupsion.Ti, popull, i di, prandaj denoncoi ato.Sot më shumë se kurrë tregoje forcën tënde për të mirën e Atdheut.Qeveri zogiste me në krye zogistë të rinjë nuk duam.Ish mbreti Zog njihet si hajdut i floririt, njihet si tradhëtar në pushtimin fashist, njihet si vrasës i figurave atdhetare si H.Prishtina, L.Gurakuqi, B.Curri, i dënuari me vdekje për së gjalli i F.Nolit etj.Me ç’kandar drejtësie u rehabilitua kjo figurë?Dihet se nga kush u bë rehabilitimi.Sipas këtij reflektimi që bëri dhe mbajti PD-ja na dalka se paske meritë po të jesh hajdut, paske meritë po të jesh tradhëtar, paske meritë po të shesësh territore shqiptare e të tjra zullume të bëra në dëm të atdheut.Prandaj Qeveria e Rilindjes duhet të tregohet më energjike me veprime tepër aktive dhe të peshuara mirë dhe mirëargumentuara që të mos ketë as më të voglin kundërshtar.Për këtë duhet të aktivizohet i tërë populli me qëllim që përfundimi i këti proçesi të jetë vërtet i kënaqshëm.Secili duhet të japi ndihmesën e vet:shtypi i shkruar dhe ai viziv, intelektualët, shkrimtarët dhe poetët.Të qëndrosh indiferent e sehirxhi në këtë situatë është e pafalshme.Duhet denoncuar korrupsioni kudo:në gjithë kategoritë e shkollave, në gjithë adminisratat, në çdo sektor ku punohet, në ushtri, në miniera, në hidrocentrale, në bujqësi, në lumenjtë ku merren inerte vend e pa vend.Janë dëmtuar pyjet dhe ka shumë probleme ekologjike në natyrën shqiptare.Nuk duam të shohim e të dëgjojmë histori tragjike si Gërdeci, vrasje deputetësh, vrasje protestuesish si më 21 janar etj.Dhe, më e çuditshmja, prapë, është se nuk kemi parë që shkaktarët e këtyre tragjedive të marrin ndëshkimin e merituar.Pushtetmbajtësi i kohës së këtyre tragjedive ka qënë PD-ja, mbi të cilën bie përgjegjësia ligjore për këto hidhërime kombëtare që kanë mbetur në kujtesë.A kërkohen metoda frytdhënëse për të kurorëzuar me sukses Rilinjen?Ka një mefshtësi, ka një çoroditje, kur kërkohet maturi, siguri në veprime konkrete, aktivizim sa më të gjërë forcash  për të ralizuar objektivat, që Qeveria Rilindja ka marrë përsipër.Puna, bindja dhe besimi për ta fituar betejën është kryesore.Parapërgatitja duhet dhe kërkon për zbatim metoda të reja efektive, rrugë të drejta sa më të shkurtëra.Duhet jo shumë zhurmë, por shumë punë.


Nëntor, 2013.

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: