Luan Sharri: Arsimi dhe politika në Maqedoni
| E Diel, 10.11.2013, 06:42 PM |

ARSIMI DHE POLITIKA NË MAQEDONI

Nga Luan Sharri

Duke u bazuar në gjendjen e amulltë të arsimit shqip, dhe jo vetëm, në Maqedoni, do të konkludojmë se është për të të ardhur keq e bile edhe për ta vajtuar!  Vallë!  Nga erdhi kjo ?!...

Për t’u përgjigjur kësaj, do të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve nga 1990-a:

Ø  Ndryshimet shoqërore në Evropë, sikur hapën shpresat e shqiptarëve në Maqedoni  për të bërë organizime që do të përmirësonin gjendjen në të gjitha fushat e jetës, e në veçanti, në ate të arsimit e kulturës. Entuziazmi dhe vullneti i madh solli krijimin e Partisë për Prosperitet Demokratik PPD, e cila në fillim ishte si një lëvizje popullore, (që për fat te keq apo të mirë, le të logjikojnë vetë lexuesit), shumë shpejt u përça. Nga disa që nuk pajtoheshin me PPD-në (udhëheqësit e saj, mendimi im), lindi iniciative e krijimit të një partie të re Partia Demokratike Popullore PDP.

Ø  Në këtë periudhë, një numër intelektualësh të pa interesuar për politike, interesoheshin për themelim të ndonjë asociacioni  jo politik. Kështu me iniciativë të intelektualëve shipkovicas  u themelua Bashkësia Kulturore Shqiptare BKSH .

Ø  Më vonë u themelua edhe Lidhja e Arimtarëve Shqiptarë LASH.

Themelimi I Bashkësisë Kulturore Shqiptare BKSH në Shipkovicë, në vitin 1990, pati një jehonë të madhe. Kërkesat e Tubimit themelues të BKSH-së dhe programi  i saj për përmirësimin e gjendjes arsimit të shqiptarëve , bënë që shtypi dhe mediat maqedonase të reagojnë në mënyra të çuditshme! Me që kërkohej që të hapen institucionet e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, presidenti Gligorov mori një iniciativë për themelimin e Fakultetit Pedagogjik në Shkup, me arsyetim se do t’i plotësonte nevojat e shqiptarëve për krijimin e kuadrove të munguara në shkollat fillore e të mesme. Ndaj kësaj iniciative reaguan, si politika  ashtu edhe popullata maqedonase (e nxitur nga politika), në mënyrat më të shëmtuara: organizim protestash, nxjerja e nxënësve maqedonas në protesta ku nuk munguan edhe fyerje të natyrave të ndryshme në baza etnike enacionale.  Intelektualët shqiptarë, duke parë zhagitjen e kësaj iniciative, me iniciativë të BKSH themeluan Universitetin e Tetovës i cili, përkundër  kërcnimeve, represaljeve, dhunës,…, dhjetë vjet funksionoi  me ndihmën e kontributit të shqiptarëve të cilët nuk kursyen shtëpitë dhe mjetet materiale që ky intitucion i shenjtë jo vetëm të funkcionojë por edhe të zgjërohet e të krijohen mbi dymbëdhjetë fakultete. Gjatë kësaj periudhe  pati rrahje burgosje e edhe vrasje të cilat popullata shqiptare nuk do t’i haroje edhe se politika i ka anashkaluar.

Pas dhjetë vjet funkcionimi, në vitin 2004, zyrtarizohet Universiteti i Tetovës duke ia dhënë emrin Universiteti  Shtetror i Tetovës por i cunguar, pasi u ndërpre funkcionimi i disa fakulteteve.

Në këtë kohë, kur pritej që punët të shkojnë edhe më mirë, ndodhi e kundërta! Futi dorë politika dhe punët filluan të shkojnë si në partitë politike. Humbi kriteri i dijes, arsimit e shkencës, rregulave e normave pedagogjike, etjera , dhe filluan të “vlejnë” (imponohen) norma e rregulla të partive politike. Kjo solli që brenda tetë vitesh të ndërohen katër herë rektorët, e most ë flasim për stafin tjetër akademik, të bëhen punësime pa kriter por në vija partiake, të intervenohet në marrje notash për militant partiak,… e shumë e shumë gjëra të pahijshme.

Nga viti 2001 e këndej edhe në arsimin fillor e të mesëm  punët filluan të shkojnë sipas të njejtit skenar. Aspektin pedagogjik e ka zëvendësuar ai demagogjik. Mësimdhënia e mirëfillti u shndërrua në mësimdhënie formale. Sa i takon kriterit të vlerësimit, thuajse fare nuk egziston. Përsëritja e nxënësve thuajse është hjekë nga procedura…. E kjo është e dhimbëshme dhe shumë e dëmshme dhe ata që nuk e kanë kuptuar, shpejt do ta kuptojnëpor, por do të bëhet shumë vonë.

Nga ana tjetër interesimi i prindërve është shumë i vogël , për të mos thënë se s’ju intereson fare. Ata interesohen vetëm për të përmirësua nota, kurse sa i takon mësimit nuk duan t’ia dijnë.

Procesi edukativo arsimor nëpër institucione edukativo arsimore ka marrë karakter formal, si në : respektim orari, mësimdhënie, kriter vlerësimi, realizim plan-programi, realizim aktivitetesh, procedurë e punimit detyrave projektuese, dhënie provimesh e tjera.

Nga kjo që u cekë, e që nuk është cekë, mund të konkludojmë se procesi arsimor apo më mirë të thëmi i mësimdhënies e mësimnxënies ka rrënë shumë dhe si katalizator i kësaj është politika e cila, në vend që të merret me aspektin politik të zhvillimit shoqëror dhe përmirësimit të gjendjes politike e ekonomike të popullatës shqiptare në Maqedoni, politizon shkollat dhe institucionet arsimore; zëvendëson normat pedagogjiko – didaktike e metodike me norma politike. Nuk themi se kjo është politikë e politikës por duke plotësuar e kënaqë dëshirat e militantëve të vet, duke i emëruar e punësuar në vende që nuk e meritojnë dhe kjo domosdo do të sjellë situate të këtilla. Kjo bije që vlerat të humbin para jo vlerave, të mbisundojnë jovlerat. Dhe kjo dihet se ku çon.

Në kohën e sotme:

-          Vletrat injorohen, jovlerat përkrahen!

-          Pedagogjikja zëvendësohet me demagogji!

-          Të zezës i thuhet e bardhë!

-          E pa arsyeshmja konsiderohet e arsyeshme!

-          E palogjikshmja merret e logjikshme!

-          Etj.

Kështu kemi ardhur në një situatë si që thotë thënia e mençur (marrë nga internet):

“Heshtja është përgjigja e vetme që duhet t’u japim budallejve… sepse: aty ku injoranca flet, intelegjenca hesht! “



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: