Albert Shabanaj: Populli shqiptar dhe veçoria politike
| E Premte, 08.11.2013, 08:05 PM |

POPULLI SHQIPTAR DHE VEÇORIA E TYRE POLITIKE E SHOQERORE!

Nga Albert Shabanaj

Nëse dikush thotë se, populli shqiptar i Kosovës nuk ka pasur model te tyre kulturën politike,nacionale dhe shoqërore gabohen rend, sepse Dr. Rugova, padyshim se ishte intelektuali dhe lideri më i fuqishëm i rajonit por edhe i brezit të vet, ishte i veçanet për kulturën e tij politike ne një rajon thellësisht te trazuar nga nacionalizmi dhe hegjemonizmi i tërbuar sllav… Dr. Rugova me modelin dhe veçantin politike e intelektuale arriti te behet lider i pa kontestuar ne shoqërinë tone dhe i padiskutueshëm ne rajon që me karizmin, kulturën dhe bagazhin intelektual, impresionoi shumicën absolute të liderëve botërorë. Kosova edhe përkundër faktit qe nga okupimi klasik serb,ishte e bllokuar dhe izoluar Dr. Rugova,nuk heshti,nuk u nënshtrua,nuk rreshti duke punuar për lirin dhe demokracinë e vendit tone. Dr. Rugova arriti te krijon shume miq dhe mbështetës nga diplomacia ndërkombëtare,kjo një e vërtete e madhe qe pamë ne vitin 1999 kur Aleanca me e fuqishme e botes (NATO) dha kontributin e saj te pa kontestueshëm për çlirimin tonë. Dr. Rugova shënoi histori te ndritshme dhe te pastër si loti,gjë qe këtë nuk e arriti asnjë personalitet tjetër shqiptar në historinë e 100 vjetarit te fundit me përjashtim të Gonxhe Bojaxhiut (Nënës Terezë) - E kame parasysh se,këto te vërteta do t’i iritojn kundërshtarët e tij,te politikes aktuale te cilët nga paslufta nuk shquhen për asgjë,për asnjë arritje pozitive për pos negative dhe vetëm negative. Dhe... nëse filloj t'i përmendi-shënoi gabimet e tyre... shitjet e interesave kombëtare dhe lëshimet e shumta te politikave nacionale,jam i bindur qe nuk them diçka te re meçe opinioni ynë i di te gjitha…!

Nuk është qëllimi ime këtu te shkruaj për Rugovën,edhe pse një mas e madhe e shoqërisë tonë e shohin dhe konsiderojnë si mit por, akoma ekziston një mas tjetër te cilët nuk duan te dëgjojnë për Rugovën. Ky fakt por edhe faktet tjera tregojnë se,sa të pa afta janë institucionet tona përkatëse qe akoma nuk arrijnë te thoin fjalën e tyre për personalitetet tona te shquara! Te cilët kohë pas kohe vazhdojnë te nëpërkëmben sipas dëshirave dhe qëllimeve te dikujt dhe te gjithkujt se bashku... te cilët një qellim kanë,nëpërmjet pastrimit te trurit kombëtar te arrijnë qëllimet e tyre finale: Poshtërimin,asimilimin dhe zhbërjen tone shqiptare. Një diçka kjo qe sipas mendimit tim,këto turravrape politike,këto degjenerime shoqërore qe kanë përfshi vendin tonë,janë planimetri mirë te përpunuara ne elaborate te errta armiqësore për te na verbuar ne dritën e diellit. Këtu ne ketë pike kaq te ndjeshme dhe tepër e rëndësishme me habit rehatia dhe mos angazhimi i institucioneve përkatëse dhe komoditeti intelektual ne përjashtime te vogla qe nuk bëhen te gjallë,nuk angazhohen për mbrojtjen dhe shpëtimin e trashigimis kombëtare,vlera këto te trashëguara nga te paret tanë,për te cilat te gjithë fqinjët na kanë zili e te cilat sot janë kaq shumë te përbuzura dhe kërcënuara.

Pra po vërehet mungesa e liderit te ditur,respektivisht mungesa e Dr. Rugova me modelin e tij dhe veçantit  politike prej një intelektuali te mirëfilltë.

Ne ketë sfond,rreziku behet edhe me i madh nga mitet dhe antimitet,vlerat dhe antivlerat kombëtare te cilat po krijojnë huti dhe ndarje nëpërmjet manipulimeve me popull e manipulimeve me historinë e tyre! Paradokset e lidhjeve politike e ekonomike me armikun shekullor,janë sinjale te këqija,tepër perfide... Popullit shqiptar po ua mohojnë te vërtetat qe t'mos shohin para,qe t'i mos shohim vlerat e shumta historike. Kështu duke krijuar një histori moçalesh... histori e re kjo qe ngërthen ne vete kobin e te kaluarës tonë kolektive. Sipas mendimit tim,ky rrezik nëse nuk sjell vëllavrasjen do te sjell vetëvrasjen kombëtare dhe ky fenomen orvatet sot jashtëzakonisht shumë ne shoqërinë tonë! Dhe sipas mendimit tim,shoqërinë tonë te përplasur nga antagonizmat kulturo-fetare e të dominuar nga bandokracit mund ta shpëtojë vetëm shtresat e intelektualeve profesionist,këmbëngulës dhe dashamirëse ndaj te ardhmes sonë te përbashkët.  Shoqërinë tonë të përplasur në moçal dhe të dominuar nga bandat e "burrave" barkmëdhenj dhe plaçkitës mund ta shpëtojë vetëm shtresa e femrave profesioniste, këmbëngulëse, të sinqerta dhe dashamirëse ndaj të ardhmes sonë të përbashkët.  Nuk duhet harruar se,çdo komb i ka dhe duhet t'i ketë veçorit e veta politike,historike,kulturore si dhe mitet e tyre.. Sepse te gjitha këto se bashku  luajnë rolet kryesore ne motivimet e një kombi për zhvillim,ne ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësive te një shoqërie,pikërisht këto fakte ne shtetet e mirëfillta ruhen dhe kualifikohen si prioritete te larta-si sytë e ballit.

Dhe,sa për te vërtetuar ketë qe thash me lart dua te ndalem ke popujt fqinje tanë dhe saper mirëkuptim do ti përmendi disa shtete te cilat u ndërtuan u zhvilluan pikërisht mbi kulturën,modelet dhe mitet. Po filloj me popullin bullgar,te cilët si veçori kulturore ruajnë mitin e zotësisë se tyre te luftërave,ruajnë me fanatizëm traditat,zakonet etj.. ruajnë mitin e zellshmeris se tyre punëtore,zellshmerise se tyre për kultivimin e produkteve bujqësore,fermave te mëdha,produkteve te qumështit e sidomos te djathit etj.. Këto veçori te tyre i ruajnë dhe kultivojnë me xhelozi te madhe edhe pse pak përkojnë me realitetin,kur kemi parasysh se,këto atribute ju dhuruan gjermanet për t'i pasur si pararoje te frenimit rus,respektivisht ne mos zgjerimin  e tyre ne Ballkan. Pikërisht gjermanet investuan ne krijimin e kombit Bullgar,te cilët edhe sot nuk rreshtin se punuari dhe investuari ne mitet e tyre qofshin ato edhe stereotipie historike,duke mësuar për veten se ata nuk janë sllav,edhe pse kanë gjuhë sllave etj… te përbashkëta. Megjithatë,bullgaret për interesa te tyre arritën qe nëpërmjet miteve dhe investimeve tjera përcaktuese gjermane te ndahen nga trungu sllav. Dhe.. bullgaret për ketë arsye ne te dy luftërat botërore mbajtën anën e gjermaneve.

Po kështu është i krijuar dhe kombi serb,te gjithë e dimë se nëpërmjet gënjeshtrave,hiprobollave dhe pikërisht "miteve" u krijua kombi i pa qen serb. Meçe botërisht dihet se Justiniani-Bizantin,ne shekullin e VI-VII dëbon Ostrogote nga trevat tona për t'i sjellë sllavet ne Ballkan e Evropë, kryesisht ne trevat tona. Për te mos u zgjatur me tej ne ketë temë te gjatë po e them shkurt se,pikërisht mitet ishin ato te cilat krijuan dhe forcuan kombin serb. Me pastaj intelektualet e kombi serb zhvilluan mitin e Perandorisë së Car Dushanit,i cili vrau babën e vet për t'ia marr fronin për zgjerim territoresh. Ky mit u ruajt,u kultivua dhe përcolli kombin serb në historinë e deritanishme duke mos kursyer asgjë për interesa kombëtare.

Po kështu është edhe kombi kroat i krijuar,nga mitet e gënjeshtrat dhe nuk është vështir te vërehen se janë te një brumi me serbet. Kroatet pos tjerave "mite"u krijuan duke u thirrur ne Dioklecionin Ilir. Intelektualet kroatë nuk e patën problem për t'u thirrur dhe krijuar mite gënjeshtrash se vijnë nga Iliret.

Dhe...nga te njëjtat forma(gënjeshtra) u krijua edhe kombi grek per te cilin mese shumti investuan Anglia,Franca dhe Rusia. Këtu ndodhen gënjeshtra,hiprobolla e mite te gjitha kohërave.. Pra te tri shtetet e me lart përmendura për interesa te tyre ju dhuruan atributin e trashëgimtareve te drejtpërdrejt te grekeve te vjetër (Heleneve) si dhe Perandorisë Bizantine. Ndonëse,greket tani e me shume se 200 vjet ushqehen dhe frymëzohen me këto gënjeshtra e mite shekullore. Dhe... ne mungese te verifikimeve shkencore qe dot vërtetonin dhe pohonin se,gjaku i grekeve te sotit me atë helenë është aq i kundërt dhe i largët,gjithsesi jo me i afërt se me turqit,kurdët dhe sllavet … Mirë por duke pasur parasysh qëndrimin e fakteve te popullit  grekë,te prirë nga intelektualet e mirëfilltë perceptojnë,mbrojnë dhe duan vetën vetëm si të tillë dhe kjo është merita tyre.

Po ne shqiptarët??? Ku mbetem si pasardhës te atyre plejadave te ndritshme PELLAZGO-ILIREVE! E qe akoma janë plot dritë e shpirt. Pse akoma nuk po arrijmë te dëshmojmë,perceptojmë,promovojmë vlerat tona dhe vetëm ato,t'i duam te vërtetat e lashtësisë sonë kombëtare !? Pse populli ynë nuk po arrin te lëvroj vlerat e trashëguara nga te paret tanë!? Pse po lejojmë te na përsëritet historia!? Pse edhe ne ketë Shekull te ri po gabohemi ne orientime kombëtare ashtu si ne shekullin e shkuar!? Pse edhe sot si dje,qe në të gjitha luftërat ishim te ndarë,vazhdojmë te jemi ne dy krih te ndarë,rreth Kastriotit dhe sulltanit,rreth Qemajlit dhe sulltanit,rreth Fishtës dhe Boshko Buhes,rreth perëndimit dhe lindjes. Ndonëse,ndarjet tona ishin përherë tragjike për kombin tonë dhe si te tilla janë edhe ndarjet e sodit,duke mos arritur akoma te vendosim për fatet tona,akoma duke mos na lejuar te tjerët (moçalet) te vendosim për orientimin tonë lindje apo perëndim. Këtë traditë te keqe e imponuan sulltanat e Turqisë e me vone e trasoi dhe inspiroi komunizmi me "intelektualët" shqiptarë të asaj bote por edhe te sotit te cilët nuk ditën dhe nuk po dinë gjë tjetër te përfaqësojnë përpos stihisë,poshtërimit kombëtar,sporadikes dhe sprovave te porositura… Edhe sot si dje për një frymë kombëtare ne trevat tona pa dallime nuk kemi çka te flasim, po i zë shqiptarët e Kosovës,te cilët nuk dallojnë nga shqiptarët e trojeve tjera.. megjithatë po flas për shqiptarët e Kosovës te cilët ne dekadën e fundit kanë bërë hapa mbrapa dhe tani fatkeqësisht nuk kemi arritur ende përtej dilemës se,a ekziston apo nuk ekziston kombi shqiptar apo ai islam; duke pasur parasysh infrastrukturën (Xhamit),dukjet e rinis tonë dhe dukurit tjera çoroditëse kulturo-shoqërore!… Kështu qe sipas mendimit tim,frymëzimet kombëtare,orientimet e shëndetshme qe na dhurojnë nder e dinjitet ua kemi lënë stihisë dhe vërshimeve te degjenerimit. Dhe... kush duhet të mendojë për këto rreziqe kombëtar,nëse jo intelektualët dhe patriotët e trevave tona?!

Pra për këto pyetje dhe pyetjeve tjera politike,historike,kulturore,shoqërore etj.. përgjigjen dua te ju le lexuesve te nderuar. Duam apo nuk duam te dimë se kush jemi ne,kujt i takojmë dhe cilat janë virtytet,cilat janë vlerat tona historike e kulturore? Ku na thejn qafen këto antivlera dhe antimite te imponuara qe kemi? A duhet t'i zhdukim ato te cilat nuk ishin dhe nuk janë tonat? Far kombi duam te jemi? Cili është dhe cili duhet te jetë perceptimi ynë për kombin tone? Dhe si dëshirojmë te na perceptojnë te tjerët?

Pra lexues te nderuar këto nga shumë e shumë pyetje tjera kisha pasur dëshiroj t'i dëgjoj nga Ju - Faleminderit!

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: