Hilmi Saraçi: Zgjedhjet lokale do të përseriten (?)
| E Merkure, 06.11.2013, 08:20 PM |

Zgjedhjet lokale në veri të vendit do të përseriten (?)

Nga Hilmi Saraçi

Gara e sivjetme zgjedhore për kryetar të komunave dhe për delegatë komunal në tërë teritorin e Kosovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë po mbahen zgjedhjet edhe në veri të vendit ku që 13 vite  institucionet e Kosovës nuk kanë mundur ta ushtrojnë detyrën e tyre kushtetutar si në pjesët tjera të vendit, Pas shumë përpjekjesh dhe bisedava në Bruksel në mes të kryeministri Thaçi dhe kryeministrit Daçiq ,më në fund u arrit marveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në tërë teritorin e vendit, pra edhe në veri . Kjo ishte një e arritur e madhe për Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare (BE-në). Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto dhe krahasuar me proceset e kaluara elektorale këto zgjedhje u karakterizuan të veçanta dhe të mira , por përjashtuar veriun e vendit , kur disa ekstremistë (huligan siq u quajten) serbë arriten pa ndonjë pengesë të hyjnë të maskuar në tri  vendvotime ( në veri) dhe të ndalin   mirëvajtjen e zgjedhjeve , duke demoluar dhe prishur kutitë me gjithë fletet për votim . Për këtë arsye tani kanë lindur  probleme serioze për zgjdhjen e tyre..Mendoj se përkundër përkatitjes dhe angazhimeve të organeve të sigurisë të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve (BE-së) situata ndryshoi dhe u prishë  pa ndonjë vështirësi të madhe. Tani po bëhen analiza, vlerësime dhe  përpjekje për ta tejkaluar dhe për t’i  përmirësuar të gjitha këto ngjarje kriminale. Mendoj së në rend të parë duhet të punohet në identifikimin dhe zbulimin e  bartësve të këtyre veprimeve kriminale ku për këto flitet për një angazhim serioz që ka filluar të ndërmirret.

Përgjegjesia eBashkësisë Ndërkombëtare ( BE-së) dhe të institucioneve vendore

Mendoj se nuk është ndonjë vështirësi e madhe për identifikimin dhe zbulimin e tyre. E pastaj nese është e nevojshme të mendohet për përseritjen e mbajtjes se votimeve. Organizimi i zgjedhjeve lokale në tërë teritorin e Kosovës ishte njëra ndër detyrat primare të Bashkësisë Ndërkombëtare (BE-së) dhe të institucionëve të vendit, prandaj kjo ka mundur të mos ndodhë. sikur organizimi dhe siguria në veri të vendit të ishte më serioze, më e përkatitur gjatë mbajtjes së zgjedhjeve. Kështu ekstremistët (huliganët) serb e shfrytëzuan këtë dobësi dhe  pakujdesi duke realizuar qellimet e tyre . Ata (Kriminelët serb) I kishin planifikuar herët. Për këto ka mjaft sqarime dhe komentime , spse “kur thehet kerri rrugët gjenden”…- thotë populli. Mirëpo gabimi dhe përgjegjesia mbetet dhe nuk mund t’i ikë as OSBE-ja as institucionet tona vendore. Zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë të qeta me përjashtim në veri të vendit që u qujten “ si të izoluara “- thot Thaçi .

Sebisë nuk i konvenon dalja e shqiptarëve dhe të tjerëve joserb në zgjedhje

Tani Serbia kërkon që këto votime të përseriten në të gjitha vendvotimet në veri të vendit, sepse në këto vendvotime komuniteti shqiptar që jeton në veri ka dalë në votim me një përqindje që Serbisë nuk I konvenon, respektivisht duket se angazhimi i Serbisë për partinë “Iniciativa qytetare serbe” nuk ka arritur efektin e duhur, prandaj Serbia por edhe  disa të tjerë nga partitë e komunitetit serb mendojnë që të përseriten  votimet në tërë veriun e vendit. Prandaj mendoj se shkas i prishjes së tre vendvotimeve është dalja masovike e shqiptarëve në veri dhe jehona e vogël e votuesve serbë .“ Sipas infoormacioneve  thonë se 2 mijë vota kanë shkuar për Agim Devën,kandidat i PDK-së për veriun e vendit, derisa 500 vota tjera kanë qenë për serbët. Kjo ka qenë arsye pse u prishën kutitë e votimit në 3 qendra të veriut të Mitrovicës. Kjo u pa qartë edhe nga deklarata e Kërstimir Pantiqit pasditen e së dielës “se Hashim Thaçi po na mund në veri”, Pas këtyre ngjarjeve kriminale banorët tani janë të frikësuar dhe nese përseriten votimet nuk do të dalin si herën e parë. Këtu edhe është qellimi i Serbisë që në këtë mënyrë të arrijë përseritjen e votimeve dhe të manipulojë dhe të përfitojë me mospjesëmarrjen e komuniteteve joserbe, sidomos të shqiptarëve që kishin dalur ma se 2000 veta. Prandaj nuk është e mirë që këto zgjedhje të përseriten në të gjitha vendvotimet në përjashtim në ato vendvotime ku huliganët (kriminelët serb) hynë më dhunë dhe shkatrruan kutitë me gjithë fletet e votimeve .

Hashim Thaçi dhe Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja)

 Mendoj se OSBE ka ndërprerë procesin e votimit në formë arbitrare edhe në Suhadoll, Lagje të Boshnjakëve e në Kodrën e Minatorëve edhe pse aty nuk ka pas probleme.Tani Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq janë ftuar nga baronesha Eshton e cila  do të bisedojë për ngjarjet në veri gjatë mbajtjes se zgjedhjeve lokale. Nëse  edhe kësaj radhe Hashim Thaçi lëshon pe si herave të tjera, kritikat që do të vijnë ndaj tij janë të arsyeshme, Por shpresoj se Bashkësia Ndërkombëtare do të veproje drejt dhe do të marrë vendime të paanshme…Hashim Thaçi si kryetar i PDK-së, kryeministër i zgjedhur për të dytën herë  dhe kryesues i dialogut me Serbinë ka shumë kritika të drejtuara ndaj tij të cilat kanë zbeh imazhin e partisë dhe qeverisë që është në pushtet. Ai megjithatë sikur nuk mërzitet shumë  është mjaft imun ndaj kritikave duke menduar se është në rrugë të drejt, i përkatitur si politikan dhe personalitet i njohur nga lufta,seka një gjindshmëri në situata të papritura dhe të vështita. Mendoj se këto situata sikur i tejkalon me një mënçuri, mjeshtri, guxim dhe oratori.. Ai  (Thaçi)  është mjaft  i degjueshëm  nga të tjerët , sidomos  nga ndërkombetarët  (BE-ja), të cilët sikur e dirigjojnë në marjen  vendimeve në kurrizë (dëm) të  vendit. Kjo ma së miri po shihet gjatë dialogut me Serbinë, ku propozimet e delegacionit serb merren më tepër në konsideratë. Pajtimi me asociacionet (bashkësitë e komunave serbe) është një pajtim i dëmshëm për Kosovën sepse tani pas zgjedhjeve lokale  kur serbët në veri do të zgjedhin organet e tyre në të ardhmen mund të kërkojnë zgjerimin e kompetencave të tyre edhe më të mdha, në formë të një autonomije substancionale, mandje edhe deri të shkëputja . Këtë e ka parasysh edhe Serbia e cila në vazhdimësi ka punuar dhe punon për ndarjen e veriut nga Kosova,..  Në këtë mënyrë Thaçi me ekipin e tij sikur nuk është duke u mërzitur për rrjedhimet që mund të vijnë në të ardhshmen.Këto tolerime të dëmshme për shqiptarët sikur bashkësia Ndërkombëtare  (BE-ja) nuk është duke i marrë në konsideratë. Ajo (BE-ja)  është e vetëdijshme për këto, por pajtimet në mes palëve  po shkojnë duke e përkrahur të fortin, në këtë rast Serbinë e cila vajton për humbjen e Kosovës si” djep i Serbisë”…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: