Ermira Babamusta: Flet aktori i njohur Artan Telqiu
| E Merkure, 30.10.2013, 07:22 PM |

Aktori i njohur Artan Telqiu flet për jetën dhe filmat e tij

Aktori i talentuar, produenti dhe skenaristi Artan Telqiu ka patur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në New York. Artan Telqiu me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngul në New York pas luftës së Kosovës në 1999.

Njihet për rolet e tij në “Cross Roads”, “Best of Friends” dhe “The Belgrade Trilogy”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan.

Pavarësisht nga projekti që punoj, përvoja ndryshon nga njëra tjetra. Kjo është një ndër sendet që më pëlqen më shumë në këtë fushë. Në çdo projekt takon njerëz që kan ambicje dhe inspirata të njëjta për të bashkëpunuar dhe krijuar një art të veçantë. Kështu ndodhi edhe në këtë film, Made in Amerika ku luaj rolin kryesor,” tha aktori i talentuar Artan Telqiu.

Artani ka luajtur në disa filma në rolin kryesor. Gjithashtu u shfaq në “Anti-Bullying” PSA në 2011 një fushatë kundra dhunës dhe ngacmimit organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Si dhe u shfaq në serinë mjaft të sukseshme “Monsters Inside Me” (2011) që u shfaq në kanalin e njohur televiziv Animal Planet.

Në filmin e regjizorit Orges Bakallit “Made in Amerika”, aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha.

Ilir Bushati është personazhi që unë luaj në film. Vjen nga një vend me tradita dhe kulturë të njohura nga unë, gjë që e bën më të lehtë adaptimin e këtij personazhi. Quan vehten “burr i shtëpisë”, i vetmi që do të sjellë ushqimin në familje. Ai është burrë i mirë në një vend të huaj, që fati e sjell në situata të këqija,” shpjegon Artani.

Tani Artan Telqiu po bashkëpunon me Teodor Petelov në një skenar për një shfaqje me temë ballkanike si dhe punon me kompaninë teatrale në New York “The Whitelisted Theatre Company” si producent dhe drejtor i zhvillimit. (http://artantelqiu.com)

Intervistë : Suksesi i aktorit Artan Telqiu

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?

Artan Teqiu: Isha shumë i ri kur mësuesja më dha mundësinë të luaj në dramat e shkollës. Përvoja e parë në teatër ka qënë në moshën 8 vjeçare.

Na tregoni për projeketet e tua më interesante deri tani në teatër ose në film.

Artan Teqiu: Me që është e vështirë të zgjedh një projekt të vetëm, detyrohem të përmend më shumë. Po filloj me shfaqjen e fundit, "Belgrade Trilogy" nga The Whitelisted Theatre Company, të cilën nuk do ta haroj kurrë. Ishim dhe jemi një grup artistësh të pavarur. Të gjitha sendet I realizuam vet. Provat në netët e ftohta dimërore, promovimin e shfaqjes, ndërtimin e binës, lëvizjen e skenës ndrëmjet akteve e shum të tjera. Mbi të gjitha treguam një performancë të përsosur.

Gjithmonë mbas shfaqjes pranonim komplimente nga publiku. Nuk ka shpërblim më të mire nga ajo. Duhet përmendur se suksesi I takon edhe regjisorit , pa drejtimin e tij drama nuk do të kishte aq reagim pozitiv. Faleminderit Z. Diego Villada!!!

Një projekt tjetër është edhe filmi MINE. Kaluam netë të gjata me ekipin në shtëpinë e regjisorit duke bërë prova të shumta para filmimit. Regjisori Nick Martino, dëshironte që gjithcka të jetë origjinale prandaj edhe shumica e skenave u filmuan nëpër këneta e lumenj. U ngjitëm nëper pemë te rëzuara, veshëm uniforma origjinale të vietnamit, luftuam me mushkonjat dhe përballuam reshjet e shpeshta.

Nuk duhet lën anash regjisorin e shkëlqyer, Logan Fulton, i cilli më besoi rolin kryesor në filmin e tij për luftën civile të Amerikës "A Walk With Death". Ky projekt gjithashtu është filmuar në ambijent original në ditet e ftohta të New York-ut. Dua te cek se armët dhe uniformat ishin origjinale. Me regjisorin Logan jemi përsëri së bashku në një serial me zombi të bazuar në lojën e njohur nga PlayStation, "The Last of Us".

Mos e haroj edhe "Hotel Pennsylvania", e cila ishte një ndër përvojat e mija më të mira! Të shikosh një grup profesionalësh duke punuar me aq dedikim dhe duke trajtuar të gjithë njëlloj është diçka që gjithmonë do të mbetën në memorjen time. Përvojat e tilla të bëjnë njeri më të mirë pa vetëdijen tënde. Regjisori Marc Wilkins është thjesht i përsosur!!!

Gjithashtu filmi nga regjisori i shkëlqyer Malik Isasis, "The Elegant Clockwork of the Universe", ku unë luaj rolin e të dashurit të personazhit kryesor. Jam i sigurtë që nuk do të jem i vetmi që e them se të punosh me Malikun është përvojë e paharueshme. Një njeri me shum talente dhe me shpirt të shenjtë, i cili edhe në ditet më të vështira qëndroi i qetë dhe pozitiv.

Në projektin e fundit për National Geographic me titull "Inside the American Mob", unë kam rolin e një mafiozi në Wall Street. Ishte një përvojë e veçantë me një ekip tepër të përsosur. Pres me padurim transmetimin e pjesës sime. Kisha pas dëshirë të cek të gjitha projektet pasi secili I ka karakteristikat e veta , por do ta perfundoj me kaq për të lëne kohë për pyetjet e tjera.

Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?

Artan Teqiu: Mund të them që më ka drejtuar në një rrugë për të shijuar jetën më tepër. Besoj në thënien e Confucius "Zgjidhe punën që e do, dhe nuk do të punosh asnjë dite në jetë."

A ndjeni emocione në audicione?

Artan Teqiu: Sigurisht që po. Sidomos në fillim pasi kisha bërë një pauzë shumë të gjatë drejt aktrimit. Sa herë që shkoja në audicion më dridhej gjith trupi. Ishte një përvojë e tmershme. Megjithatë unë mësova të largoj frikën sepse nuk kishte asgjë për tu trëmbur. Ekipi i filmit të kërkon dhe ka nevojë për ty. Duke pasur parasysh këtë dhe faktin se nuk duhet të bësh asgjë pos asaj se të tregosh vehten ashtu sikur je, menjëherë fiton vetëbesimin, dhe kjo është e tëra që nevojitet. Shko në audicion, prezento vehten, dhe haroi të gjitha mbasi të ket mbaruar.

Kur lexoni skenari dhe bëni përgaditjet për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?

Artan Teqiu: Së pari lexoj skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mëndje. Dua që në fillim të kuptoj kush, ku dhe kur para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj për së dyti por tani me personazhin tim në mëndje. Ngadal filloj të kuptoj atë dhe të krijoj një vizjon të tij. Mbasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të haroj vehten.

Cilin zhanër të fimlit prefroni më shumë?

Artan Teqiu: E dua shumë komedinë, por kohës së fundit filmat noir dhe sci-fi më tërheqin vëmëndjen. Sikur dhe shumica e aktorëve preferoj të kem rol negativ në film.

Cilat janë kriteret kryesore për të qenë një aktor i mirë?

Artan Teqiu: Kisha thënë që asnjëhere të mos dorëzohesh dhe të luftosh për gjëra të mëdhaja. Beso në vehten edhe kur të tjeret nuk besojnë në ty. Mos ndrysho kurrë! Ushtro të drejtën e refuzimit të projekteve. Reziko kur instikti të thotë se është momenti i duhur. Mbi të gjitha çdoherë puno në mënyrë profesionale, bëju korekt, mos refuzo projetin të cilin ke pranuar ta bësh për ndonjë projekt më të mirë. Shoqërohu dhe bashkëpuno me njerëz të kesaj fushe.

A keni qenë prezent në ndojë shfaqje special ose premiera filmash?

Artan Teqiu: Besoj që ftesa të tilla pranohen mbasi të kesh kaluar vite dhe të kesh njohur njerëz që punojne në këtë fushë. Nuk ka shumë kohë që isha në premierën e "Dreaming American" nga i famshmi Lee Percy dhe Praq Rado që u shfaq në kinemanë e Akademisë të Oskarit. Poashtu edhe në premierën e "The Elegant Clockwork of the Universe" nga Malik Isasis. Muajin e kaluar më ftuan në premieren e sezonës së dytë të "The Girl's Guide to Depravity" nga Cinemax, ku shoqja e ime Rebecca Blumhagen luan rolin kryesor. Kam qenë i ftuar edhe në shumë premiera të tjera ku fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi të shkoj.

Një ndër gjërat që dëshironi të realizoni këtë vit.

Artan Teqiu: Të prezantohem nga një agjent me famë.

Na tregoni për personazhin “Ilir Bushati” që luani në filmin Made in America.

Artan Teqiu: Ilir Bushati është një emigrant me personalitet të mirë që bashkë me bashkëshorten e tij ka emigruar në Amerikë për të filluar një jetë të re. Fatkeqësisht, sendet në jetë nuk shkojnë gjithmonë ashtu si i planifikojmë.

Si jeni pregaditur për këtë rol?

Artan Teqiu: Nuk kisha nevojë të hulumtoj shumë për këtë rol sepse njoh kulturën dhe prapavijën e personazhit. Megjithatë, përsëri duhesha ta kuptoj se nga vjen Iliri, dhe çfarë mundohet të arin në NY. Duke njohur kulturën dhe preardhjen e tij, u mundova të krijoj një lidhje më personale me personazhin dhe të reagoj në situatat e skenarit me Ilirin në mëndje.

Si ishte eksperienca juaj me regjisorin dhe aktorët e tjerë në film?

Artan Teqiu: Ishte një pervojë e shkëlqyer. Regjisori Orges Bakalli dinte punën dhe çka dëshironte nga ne. Edhe pse zotonte dijeni ai përsëri kërkonte mendimin tonë për xhdo skenë që filmonim. Kinematografi i shkëlqyer Albert Elmazovski gjithmonë më befasonte me gjërat që arinte ti bën. Ishte një kënaqësi e madhe të punosh me të. Edhe pse ky ishte filimi I parë, Ermira Berisha tregoi një nivel profesionalizmi që aktorët me përvoje nuk e tregojnë. Personi që na bashkoi të gjithëve, talenti Roland Uruçi, ishte shumë origjinal gjatë filmimit. Kjo lehtësoi punën time dhe të tjerëve. Njerëz si ai rrallë gjinden në këtë fushë. Të mos haroj edhe antagonistin e filmit Alex Richard, i cili ma bëri shumë të lehtë ta urej në film. Gjithashtu desha të shpreh faleminderim ndaj producerit Joseph Di Mattia i cili qëndroi pranë nesh gjatë gjith filmimit me keshillat e tija të vlevshme. Shpresoj të mos kem haruar dikë, por edhe nëse kam haruar, që të gjithë ishin të mrekullueshëm! Të gjithë!

Projekti i juaj i fundit mbi luftën civile “ A Walk With Death” është përhapur shumë në internet. Na flitni për këtë projekt dhe rolin tuaj në të.

Artan Teqiu: Ky film ishte një përvojë e shkëlqyer sepse vendi ku xhiruam dukej njëlloj si në luftën civile të Amerikes. Shumica e njerëzve kishin njohuri të madhe ndaj kësaj lufte. Gati të gjithë e dinin se si dukej uniforma, si të mbahej pushka,se si mjekët kan bërë prerjen e gjymtyrëve në luftë e kështu me radhë. Më bëri përshtypje se këpucët kan qënë njëanësore, nuk ka pasur te majtë a apo të djathtë. Të gjitha këto informata u përçuan tek unë.Të pregaditur, u nisëm për në luftë. Pastaj vijoi vdekja! Figura e erët dhe e naltë e vdekjes ishte krijuar në mënyrë profesionale nga Alex Squiers. Me padurim prisja skenën ku vjen të më mer. Regjisori fenomenal, Logan Fulton, kishte gjith skenarin në mendjen e tij. Mbasi filluam xhirimin, ai dinte çfarë kërkonte të cilën e realizoi me sukses. Ishte një ditë e ftohtë dimërore e cila përfundoi me një luftë civile shumë emocionuese që pelëcjell një mesazh shumë të vlevshëm për të gjithë.

Çarë jeni duke punuar momentalisht?

Artan Teqiu: Për momentin jam i punësuar në "The Whitelisted Theatre Company" si producer dhe drejtor i zhvillimit. Jemi duke punuar drejt realizimit të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY. Bashkë me Teodor Petelov punoj në procesin e shkrimit të një drame. Gjithashtu punoj drejt një projekti të përbashkët me Christopher Piccione. Jam duke punuar edhe me regjisoren Yelena Sabel në filmin e saj "Sex, Blood, and Fairy Tales". Poashtu bashkëpunoj me vellezërit Brennan në në një film me metrazh të shkurtër me titull “Selected”. Si dhe në një misjon pë të krijuar demo të punës sime si aktor, dhe kuptohet audicjonet e vazhdueshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: