Selim Nëngurra: Hashim Thaçi ky tradhtar i kobshëm
| E Enjte, 24.10.2013, 08:43 PM |

HASHIM THAÇI KY TRADHTAR I KOBSHEM

Nga Selim M. Nengurra

Neve si popull masi shumë lehtë i bajm njerzit heronjë pa pas ata  asnji meritë, i bajm legjendar pa ditë as vet kuptimin e nocionit apo fjalës LEGJENDË, i bajm baba të kombit, jo pse ata i kan dhan diçka me vlerë kombit, por pse ja kan shkërdhye nanën kombit, atëhere pse jo edhe unë po marr guximin ti them Hashim Thaçit TRADHTARË I KOBSHEM .

Unë sdi se si do jetë ndryshe tradhtija nese veprimet e këti djali drenicak, që perqudi si meteor ra në trojet e Dardanisë në kohën ma të vështirë që ishte Dardania, dhe ra taman ashtu si meteori shkatrrues që aty ku bjen ban kërrdinë dhe shkatrron gjithçka , krijon humnerë dhe në atë humnerë fundos të gjitha ato gjana të gjalla apo objekte që ishin aty.

Padyshim se ky drenicak i shitun e pastaj i nxitun nga forca të rrezikshme antishqiptare të sherbimve të shteteve anmike të shqiptarve erdhi në pushtet në Dardani, jo për ta çeverisë Dardaninë, por per ta sundue, dhe edhe për ta shkatrrue ate. Nuk ka nevojë të hy në kronologjinë e veprimtarisë antikombëtare të këti njeriu sepse per ta ba ate do duhej me pas kohë nji vit , une do ceku vetem disa nga tradhëtitë e ti makabre që padyshim po shkatrrojnë edhe at pak shtet që u arrit me sakrifica të mbi 12.000 shqiptarve të vram, te mbi 2000 të tjerve të zhdukun e ende të pagjetun, të 5000 femnave të dhunueme ( sipas shumicës që mirren me këte fatkeqësi ), të shkatrimit të infrastrukturës industriale, ekonomoke e banesore në mbi 90% pra tmerre këto që i bani pushtuesi serb. Pra Hashim Thaçi me bandat e veta të SHIK-ut dhe simpatizantet e ti kriminel, e që të gjithë këta bashk perkrahen nga shtresat injorante, provinciale, mjeran të cilet shesin lëkurën per 10 euro, po shkel këtu e 16 vite mbi gjak  dhe mbi mund të popullit të Dardanisë.

Nji fjalë e popullit thotë; " aty ku del tym ka gaca " . Tymi mbi Dardanin ka dalë moti dhe gaca Hashim Thaçi herë i mbuluem me hi herë i zbuluem po vazhdon avazin e ti , pa pas fare turp, pa pas fare ndërgjegje per veprimet e tia të poshtra. Nuk do flas për këte njeri të kobshem per veprimet e tia të maparshme, por do flas për ato nga koha kur ky mori pushtetin dhe po e sundon Dardaninë.

Në pushtet erdhi tue ba krime, tue shkatrrue institucionet e shtetit dardan. Dhe ndër aktet ma të poshtra që i bani po permend vetem dy. Bashk me shefin e ti ( me të cilin shpesh ndrrojnë rrolet, herë e ka shef e herë i bahet shef ) Xhavit Halitin dhe pasi aty Xhavit Haliti kishte mikun e ti të perjetshem Sabri Hamitin , këta bashk pasi ma parë helmuen dhe e vran ( dyshimi dhe mendimi im ) Dr. Ibrahim Rugovën shkatrruen LDK-në dhe e ndan në dy copa. Tash ma në fund edhe vet ish Kryetari i LDK-së dhe i Kosovës  Prof. Fatmir Sejdiu foli per këte, këte e bani publike edhe HEROI i vërtetë dhe i gjallë Gani Geci në shumë shkrime të ti në portale dhe faqe të rrjetit social e edhe në gazeta.

Krimi tjetër që bani Hashim Thaçi dhe klika e ti mafioze ishte viti 2004 pranvera e këti viti dhe shkatrrimi total i institucioneve shtetnore që ishin të formueme , dhe pritshin vetem konfirmimin e pranimin nderkombëtarë. Me veprimet e këtyne banditve në 2004,  bashkësia ndërkombëtare pau se megjithate duhet Serbia të perkrahet per rastin e Kosovës. Dhe loja vazhdojë e po luhet , por në disfavorin e Dardanisë ( Kosovës ), në favorin e Serbisë.

Hashim Thaçi erdhi në pushtet me format ma mafioze, dhe me metodat ma të liga diktatoriale e mban at pushtet. Ama ai kurr nuk do kishte fuqi ta mban sikur mos ta kishte perkrahjen e jashtme, të liderve botnor por serb e antishqiptarë.

Këta pasi padyshim kanë dosjet e Thaçit dhe kompanisë së tyne enverostaliniste aspak nuk e kan të vështirë ta mbajnë Thaçin në pushtet sepse e ndihmojnë ata vet e ky per ti shpetue shantazhit dhe kerrcnimeve të nderkombëtarve që i kan dosjet e Thaçit, ban ashtu si ata i thonë. Dy alternativa ka ky njeri, ose ndegjimin e zbatimin e urdhnave ose burgun e Hagës.

Fakt per këte analizë timen po ceku se si ky per ti kënaq nderkombëtarët dergon në Hagë e burgje edhe bashkveprimtarët e ti ma të ndëgjueshem. A nuk dergoj prapa grilave disa here mbrenda Kosovës e edhe në Hagë Fatmir Limajn, pastaj Ramush Haradinajn etj, etj?

Hashim Thaçi asht padyshim tradhtarë i kobshem sepse ky tmerrësishtë po ju falë Dardaninë ( Kosovën ) dy anmiqve ma të perjetshem dhe ma të betuem per ta zhduk shiptarin nga faqja e dheut, po ju falë Atdheun e shqiptarve Turqisë e Serbisë. Hashim Thaçi paturpsishtë rren publikisht popullin shqiptarë dhe thotë Ivica Dacic nuk mund hyn në Kosovë, pas kësaj e fton baresha ( per mendimin tim e jo Baronesha ) Ketrin Ashton në Bruksel dhe Thaçi i ndëgjueshem ndrron deklaraten dhe thotë; mund te vi kush të dojë në Kosovë e edhe Ivica Daciç sepse neve jemi vend i lirë demokratik e i hapun , por nuk muj vjen në kohën e fushates zgjedhore, e kur kryeministri serb del haptas e thotë se do vi në Kosovë patjetër , Hashim Thaçi thotë, po vie Ivica Daciç në vizitë fetare. Dhe per qudi Ivica Daciç erdhi dhe në Graqanicë tha; jam këtu mes juve vëllazen serb, jam në Kosovën time dhe këtu do vi sa herë due sepse Kosova asht vet Serbia. Dhe vazhdojë... kam ndëgjue që dikush të ket thanë se mund të vi vetem per vizitë fetare, por unë i them ati se do vi sa here të due dhe jo vetem per festa fetare. ....

Ja pra o popull se cili asht kryeministri i juej, ju rren paturpsishtë e publikishtë dhe pse ju po besoni rrenat e ti?!

Pra ju rrejti Hashim Thaçi o popull sepse Ivica Daciçi erdhi per ti pregadit e perkrah serbët që të dalin në zgjedhje dhe që kështu ngadal ta marrin kalanë nga mbrenda dhe ta bajnë Kosovën provincë të Serbisë.

Hashi Thaçi asht tradhtarë sepse ky me çeverinë e ti shpesh edhe tue i deturue ministrat të ndrrojnë qendrime e mendime po rikthen në Kosovë pushtetin islamik turko-osman. Sot shofim se Hashim Thaçi ja shiti Turqisë se islamistit antishqiptarë dhe njeriut shumë të rrezikshem per paqe e qetsi botnore  Rexhep Tayyp Erdoganit pothuej të gjitha asetet e randësisë shtetnore.

Jemi dëshmitarë se si e detyron ministrin e vet Ramë Buja me ndrrue mendimin per ti detyrue ky pastaj autorët e librave të historisë shqiptare që të ndryshojnë atë histori kur flitet per pushtimin otoman turk 5. shekullor.

Neve jemi deshmitarë se si Hashim Thaçi per ti ba qefin dhe per ta tregue e deshmue servilizmin dhe besnikrinë e qenit besnik karshi Erdoganit ai shkon bashk me te në Gazimestan dhe perkulet fetarishtë tue imitue Erdoganin te mbeturinat e pushtuesit sulltan Muratit.

Dje më ra në sy edhe diçka. Kan ardhë në Kosovë burrshtetas të botës , edhe Presidentet amerikan që na çliruen dhe na mbajnë ende gjallë dhe Hashim Thaç kurr nuk i ka prit me bashkshorten e vet. Dje në Aeroport e priti vëllaun e vetë ( padyshim gjenetikisht e ka vëlla sepse duket nga pamja e tyne se të dyt kan gjak sllavokarpatian ) Erdoganin, bashk me zonjën Thaçi. Per mu kjo nuk asht rastësi, por nejse....

Hashim Thaçi si tradhëtar i madhë, nga frika mos po i del pushteti nga dora dhe kush e mbron pastaj , ai thirri vëllaun Erdoganin gjoja per ta perurue Aeroportin ende pa u krye nga punimet perfundimtare, që per njeriun normal asht paradoks dhe thirri edhe greko-slalvofilin tjetër enverostalinist Edvin Ramën dhe u takuen në Sllatinë nga ku shkuen në Prizren.

Paturpsishtë kryeministri tradhtarë i Kosovës Hashim Thaçi shkelë Kushtetuten e Kosovës dhe fton per ta perkrah në fushaten zgjedhore dy kryeministra të shteteve tjera. Erdoganin per ta mashtrue elektoratin turk dhe islamiket e tjerë të Prizrenit që ta votojnë njeriun e Hashim Thaçit, Ramadan Mujën per kryetar komunje në Prizren ndërsa Edvin Ramen per ti mashtrue shqiptarët e luhatshem mes perkrahsve të Ramadan Mujës e dikujt tjetër.

Dhe çka ndëgjuem në Prizren? Ndëgjuem po ate që ndëgjuem në Graçanicë, Kosova asht Turqi tha turku Erdogan në Prizren ashtu sikur tha Daciçi në Graçanicë, Kosova asht Serbi.

Kryeministri i " famshem " i Kosovës vetem miraton me levizje koke ato pohime. Ja pra juve mjeran popull cili asht " Gjorgj Vashingtoni " i juej !

Hashim Thaçi bashk me Naim Tërnven pasi paraprakisht ndertuen në Prizren disa dhjetra xhamija thue se kishte pak nga koha e pushtimit turk aty, dhe i ban gjithsejtë 36 copë, tash fton Erdoganin turk me i tregue Stambollin e vogël ( Prizrenin ), të cilin e kan shendrrue per qefin e Erdoganit nga ish Kryeqendra gjithshqiptare në qytet oriental tipik islamik.

Dhe per ta mbajt Prizrenin edhe ma tutje si qerdhe turkofile duhet njeriu i Hashim Thaçit me pas pushtetin aty. A nuk asht kjo nji tradhti e poshter? A nuk asht kjo nji tmerr që godet Kosovën ?

Mbram pash debatin në KOHA TV mes zonjës Vjosa Osmani dhe rrugaqit të rrugve islamikut ( që fatkeqësishtë menagjon kulturën e Kosovës ),  Memli Krasniqit.

Ja kisha lakmi zonjës Vjosa Osmani se sa trime u tregue në ballafaqim me at klysh të islamizmit i cili me shikimin e syve tregonte se sa antishqiptarë dhe sa i lig, i rrezikshem dhe i poshtër asht. Dhe ska faj ai, ai ka babë Milazim Krasniqin " Profesorin " që ndal ligjeraten dhe lidhet namaz para studentve. Kan pi ujë në ibrikat anadollak kjo familje dhe duket se ai ujë të ket ken i pas avdesit të Erdoganit dhe sot i bajn sherbime Turqisë e islamit dhe shkatrrojnë e helmojnë kulturen e vlerat shqiptare.

Hashim Thaçi asht tradhtarë per miliona veprime të ti jetësore antishqiptare, mes tyne po e ceku edhe faktin se si ky paturpsishtë shkel Kushtetutën e Kosovës, kandidon per kyetar komunash njerëzit nenë hetime per krime e korrupsion. Ku asht pa që gjykata ta denon dike, e ai të shmanget diku dhe mos të shkojë në burg ( rasti i Xhabir Zharkut dhe Bajrush Xhemajlit ).

 Vendstrehimin e tyne e din mirë Hashim Thaçi , por asht pikrisht ai që nuk lejon arrestimin e tyne. Dhe pos këtyne ka edhe me dhjetra të tjerë që mshifen nga mosmbajtja e burgut, ka edhe asi që jetojnë në Tiranë tue ba jetë luksoze me parat që jua moren fatzinjve shqiptarë që per ti shpetue fatkeqësisë që ka kaplue Kosovën me shpresen per nji jetë ma të mirë ne shtetet e Europës Prendimore, menduen me dal nga Kosova dhe kur arriten brigjet e Hungarisë nga frika e rojes kufitare kriminelet që kontrabandonin njerëz qellimisht fundosin barken dhe mbysin 16 veta aty në thellësitë e lumit TISA në kufinin serbo-hungarez. Ka zan policia e Hashim Thaçit disa nga ata dhe i ka denue e burgosë, por kot sepse ka denue vetem argatët e shkret,  por kryesorin e kësaj mafije njifar Ismet Ramën jo dhe ai sot jeton i lirë perplot luks në Tiranë. Nuk i ndjek per ti zan pushteti i Hashim Thaçit jo. Jo sepse i ka njerz të vetët dhe e ka kap paniku Hashim Thaçin mos po flasin pastaj kur merziten në biruca ashtu sikur po flasin shumica tjerë nga Dubrava e nga burgjet tjera në Kosovë. Po flasin dhe po tregojnë se kupolla e krimeve janë kjo kastë e liderve politik në Kosovë që doli nga lufta dhe që ka pushtetin sot . Para disa ditve nji i tillë perpak e pagou me krye pse foli sepse per ta likuidue ate në burgun e Dubravës hyni nji revole si në filmat e Gjejms Bondit, nji stilolaps revole. Fatmirsishtë u gjet me kohë para se me u zbatue plani per ta likuidue ate që ka fillue me folë.

Verës kur isha atje nga disa gardian të burgut të Dubravës ndëgjova se Sami Lushtaku e Sabit Geci sillen si kauboj në burg, me telefona celular në dorë dhe askush nga personeli i burgut nuk guxon me ju thanë asnji fjalë. Ndërsa mbram zonja Vjosa Osmani i tha Memli Krasniqit se në Mitrovicë z. Avni Kastrati asht kukullë në doren e Sami Lushtakut, se Mitrovica sundohet nga Skenderaj.

Ku asht pa kjo, askund. Në Kosovën e sotshme po sepse aty asht Hashim Thaçi kryeministër dhe mos u quditni kur nji ditë edhe Kosovës do ja ndrroj emnin e do e quen HASHIMISTAN.

Hashim Thaçi kerkon me u largue EULEKSI nga Kosova, po sepse kështu mendon se bashkveprimtaret e ti dhe ai vet shpetojnë dhe do mbesin në histori si njerz të mëdhej që ban e shpallen shtetin e Kosovës. Po ata do e deshronin këte ama kjo nuk do ndodhë kurr dhe ata do mbesin në histori por jo si burrshtetas, por si tradhtarë.


Sarpsborg: 24.10.2013

(Vota: 40 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: