Lutfi Alia: Kunavia (VII)
| E Hene, 21.10.2013, 08:40 PM |

KUNAVIA - 7

Ipeshkëvët e tjerë të Dioqezës të Kunavisë në shekullin XIV

-Në këto vite kanë ekzistuar dhe shkrime ne gjuhen albaneze, çka e argumentoj me faktet se femijet e ndiqnin katekizmen ne gjuhe albaneze, malesoret rrefeheshin vetem ne gjuhen albaneze, pasi kesisoj kuptonin se ishin çliruar nga mekatet, pagezimi behej ne gjuhen albaneze. Kur thuhet se formula e pagezimit eshte shkruar nga Imzot Pal Engjelli, me duket e tepruar t’i atribuohet atij kjo meritë, pasi mendoj se asht shkruar shume kohe me para, ai vetem e perfshiu në shenimet e tij-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Vendin vakant te ipeshkevit te shkarkuar Imzot Johannes de Hojo, Papa Gjoni XXII e zevendesoj menjehere me Imzot Pietrus, i cili sherbeu ipeshkev i dioqezes se Kunavia ne vitet 1326 – 1333.

Nuk kam mundur te gjej te dhena per kete prelat, nuk dihet ne se ishte albanez, apo i huaj dhe cilit urdheri i perkiste, por sigurisht me parë do te kete sherbyer ne nje nga famullite e Kunavise, çka kuptohet nga rrethana e emerimit, menjehere pas largimit te ipeshkevit te meparshem.

Koha e sherbimit te ipeshkevit Pieter ne dioqezen e Kunavise, perkon me periudhen e luftimeve te ashpra te malesoreve te Kunavias, kunder sulmeve te vazhdueshme te ushtrise serbe.

Nuk dihet data kur vdiq, por ne nje pjese letre e gjendur ne arkivin e Propogandes Fide, flitet per nje ipeshkev Pietrus te Kunavise, te cilin e kishin vrare serbet e ndofta asht pikerisht ipeshkevi yne. Dihet se eshte varrosur ne Kunavia. Ne fshatin Peshk te Kunavise, ne vendin e quajtur Kodra e Kishes, kane qene varret e klerikeve te kesaj treve. Ne vitet ’70 te shekullit XX, mbetjet e kesaj varreze u shkaterruan teresisht, pasi pikerisht aty kaloj rruga automobilistike. Gjate gerrmimeve, puntoret gjeten shume eshtra dhe kryqe, qe per fat te keq kane humbur dhe nuk dijme ne se ishin kryqe ipeshkevi, apo kryqe te thjeshte prifterinjsh e murgjerish, te varrosur ne keto varre.

Pas imzot Pietro, ne krye te dioqezes se Kunavia u emerua ipeshkevi i ri, imzot Thomaso.

Imzot Thomaso ishte murg anglez, i urdherit Karmelitan, i cili sherbeu ipeshkevi i Kunavise per 13 vjet (1334 – 1347). Imzot Toma, mesimet e para i mori ne manastiret gipsuniense ne Ingliterra, ku u formua dhe u shugrua murg. Imzot Toma ishte prelat, qe kishte ndjekur studimet universitare dhe ishte diplomuar doktor ne teologji ne Universitetin e famshem te Oksfordit ne Ingliterra.

Aktivitetin si murg e filloj ne qytetin e Norwich, si bashkpuntor i Ipeshkevit Gulielm Bateman, i cili e çmonte dhe e respektonte si orator i liturgjise se shenjte. Imzot Toma ishte shume aktiv dhe i afte, per çka ipeshkevi e kishte aktivizuar ne administrimin e dioqezes se Norwich. Per keto merita dhe zotesi, Imzot Gulielm Bateman, i a rekomandoj Papes Gjoni XXII, qe ta kishte ne konsiderate per ta emeruar ipeshkev ne ndonje nga dioqezat, ku ndihej nevoja per nje prelat me formim te larte si e murgut Thomas. Kete rekomandim Papa Gjoni XXII e vleresoj dhe me bulen e vitit 1334 e emeroj Ipeshkev te dioqezes se Kunavia, madje ishte emerimi i fundit i Papes, se me pas vdiq.

Ne biografine e shkurter te Imzot Toma thuhet se Papa, duke marre ne konsiderat formimin e tij si teolog, vendosi  ta emeronte ne dioqezen e Kunavise, pasi ishte i afte te perballonte si presionin e ortodokseve, por dhe per te drejtuar kryengritjen kunder serbeve. Si shkruan Imzot Toma, ne kete kohe Kunavia ishte e perfshire ne turbullira te medha, kuptohet vazhdonin revoltat e malesoreve kunder serbeve dhe kunder kishes ortodokse serbe, qe ushtronin presioni te vazhdueshem mbi kishen katolike dhe i keqtrajtonin malesoret.

Imzot Toma u integrua menjehere ne misionet e ngarkuara nga Papa dhe kjo ngjalli reagimin si te ortodokseve dhe te serbeve, te cilet filluan ta sulmonin e ta pengonin ne ushtrimin e detyres se ipeshkevit. Ne keto rrethana te nderlikuara, Imzot Toma kaloj momente te veshtira, madje shpesh dhe me rrezik per jeten, çka e detyruan te largohej disa here nga Kunavia e kthehej ne Ingliterra, ku sherbente si coadiutor i dioqezes se Norwich, duke plotesuar te gjitha kerkesat e detyrat, qe i ngarkonte ipeshkevi Guglielmo Bateman.

Imzot Toma rikthehej ne Kunavia here pas here, ku pritej me respekt dhe nderim nga malesoret.

Gjate viteve te sherbimit ne Ingliterra dhe ne Kunavia, Imzot Thomas ka shkruar disa vepra, te cilat historiani Thomas Villiers, i ka gjetur ne Biblioteken Karmelitane, madje rezulton se keto libra ishin dhe ne biblioteken e Katedrales te Shen Gjon Pagezorit ne Kunavia. Nder veprat e imzot Toma, po rendis me te rendesishmet:

- Lecturae Scripturarum,

- Quaestiones disputatae, qe eshte nje koment teologjik i te njetes veper te Tomas d’Akuino.

- De passione Christi,

- Homilie 67 de tempore,

- Conciones per annum.

- Homiliae 80 de sanctis.

Sigurisht, disa nga keto libra jane shkruar kur ndodhej ne Kunavia e jane prodhuar ne manastirin e Shen Trifonit, qe ishte qender e kualifikuar e doreshkrimeve, kesisoj librat e tij, ishin ne biblioteken e manastirit dhe ne bioblioteken e katedrales te Shen Gjon Pagezorit. Rreth 700 vite te shkuara, treva e Kunavia kishte biblioteka, me libra qe studioheshin si nga kleriket, ashtu dhe nga malesoret.

Imzot Toma çdo te djele, rregullisht zhvillonte meshat ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit dhe ne kishat e tjera te dioqezes se Kunavise, si dhe merrte pjese ne ritet e liturgjise se shenjte, te cilat zhvilloheshin me kulture te larte teollogjike dhe me pjesmarrje te madhe te malesoreve.

Imzot Toma e zhvillonte meshen ne latinisht, por perkthehej nga prifterinj albaneze, qe i percillnin mesimet e ungjillit ne gjuhen e popullit, madje kjo ishte e detyrueshme, pasi vetem kesisoj mesazhi i ipeshkevit arrinte te kuptohej nga besimtaret.

Megjithe kerkimet e vazhdueshme, nuk kam mundur te gjejë nje liste me emerat e prifterinjeve, qe kane sherbyer ne katedralen, ne kishat e ne manastiret e dioqezes se Kunavise, çka do te ishte me shume vlera, pasi shume prej tyre ishin vendas, qe e zoteronin gjuhen latine dhe te afte per ta perkthyer ne gjuhen albaneze si ungjillin dhe ritet e  liturgjise se shenjte.

Prania e prifterijeve dhe e murgjereve albaneze ne famullite tona, deshmohet me dokumenta te shumta te shekujve XIII - XIV, qe ndodhen ne arkivin e Vatikanit, te Propogandes Fide e ne arkivin e Dubrovnikut (vitet 1252, 1308, 1382, 1405 etj), disa prej te cileve jane bere publike nga studiuesi dr. Musa Ahmeti.

Ne keto vite kane ekzistuar dhe shkrime ne gjuhen albaneze, çka e argumentoj me faktet se femijet e ndiqnin katekizmen ne gjuhe albaneze, malesoret rrefeheshin vetem ne gjuhen albaneze, pasi kesisoj kuptonin se ishin çliruar nga mekatet, pagezimi behej ne gjuhen albaneze. Kur thuhet se formula e pagezimit eshte shkruar nga Imzot Pal Engjelli, me duket e tepruar t’i atribuohet atij kjo meritë, pasi mendoj se asht shkruar shume kohe me para, ai vetem e perfshiu ne shenimet e tij.

Vepra madhore “Illirici sacri” e D. Farlato dhe J. Koleti, si dhe “Hierarchia cattolica” e K. Eubel, trajtojne me preçedence kryepieshkevet dhe ipeshkevet e dioqezave dhe shume rralle permendin ndonje nga prifterinjt dhe murgjerit, qe kane sherbyer ne treven e Kunavise. Ne te dy keto vepra dokumentohet se ne shekullin XIV, dioqeza e Kunavise kishte 23 famulli, pra kuptohet se ne kishat e manastiret e kesaj treve sherbenin qindra prifterinj e murgjer, shume prej te cileve albaneze, por ende nuk i njohim emerat e tyre. Ne dioqezen e Kunavise, ishte dhe manastiri  françeskan i Shen Kiares (Chiara) me murgesha albaneze, por ende nuk kam mundur te gjej kush ishte kryemurgesha dhe sa murgesha albaneze ishin mbyllur ne kete manastir.

Kur flasim per ipeshkevet e Kunavise, te cilet shquhen per formim e kulture te larte teologjike, nuk mund te mohohet fakti, se ata ishin ne gjendje te pervehhtesonin dhe fjale te gjuhes albaneze, së paku disa fjale pershendetje dhe pse jo dhe fragmente te liturgjise se shenjte, por per deri sa nuk i kemi te dokumentuara, po preferoj te kufizoj me kaq kete argument, duke i a lene kohes, ta ndriçoj kete aspekt te rendesishem te historise te gjuhes albaneze - shqipe.

Ne biografine e Imzot Toma, theksohet se vitet e jeteses dhe aktivitetin ekleziazik ne Kunavia, i kaloj me shume peripeci, prandaj i u drejtua Ipeshkevit te Norwich, qe ta ndihmonte te kthehej ne atdhe. Ipeshkevi Bateman i a referoj kete situate mbretit te Ingliterres Eduardi III, i cili i dergoj leter dhe i kerkoj Papes Klemente VI, qe ta rikthente ne vendin e tij Imzot Tomen.

Me bulen e Papa Klementi VI, me 6 qershor 1347, imzot Toma u lirua nga detyra e ipeshkevit te Kunavise e u kthye ne Ingliterra, ku u emerua ipeshkevi i dioqezes se Landavia (Landaff), qe ishte nen autoritetin e Kryeipeshkevit te Canterbury. Imzot Toma vdiq me 10 tetor 1362 ne Bishona dhe u varros ne kapellen dedikuar Shen Maria Virgjeresha te ketij qyteti.

Emeri i Imzot Thomaso permendet shpesh nga historianet karmelitane anglezë, te cilet vleresojne kontributin e tij si ipeshkev i dioqezes te Kunavia ne Albania dhe ne Landavia te Ingliterres, si rezulton ne  shkrimet e historianeve Possevino dhe Fabritius, ne vepren “De scriptoribus mediae et infimae latinitatis”. Me largimin e imzot Toma, vendi i ipeshkevit te Kunavia per shume vite mbeti vakant, por drejtimi i dioqezes i kaloj rektorit te katedrales te Shen Gjon Pagezorit.

Per nje periudhe 25 vjeçare (1348-1372), nuk kam mundur te gjej emera ipeshkevi te dioqezes se Kunavise. Eshte e pamundur, qe ne nje periudhe te gjate kohe prej 24 vite, Vatikani, Propoganda Fide dhe kryeipeshkevi i Durresit, ta kene braktisur kete dioqeze te rendesishme e te fameshme, e ta kene lene pa ipeshkev. Ne arkivat e Vatikanit dhe te Propogandes Fide, me siguri ka dokumenta, ka te dhena me emerat dhe aktivitetin e ipeshkeve te tjere, andaj shpresoj, qe se shpejti t’i nxjerrim nga dosjet e mbuluara nga pluhuri i harreses e te arrijme te njohim dhe keta ipeshkev.

Imzot Francesco di Genova O. F. M. Murg françeskan i urdherit te minoreve, u emerua ipeshkev i Kunavise me bulen e Papes Gregori XI me 20 dhjetor 1372, ku qendroj deri ne vitin 1398, pra eshte ipeshkevi, i cili ka sherbyer per 25 vjet ne kete dioqeze.

Ne vepren “Illirici sacrii” vell. VII, At J. Koleti e prezanton Imzot Françeskun si ipeshkevin e pare i urdherit françeskan, por mendoj se para tij, duhet te kane qenë dhe françeskan te tjere, sidomos ne vitet 1348 – 1372, qe perkon me periudhen kur misionaret françeskane ishin teper aktive ne trojet tona dhe ne dioqezen e Kunavise. Dihet se urdheri françeskan ishte i pranishem ne Albania, qe ne  zanafillen e themelimit, si deshmohet ne bulen e vitit 1236 te Papes Gregori i IX , ku thekson: “... disa pjestar te urdherit françeskan, kane shkuar me deshiren e tyre ne Albania” (J.Koleti:” Illirici Sacri” 1817, VII, f. 35). Asht dokumentuar se Kunavia se paku kishte dy manastire françeskane: i Shen Martinit dhe i Shena Kiares, ku sherbenin murgj dhe murgesha albaneze.

Dua t’i rikujtoj lexuesve se, ne shekujt e XIII – XIV, ne urdherin françeskan militonin shume murgj albaneze, nder te cilet jane shquar fra Nikolla nga Vela, dy murgj me emer Françesk nga Shkodra, fra Mikeli (??), fra Andrea e fra Tomasi nga Durresi dhe Fra Domenicus Albanensis (Deda) ne Mat, i cili shquhej per zotësí e dije, madje Selia e Shenjte e kishte ngarkuar ndermjetes prane princave albaneze, per t’i bindur te riktheheshin ne katolike. Murgjerit françeskane ishin ne vijen e pare per mbrojtjen e katolicizmit nga presioni dhe violenca e ortodokseve serbë e ne keto misione, historia e krishterimit njeh dy martira albaneze fra Mikeli (??) e fra Andrea nga Durresi, te cilet Papa Urbano VI, ne vitin 1379 i ka shpallur te Lumnuem.

Ende nuk kam mundur te verifikoj, ne se Imzot Françesku kishte sherbyer murg ne manastiret e Kunavise, apo kishte ardhur nga Italia, megjithate ka rendesi te theksohet se Ai e drejtoj dioqezen e Kunavise, më gjate se te gjithe ipeshkevet e tjere, por dhe me aktivitete apostolike intensive.

Ne shekullin e XIV, populli i treves se Kunavia, perjetoj nje eveniment fetar e historik te veçante, ndryshimin e emerit te malit Kunavia, i cili qe nga kjo kohe u quajt Mali i Shen Antonio i Madhi (Snoji i Madh) dhe Mali i Shen Antonio i Vogli (Snoji i Vogel).

Nuk kam mundur te identifikoj vitin e sakte kur u be ky ndryshim, por mundesia me e madhe asht te jene bere ne kohen kur ipeshkev ishte Imzot Françesku, i cili drejtoj dioqezen ne periudhen kur dominonte miti i Shen Antonio. Populli yne i njihte mrekullite e Shen Antonios, i njihte meritat si taumatolog (sherues), malesoret praktikonte ritin e trediçines, me lutjet 13 ditore devotshmerie e meshire (trembedhjetshi i Shen Nojit, praktikohet dhe ne ditet e sotme) dhe ne veçanti penitencen  (lutjet e pendimit), per t’u çliruar nga mekatet. Çdo 13 qershor, malesoret e Kunavise merrnin pjese ne festen liturgjike te Shen Nojit.

Shenjterimi i ketyre maleve madheshtore me emerin e Shen Antonio, eshte nje deshmi e ndjenjave te admirimit, vleresimit dhe te devotshmerise, qe shprehnin malesoret per kete shenjetore te shquar, duke e perjetesuar emerin dhe vepren e tij ne dy male madheshtore te Kunavise.

Ceremonia dhe mesha solemne per pagezimin e malit me emerin e Shen Antonio, eshte kryer ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit dhe ne kembe te malit, madje ipeshkevi, qe ka celebruar keto rite ishte ngjitur ne majen e Malit te Shen Nojit (Shen Antonio), ku qendroj i vetem lidhur me pranga, per te kryer aktin e penitences, pra te pendimit, me lutje Zotit dhe birit te tij Jezu Krishtit, qe ta çlironin nga mekatet, pra njelloj si kishte vepruar Shen Antonio.

Pas kesaj meshe, kety dy male populli i njohu te pagezuara me emerin e Shen Antoni0 (Snoji).

Imzot Françesko di Genova vdiq ne vitin 1398 dhe ne vendin e tij u emerua nje tjeter françeskan i urdherit minor, imzot Beninjo. Kjo vazhdimesi e ipeshkeve te urdherit françeskan, deshmon per zgjerimin dhe e rritjen e misioneve apostolike, te ketij urdheri ne dioqezen e Kunavise.

Imzot Benigno (Beninjo) O. F. M. Murg françeskan i urdherit te minoreve, me origjine nga Gjenova, u emerua ipeshkev i dioqezes se Kunavia ne vitin 1399, nga Papa Bonifacio IX, si rezulton nga diploma e ruajtur ne vellimin e VIII te “Monumente ekleziazike Veneciane” ne faqen 157.

Murgu Beninjo, deri ne vitin 1399 sherbeu ne famulline e Kastello te Venecias, si shkruan historiani Wadding dhe po ate vit u transferua ne dioqezen e Kunavise, ku qendroj deri ne vitin 1409.

Per aktivitetin e tij si Ipeshkev i Kunavia kemi shume pak te dhena, me teper informohemi nga disa letra, qe pershkruajne impenjimin e tij ne disa misione apostolike gjate udhetimeve ne Venecia. Ne vellimin e VII te “Illirici sacri”, At J. Koleti spjegon se ne ate kohe, shume ipeshkev te Dalmacise e te Albanise, per arsye te ndryshme, nje pjese kohe e kalonin ne Venecia. Ne rastin e ipeshkevit tone, kuptohet se, para fillimit te dimrit, kur treva malore e Kunavise bllokohej nga bora, imzot Beninjo kthehej ne Itali, ku vazhdonte te kryente sherbimet e liturgjise se shenjte ne kisha te ndryshme, por gjithmone me cilesine dhe me funksionet e ipeshkevit te Kunavia.

Ne nje nga udhetimet ne Venecia ne shkurt te vitit 1406, Imzot Beninjo, sherbeu meshen ne kishen e Shen Krisostomo, ku per 40 dite, i çliroj mekataret kanonikë burra dhe gra, duke i ndihmuar me akte devocioni e pendimi, si rezulton ne nje leter te kesaj kohe, qe i dergohej per njoftim famullive te dioqezes, ku shkruhet: “Imzot Beninjo, fal Zotit dhe Selise Apostolike, si ipeshkev i Kunavise, u lut per shpetimin e shpirtit te besimtareve te dioqezes sone dhe per ju, qe do te merrni kete leter. Imzot Beninjo, duke predikuar para besimtareve tha: Ne, si zyre baritore, duhet te preokupohemi per te shpetuar shpirtrat e besimtareve dhe kjo behet duke u lutur te Madhit Zot meshirplote, te dhuroj miresi, per te gjithe ata qe vuajne, pasi keshtu do t’i sherbejne lirisht Atij. Dhe ju te tjeret duhet te perkuleni me devotshemri e te kryeni pune te mira, pasi kesisoj do te shperbleheni per sakrificat tuaja ”.

E prezantova kete fragment letre, per te treguar se kete predikim ne meshen e zhvilluar ne kishen e Shen Kristosomit te Venecias, imzot Beninjo, u a shprehte dhe malesoreve te Kunavise, kesisoj nga pulti i katedrales te Shen Gjon Pagezorit dhe ne 23 kishat e dioqezes, predikonte ungjillin dhe lutej per shpetimin e shpirtit te malesoreve nga mekatet.

Natyrisht, kete mesazh liturgjik, prifterinjt albaneze u a perkthenin besimtareve te pranishem.

Ne leter tregohet se ne kete meshe, Imzot Beninjo i pergezoj prioret, murgjerit kryemurgeshat dhe murgeshat e Urdherit Pendues te Shen Domenikut, te cilet kishin pranuan ne rradhet e tyre virgje-reshen Katerina e Sienes, e para vajze e virgjer, qe hyri ne kete urdher, pasi si rregull ne urdherin e te penduarve pranoheshin vetem gra te veja dhe ne moshe te pjekur.

Murgesha Katerina e Sienes, ishte shembull i rralle per kohen, madje me vepren e saj i dha emer te madh urdherit Domenikan. Ajo u bë e fameshme me sherbimet e te semureve lebroze, te semureve te shtruar ne Spitalin e Shen Maria della Scala te Sienes dhe ne veçanti me udhetimin ne Avinjon, duke e detyruar Papen te kthehet ne Roma, kesisoj ndikoj ne rivendosjen e autoritetit te Vatikanit, pra beri ate, qe se kishte bere keshilli i kardinaleve. Katerina Neninkaza e Sienes, vdiq ne 1380 e u shpall shenjetore ne 29 qershor 1461, nga papa Piu II, qe e kanonizoj me nje ceremoni solemne.

Duke vleresuar vepren e Shen Katerines te Sienes, gjate meshes Imzot Beninjo thote se u ka folur dhe malesoreve te Kunavise e ne veçanti grave e vajzave, te cileve u ka transmetuar devotshmerine, perkushtimin meshiremadh dhe miresine ndaj personave qe vuanin, ndaj te semureve e te varferve.

Ne meshe Imzot Beninjo, kerkoj bashkepunim te urdherit Domenikan me urdherin Françeskan: “… eshte koha te rritet e te zgjerohet kulti i kristianizmit dhe i veprave hyjnore, gjithmone duke ndjekur mesimet e te Madhit Zot, te transmetuara nepermjet bijeve te Shen Françeskut e Shen Domenikut, qe na keshillojne dashuri vellazerore, dhembshuri, bamiresi, meshire. Detyra e jone eshte, qe keto virtyte t’i kultivojme e t’i ruajme ne perjetesi. Si ipeshkev françeskan deshiroj t’ i uroj Urdherit te Shen Domenikut, te rritet e te forcohet me shume, me besim ne meshiren e madhe te Plotfuqishmit dhe ne mesimet e Shen Pjetrit dhe Shen Palit dhe lutem per te gjithe ata qe jane penduar sinqerisht e qe kane ndjekur rrugen e Zotit, duke u bere  pjesetare te Urdherit Penitencial te Shen Domenikut”.

Ky predikim i Imzot Beninjo si Ipeshkev i Kunavia, ishte me rendesi, pasi ne trojet arberore, kishat dhe manastiret e para katolike ishin benedektine dhe domenikane dhe te lidhura ngushte me besimtaret, andaj duke kerkuar bashkpunim, krijonte me shume hapsire dhe mundesi zgjerimi  te pranise dhe te aktivitetit te urdherit françeskan, te cilit i perkiste si klerik.

Ne fund te kesaj letre eshte shenimi:  “… e divulguam kete leter, per te deshmuar çfare tha ne meshe Imzot Beninji. Specifikojme se letra mbyllet me vulen e Ipeshkevit.

“hkruar ne Venecia, ne banesen tone te Shen Gjon Krisostomo, ne vitin e Zotit 1406, me 22 shkurt, viti i dyte i pontifikatit te Atit te Shenjte Inoçenci VII, ne Krishtin - Zotin tone”.

Zhvillimi i meshave ne Itali nga Imzot Beninjo – Ipeshkevi i Kunavias, kishte terhequr vemendjen e kronikaneve dhe historianeve te kohes si p.sh te Flaminio Kornelio, i cili ne shenimet, qe ka vënë me diplomen e At Bernardo de Rossi, ne “Monumenta della Congregazione del Beato Jacopo Salomone”, ne kapitullin 2, pyet “Kush asht kjo dioqeza e Kunavia, ku eshte ipeshkev Imzot Beninjo?

(Në shkrimet në vazhdim, do të tregojmë per ipeshkëvët e Kunavia në shekullin e XV)



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: