Deo Graciani: Elida Buçpapaj dhe Bajrami
| E Diel, 20.10.2013, 06:30 PM |

Elida Buçpapaj dhe Bajrami nën qiell të hapur

Replikë sqaruese ndaj shkrimit të zonjës Elida Buçpapaj, me titull “Bajrami nën qiell të hapur.”

Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t'i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta japë shpërblimin.

Mateu 6:5-6

Nga Deo Graciani 

Ndërsa po shfletoja Zemrën Shqiptare siç bëj rregullisht, mbeta i befasuar nga shkrimi i zonjës dhe intelektuales Elida Buçpapaj. Ky shkrim, i botuar në Zemrën Shqiptare mban titullin “Bajrami nën qiell të hapur” dhe është një përpjekje e autores për të shprehur shqetësimin dhe revoltën e saj të brendshme ndaj “padrejtësisë” që sipas saj po i bëhet besimtarëve myslimanë, të cilët në mungesë të një xhamije në Tiranë, e festuan bajramin ne qiell të hapur.

Edhe unë si shumë njerëz të tjerë, duke qenë i ndjeshëm ndaj padrejtësive të çfarëdolloji qofshin, fillimisht mendova se bëhet fjalë për një shkelje të drejtash apo padrejtësie të madhe që qenka bërë ndaj myslimanëve për bajram, por kuptova pastaj se nuk bëhet fjalë për padrejtësi por thjesht për një përpjekje për të mbështetur një çeshtje duke u nisur nga premisa të gabuara dhe argumente të pabazuara.

Ky shkrim nuk ka si qëllim kritikën personale ndaj zonjës Buçpapaj, por shpreh shqetësimin ndaj argumentave të pasakta që zonja sjell në shkrimin e saj. Të njëjtat opinione me zonjën Buçpapaj ndajnë edhe disa të tjerë që fatkeqësisht janë të keqinformuar mbi realitetin islamik në trojet shqiptare.

Ndodh nganjëherë që edhe intelektualë të njohur, të patundur dhe të qartë në bindjet e tyre, për arsye nga më të ndryshmet, bien pre e gjendjeve emocionale të çastit, dhe pavarësisht nga vullneti i tyre i mirë, ata kthehen padashje në burime toksike, që më shumë e dëmtojnë diçka sesa e ndreqin. Njeriu është njeri dhe nuk është i pagabueshëm. Çdonjëri prej nesh, pavarësisht nga bindjet që ka, tabani familjar, kultura shpirtërore apo fuqia e intelektit, ka trashëguar gjithashtu shtresëzime të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, të krijuara nga stuhitë dhe prurjet historike, dhe të trashëguara brez pas brezi. Këto shtresëzime të dëmshme në thellësi të psikikës, bëhen pengëse për të dalluar me objektivitet realitetin. Ato janë si kanalizimet e ujrave të zeza, të cilat sado të sistemuara të jenë, shpërthejnë në mënyrë të papritur duke ndotur gjithçka përreth, e duke rrezikur burimin e ujit të pijshëm.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me një pjesë të konsiderueshme të popullit tonë. Lufta disa shekullore për mbijetesë, dhe detyrimi i dhunshëm për të pranuar ideologjinë destruktive të një pushtuesi, ka krijuar shtresëzime të tilla, të cilat kanë shkaktuar një amnezi të thellë historike me pasoja afatgjata. Kjo është një amnezi e nxitur dhe e injektuar sistematikisht gjatë një kohe të gjatë dhe të errët të historisë sonë dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sot, në një kohë kur duhet të ndaheshim nga e keqja që na ka shoqëruar për 600 vjet rresht, kur më në fund kemi fituar njëfarë lirie si shtet, vazhdojmë të shfaqim përpara syve të botës një dashuri të pazakontë për xhelatin që na mbajti të izoluar nga pjesa tjetër e botës së qytetëruar, duke na bombarduar me të zezat më të mëdha që mund t’i bëhen një populli. Dashuria e viktimës me kriminelin dhe ideologjinë e tij vrastare nuk është një fenomen i panjohur për psikologët, por në rastin tonë nuk kemi të bëjmë thjesht me një fenomen të izoluar por goxha të përhapur në trojet shqiptare. Rasti ynë mund të konsiderohet pa pikë dyshimi si një nga paradokset e historisë njerëzore. Shpeshherë, njeriu i viktimizuar për një kohë të gjatë, e ka të vështirë ta kuptojë lirinë. Por ai e ka edhe më të vështirë të shkëputet nga mentaliteti i skllavërisë. Si përpjekje për të arsyetuar këtë realitet që nuk e kupton, ai pjell gjithëfarë teorish. Një nga këto teori, që vazhdon të mbizotërojë në shoqërinë shqiptare, është trumbetimi i harmonisë dhe tolerancës shëmbullore ndërfetare, që sipas disave ka ekzistuar ndër shekuj. Çuditërisht, kjo teori ka gjetur më shumë mbështetës tek viktimat sesa tek xhelatët e tyre.

“Harmonia dhe toleranca fetare” është një togfjalësh që fatkeqsisht është keqpërdorur shumë në çdo periudhë të historisë sonë, dhe vazhdon të keqpërdoret masivisht sidomos tani në shoqërinë shqiptare të shekullit 21. Në tokën e ilirëve të sotëm, ndërsa altoparlantët e trashëguar nga pushtuesit turko-islamikë, ulërijnë ditën e natën në një gjuhë të pakuptueshme për veshët tanë, duke torturuar një popullatë të tërë, shqiptarët e të gjitha komuniteteve fetare mallkojnë nëpër dhëmbë këtë mënxyrë që ka kapluar tokën tonë. Në një kohë, kur çdo komb ngre lart figurat identitare të popullit të vet, në trojet shqiptare botohen me mijëra libra e artikuj që sulmojnë dhe hedhin baltë mbi çdo kolos kombëtar që nuk ka prejardhje islamike. Nëse ne shqiptarët kemi zbuluar ndonjë përkufizim të ri të termit harmoni dhe tolerancë, atëherë do të ishte mirë që këtë zbulim t’ia bënim të ditur botës mbarë, në mënyrë që edhe ata ta eksperimentonin në shoqëritë e tyre. Historia e 20 viteve të fundit ka mjaft shembuj të kësaj harmonie dhe tolerance “shembullore” ndërfetare në Shqipëri.

Ekzistencën e kesaj harmonie dhe tolerance fetare “shembullore,” e mbështet në shkrimin e saj edhe zonja intelektuale Elida Buçpapaj, e cila ngre lart shembullin e tolerancës, që sipas saj, e ka karakterizuar gjithmonë edhe komunitetin islamik shqiptar. Madje, sipas z. Buçpapaj, është pikërisht ky komunit tolerant që na qenka diskriminuar nga politika dhe shteti këto 23 vitet e fundit. Kjo politikë diskriminuese, shton ajo, “ka bërë që komuniteti mysliman në Tiranë të mos ketë një objekt fetar ku të falet, duke i lënë besimtarët myslimanë të shfaqen në publik si të jenë një komunitet tribal - pa shtëpinë e Zotit - kur në fakt janë një komunitet i qytetëruar, me bonsens dhe tolerancë shembullore.” Zonja Buçpapaj është e shqetësuar se edhe këtë bajram myslimanët nuk kishin ku të faleshin në Tiranë dhe “riti fetar u zhvillua si zakonisht në bulevard - në mënyrën më të pameritueshme dhe më të paemancipuar të mundshme në mungesë të objektit fetar.”

Për fatin tonë të mirë ka shumë pak njerëz në Shqipëri e sidomos në Tiranë që mendojnë njësoj si zonja Buçpapaj në këtë pikë. Por pavarësisht nga kjo, shteti, për të ndihmuar në “forcimin” e mëtejshëm të harmonisë fetare, ka vendosur të lejojë ndërtimin e një xhamie, e cila jo vëtëm do krijojë ndotje të konsiderueshme akustike siç krijojnë ngado xhamitë, por do i japë Tiranës pamjen e një qyteti të Lindjes së Mesme.

Kur zonja Buçpapaj ngre lart harmoninë dhe tolerancën fetare në Shqipëri, harron se toleranca dhe harmonia dallohet më qartë nëse është reale, në një shoqëri të lirë. E mbështetur vetëm nga gjendja emocionale, ajo na shpjegon se "toleranca fetare që ekziston në Shqipëri, padyshim që i dedikohet edhe shumicës islame," dhe harron krimet e pashallarëve shqiptarë nëpër trojet shqiptare dhe në të gjithë Ballkanin gjatë shekujve. Harron gjithashtu se myslimanët praktikantë kurrë nuk kanë qenë shumicë në Shqipëri. Madje edhe një pjesë e atyre që e kanë praktikuar fenë islame, e kanë bërë për të përfituar të mira materiale, si mënyra e vetme e një luftë për mbijetesë, nën pushtimin e dhunshëm të një pushtuesi mizor. Myslimanët praktikantë kurrë nuk kanë qenë shumicë në Shqipëri, ashtu si Thaçistët, Tërnaviqët e Ramiqët nuk kanë qenë kurrë shumicë në Kosovë, sepse po të ishin shumicë, toleranca nuk do të ekzistonte, siç nuk ka ekzistuar ndonjërerë në Islam. Zonja Buçpapaj i ngatërron emrat myslimanë të njerëzve me besimin e tyre. Kjo është absurde. Ka shumë njerëz të cilët kanë emra myslimanë apo kanë ardhur nga një taban islamik por nuk janë myslimanë, siç ka edhe të tjerë që kanë thjesht emra të krishterë por nuk janë të krishterë.

Kur qeveria shqiptare, në shekullin XXI, vendosi të ndërtonte shtatore për Nënë Terezën në disa qytete të Shqipërisë, dhjetra shoqata myslimane dhe shumë “intelektualë myslimanë” protestuan ndaj vendimit të qeverisë, duke e quajtur një veprim të tillë, të papranueshëm dhe ofendues për komunitetin mysliman shqiptar, sepse ajo nuk ishte myslimane. Nëse një reagim i tillë i komunitetit mysliman shqipfolës ilustron tolerancën shembullore ndërfetare, atëherë e përsëris se ky definicion duhet të jetë në përdorim vetëm në trojet shqiptare sepse nuk ekziston në asnjë vend tjetër të botës. Ne shqiptarët paskemi shpikur një definicion të ri të fjalës tolerancë. Fakti që në Shqipëri shoqatat e intelektualëve myslimanë festojnë përvjetorin e themelimit të perandorisë osmane, ndërsa në Kosovë komuniteti mysliman ka ndërtuar vende pelegrinazhi dhe tempuj për Muratin e Mehmetin duke i vënë edhe xhamive emrat e këtyre “nobelistëve të paqes dhe mirëkuptimit,” hedh poshtë kryekput argumentet e harmonisë dhe tolerancës fetare nga “shumica islame.”

Edhe historikisht, komuniteti islam ka qenë jotolerant ndaj aspiratave për liri të vëllezërve të tyre Kur në Malësinë e Mbishkodrës filloi kryengritja anti-osmane, me mijëra familje myslimane të Shkodrës dërguan djemtë e tyre vullnetarë për të luftuar kundër malësorëve. Ushtria e të rinjve islamikë shqipfolës, u zu rob nga kreshnikët shqiptarë. Malësorët trima e të urtë i zhveshën dhe i çarmatosën këto anti-shqiptarë, por në zemërmadhësinë e tyre kastriotiane ua falën jetën. Ndërsa në shekullin XXI, nipërit e atyre anti-shqiptarëve të dikurshëm, duke përfituar nga “harmonia dhe toleranca ndërfetare shembullore,” që “ekziston” sot në trojet shqiptare, vjellin vrer çdo ditë ndaj atyre kreshnikëve. E njëjta gjë ndodhi edhe më vonë kur bandat myslimane të Haxhi Qamilit dogjën e shkatërruan dhjetra krahina të Shqipërisë. Këto banditë ishin pjesë e komunitetit mysliman. Nëse hyjmë edhe më thellë në histori, na duhet të kujtojmë sulmet e Ali Pashë Tepelenës me mbështetjen e pashallarëve shqiptarë, të cilët u përpoqën të shfarosnin shqiptarët ortodoksë të Sulit. Shembuj të tillë të “tolerancës shembullore ndërfetare” në trojet shqiptare ka me shumicë, por mos të harrojmë se trojet shqiptare ishin atëherë të pushtuara, dhe myslimani shqiptar duke praktikuar ideologjinë e pushtuesit dhe duke qenë pjesë e sistemit të tij, ishte i detyruar të zbatonte urdhrat e padishahut.

Zonja Buçpapaj ndër të tjera thotë se “toleranca fetare është në gjak të shqiptarëve. Jo më kot jemi i vetmi vend në Europë, me shumicë myslimane që i morëm në mbrojtje hebrejtë. Islamizmi shqiptar është unik dhe kombëtar.” Të dyja këta deklarata janë plotësisht absurde. Siç e përmenda edhe më lart, numri i myslimanëve praktikantë në Shqipëri është i vogël. Edhe këta myslimanë që e praktikojnë fenë, e bëjnë duke mos e njohur atë, por më tepër si forcë zakoni. Kjo ka bërë, që gjatë ngjarjeve të ndryshme historike, në rrethana të caktuara, si në rastin e strehimit të hebrejve gjatë pushtimit gjerman, besa shqiptare dhe humanizmi, virtyte të trashëguara nga periudha para-islamike, kanë dalë më të forta se urdhërimet e ideologjisë islamike që i cilësojnë hebrejtë si armiqtë kryesorë të Islamit, të cilët duhen zhdukur. Kjo mbrotje e hebrejve nga familjet shqiptare, nuk është bërë sepse shqiptarët ishin shumica myslimanë, por sepse shqiptarët “e ashtuquajtur” myslimanë, vendosën t’i shkelin urdhëresat e urrejtjes islamike dhe të zbatonin në vend të tyre urdhëresën hyjnore të dashurisë dhe humanizmit, dhe prandaj i strehuan hebrejtë gjatë luftës duke mos dorëzuar asnjë prej tyre. Gjithashtu argumenti se “islamizmi shqiptar është unik dhe kombëtar” nuk qëndron. Sulmet ndaj çdo figure kombëtare duke filluar nga Gjergj Kastrioti e duke mbaruar tek Pjetër Bogdani e tregojnë më së miri karakterin “unik dhe kombëtar” të islamizmit shqiptar.

Islami është në thelb anti-kombëtar. Islami nuk e njeh kombin dhe as nuk e pranon konceptin e kombit. Një nga arsyet që shqiptarët nuk kanë luftuar masivisht kundër njëri tjetrit është fakti se ata kanë qenë të pushtuar për një kohë të gjatë, dhe gjatë pushtimit islamik 5 shekullor jeta e shqiptarëve ka qenë gjithmonë një luftë për mbijetesë. Duke qenë e tillë, konfliktet fetare kanë kaluar në plan të dytë. Gjithashtu mos të harrojmë edhe faktin se shqiptarët si popull i konvertuar me dhunë në islam, kanë qenë të rrezikuar të copëtoheshin edhe prej fqinjëve, siç ndodhi me traktatin e vitit 1913. Mbijetesa e popullit tonë nuk ka qenë e lidhur me islamizmin shqiptar, por me elementin katolik, i cili ka qenë themeli i identitetit kombëtar shqiptar në shekuj. Një nga faktorët e tolerancës ndërfetare nuk ka qenë zemërmadhësia e komunitetit islamik ndaj shqiptarëve jomyslimanë por atdhetarizimi dhe ndjenja e thellë kombëtare e komunitetit katolik.  "Kushdo që e njef historinë e Krishtënimit në Shqipëri, - shkruan kolosi intelektual Sami Repishti, - dhe rolin që ka luejtë popullsia e Kleri Katolik në vendin tonë që nga zanafilla..., arrin përfundimin e paevitueshëm se çdo gja që ka të bajë me Shqipninë dhe mbijetesën e popullit Shqiptar, mban në bërthamën e vet elementin Shqiptar Katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojt toka shqiptare, aty u majtën lidhjet e pandërpreme me Europën". Ka qenë kleri dhe komuniteti katolik që gjithmonë janë përpjekur të mbajnë të bashkuar popullin tonë, duke lëshuar mesazhe dashurie e bashkëpunimi në çdo periudhë të historisë.

Një tjetër arsye, e mungesës së konflikteve fetare në gjirin e shoqërisë shqiptare është fakti se megjithë dhunën dhe terrorin islamik ndaj shqiptarëve, islamizimi i tyre nuk ndodhi shpejt, por filloi pothuajse 3 shekuj pas pushtimit. Kosova u pushtua nga turqit në vitin 1389, por deri në vitin 1690 Kosova ishte akoma me shumicë pothuajse absolute të krishterë, dhe shumë shqiptarë jetonin si laramanë, pra shqiptarë që në publik shfaqeshin si myslimanë ndërsa brenda mureve të shtepisë praktikonin besimin e krishterë. Në vitin 1690 Kosova pësoi një tragjedi nga e cila do t’i duheshin 200 vite për t’u ripopulluar. Në vitin 1690, meqënëse shqiptarët e Kosovës mbështetën ushtrinë austriake në konfliktin turko-austriak, turqit u hakmorrën duke masakruar, dëbuar e skllavëruar pjesën më të madhe të popullsisë së Kosovës. Prej këtej e tutje fillon terrori masiv ndaj shqiptarëve të mbetur të Kosovës dhe trevat e boshatisura ripopullohen me shqiptarë nga Shqipëria dhe me myslimanë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Fenomeni i zhvendosjes së mijëra kolonëve myslimanë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, në territoret shqiptare, shpjegohet në mënyrë të detajuar në librin e historianit Hamdi Bushati. Studjuesi Hamdi Bushati, në librin e tij të rëndësishëm “Shkodra dhe motet,” në kapitullin me titull “Familjet shkodrane me prejardhje të huaj,” paraqet me detaje vendosjen e kolonëve jo-shqiptarë në krahinat e Shkodrës. Ndër të tjera, për kolonët myslimanë jo-shqiptarë ai shkruan se “Kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lanë vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjanet ua dhane myslimaneve. Nga kjo kuptohet mire se ata myslimane, te cileve iu dorezuan shtepite e kristjaneve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptare te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj  perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.” Në këtë libër, autori Hamdi Bushati paraqet të dhëna të sakta me emra dhe mbiemra, dhe gjithashtu vendet nga kanë ardhur familjet myslimane jo-shqiptare, duke na dhënë një tabllo shokuese të kolonizimit të trojeve shqiptare me jo-shqiptarë gjatë sundimit osman. Ai shton se “ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat.” Këto fakte trishtuese tregojnë edhe një herë më së miri tragjedinë shqiptare që u konsumua në këtë tokë të martirizuar.

Zonja Buçpapaj në vend që të shqetësohet nga deklaratat e kryetarit të “moderuar” të komunitetit islamik të Shqipërisë, Selim Muça, i cili thotë se “më pëlqen ligji i sheriatit dhe mënyra sesi zbatohet në Iran,” është më e shqetësuar që myslimanët nuk kanë xhami në Tiranë ku të festojnë Bajramin, dhe u duhet të shtrihen në bulevard. Sipas zonjës Buçpapaj, Tirana ka nevojë edhe për një xhami të katërt për të plotësuar simetrinë e objekteve fetare. Zonja Buçpapaj nuk e kupton dot se myslimanëve nuk u intereson xhamia, se edhe me xhami përsëri do të faleshin në rrugë për t’i treguar botës se këtu sundojmë ne dhe jemi shumicë. E njëjta gjë që ndodh në Tiranë për bajram ndodh pothuajse çdo ditë në metropolet Evropiane, ku myslimanët shtrihen në mes të rrugës duke bllokuar trafikun sa për reklamë. Gjithashtu, zonja Buçpapaj nuk e di, se shumica e atyre myslimanëve që dolën në shi në Tiranë për të festuar bajramin, nuk janë nga Tirana. Ata janë një grup fundamentalistësh që duan të përfitojnë nga zemërgjerësia e shqiptarëve, dhe gjejnë mënyra të ndryshme për të arritur objektivat e tyre.

Edhe në shumë metropole Evropiane si Londër, Paris, etj., radikalët myslimanë kanë filluar të falen rregullisht nëpër rrugë megjithëse si Londra ashtu edhe Parisi kanë mjaft xhami. Pse e bëjnë këtë? Sepse duan t’i tregojne botës se këtu sundojmë ne, dhe këtu islamizimi po përhapet çdo ditë. Gjithçka që bëjnë është vetëm për shfaqje, dhe për të krijuar përshtypjen se nuk kanë xhami të mjaftueshme ku të falen. Çdo vit, ditën e Krishtlindjeve dhe të Pashkëve, vetëm në kishat katolike të Tiranës hyjnë dhe dalin mbi 1 milion njerëz të cilët bëjnë lutje dhe adhurojnë perëndinë. Mos vallë duhet të ndërtojmë 1000 kisha katolike në Tiranë për të akomoduar gjithë këto njerëz? Sigurisht që jo. Radikalizimi i praktikave fetare sjell pasoja për bashkëjetesën midis religjioneve dhe krijon tensione të panevojshme.

Në mbyllje të shkrimit të saj, zonja Buçpapaj përmend çuditërisht z. Ibrahim Rugova. Ajo thotë se “një objekt kulti i rëndësishëm është edhe Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë, gurin e themelit të të cilit e vendosi Ibrahim Rugova, me besim fetar mysliman, por me një vetëdijë shkencore europiane për rrënjët e identitetit kulturor shqiptar, që kërkon respekt të ndërsjelltë fetar prej palëve.” Zonja Buçpapaj gabon edhe në mbyllje, duke e vendosur z. Ibrahim Rugova në kontekstin e gabuar. Intelektuali, patrioti, dhe kolosi i pakrahasueshëm Ibrahim Rugova nuk ishe besimtar mysliman dhe nuk është deklaruar asnjëherë në publik si mysliman. Gjithashtu nuk është falur asnjëherë në publik si mysliman, siç bën rregullisht kryeministri Thaçi. Thaçi së bashku me disa ministra dhe Tërnavën, arriti deri aty sa të falej më vëllanë e tij Erdoganin, në publik, duke të krijuar përshtypjen se Kosova ishte një republikë islamike dhe jo një shtet laik. Edhe këta zotërinj mund të mos faleshin në publik por brenda një xhamie, por vendosën të faleshin përjashta jo sepse nuk kishte xhami, por që të gjithë të shikonin se Kosova është një shtet islamik. Ibrahim Rugova nuk ka asnjë lidhje me këta njerëz dhe as me islamizmin. Vizionari Ibrahim Rugova e kuptoi se cila duhet të jetë e ardhmja e vendit të tij. Sikur Ibrahim Rugova të ishte besimtar mysliman ashtu siç thotë zonja Buçpapaj apo të ishte deklaruar publikisht si i tillë, Kosova do të kishte përfunduar si Bosnja, ku mendjengushtësia dhe gjaknxehtësia e presidentit mysliman Izetbegoviç e çoi vendin në përplasje të drejtpërdrejtë me kriminelët serbë, duke shkaktuar gati gjysmë miljoni të vdekur dhe të plagosur, vetëm e vetëm që Bosnja në të ardhmen të kthehej në një republikë islamike, siç edhe po ndodh gradualisht. Sikur Ibrahim Rugova të kishte qenë besimtar mysliman siç deklaron zonja, ai asnjëherë nuk do të kishte marrë iniciativën për ndërtimin e katedrales në Prishtinë. Gandi i Kosovës me mendjemprehtësinë dhe largpamësinë e tij fitoi kohë të çmueshme duke mos u nxituar por duke pritur momentin e duhur të përplasjes me egërsirën tashmë të plagosur Millosheviçiane. Atë çfarë bëri Rugova, sot po e zhbëjnë Thaçistët, Tërnaviçët e Ramiqët, që zonja i ngre lart si tolerantë e patriotë, dhe i konsideron shumicë. Nuk është ashtu. Zonja Buçpapaj gabon kur e cilëson z. Ibrahim Rugova si mysliman vetëm sepse ai e kishte emrin të tillë. Kolosin Ibrahim Rugova nuk e bashkon asgjë me ideologjinë islamike. Ai ishte shqiptar i pastër, i cili e kishte kuptuar se pa flakur zhgunin e mentalitetit fatalist islamik, Kosova nuk mund të ecte përpara dhe as nuk mund të zhvillohej. Ibrahim Rugova ishte një intelektual i mirëfilltë, dhe të quhesh intelektual nuk mjafton vetëm të shkruash libra dhe artikuj, por të kesh kurajo civile. Të jesh intelektual do të thotë të kesh aftësinë të dallosh errësirën nga drita dhe të mirën nga e keqja. Të jesh intelektual do të thotë të kesh vullnetin të pastrohesh njëherë e mirë nga shtresëzimet e trashëguara që kanë zënë vend në psikikën dhe shpirtin tënd për arsye nga më të ndryshmet. Të jesh intelektual do të thotë të bësh më të mirën që mund të bësh për njerëzit dhe për shoqërinë.

Trojet shqiptare sot kanë nevojë më shumë se kurrë për intelektualë që ia duan të mirën vendit të tyre. Intelektualët e mirëfilltë duhet t’i thonë gjërat troç, duke e ndarë të bardhën nga e zeza. Ata duhet të jenë pjesë e sistemit vendimmarrës. Shteti shqiptar nuk duhet të komprometojë të ardhmen e popullit të vet duke pranuar dhe akomoduar kërkesat absurde të grupimeve të caktuara fetare që përpiqen të minojnë shoqërinë shqiptare nën petkun e vjetëruar të “harmonisë dhe tolerances ndërfetare,” dhe që duan t’i kthjenë trojet shqiptare në një oaz arkaik në zemër të botës së qytetëruar.



(Vota: 47 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: