Dibran Demaku: Vlora ose krenaria shqiptare
| E Hene, 21.10.2013, 05:00 PM |

VLORA OSE KRENARIA SHQIPTARE

Udhëpërshkrim

Nga Dibran Demaku

Kur vite më parë kishim vizituar kryeqytetin Çek-Pragën ishte kohë vjeshte. Para se të arrinim në pragë shoqëruesja na kishte thënë se kryeqyteti  Çek ishte i veçantë dhe dallonte nga kryeqytetet tjera të botës. Nga vendasit por edhe nga vizitorët Praga ndryshe quhej edhe Qyteti i artë. Kur kishim arritur në Pragë qyteti lahej nga rrezet e diellit vjeshtor dhe i tëri merrte një ngjyrë të artë.

Një emër apo pseudonim të tillë mbase mund ta bartë edhe qyteti i krenarisë shqiptare-Vlora. Edhe qyteti brtegdetar shqiptar, përndryshe i njohur si Qyteti i Pavarësisë shqiptare,sepse në të nisi jetën Shteti i pavarur shqiptar, nën rrezet e diellit vjeshtor të asaj pasditeje shtatori kishte marrë një ngjyrë të artë. Dhe jo vetëm kaq. Ngjyrë të artë kishte marrë i tërë gjiri i Vlorës bashkë me ijërat e adriatikut.

Në Pragë kishim shkuar me autobus dhe ishim shumë,ndërkaq në Vlorë po vinnim me makinë dhe ishim vetë dy-ime shoqe dhe unë autori i këtyre rrjeshtave. Unë po vija në Vlorë për herë të dytë(herën e parë isha në manifestimet e 100-vjetorit të Pavarësisë), ndërkaq ime shoqe në Vlorë po vinte për herë të parë. Sapo makina jonë do të prekte rrugët e gjëra dhe të bukura të Vlorës ime shoqe e entuziazmuar do tës ime shoqe e entuziazmuar do të brohoriste:-Ua sa qytet i bukur qenka Vlora! Nën rrezet e praruara të diellit vjeshtor po ngjaka ngjaka me një qytet të artë! Dhe po mendohej dhe po fliste me veten e saj:-„Ku e kemi parë një qytet që gjithashtu nën rrezet e diellit dukej krejt i artë?!“…Pas pak çastesh u kujtua:“Më duket se ishte Praga?!. . . Po,po Pragën e quanin „Qyteti i artë!“.  Dhe ja edhe Vlora mund të quhet gjithashtu „Qytet i artë!“- dhe hidhte shikimet sa andej-këterj në mënyrë që mos t`i shpëtonte asnjë detaj pa e parë.

Hotelin „Vlora“ e kishim prenotuar që më parë. Emrin  dhe adresën e kishim të shënuar në letër,ndërkaq se nëcilën anë të Vlorës gjendej ai nuk e dinim. E ndalëm makinën për pak çaste në skaj rruge dhe e pyetëm njëqytetar rasti.  Ai na tregoi se hoteli që kërkonim ne ndodherj në sheshin „Ismail Qemajli“ vizavi me Monumentin e Pavarësisë. E falenderuam qytetarin dhe vazhduam rrugën. Para se të arrinim tek hoteli që ndodhej në anën e djathtë të rrugës ne do të kalonim pranë Monumentit të Pavarësisë që ndodhej në të majtë të rrugës nga kalonim ne.

Më herët i kisha thënë sime shoqeje se Monumenti i Pavarësisë ishte një vepër monumentale dhe shumë madhështore dhe e bukur. Por, ndryshe është e treguara dhe ndryshe e përjetuara.

Kur po kalonim pranë Monumentit ime shoqe do të thërriste:-Ua sa Monument i bukur dhe madhështor! Nën rrezet e diellit vjeshtor edhe e bronzta e Monumentit merrte një ngjyrë prej ari. Vizavi Monumentit, apo përballë tij ndodhej hoteli”Vlora” ku ne do të kalonim kohën e gjumit sa do të qëndronim në Vlorë. Personeli i hotelit ishte shumë mikpritës dhe me një sjellje europiane. Pasi morëm dhomën dhe sollëm gjërat personale në të, pa pushuar asnjë minute dolëm në qytet. Donim që sa më pare të shihnim dhe të preknim Qytetin e Pavarësisë dhe të krenarisë shqiptare. Dhe takimi ynë i parë do të ishte me Monumentin e Pavarësisë. Ngjitëm shkallët dhe ju afruam Monumentit. Sa i bukur dhe sa madhështor! Sa i bukur dhe sa krenar!Burrat e kombit të përjetësuar në Monument, në ballë me “Babain e Pavarësisë” Ismail Qemajlin, sikur na buzëqeshnin dhe na uronin mirëseardhje! Edhe ne i uruam ata kolosë të kombit dhe i përqafuam me aparatet fotografike dhe i filmuam me kameren tone të vogël që t`i merrnim me vete dhe t`i shihnim sa here të donim!

Sheshi i gjatë dhe i bukur”Isamil Qemajli” që i kalon Vlorës pothuajse mes për mes,apo mun nëpër zemrën e saj,që nga Munumenti e deri në Skelë, sikur buzëqeshte i tëri në atë pasdite shtatori. Ne ecnim dhe shikonim në të dy anët e sheshit shumëkatëshet e ndërtuara së fundi që qytetit i jepnim bukuri dhe madhështi.

Pak para se të arrinim tek “Shtëpia e Pavarësisë”, na doli në rrugë vetë Isa Boletini!Trimi i Kosovës dhe i krejt Shqiptarisë me shtatin e tij prej dragoi dhe me koburën në brez! Ishte po ai Trimi i këngës popullore! Vetëm se tash i kthyer në bronz dhe i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe! Edhe tash sikur i bënte rojë Shtëpisë së Pavarësisë dhe vetë Ismail Qemalit. Si atëherë në histori kur kishte ardhur me treqind burra të Kosovës dhe kishte mbrojtur ata që kishin krijuar Shtetin Shqiptar. Si atëherë në histori kur ai së bashku me Ismail Qemajlin dhe me Trima të tjerë të kombit kishin  vajtur në Londër që t`i tregonin Londrës dhe Europës se ishte një komb dhe një shtet shqiptar që nuk kërkonin as më shumë dhe as më pak,por që të trajtoheshin sit ë gjitha kombet dhe shtetet e tjera europiane!Na u bë sikur nga goja e Isa Boletinit na erdhën në vesh fjalët e tij të thëna në Londër:”Nuk kam ardhë këtu mor zotni, në pallat të Londrës me u vra me ty, por me të thane se ka Shqipni…Se Shqipnia asht ai dhe ,ku ka lindë ai Skenderbe!”… Edhe trimin e Kosovës e përqafuam me aparatin tone fotografik dhe me kameren tonë…

E lamë Isën në detyrën e tij dhe ju afruam „Shtëpisë së Pavarësisë“. E vogël dhe e thjeshtë, por e bukur dhe krenare në historinë dhe mbamendjen e kombit!Ashtu siç është e vogël dhe e thjeshtë, por e bukur dhe krenare në historinë dhe mbamendjen e kombit „Shtëpia e Lidhjes shqiptare“ në Prizren!. . .

Kaluam portën kryesore,që atë pasdite shtatori ishte e hapur për vizitor,dhe hymë në oborrin e vogël të Shtëpisë së madhe. Me një mirëseardhje na priti dhe përshëndeti i personi që do të na shoqëronte dhe do të na rrëfente për „Shtëpinë“ nga e cila nisi jetën Shteti shqiptar!Dhe derisa ai na rrëfente historinë që e  Shtëpisë në të cilën u shpall Pavarësia she nisi jetën shteti shqiptar,ne duke dëgjuar atë na bëhej sikur shihnim Ismail Qemajlin derisa ngriste flamurin!Rruga dhe peripecitë nga kishte kaluar „Babai i Pavarësisë“ si dhe sakrificat që kishte bërë ai me gjithë trimat tjerë të kombit domosdo që të bënin krenar ty që ishe shqiptar dhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen!Dhe derisa ciceroni fliste, për një moment më erdhi në mendje se sa vështrësi kanë kaluar ata Trima që bënë Shtetin shqiptar!Ata kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre e edhe jetën, që ne pasardhësit e tyre të kemi shtet dhe ardhmëri! Atëherë kur shumica e shqiptarëve do të deklaroheshin si „turq“ dhe që si udhëheqës të tyre do ta konsideronin „Baben mbret?!“ Kur të merren parasyshë të gjitha këto atëherë puna dhe sakrificat e Ismail Qemajlit me gjithë trimat e Pavarësisë merr tipare kolosale, punë që dijnë të bëjnë vetëm ata që natyra i ka krijuar Heronj!. . .

Kur dolëm nga „Shtëpia e Pavarësisë“, në Qytetin e krenarisë shqiptare po binte mbrëmja!Tashmë rrezet e diellit kishte perënduar dhe rrugëve dhe shesheve të Vlorës ua kishin lënë vendin dritave të neonit!. . . Rrugët dhe sheshet e Vlorës ishin mbushur me kalimtar të shumtë!Edhe ne ju bashkuam lumit të kalimtarëve, në atë mbrëmje të ngrohtë shtatori…



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: