Avzi Mustafa: Gazetat dhe revistat në perandorinë
| E Hene, 14.10.2013, 06:33 PM |

GAZETAT DHE REVISTAT NË PERANDORINË OSMANE BOTUAR NE SHKUP DHE MANASTIR

Nga Prof. Dr. Avzi Mustafa

Para disa javësh kolegia ime prof. dr. Sevim Alil nga Biblioteka kombëtare Turke më kish dërguar një katalog përmbledhës i shtypit periodik  përgatitur nga Hasan Duman. Para shumë vitesh kisha lexuar një informatë mbi këtë katalog nga historiani shqiptar prof. Gazmend Shpuza. Nga ky katalog mjaft interesant marrim shumë të dhëna mbi shtypin periodik gjatë Perandorisë Osmane. Interesimi im ishte që unë nga ky katalog të veçoj gazetat dhe revistat që ishin botuar në dy qendrat e rëndësishme shqiptare në Shkup dhe në Manastir .

Të gjitha botimet të evidentuara në katalogun e kësaj përmbledhje nga vetë titujt e gazetave dhe revistave mund të kuptojmë se janë shumë me rëndësi për të marrë informacione të ndryshme  edhe nga viset e ndryshme qe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Arkivat osmane ende mbajnë mijëra dokumente të pastudiuara në lidhje me Perandorinë Osmane. Kohëve të fundit Arkivi i Stambollit si dhe bibliotekat u nënshtrohen  procesit të katalogimit. Këtë punë shumë të vështirë dhe delikate nuk duhet që ta bëjë vetëm shteti Turk, por edhe  historianët dhe studiuesit e të gjithë shteteve që ishin nën Perandorinë Osmane,  se vetëm në këtë  në mënyrë do  të zbardhen shumë pikëpyetje të historisë së asaj periudhe. Historianët shqiptarë individualisht kanë bërë kërkime në arkiva të tillë, por numri i atyre është shumë i pakt, për faktin që shumë dokumente , gazeta e revista janë në osmanishten e vjetër që vështirëson shumë kërkimin sepse nuk ekziston kuadër i tillë që do njoh gjuhën e vjetër turko-osmane. Arkivat e pasura të shtetit Turk ruajnë shumë të dhëna për shumë çështje si ato historike dhe  thesaret ekonomike, socio-kulturore dhe demografike të vendeve të ndryshme

Katalogu përmbledhës i shtypit periodik arab i bibliotekave të Stambollit që është botuar në vitin 1406/1986 (që kap periudhën 1828-1928), shkruar me një parathënie nga Ekmjelddin Ihsanoglu vijmë në dijeni se shtypi periodik në Perandorinë Osamane zë fill me gazetën “Vekayi-Mirsisye “ (Lajmet e Egjiptit) e cila nisë të botohet në dy gjuhë arabisht dhe turqisht në Kajro, që në kohën e  udhëheqësit të Egjiptit me prejardhje shqiptare Mehmet Aliut.

Nga studimet e bëra rezulton se nga numëri prej 1804 titujsh dhe revistash , më tepër se gjysma, 1162 tituj kanë dalë në Stamboll, ngase  331 brenda në Turqi, kurse 316 jashtë saj në 32 vende të botës.

Por sipas të njëjtit autor thuhet se që në vitin 1831 fillon të dal gazeta e parë turke në Stamboll me titullin “Takvim-i Vekayi”. Mirëpo, në vitin e dytë po e njëjta gazetë del në katër gjuhë:turqisht, arabisht, armenisht dhe greqisht. Kjo gazetë shumëgjuhësore  krijon  të drejtën që në Perandorinë mediumet e shtypura të  njoftojnë   miletin (popullin)  në sferat të ndryshme  të jetës politiko-shoqërore, kulturore  dhe ekonomike në Perandorinë Osmane.

Sipas Katalogut në vilajet e banuara me popullatë shqiptare janë regjistruar 21 organe, ku katër prej tyre turqisht dhe shqip. Prej tyre dhjetë në Manastir  dhe dhjetë  në Shkup  dhe një  në Shkodër.

Në bazë të dhënave se kush i udhëhiqte këto gazeta qartë mund të vërehet se shumica janë shqiptar, por edhe gjenden edhe turq, e sidomos në këto gazeta e revista hasen edhe shumë kontribute të gazetareve joshqiptar ose artikuj që janë marrë nga gazetat e revistat e ndryshme. Sa për ilustrim do të japin disa gazeta  dhe emra të njohur shqiptar, të cilët kanë qenë udhëheqës gazetash e revistash ose drejtor të këtyre organeve: Mehmet Naxhi Gjirokastra nxirrte gazeten “Saika”(Rrufeja), Dr. Ibrahim Themo në Rumani nxjerrte  gazetën “Eshëk” ( Drita), Qamil Tepelena “Shakaxhiu, Hasan Prishtina të përditshmen “Zuhre”, pastaj “Tazminat” (Dëmshpërblimin) - bredna dy viteve dolën 412 numra, “Dikat” nga Jusuf Ali Albani, pastaj Riza Teofik, Syrija Vlora, Zija Mati, Arif Gjakova,  Hajri Frashëri , Josif Bageri, etj.

Gjatë viteve 1911-1912 në Shkup botohej revista  pedagogjike mujore “Jeni mektep” (Shkolla e re), që ishte organ i Këshillit Pedagogjik të shkollës Normale (pedagogjike) që funksiononte në Shkup. Nga kjo revistë dolën 14 numra dhe udhëhiqej nga  kryeredaktori Sabri Xhemaili, që  njëjti ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Po në këtë vit në Shkup  doli gazeta javore me emrin “Top”, që  për nga karakteri ishte gazetë politike dhe udhëhiqej nga Rustemi ( pa mbiemër). Gjatë jetës së vete nga kjo gazetë javore dolën 12 numra. Nga katalogu kuptojmë se  po i njëjti botues e botoi edhe gazetën javore “Shar”,. Në Katolog është evidentuar  vetëm numri 18, që do të thotë se kanë dalë disa numra të kësaj gazete.

Gjithashtu në Shkup është botuar edhe gazeta dy javore,  të cilën e redaktonte dhe  udhëhiqte Sali Zeki dhe mbante titullin: “Mucahede-i mille” ( Lufta kombëtare), ndërsa prej saj janë botuar  79 numra të kësaj gazete. Kjo gazetë ka qenë gazetë e osmane  e lirë dhe e pavarur

Më muajin gusht të vitit 1911 filloi të dal një e përjavshme me titullin : Ars” (Qielli) botuar nga Mehmet Sami,por përveç se një numri kjo gazetë nuk  pati jetë të gjatë.

Prej 20. 8. 1911 në Shkup filloi të dalë edhe gazeta shqipe me titull “Shkupi” të udhëhequr nga Jashar Erebara e më vonë edhe gazeta  “Vardar”.   Në Shkup dolën edhe gazetat “Hak” ( E drejta), që dilte  tri herë në javë, si dhe gazeta “Sada-i Mililet” (Zëri i popullit), si gazetë e pavarur ekonomike, shoqërore e politike për myslimanët e këtyre vendeve.

Në Manastir dilte gazeta zyrtare “Manastir” që daton shumë herët. Në këtë vilajet  del edhe gazeta  “Bashkim e Përparim” që për katër vjet u botuan 317 numra. Zija Mati më 1910 botoi gazetën “Ileri” ( përparimi), ku mendohet se kjo gazetë është po ashtu organ i shtypit  të  komitetit “Bashkim Përparim”.

Në vitin 1911 del edhe gazeta e përjavshme “Korsun” ( Plumbi) , nga e cila kanë dalë tetë numra.

Në Manastir botohej edhe revista mujore “Jeni fikir” (Mendimi i ri), që udhëhiqej nga Ethem Nizhad dhe A. Ferid, kjo reviste ka trajtuar probleme bujqësore. Pas tri viteve kjo gazetë  është transferohet në Stamboll.

Në katalogun e kësaj përmbledhje sigurisht se gjenden edhe shumë gazeta dhe revista  ku kishte redaktorë e gazetarë shqiptarë, por edhe turq.

Këtë fond  nga koleksioneve të gazetave dhe revistave duhet ta ketë se paku Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Bazuar në titujt dhe periodicitetin e gazetave dhe revistave që gjinden, pa dyshim këtë koleksione qoftë edhe të fotokopjuar në bibliotekat shqiptare.

Shumica e këtyre gazetave ende nuk janë përkthyer e studiuar, andaj u mbetet  institucioneve , apo qendrave   kërkimore  historike që t’i sigurojnë dhe t’i përkthejnë sa më parë për të marrë informacione  të reja ku do të plotësohet dhe begatohet historia jonë kombëtare.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: