Lutfi Alia: Kunavia (IV)
| E Diel, 22.09.2013, 10:26 PM |

KUNAVIA - 4

Dioqeza e Kunavisë në mesjeten e vonëshme

-Një faqe e rendësishme e historisë të dioqezës së Kunavisë (në latinisht Dioecesis Chunaviensis), janë ipeshkevët që kanë sherbyer në këtë dioqezë, të cilët per herë të parë, po i prezantoj në listen në vazhdim të ketij shkrimi:

  • Ne shekujt IV – XI, Peshkopet e Dioqezes te Kunavia jane emeruar nga Patriarkana e Kostantinopojes...-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Aktiviteti i Dioqezës sufragane të Kunavisë, asht i dokumentuar nga shekulli i IV pas Krishtit, gjatë gjithë mesjetes, deri në gjysmen e parë të shekullit XIX, kohë kur shuhet aktiviteti i kesaj dioqeze, pasi popullata e krishterë u konvertua në bektashi dhe një pjesë e vogel në myslimanë sunitë.

Deri ne shekullin e XI, kishat dhe manastiret e dioqezes se Kunavise, ishin te ritit ortodoks dhe ne varesi te Patriarkanes te Kostantinopojes. Kjo asht arsyeja, qe ende nuk njohim emerat e ipeshkeve, ortodoksa, madje nuk i njohim ende te gjitha kishat e kesaj treve te gjere.

Dominimi i kishave te ritit ortodoks ne Kunavi, diktohej nga pozicioni politik i fisnikerise vendase, te cilet ishin ne varesi te Perandorise Bizantine dhe njekohesisht Peshkopata e Kunavise varej nga Patriarkana e Kostantinopojes. Ne Kunavi, kane dominuar kishat e ritit ortodoks, madje ne shekujt e me pasem, kur disa nga kishat kaluan ne ritin katoliko - roman, ne kete treve te thelle malore, u ruajten kishat ortodokse, si referojne shume studiues. Dinamika e ndryshimit te raportit ndermjet kishave katolike me kishat ortodokse, ne Kunavi filloj dhe u konkretizua ne shekujt XII - XIII.

Shteti i Arberit (1190 - 1255), përfshiu 14 bashkesi krahinore (Kruja, Pulti, Trafandena-Mirdita, Mati, Kunavia, Cernika, Dibra, Tamadea-Shen Gjergji, Benda, Skampa, Ohri, Malakas, Skrapari, Mokra) dhe krijoj nje komunitet arberor te forte administrativ, politik dhe fetar.

Dinastia e princërve Progoni ishte e ndikuar nga kultura feudale perendimore dhe kisha katolike. Priori i Albanise, Dhimiter Progoni - Arkondi i Madh, u lidh me Papen Inoçenti III, të cilit i premtoj se Ai vete, familja e tij, fisniket, bujarët dhe populli albanez, do të ktheheshin ne fenë katolike.

Me princin Dhimiter, filloj kthesa dhe shtimi i kishave e i manastireve katolike ne trojet e Arberit.

Sipas kronistit spanjoll Angel Manrique ne vepren “Annales Cistercienses” (Lion 1642), rezulton se ne vitin 1189, ne Dioqezen e Kunavise, u ngrit manastiri cisterscen i Shen Trifonit, themelimin e te cilit e shpalli Papa Celestino III (1191 – 1198), me bulen e leshuar me date 18 prill 1192, me te cilen konsakroi njekohesisht manastiret e Kunavise ne Albania dhe te Barona ne Itali.

Urdheri manastirial cisterscen ishte me reformatori dhe me i fuqishmi i mesjetes europiane.

Murgjerit cisterscen te Manastirit te Shen Trifonit, nder te cilet dhe vendas, i u dedikuan shkrimeve te librave te shenjta (doreshkrimeve), zhvillimit te teknologjise dhe perhapjes te artit gotik, nje kulture e re, e cila e kaperceu kulturen romano-bizantine, qe ekzistonte deri ne ate kohe. Manastiri cistercen i Shen Trifonit ne Kunavi, eshte i pari dhe i vetmi i ketij urdheri ne trojet arberore.

Ne shekujt e XII - XIII, Kunavia ishte dioqeze dykishtare, me kisha katolike dhe kisha ortodokse. Pikerisht ne kete kohe Katedralja e Shen Gjon Pagezorit rezulton e ritit katolik, si si kuptohet nga letra e Dhespotit të Artës Mihal Komnenit, e dates 20 qershor 1210 (dok. 35, Acta Diplom. vol. I), i cili permend Simonin peshkop i Kunavia (Chunaviensem episcopum).

Prirja e malesoreve te Kunavise, per te perqafuar katolicizmin, dokumentohet nga Papa Inoçenti IV, ne letren e 8 gushtit te viti 1250, qe i dergon Urdhrit të Predikatorëve në Hungari, te cileve u ben thirrje, që ndër punet e tjera, të kujdesen ne veçanti për Kunavinë, sepse atje "disa peshkope dhe shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës së shenjtë Romane" (Šufflay, AA, I, f. 199) (dominimi grek ka kuptimin mbizoterimi i ortodoksise).

Ne vitet 1257-1259, arberit u ngriten ne kryengritjen e madhe kundër bizantit, që përshiu Durrësin, Ohrin, Dibren, Kunavine, Trafandinen, Matin, Skampen etj. Kryengritesit i përzunë garnizonet bizantine e kesisoj princat lokalë te kontradave, arrijten pavaresine politike nga Bizanti dhe kesisoj disa krahina te Arberise krijuan individualitetin administrativ dhe politik, çka favorizoj fisnikerine vendase te marre pushtetin e te shquhet si protagoniste ne historine tone.

Si thame ne shkrimet e me pareshme, Karli I Anzhu (Carolus I, dei gratia Rex Siciliae et Albaniae: 1267 – 1373), ne vitin 1267 i grumbulloi në një formacion të vetëm politiko-adminsitrativ te gjitha territoret arberore te pushtuara dhe shpalli “Mbretërinë e Albanisë - Regnum Albaniae”), me kufij shume më të gjerë nga ç’kishte principata e Albanise e arkondit të madh Dhimitër Progoni.

Mbreti Karli I Anzhuin ishte katolik, prandaj i detyroi kishat e dioqezave të Mbreterise se Albanise e per rrjedhoje dhe Kunavia, te riktheheshin në ritin katolik. Si kuptohet, Mbretëria e Albanisë formonte një komunitet politik dhe fetar më vete, por qe fliste dhe gjuhen e vet albaneze.

Studiuesi Aurel Plasari, thekson se ne shekujt XIII - XV dokumentat shkruheshin ne tre gjuhe: latine, greke antike dhe serbe, çka konfirmohet ne mbishkrimin tregjuhesh te kontit Karl Topia, qe ndodhet ne kishen e Shen Gjonit ne Elbasan, por ne keto shekuj, gjuha albaneze ishte gjuha e folur nga populli albanez, çka ndikoj ne formimin etnokulturor te popullit tone.

Sipas mendësisë mesjetare, banorët katolikë të këtij komuniteti politik u konsideruan anëtarë të kombit albanezo-arberorë, kesisoj ne shekujt XII -XIII, u konsolidua perfundimisht kombi albanez.

Ne mesjeten e hereshme e sidomos ne ate te voneshme, ndones ndodhen ndryshime te formave administrative dhe modifikime te kufijeve te Dukateve, Principatave, kontradave, te qyeteve e te trevave fshatare, Ipeshkevite ruajten autonomine dhe shtrirjen territoriale ku perfshiheshin  famullite ne varesi te tyre.

Qe ne zanafillat e themelimit, Ipeshkevite emertoheshin ne baze te emerit te kryeqendres te treves e me rralle merrte emerin e  treves o te principates, kesisoj jane quajtur Peshkopatat e Tivarit, e Shkodres, e Durresit (per Epirin e Ri), e Prizrenit, e Ohrit etj. Po keshtu dhe dioqezat sufragane, merrnin emerin e treves respektive, ose emerin e kryqendres ku ndodhej katedralia, si p.sh ipeshkevia e Albanise, mori emerin e principates Albania - Arberia, ndersa seline peshkopale e kishte ne Lis; ipeshkevia e Cernikes quhej me emerin e treves dhe seline peshkopale e kishte ne Petrosa, ndersa Dioqeza e Kunavise ka emerin e treves dhe njekohesisht te kryeqendres, ku ndodhej katedralja e Shen Gjon Pagezorit dhe selia e Ipeshkevit, dioqeza e Bendes mori emerin e treves, dioqeza e Krujes mori emerin e kryeqendresetj. Natyrisht, ipeshkevite mund te zgjeroheshin duke perfshire kisha te reja, ashtu si mund te tkurreshin, kur kishat e tyre kalonin me nje dioqeze tjeter, ose si ndodhi gjate pushtimit turk, kur ipeshkevite u zvogeluan nga mbyllja e kishave, por nuk e ndryshonin emerin. Kesisoj dhe Kunavia e ruajti emerin e lashte, qe e ndeshim se paku qe nga shekulli i II para Krishtit e deri ne fund te shekullit te XVIII, pra e konservoj kete emertim dhe kur ne shekullin e XIII kishte 23 famulli dhe kur ne shekullin e XVII kishte 15 famulli dhe kur ne fillim te shekullit te XIX i mbeten vetem 3 famulli.

Historia e kristianizmit e ka vleresuar ne veçanti dioqezen e Kunavise, duke e quajtur e famshmja “famosa” Kunavia, madje epiteti “Kunavias” perdorej per te cilesuar kleriket e shquar per dituri. Jam ndjere krenar, kur lexoja vepra e dokumenta, ku zbulova se permendet shpesh e famshmja Kunavia, ashtu e perdorur si epitet cilesues per kleriket e shquar, qe i quanin “kunviasi”. Rastet jane te shumta, por ne kete shkrim po permend me tipiket.

Prelati spanjoll Gonzalo Arriaga (1593 – 1656), ne vepren “Historia del Colegio de San Gregorio da Valladolid – Historia e kolegjit te Shen Gregorit ne Valladolid”, Vol. 2°, ne kapitullin IV, shkruan: “Don Melchor Cano (1509 – 1560), peshkopi i ishujve Kanarie dhe drejtues i katedres se teologjise ne Universitetin e Salamanka, quhej nga te gjithe “i fameshmi Kunavias – famoso Canoviense”.

Ne vepren “Galleria De’ Somme Pontifici Patriarchi, Archivescovi e Vescovi” vol 1°, autori Giovann B. Cavalieri, shkruan per kanoniket e vitit 1696 te dioqezes se fameshme te Kunavise.

Dy autore franceze Charl Luis Richard e Jean Joseph Giraud, ne vitin 1832, ne vepren “Biblioteca Sacra ovvero Dizionario Universale delle scienze” te botuar 1832 shkruajne: “Katedralja e Shen Gjon Pagezori e Dioqezes se fameshme te Kunavise ne varesi te Durresit, ndodhet ne qytetin e quajtur Kunavia, qe eshte shkaterruar disa shekuj me pare. Kjo dioqeze permban 24 famulli”.

Ndonese Dioqeza e Kunavise u shua ne shekullin e XIX, emeri dhe fama e saj mbijetojne ende si seli peshkopale titullare. Selia e Shenjte, perhere i ka çmuar vlerat historike e kulturore - fetare te dioqezes tone te vjeter e te fameshme dhe per ta nderuar, i a ka dhene kete titull dioqezes te Birmingamit e cila njihet me emerin Dioqeza Chunaviense e Birmingamit. Nga 25 tetori 2005 Ipeshkevi i kesaj dioqeze titullare, eshte David Christopher McGough.

Një faqe e rendësishme e historisë të dioqezës së Kunavisë (në latinisht Dioecesis Chunaviensis), janë ipeshkevët që kanë sherbyer në këtë dioqezë, të cilët per herë të parë, po i prezantoj në listen në vazhdim të ketij shkrimi:

  • Ne shekujt IV – XI, Peshkopet e Dioqezes te Kunavia jane emeruar nga Patriarkana e Kostantinopojes
  • 1192 – Papa Celestino III (1191 – 1198), me bulen e leshuar me date 18 prillit 1192, shpalli themelimin e Manastirit te Shen Trifonit ne Kunavi. Si rregull, keto bula i drejtoheshin kryeipeshkeve, ose ipeshkeve te dioqezes sufragane, por une nuk kam mundur ta marr kete bulë dhe per rrjedhoje ende nuk e njohim ipeshkevin e kesaj periudhe.
  • 1210 – Imzot Simeoni. Sipas letres te Dhespotit të Artës Mihal Komnenit 20 qershor 1210, Simeoni dokumentohet peshkop i dioqezes se Kunavia ne fillimet e shekullit XIII.
  • 1250 – Papa Inoçenti IV, ne letren e 8 gushtit 1250, derguar Urdherit të Predikatorëve në Hungari, shkruan: "... kujdesuni ne veçanti për Kunavinë, sepse atje disa peshkopë e shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës së shenjtë Romane”. Ndonese nuk jipen emerat, nenkuptohet si dioqeza e Kunavise kishte peshkopet e vet, si ato te kishave ortodokse dhe te kishave katolike, pra ishte peshkopate dykishtare.
  • Farlatit dhe Koletit, qe kane kontrolluar nje dokumentacion te pasur ne Arkivat Sekrete te Vatikanit, nuk kane mundur te identifikojne emerat e ipeshkeve para shekullit te XII, por ne dokumentat e arkivit te Propogandes Fide, ne shekujt e XIII – XIV, rezulton se ne varesi te katedrales te Shen Gjon Pagezorit (Sanctus Joannes Batista), ishin 23 famulli, nder te cilat shquhet Shen Maria Numenalta, e cila kishte qene Manastir i urdherit Benedektin. Kjo famulli ka funksionuar dhe shume shekuj te tjere, si konfirmon At Fulvio Kordinjano, ne “Geografia ecclesiastica dell’Albania, nei secoli XVI – XVII”, i cili shkruan se ne Dioqezen e Kunavia, ndodhet “Chiesa Santa Maria Scumenalta - Shen Maria Shume e Nalta, pra e Larta”, te cilen Koleti e shkruan gabimisht “Numenalta”
  • 1311 - 1318. Imzot Guillaume Montegrano (Gulielm), prelat francez. Shume historjane, mbiemrin  e tij shkruajne Montenegro, por ne fakt, mbiemeri i sakte eshte Montegrano, si rezulton ne dokumenta me te hereshme dhe te vendlindjes se tij.

Ne  vitin 1310, imzot Montegrano kishte sherbyer si ipeshkev i Gaskonjes ne France, por ne

vitin 1311, me bulen e Papes Gjoni XXII, emerohet ipeshkev i Kunavise, ku qendron deri ne

gusht te vitit 1318 e me pas transferohet ne Itali, ku ne 19 shtator 1318, emerohet peshkop i Santa Giusta, ku qendroj deri ne fund te vitit 1319.

  • 1319 – 1320. Imzot Bartholomeos II. U emerua peshkop ne 19 shtator 1319, me bulen e Papa Gjoni XXII, por qendroj pak kohe ne Kunavi, pasi ne 23 qershor 1320 u transferua ipeshkev i Segni ne Itali.
  • 1320 – 1323. Imzot Andrea Croensis (Ndreu Krutani). Me 16 korrik 1320, me bulen e Papa Gjoni i XXII, Ndreu u emerua Administrator Apostolik i Dioqezes se  Kunavise.

Ne kohen kur At Andrea Krutani ishte ipeshkevi i Krujes (1318 – 1320), Papa Gjoni i XXII e ngarkoj se bashku me Ipeshkevin e Kunavise Imzot Guillaume Montegrano, te organizonin arberit dhe te drejtonin kryengritjen antiserbe.

  • 1325 – Imzot Johannes de Hojo. At Gjon Hojo ishte murg spanjoll i Urdherit cisterscien, i cili nga viti 1307 deri me 1324 kishte qene peshkop i Katalonjes. Imzot Andrea, kryepeshkop i Antivarit, i cili me nje sentence te Selise se Shenjte kishte nen juridiksion Peshkopaten e Durresit, me 10 korrik 1325 e emeroj Don Gjon Hojo Ipeshkevi i Kunavia. Me kete vendim, Imzot Andrea i kaloj kompetencat e tij, kesisoj Papa Gjoni XXII jo vetem nuk e aprovoj kete vendim, por e shkarkoj nga detyra e Ipeshkevit te Kunavise, kesisoj murgu Gjon Hojo u detyrua te kthehet ne Spanje.
  • Imzot Pietrus. Duhet te kete filluar si ipeshkev i Kunavise ne vitin 1326, madje nuk dihet as viti i vdekjes. Eshte varrosur ne Kunavi. Ne fshatin Peshk te Kunavia - Martaneshi, ka qene varreza e Kodres se Kishes, ku ishin varret e klerikeve te kesaj treve, por ne vitet ’70 u shkaterruan teresisht, pasi aty kaloj rruga automobilistike.
  • 1344 – 1362. Imzot Tomaso, doktor ne teologji, me kombesi angleze dhe nder ipeshkevet me te rendesishem te Dioqezes se Kunavise. Figura e Imzot Tomaso asht shume komplekse dhe interesante, andaj rreth tij do te bej nje shkrim te veçante.
  • 1372 – Imzot Francesco di Genova - O. F. M. Murg françeskan minor, u emerua ipeshkev i dioqezes se Kunavise me 20 dhjetor 1372, me bulen e Papes Gregori XI. Imzot Françesku eshte nder ipeshkevet, qe ka sherbyer me gjate ne Kunavi, deri ne vitin 1398.
  • 1399 – Imzot Benignus - O.F.M. Murg françeskan, u emerua ipeshkev ne fund te shekullit XIV. Ne dokumentat e Propogandes Fide, rezulton ipeshkev deri ne 4 maj 1408.
  • 1410 – Imzot Martinus, ipeshkev i Kunavise nga 2 janar 1410 deri me 19 gusht 1419. Eshte nder ipeshkevet, qe nuk kam mundur te gjej te dhena per aktivitetin e tij.
  • 1419 – 1420 Imzot Proculo. Kishte sherbyer ne kishen e shen Demetrio te Kunavise e ne fund te vitit 1419, me bulen e Papa Martini V u emerua ipeshkev i Kunavia. Vdiq ne vitin 1420 dhe e varrosen ne Kunavi (sipas te dhenave te Propogandes Fide).
  • ……… Imzot Progano. Nuk dihet data emerimit peshkop dhe as data e vdekjes.
  • 1432 – Imzot Peregrino Blasii. U emerua ipeshkevi i Kunavia ne 13 qershor 1432, nga Papa Inoçenti VIII. Nje vit me pas emerohet Kardinal: “Quibus supplicibus annuens die Mercurii XII kal. Novembris a. III e 21 Octobre 1433, non obstante lapsus termini de bulis expendiendis, dominus noster (Papa Inocenzi 8°) iterum pronuntiavit dictum Peregrinum et dominisi cardinalibus. Letra qe i komunikon emerimin kardianl eshte firmosur nga Kardinal Ursini (Cardinalis de Urisinis manupropria), sekretari i Propogandes Fide.
  • …….. Imzot Guismata. Nuk dihet data kur u emerua ipeshkev dhe as data e vdekjes, qe si kuptohet ka sherbyer ne periudhen kur Kunavia ishte ne zoterimin e Vladan Muzakes, i cili ishte martuar me Angjelina Kastrioti, e motra e Gjergj Kastriotit. Ndofta ka qene prifti qe ka celebruar martesen e Vladanit me Angjelinen ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit.
  • 1469 Imzot Radinus. U emerua Ipeshkev me 28 korrik 1469, periudhe kur Kunavia ishte e pushtuar nga turqit, por nuk dihet deri kur ishte peshkop i kesaj dioqeze.
  • ……… Imzot Johannes Hermani, nuk dihet viti kur u caktua ipeshkev, por dihet se ka sherbyer deri ne vitin 1492, kur vdiq dhe u varros ne Kunavia.

Kronika e peshkopeve titullar:

  • 1492. Imzot Pietrus Masius. Ishte prelat albanez, i urdherit domenikan. U bë peshkop i Kunavia me 9 Maj 1492. Ne bulen e emerimit peshkop Papa Inoçenci VIII shkruan: «...… providit de persona Dom Petri Masii titulari Canoviensis vacanti per obitum Dom Johannis Hermani illius ultimi episcopi – vendosa personalisht te emeroj Pieter Mazin peshkop titullar i Kunavise, ne vendin vakant te lene nga peshkopi i fundit Dom Johannis Hermani». Me Imzot Pieter Mazi, fillon seria e peshkopeve titullar te shekullit XV.
  • 1494. Imzot Sebastianus Nascimbeni. U emerua peshkop me 11 korrik 1494, por nje vit me vone (1495), peshkopi i Akuilea Imzot Nikolò Donato, duke vleresuar aftesite e tij, e mori si mdihmes (vescovo ausiliare).
  • 1500 – 1600.

Nga viti 1502 e ne vazhdim, kryeipeshkevi i Ipeshkevise se Durresit nuk qendronte ne selin e Ipeshkevise ne Durres, por ndryshonte vendin e rezistences, per t’i shpetuar perndjekjeve dhe persekutimeve te turqeve, qe pasi e pushtuan Durresin e shkaterruan deri ne themele Katedralen e Shen Maria, qe ishte dhe selia e Ipeshkevise se Durresit. Ne vitin 1509, selia e Ipeshkevise u çvendos ne Kurbin.

  • 1510 – 1512. Selia u Ipeshkevise se Durresit u u vendos ne Kunavia, ku kryepeshkopi Imzot Gabrieli, kryente dhe funksionet e peshkopit te dioqezes sufragane te Kunavise.
  • 1512. Imzot Bernardino, sherbeu ipeshkev i Kunavise per 5 vjet me rradhe.
  • 1517 – 1518. Imzot Dionysius de Regatiis. U emerua ipeshkev i Kunavia me 23 mars 1517, me bulen e Papes Leoni X. Vdiq ne vitin 1518.
  • 1518 – 1528. Imzot Opilinus Gentile. Ishte me origjine nga Aleksandria. Papa Leoni X e emeroj ipeshkev te Kunavia me bulen e dates 12 prille 1518. Vdiq ne vitin 1528.
  • 1528 Imzot Giovanni Maria de Biglionibus. E ushtroj detyren e peshkopit per kohe te shkurter nga 27 nentori 1528, deri ne maj 1529, por nuk dihet ne se u transferua apo ne kete vit vdiq ne Kunavia.
  • 1529 – Imzot Gaspare  O.P. I perkiste urdherit domenikan hungarez. U emerua ipeshkev i Kunavia nga Papes Klementi VII, me bulen e dates 25 maj 1529, por nuk dihet deri kur e drejtoj katedren e ipeshkevise se Kunavise.
  • 1530 – 1540 ?  Giovanni Battista di San Nazzaro. Vdiq ne Kunavia, por nuk ka te dhena te sakta ne cilin vit.
  • 1544 – Pietro Francesco de Nobili. Filloj detyren e peshkopit me 25 qershor 1544 e duhet te kete qendruar disa vite ne krye te katedres te ipeshkevise se Kunavise, por nuk dihet per sa vite qendroj ne krye te kesaj dioqeze.
  • 1560 – Girolamo  de Rubeis. U emerua peshkop ne 4 shtator 1560.
  • Sipas M. Šufflay, ne vitin 1569, Kunavia kishte dhe peshkopin ortodoks.
  • 1576 Imzot Paulo Bisantio. Sherbeu ne Kunavi me detyren e Administratorit Apostolik i dioqezes se Kunavise, sipas vendimit te Papa Gregori i XIII.
  • 1600 – 1800. Ne keto dy shekuj, malesoret e Kunavia kane pesuar persekutimet dhe vuajtjet me te renda nga pushtuesit turq. Ne kushtet e shtypjes politiko-ekonomike dhe ushtrimit te forces per te konvertuar popullaten ne besimin mysliman, kleriket e paket qe kishin mbetur ne kishat katolike dhe ato ortodokse, kane rezistuar me vendosmeri per te perballuar presionin ottoman dhe per te mbrojtur krishterimin,
  • 1640 – 1656. Imzot Mark Skura. Murg albanez, i urdherit françeskan. Me bulen e Papes Aleksandri VII, u emerua Kryepeshkop i Ipeshkevise se Durresit si dhe Administratori Apostolik per dioqezen e Kunavise. Imzot Mark Skura pasi ishte shugruar prift, kishte sherbyer  ne Katedralen e Shen Gjon Pagezorit te Kunavise, me pas e kishin transferuar ne Kruje, ku kishte qene dhe ipeshkev i dioqezes se Krujes e se fundi kryeipeshkevi i Durresit.
  • 1641 – Ne nje relacion te Propogandes Fide, ne vitin 1641, rezulton se Dioqeza e Kunavise shtrihej ne territor te gjere, por kishte vetem 7 prifterinj dhe rreth 700 besimtarë katolikë, ndersa shume banore te ketyre trojeve ndiqte ritin ortodoks e nje pakice kishte filluar te konvertohej ne bektashi dhe ne myslimane sunite.

Katedralia e Shen Gjon Pagezorit vazhdonte te ishte ne aktivitet.

  • 16571795 dioqeza e Kunavise nuk kishte peshkop, por drejtohej nga kryeipeshkevit e Durresit e keshtu vazhdoj deri ne fund te shekullit XVIII.

-         1657  Nikolaus III (Nikolla III).

-         1670  Gerardus Galltae (Gerardi Gallata, ishte nga Kurbini).

-         1700 Petrus III (Pietri III, ishte durresak nga familja Zumia dhe i pari Ipeshkev i albanez i emeruar nga Papa Klementi XI – me origjine albaneze).

-         1730  Petrus IV  (Pietri IV, ishte nga Pulti dhe i shquar per zgjuaresi).

-         1738  Joannes IV (Gjoni IV, me parë kishte qene ipeshkev i Lezhes).

-         1752  Nicolaus IV. (Nikolla Radovani, ishte djali i pare i familjes fisnike te Angel Radovani nga Shiroka e Shkodres. Me 15 Janar 1572, Papa Beendikti i XIV e  emeroj kryepeshkop i Durresit, ku sherbeu deri ne vitin 1774. Imzot Nikolla Radovani njekohesisht ishte i ngarkuar Mekembes Apostolik i dioqezes se Kunavia).

-         1774  Thomas II (Toma II, ishte prift shkodran i urdherit françeskan. U emerua Kryepeshkop nga Papa Piu VII, me 7 korrik 1774 dhe sherbeu deri ne 1778)

-         1778 – 1795. Paulus (Pal Gallata). Kur vdiq ne 19 janar 1795, popullata e krishtere ei Durresit dhe e dioqezave sufragane te Ipeshkevise se Durresit, i ben nderime te medha dhe nje funeral teper mallengjyes, pasi ishte kryepeshkopi i fundit.

  • Per vitet ne mbarim te shekullit XVIII historiani Lorenzo Tacchella ka botuar studimin “Il catolicismo in Albania nei secoli XVII – XVIII”, i cili tregon per pak kisha dhe manastire qe ende vazhdonin te mbijetonin shtypjes dhe persekutimeve turke kunder kristianeve te treves se Kunavise e nder to permend katedralen e Shen Gjon Pagezorit, kishen Shen Maria, Manastirin Shen Martini, kishen Shen Nikolla ne Zabzun (Sapsun) e ne Okshtun, kishen e Kllojkes, kishen Shen Barbara ne Mollagjesh, e cila administrohej vetem nga 3 prifterinj.
  • Ne shekullin e XIX, te dhenat per dioqezen e Kunavise jane fragmentare e te pakta. Ne vepren madhore “Illiricum sacrum”, vellimi i VII - “Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis et Sirmiensis, cum earum suffraganeis”,  At Jakopo Koleti ne vittin 1817 shkruan: “Ne arkivin e Propogandes Fide kam gjetur keto te dhena. Kunavia ka katedrale e Shen Gjon Pagezorit dhe banoret e kesaj treve tregojne nderim te madh per shenjetorin e tyre. Katedralja eshte ende ne kembe e ndertuar me blloqe te bukur mermeri te gdhendur (EcclesiaCanoviensis titulo Sanctus Joannis Baptistae insignis est, erga quem incolae magna affaecti sunt veneratone; integrum exstat templum cathedrale secto marmoore pulchre exstructum…)”. Lidhur me kete periudhe ka shkruar dhe At Fulvio Kordinjano, i cili tregon: “ne fillim te shekullit XIX, ne Martanesh kishin mbetur vetem 40 kristiane, ndersa banoret e tjere ishin mysliman, te konvertuar me force, per interesa, ose per zderhallje”.
  • 1854. Johann George von Hahn (1811 – 1869), diplomat dhe albanolog i shquar, pasi kreu disa udhetime neper trojet e vendit tone, botoj te dhena te shumta historike e gjuhesore ne “Albanesische Studien” BD 1-3 Jena 1854, ku nder te tjera ben nje pershkrim te shkurter per Martaneshin, ku thekson nje aspekt te veçante: “Kjo pamje malore formon hyrjen e pjeses perendimore te Candavias se vjeter -Martineshit, qe eshte fqinjë me Mollagjeshin”. Si shihet, Von Hahn e identifikon Kandavia – Kunavia me Martaneshin e sotem, madje e shkruan emerin me rrenjen Martini, jo si perdoret ne ditet tona Martanesh. Kjo menyre te shkruari nuk eshte gabim orthografik, por emeri i vertete i kesaj treve historike, i lidhur me manastirin e Shen Martinit. Ky pershkrim tregon se Hahn-i e kishte vizituar kete krahine, çka vertetohet me nje fakt tjeter. Ne fjalorin e tij, ka perdorur fjalen derthe (luleshtrydhe, luledredheza), e cila eshte unikale ne shqipe, e perdorur vetem nga banoret e kesaj treve.  Nje aspekt tjeter interesant, i pershkruar nga von Hahn ne librin e tij, eshte historia e kembanes te katedrales se Shen Gjon Pagezorit: “Martineshi ruan deri ne ditet e sotme nje kambane te madhe te kishes. Ajo eshte perdorur per te thirrur mbledhjen e komunitetit. Ne kohen e vdekjes se Sulltan Mahmudit, ora e qytetit te Elbasanit u dogj dhe kambanarja u shkri. Qytetaret kerkuan te blejne kambanen e Martineshit, por kjo kerkese iu refuzua nga malesoret, kesisoj iu desh te blenin nje te re ne Triste”. Kete fragment te marre nga libri i von Hahn po e prezantoj ne origjinal: “Diese Gebirgsansicht bildet den westlichen Eingang zur alten Candavia, Martinesch in der Nachbarschaft von Molajesch bewahrt bis anf den heutigen Tag eine grosse Kirchenglocke; sie wird jetzt dazu benutzt, um die Gemeinde zur Versammlung zu rufen. Als zur Zeit des Todes von Sultan Mahmud der Stadtuhrthurm von Elbassan abbrannte und dessen Glocke schmolz, verlangten die Städter die Glocke von Martinesch zu kaufen, sie wurden aber abschläglich bedeutet, und mussten sich eine neue von Triest verschreiben”. Si shihet dhe ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX, historia e dioqezes se fameshme te Kunavise dhe e katedrales se Shen Gjon Pagezorit, ishin ende te gjalla, terhqese dhe inspiruese me misteret dhe pasurine e tyre histroike dhe kulturore.

------------

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, 22 shtator 2013-



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: