Beqir Cikaqi: Forca Shqipëri!
| E Enjte, 05.09.2013, 09:14 PM |

FORCA SHQIPËRI!

– UROJNË  TIFOZAT  KUQ E ZI NGA TREVISO

Nga: Beqir Cikaqi, Treviso

Sikurse vendoret, e komunitetet tjera, edhe shqiptarët që jetojn në Treviso dhe Provincen e sajë jan duke e përjetuar krizen e konomike e të papunësisë  që po përjetohet. Megithate  shqiptarët prap se prap gjinden disi, pasi nuk zgjedhin shumë punën, ndërsa një pjesë e tyre  kan siguruar punë edhe në shtetet tjera, kryesisht në Gjermani (kuptohet ata që kan mundësi).

Mirëpo, shqiptarët që jetojnë këtu, sikurse edhe të tjerët kudo që jetojnë, janë të lidhur ngusht me Atdheun, me të arriturat dhe dështimet e Qeverive tona  në arenenen ndërkombëtare. Krahas  gjithë këtyre problemëve , janë të preokupuar edhe  në prezantimin e sportistëve shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kështu janë shumë të gëzuar me suksesin e arritur javen e kaluar në Kampionatin botëror të Xhudos, ku  shqiptaria nga Peja, Majlinda Kelmendi, arriti të bëhet Kampione botërore, duke u stolisur me medalien e arte…Kjo ishte nderim për gjith shqiptët.

Këtë javë shqiptarët presin edhe një  sukses tjetër sportiv në arenen  ndërkombëtare, ku Kombëtaria  shqiptare në futboll do të ketë një ndeshje  shumë me rëndësi, pasi nga rezultati i kësajë  ndeshje, varet se a do të ketë gjasa reale të kualifikohet për Kupen Botërore.

Duke u nisur nga sllogani i Tifozave Kuq e Zi, se” Unë mendojë , që Shqipëria do të jetë në Kupen Botërore”! Edhe shqiptarët e Trevizos  mendojnë  kështu! Andaj kan vendosur që në mënyrë të organizuar  të shkojnë në Lubjanë, që ta përkrahin fuqishem kombëtaren, që do te takohet me Slloveninë nesër( e premte 6 shtator ) nga ora 20.30.

Djelmoshat që do ta përfaqësojnë  Kombëtaren Shqiptare ne Stadiumin e Lubjnës, si : Berisha,Lila, Cana,Teli, Agolli,Bulku, Basha,Roshi,Kaca, Rama, Cani, e të tjeret që do të aktivizohen, në Lubjanë, do të ndihen  si në fushë të vet, sepse do ta ken përkrahjen e  e qindra e mijëra shqiptarëve që jetojnë në Slloveni, Kroaci, Austri, Itali, Gjermani, Zvicër , etj. në mesin e tyre do të jenë edhe  disa dhjetëra e qindra shqiptar nga Trevizo, por edhe nga pjesë tjera të Italisë, ku do të iu bashkangjiten tifozave KUQ E ZI, me nje përkrahje shumë të fuqishme.

Qdo rezultat i kësajë ndeshje  do të jetë rezultat sportiv, por humbja është e pa vlerë. Barazimi sukses i përgjysmuar, ndërsa fitorja është  sukses i plot, e në këtë rast me vlerë të shumëfisht. Loja e mirë me fitore të plotë do ta ketë shkëlqimin e lartë. Me këtë do ti nderojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jan në stadium,por kudo që jan, kështu  do të hapet rruga që pas katër ditëve në takim me Islanden  të korrin edhe një fitorë të vlëfshme, e me 6 pikët e fituar  do të jenë konkurentë serioz për kulifikim, për herë të parë në kupen botërore…

E përfundojë këtë paraqitje me prosin  kan nga Treviso tifozat KUQ E ZI – suksese për  fitore e Forca SHQIPËRI!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: