Zeqir Lushaj: Bashkë me gushtin... iku dhe vapa!
| E Shtune, 31.08.2013, 10:10 AM |

BASHKË ME GUSHTIN, … IKU EDHE VAPA!

-Fotoreportazh ekskluziv, nga pushimet verore në Shengjin, gusht 2013-

Nga Zeqir Lushaj

Rana e Hedhur, Shengjin. Gusht, 2013

I thonë Rana e Hedhur se, çuditërisht, natyra vet e ka bere me mijëravjeçarë këtë mrekulli. Thik-perpjetë deri në gjysëm të malit, siç shihet edhe në foto është rërë qelibar që më shumë se sa miell xhami ben shkelqim e dritë… Jam ngjitur deri në krye dhe mund ta krahasoj me ecjen neper borë të imtë e të shkriftë ku sharron deri në gju e shpesh edhe më thellë. Perfytyrojeni…

Nga kjo Ranë e Hedhur kaq lart, ka marrë emrin krejt zona-plazh deri në shkembin e Markanikes, rreth, më shumë se një kilometer. Ku mbaron kjo zone, pra Rana e Hedhur, mbaron edhe Shengjini dhe në kufi, në fillim të Velipojes është fshati Rrjoll i Shkodres. Vendasit e bejne perdite me kembe kete rrugë, pra Velipoje-Shengjin dhe anasjelltas.

Banorët e ketushem shpesh e shqiptojnë emrin e ketij vendi Rana e H(j)edhun. Ndryshimi fonetik duket i vogel dhe mund te kalohet si nje dialektalizem gjë per të cilen unë nuk do isha dakort. E h(j)edhur, dmth, e paster, e shkundur në erë, pra shumë e çliruar nga çdo gjë e keqe dhe e huaj. Kujtoni shprehejt “e hjedha grunin”, “ I hjedha groshet”, etj etj.

Por, pa ju hyrë në hise specialistëve, them se të dy kuptimet bashkohen në një pikë: -Kjo është një mrekulli e natyrës, besoj, pa shumë shoqe të tjera në këtë botë. Eshtë fat i madh që është ruajtur deri në Milenumin e Tretë e paprekur, ose siç shprehemi më së shumti: -E Virgjër!

Do jetë krim  nese zh’virgjerohet dosido!!

…Sa herë shkoj te Rana e Hedhur, (fati më ka privilegjuar që të shkoj shpesh), më kujtohet një thënie e Një Njeriu të Ditur se: -Shqipëtarët ecin zbathur mbi florinj.

Kaq per sot per Ranën e Hedhur. Ndoshta, mbas një viti aty do jem një banor i perhershëm dhe prej aty, per lexuesit e ZemraShqiptare, them se do shkruaj e tregoj më shumë.

Mos harroni, ëëë!

Shengjin, 2013

…Këto “dërrasa”, (kështu po i quaj unë), janë shumë të shtrenjëta. Kjo, e majta, me lopata të kuqe kushton një copë 1500 Euro… Nga Zvicrra kanë ardhur dhe ndjehen mirë në ujerat e Adriatikut, në Shëngjin.

E pse jo? Ç’ka kanë të tjerët më shumë se sa na?

Qerim Kurmekaj, Shengjin 2013

E shikoni këtë djalë kaq simpatik? Eshtë miku im, Qerim Murat Kurmekaj. Nuk e kam mik vetem se tash 45 vjet jam martuar e jetoj me motren e  tij Sabrien, por edhe per diçka me shumë. Para rreth 20 vjetesh, në një fatkeqësi humbi të dy duart.  Eshtë rasti të falenderoj publikisht, miqtë e mi të asoj kohe, doktorin e famshëm, kirurgun-ortopet Panajot Boga, rektorin e Universitetit Bujqesor Haxhi Aliko, dhe shefin tim Xhorxhi Robo, që të tre sebashku këshilluan dhe mundesuan që ky djalë , si kusht reabilitimi duhet me doemos të vazhdoj studimet e larta… Dhe ashtu u bë…, e mbaroj universitetin në Kamëz…(E mbaroj realisht dhe jo si sot, kur, pa i parë hiç-fare dyert e shkollës, diplomat shperndahen nëpër lulishtet e Tiranës!).

…Ka vite që jeton në Zvicerr. Eshte i martuar me Vjollcen nga Gjakova dhe ka nje djalë e një vajzë, Yllin e Linden. Ju mund të pyesni :- Po ç’ka punon ky pa duar?

-Mos u çudisni. Eshtë shofer i presidentit të një kompanie shumë të fuqishme në Zvicerr, perkasesisht në Zyrih.

Sa per kujtesë per lexuesit, është akoma në faqet e ZSh-së një intervistë brillante e Lulzim Logut me kengetarin Agim Motina, ne Dragobi-Tropojë. Ka diçka të perbashket Agimi, me këtë Qerimin qe po flasim sot: -Të dy tropojanë. Në një moshë. Agimi pa kembe e Qerimi pa duar! Të aksidentuar në brigjet e Valbonës. Të reabilituar në Shqiperi por shumë me teper në Perendim. Të martuar…Bile, bile, mos u çudisni, por afersine e tyre se, si per koinçidencë  e shton edhe me teper fakti se të dy nuset e tyre kanë të njëjtin emër, VJOLLCA!  (Vjollca Zllami, per Agimin e Vjollca Ibrahimi per Qerimin. E para nga Malësia e Gjakoves dhe e dyta nga Gjakova).

…E që të mos largohemi nga rrëfimi ynë per Shengjinin, Qerimi edhe këtu ne plazh, sivjet shenoi një rekord befasues. U nis nga Velipoja ku ishte familjarisht me pushime dhe erdhi në shtepinë tonë në Shengjin, zbathur, nëpër Ranë të Hedhur…, bile, as pa telefonar njeri!!

Sabrieja, mbi derrasë, tek Rana e Hedhur, Shengjin 2013

Nuk thonë kot se, -e para gjë që të merr Zoti janë mendët e kresë. Kështu edhe gruas sime Sabries. Sot, afer 62 vjeçare don të bëhet sportiste dhe të rreshqasi mbi derrasë mbi Adriatik!

Djali, Luli, e mban në vezhgim të plotë dhe i thotë si me shaka: -Mami! Kujdes. Babi, si amerikan që është mund të gjejë një grua tjetër, por unë, Nanë nuk gjej dot ma…!

Noemit PO! Asaj i ka hije gjithçka se eshte 15 vjeçare, vjen ne çdo vere nga Lozana e Zvicrres dhe e don aq shume vendelindjen e babait te saj.  Shengjin 2013

Z. Lushaj, me pushime, duke bajtur dru te shtëpia në Shengjin, Gusht 2013.

Duke pjekur mish ne Shengjin, 2013

…Kjo foto besoj se i jep pergjigje edhe një mikut tim që kur kish parë para pak ditesh në ZSh, autorin e ketij shkrimi duke bajtur dru më pyeti:

-More burrë, -po drutë në plazh ç’ka duhen?!

Dhe unë i shtova si me shaka se :

-“Pres shumë miq në kohen e pushimeve, por ka edhe nga ata miq që duan dru…!”.

Mushku...dhe Fugoni...2013

…Në foton e parë është Rana e Hedhun. Bash siper Ranës, në krye të malit të Shengjinit, në kaculiq, jeton një njeri i vetem. Totalisht i vetëm. Eshtë 74 vjeçarë por faqet i ka kuq si molla në rrem.  Pa dritë elektrike por me bishtuk. Pa makinë por me një mushkë e me lopët e bagetitë e tija + një qen larec. Eshtë nga Dukagjini dhe e quajne Lekë. E ne të gjithë e therrasim: - Lekë Dukagjini.

Në zonë turistike por ben një jetë etnike… Shtëpinë e të parëve e ka në Dukagjin, shtepinë bashkokore në qytetin e Shkodres… Dhe i telefonon shpesh djalit në Londer e i thotë: -Po ke ndonjë problem, ma lëshon një zile…!!

Sepse jeton me punen e tij. Sepse është vet Zot e vet shkop!!

…Dhe Luli, djali im, kur futet me fugonin e tij në portën e shtëpisë, thotë gjithë gas: -Ouuu, paska ardhë kumara Lekë, dhe ruhet të mos ia trembi mushkun se është pak si i sertë…

…Veç, mos harroni se, mushku ka ardhe ngarkuar me prodhime organike mali, patate, qepë, djath e pse jo edhe ndonjë edh = (kec).

Shtëpia në Tiranë, gusht 2013

…Ja pra se ç’ben zona turistike, ç’farë bën bregdeti, si terheq Rana e Hedhur?

Tre javë në Shengjin me pushime nga Amerika e djali im nga Zvicrra dhe vetem…, vetem tre orë tek shtëpia jonë në Tiranë. (tre orë në Tiranë dhe asnjë minutë në Tropojë…!!)

Thone se, -njeriu po u nda në shumë copa – vdes!

Me  Avni Rexhep Muldaken, (djathtas), Tr 2012.

Ky djalë, komshiu im mbi 500 vjeçarë në Tropojë, tani jeton perkohesisht në shtepine time në Tiranë dhe kujdeset per të, më shumë se sa të ishte e tija.

Avniu, i ka dy armë që nuk i heq asnjeherë nga muri i kullës sime:- Pushka dhe sharkia.

Dhe, ju siguroj se të dyja i ka zanat.

Çarraniki dhe koshi i drithit ne obnorr te shtepise ne Gri . (Nga piktori lezhjan Nikolin Ivanaj)

Miku i familjes sonë në Shengjin, (bashkmoshatari im por miku i djalit tim) piktori i mirënjohur lezhjan Nikolin Ivanaj na beri keto dite gushti të 2013-së të mos e ndjejmë aq shumë mungesën e vajtjes në Tropojë. Piktura e mesiperme është një veper e tij , marrë nga një foto e tim biri vite më parë në Gri…

Më emocionoi kjo picturë që menjherë e vendosem në kendin më të dukshëm të sallonit të bollshem te shtepise sonë të pushimit në Shengnin. Baba e Nana kane vdekur. Çarraniku e koshi i drithit janë harruar. E desa edhe muret e kulles kanë filluar të rrëzohen… E ne, vazhdojmë ti bijen gjoksit se “jetojmë në Perëndim duke mbajtur leksione patriotike…!!”

E gjejë rastin ta falenderoj familjarisht Nikolinin, nusen e tij të nderuar, vajzen e madhe në Londer dhe studenten e vitit të fundit në degen e farmacisë në Itali, Noemi Ivanaj.

-Ju kemi miq të vertetë.

Artistët e gurit…

…Janë tre vellezer në Breg-Mati, vëllezërit GJINI, per të cilet ka shkruar revista jone vjet këso kohe një shkrim të gjatë. I vizitova dhe me vizituan në Shengjin. Janë djem si ata, e nuk gjinden kollaj kund tjeter.

Po i bej pjesë të ketij foto-reportazhi edhe per ti kujtuar edhe per ti reklamuar por edhe per ti thenë Nikolin piktorit se vitin tjeter nuk do t’i djegim duart duke rrotulluar mish mbi prush në tokë të zotit. Djemtë e gurit, i kanë marrë masat, e kan berë projektin dhe janë zotuar se vitin tjeter do gjeni këtu, perjashta në baçe,  një oxhak guri që themi se do të ju befasoj.

Unë e besoj premtimin se jam me thenien e Nastradinit: -Kush i ka pague paret, le t’ja luaj gishtat…

Apo jo, Niko?

Me mbesen time Noemi, Shengjin 2013.

Të jeshë në prag të pensionit si puna ime, pra gati 65 vjeç dhe të mos thuash se ndjen pak stres e mërzi, sikur nuk je shumë i sinqert. Per ti zbutur këto, mua ma ka gjetë ilaçin mbesa ime Noemi e cila këtë javë fillon vitin e parë të gjimnazit në Lozanë të Zvicrres mbasi perfundoi 9-vjeçaren me dekoratë të veçantë “E shkelqyer në të gjithë lendët”.

Ajo më thotë gjithnjë: -Gjyshi, edhe ne e duam Tropojen shumë. Edhe Tiranën po ashtu. Por,-degjom mua: -Në Shëngjin është parajsa, gjyshi im! E kur ti-gjyshi te jeshë rikthyer perfundmisht ketu, vetem do shikosh kur të telefonoj nga Lozana: -Gjyshi! – Në këtë orë më pret në Rinas. Nga Gjeneva, Rinasi është më pak se një orë e gjysëm, o gjyshi… Gati kaq eshte Lezha me Tiranën!

…Dhe unë, gëzohem si femij. (Edhe ato që e di se nuk janë bash krejt ashtu, më duhet dhe bëj sikur i besoj. Se më duhet besimi….Besimi mobilizon).

Kjo shtëpi është e miqëve...

…As unë nuk po them më shumë se sa më ka thënë disa herë im bir mua: - Kjo shtëpi është e miqëve…

…Heeej, edhe ju lexues, shokë, miq e dashamirë: - Besojeni fjalen e djalit tim Lulzimit, por mos harroni , bile lexojeni edhe njëherë ne kete fotoreportazh at’ paragrafin poshtë fotos nr 7…!

*  *  *

Peseqind fjalë per një pare, - thotë populli.

Iku edhe kjo verë. Neser është 31 Gusht.

E pra, mos harroni se “bashkë me Gushtin, ikën edhe vapa…:.

…Faleminderit atyre lexuesve që deshen e duruan të më percjellin deri në fund në këto tema disi të nderyshme, por me një të perbashket, të zgjuara ne shpirtin tim nga keto pushime verore në atdhe.

…Dhe tani, po i kthehemi punes së perditeshme. Se, pa ketë, s’kemi pse shkojme as atje.

-Ekskluzivisht per ZSh-në, nga NJ, USA, 30 Gusht 2013-



(Vota: 56 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: