Islamikët e Vëllazërisë Islame djegin një shkollë françeskane dhe i parakalojnë murgeshat nëpër qytet si të burgosura lufte
| E Diel, 18.08.2013, 01:00 PM |

Associated Press: Islamikët e Vëllazërisë Islame djegin një shkollë françeskane dhe i parakalojnë murgeshat nëpër qytet si të burgosura lufte.

 

Kairo (AP) - Pasi dogjën një shkollë françeskane, turmat islamike të Vëllazërisë Islame të Egjiptit nxorrën dhe parakaluan nëpër qytet tre murgesha si "të burgosura lufte." Dy gra të tjera që punonin në këtë shkollë u ngacmuan dhe abuzuan seksualisht ndërsa pëpiqeshin të largoheshin nga turma islamike.

Gjatë katër ditëve të fundit, që nga pastrimi i kampeve të protestave nga ana e policisë, mbështetësit e Morsit kanë sulmuar me qindra kisha, shkolla dhe qendra të krishtera.

Të krishterët janë një minoritet i diskriminuar dhe viktima të vazhdueshme të dhunës nga shumica myslimane e Egjiptit. Ata përbëjnë 10% të popullsisë së Egjiptit. Sulmet islamike ndaj tyre u shtuan sidomos me ardhjen në pushtet të Morsit dhe Vëllazërisë Islame. Gjendja e tyre është përkqësuar më tej pas përmbysjes së Morsit me 3 Korrik.

Rreth 40 kisha janë djegur, dhe 23 të tjera kanë pësuar dëme të mëdha që nga e Mërkura, kur qeveria vendosi të largonte islamikët nga kampet e protestave.

Ndërsa të krishterët e Egjiptit janë sulmuar shpesh nga islamikët, në disa raste ata janë afruar me myslimanët e moderuar në shenjë solidarieti. Të Shtunën, me qindra njerëz nga të dy komunitetet u dyndën duke rrethuar dy manastire në provincën e Bani Suef, në Jug të Kajros, për t'i mbrojtur nga sulmet e ekstremistëve të Vëllazërisë Islame. Raste të tilla ka patur edhe në zona të tjera të Kajros, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për një mbrotje efikase të manastireve dhe kishave.

Aktivisti lokal Girgis Waheeb thote se sulmet ndaj kishave dhe manastireve janë kryer njëkohesisht me sulmet ndaj stacioneve të policisë në Bani Suef dhe Mynia, dhe kjo ka bërë që forcat e polisë të mos kishin mundësi të mbronin qendrat e krishtera sepse duhet të përforconin stacionet e policisë. Ndërkohë, një taksist i krishterë u vra ndërsa kalonte pranë një proteste të mbështetësve të Morsit ndërsa një tjetër u qëllua për vdekje nga islamikët në provincën jugore të Sohagut.

Murgesha Manal, drejtoreshë e shkollës françeskane në Bani Suef tregon ngjarjen e tmerrshme gjatë një interviste telefonike me Associated Press. Ndërsa ajo po hante mëngjesin me dy murgesha të tjera, një turmë islamike, shpërtheu murin dhe dritaret e shkollës duke filluar plaçkitjen e saj. Ndërtesa 115 vjeçare u përfshi nga flakët. Ekstremistët myslimanë, hoqën kryqin në derën kryesore, dhe në vend të tij vendosën një flamur të zi që ngjasonte me atë të al-kaedas. Punonjësit dhe nxënësit e shkollës i dërguan thirrje për ndihmë policisë, por askush nuk e erdhi. Shkolla, e cila ka nxënës myslimanë dhe të krishterë, gjendet në një zonë, që është bastion i islamikëve të Morsit dhe salafistëve.

Pasi e shkatërruan shkollën, islamikët i nxorrën murgeshat në rrugë si të burgosura lufte, duke i fyer dhe ofenduar. Ata u parakaluan nga një rrugë në tjetrën. Një grua myslimane me emrin Saadiyah, që kishte punuar dikur në atë shkollë, i mori në shtëpi dhe u ofroi mbrojtje, duke u thënë se dhëndri i saj ishte polic. Dy gra të tjera që punonin në shkollë, binjaket Wardah dhe Bedour, u përpoqën të çanin nëpërmes turmës për t'u larguar, ndërkohë që mbërtheheshin, ofendoheshin dhe goditeshin nga islamikët. Unë i pashë këto skena, dhe ishin të tmerrshme, thotë Manal.

Një ngjarje e ngjashme u përsërit në Minya, ku një tjetër shkollë katolike dhe një jetimore e krishterë u shkatërruan plotësisht nga turmat islamike.

Boulos Fahmy, prifti i kishës katolike, e cila ndodhet jo shumë larg shkollës së djegur, thotë se nga çasti në çast presin që turmat islamike të sulmojnë edhe këtë kishë.

Në Fayum, islamikët e Morsit, plaçkitën dhe dogjën pesë kisha. Gjithashtu, përveç kishave, manastireve dhe shkollave të krishtera të shkatërruara, islamikët kanë sulmuar, vjedhur, plaçkitur e djegur me qindra shtëpi e biznese të krishtera.

http://news.yahoo.com/egypt-islamists-hit-christian-churches-235144103.html


Associated Press, 18 Gusht, 2013

(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: