Fiqri Shahinllari: A janë të famshmit supersticioze?
| E Enjte, 15.08.2013, 06:18 PM |

A jane njerzit e famshem supersticioze?

Nga Fiqri Shahinllari

Nga ç’kam përjetuar, dëgjuar dhe lexuar vetë më është krijuar bindja se feja është kulturë. Falja në objektet e kultit po edhe në shtëpi e kudo është edukim. Se ç’të ngjallen ca ndjenja nga të cilat burojnë mendime pozitive që nuk i ke njohur më parë, që të ngrohin zemrën. Supersticionit ESHTE  bestytni, d. m.th. besim te zoti. Gjatë jetës njeriut i kolis të përjetojë ngjarje apo të njihet me fakte që nuk i shpjegon dot pse e si ndodhin ato.

Ai mendohet e futet në supozime, por nuk ka takat të zbërthejë enigmën. Me që ra fjala, a s’më thoni, të dashur lexues, nëse besimi në diçka të mbinatyrëshme egziston vetëm në njerzit e thjeshtë të popullit apo edhe në mëndje e njerëz të tjerë të ndritur? S’di se ku kam lexuar një episod, më ngjan se te E. Tarle, autori i njërit prej romaneve mbi Napoleon Bonapartin. Në një betejë për jetë a vdekje Napoleoni Perandor kish parë një nga gjeneralët e tij që mundohej t’u fshihej e t’u bënte bisht gjyleve të topave që binin pa pushim në fushën e betejës. E kish thirrur aty për aty Napoleoni gjeneralin dhe e kish bërë qepaze’ duke i thënë: “Nëse është taksur për ty gjylja e topit, ajo do të të gjejë edhe sikur të futesh njëqind pashë nën dhe’”. Kish thënë këto strategu i famshëm i luftës dhe ish futur vetë në luftim në sheshin e betejës ku s’kish gjë tjetër veçse tym, flakë e copa predhash. Morali u ushtarëve të tij ish shumëfishuar. Beteja ate dite u fitua nga Napoleoni. A nuk mund të themi, dobare, në këtë rast se Napoleoni besonte në zot?

Me qe ra fjala per Napoleonin le te rrime edhe nje cike tek ky personalitet. Nuk di te them se ku e kam lexuar, turp te genjej, o tek "Lufta dhe Paqja" e Tolstoit o tek " Napoleoni" i E. Tarlese se vete Napoleoni kishte pikasur dicka te cuditeshme ne vetvete. Kur e ndjente se nuk do ta mbante fjalen atij i leviste njera pulpe e kembes(flitej edhe per cilen pulpe te djathten o te majten qe une nuk e mbaj mend, sigurisht). Ne  nje bisede diplomatike, mbase per ndonje armepushim,  se me nje gjeneral a adjutant te Kutuzovit se me nje te derguar nga pala angleze, Perandorit Napoleon nga fundi i bisedes shpresedhenese per bashkebiseduesin dhe vete Napoleonin, po i leviste muskuli i pulpes se kembes. Atehere Napoleoni i tha vetes:" Ti nuk do ta mbash fjalen" I kishte ndodhur edhe here te tjera keshtu.

Ju, miqte e mij qe  lexoni keto rrjeshta, me ndihmoni dhe mos me lini te genjej nese u kujtohet nje pasazh i tille i shkruar ne roman( kam bindjen 70 % se eshte tek "Lufta dhe Paqja" e Tolstoit por nuk ve doren ne zjarr, gjithsesi.

Per ta mbyllur me keto  fakte nga letersia, po tregoj edhe dicka qe me ka bere pershtypje te thelle. Dostojevski tek "Vellezerit Karamazov" permes nje personazhi te tij i jep pergjigje kesaj pyetjeje:

-"A ka mundesi qe dy njerez te shikojne te njejten enderr?

-Po, ka -ishte pergjigja nga i dyti personazh.

Une dinja nje rrefenje qe ma kishte treguar Murat Hyska, bashkeshorti i tezes sime ne Kamenice te Korces. Por nuk kisha shkruar gje per te. Hezitoja. Me dukej e pamundur. Dostojevski "me dha zemer" dhe une e hodha ne leter rrefenjen me titull" Kur dy njerez shohin te njejten enderr". Dhe e botova ne librin "Lis ne shkemb" Megjithese kjo pjese eshte botuar nje here nje vit e ca perpara edhe tek" Bota e Re" .Nese nuk bezdiseni po e percjell neser edhe nje here rrefenjen, me qe eshte rasti.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: