Asllan Dibrani: Rapsodi Gani Demolli
| E Marte, 13.08.2013, 08:52 PM |

Rapsodi Gani Demolli    interpretues i këngës shqiptare në  folklorin  e Kosovës!

Nga Asllan Dibrani art@asllandibrani.com

Fitorja  dhe sakrificat  e luftës së Kosovës, të robëruar ndër shekuj, që i solli lirinë popullit shqiptar të shtypur  ka hapur dimensione të reja dhe të shumta në krijimtarinë artistike në përgjithësi,  por edhe në të gjitha llojet e artit e të muzikës në veçanti. Përmes këngës së lirisë të kënduar për çlirimin, për dëshmorët për pavarësinë dhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Kosovës dhe frymëmarrjen më të lirë të shqiptarëve në gjitha trojet tona kanë  bërë një progres nxitës  në rritjen dhe kultivimin e  te gjitha zhanreve te muzikës.Pas trysnisë shekullore është manifestuar me këngë e valle, afirmim solo këngëtaresh dhe grupeve të ndryshme të këngës folklorike apo rapsodike, dhe  këngës popullore. Ne saje të   këtyre zhanreve dhe të  muzikës   folklorike një pasdite  na  u soll ndërmend  ta vizitojmë      rapsodin Gani Demollin,   këngëtari i mirënjohur,  në repertorin e këngëve të tij të kënduara me frymë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera, të preferuara nga dëgjuesit.

Ai rrjedh nga një familje    e  sakrificave   nën  ish regjimet    e huaj po edhe  përkundër  saj   e ruajti një  bujari     e ka ana e Gollakut   për  zemër.  Kjo familje la gjurmët ne vlerat e veta   për familjen,por edhe për kombin  në fushën e  kulturës. Babai Rizah Demolli  ishte një njeri  punëtor    dhe një fshatar   qe  nuk  mundi të  ndjek ndonjë   mësim  të lart ,pos mejtepeve  të imponuara nga pushtuesit .

Ishte një largpamës    për    ngritjen e  vetëdijes  në familje  dhe në shoqërinë  shqiptare me çka  i  nxiti   djemtë  ti përvishen  mësimit  si  Arif  Demollin    një shkrimtar     i   veçantë  me veprat  e tij ,   ashtu edhe  Vahidja   e motra e tyre  ishte ndër vajzat e para qe ju   rrek mësimit të   ciklit të lartë . Ganiu     kishte një talent edhe si fëmijë   i nxitur   nga këngëtaret e vjetër  qe e transmetonin  historinë tonë   përmes këngës   me çka Ganiu me një fanatizëm    ju rrek  artit të   muzikës dhe këngës    duke u  frymëzuar    figurat dhe  mitet   tona kombëtare  nga rilindësit tanë po  edhe  nga Skënderbeu e këndej.

Rapsodi Gani Demolli  ka  lindur më 19.04.1952 në fshatin Gllogovicë në Malësinë e Gollakut, komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e mbaroj në fshatin e  lindjes  deri në klasën e katërt,  ndërsa tetëvjeçaren  e kreu në fshatin   Dabishec. Ai ishte i  dalluar edhe në  mësim  e  moshatarëve të vet nga e cila     çdoherë,   dita e shkollës    u shoqëruar me  zërin e tij, po  edhe me    përcjelljen  përmes   veglave të muzikës qe   për zemër e ka   çiftelinë  edhe  sharkinë qe  është ndër rapsodët ma të mirë të Kosovës. Ai këto instrumente  edhe  i  përgatit vet me drurin e thatë të  arrës   duke i  gdhend deri ne akordimin e telave për  krijimin e  tingujve  me burim  autokton shqiptar !

- Fillimisht me ndihmën e mësuesit Ibrahim Geci nga fshati Prapashticë  i morri hapat e parë .Ganiu     për ta ndjekur shkollën  e mesme     shpesh bëri  rrugë  të gjatë, dimrave të ftohtë shkrepave dhe maleve    të larta  qe shtrihen në këto anë  edhe nga 35 km  deri në Prishtinë. Pos mësimit,  ai u aktivizuar edhe në Ansamblin “Çiftelia” të  Lorenc Antonit.

Rezultatet e tij ishin të njëpasnjëshme ,  pos  entuziazmit qe kishte për  këngën dhe   artin  muzikor  pastaj  aktivitetin e vet e shtriu  në shoqërinë  kulturore artistike të  KEK –ut qe udhëhoqi folklorin gjashtë vite pa ndërpre! Atë ma vonë   koha e gjeti   si anëtarë i SHKA “Bajram Curri”  në Prishtinë. Në    pakënaqësinë  qe e ndiente në    aktivitetin e këtyre shoqërive ai aktivitetin e vet  e  dha edhe në  SHKA “Kosova” në Prishtinë dhe kështu përfundon faza e amatorizmit  si   një  këngëtar      i   këngëve epike dhe folklorike ,    vallëzimit  dhe   si muzikant   deri në fundin  e  vitit 1976 .

Gani Demolli shquhet  për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk është vetëm  bartës të thjeshtë i  trashëgimisë poetike dhe muzikore, por është edhe  krijues i  talentuar.

Demolli   me interpretimin e këngëve popullore -folklorike   e morri epitetin e  një rapsodi  ose edhe  të një poeti popullorë!

Rapsodi  Demolli gjatë zhvillimeve  historike të këngëve epike, është bërë edhe modelues i  formave melodike dhe poetike të ruajtës me  kujdes të traditës së këndimit në  familjen shqiptare. Krijuesi Demolli   me interpretimin e këngëve popullore -folklorike   e morri epitetin e   një rapsodi  ose edhe  të një poeti popullorë  me i shëruar plagët ku i ka dhe i ka pas ky popull. Zoti  Gani Demolli  ka një  memorie te  mbajtemendjes nga gjyshërit-stërgjyshërit nga e kaluara e historisë së lavdishme kombëtare.

-Falë meritës se tij dhe shumë këngëtareve tjerë  kemi  ruajtur deri sot këngë popullore shqiptare epike e ciklit të  luftërave  , mbi kreshnikët , balada mitike  të moçme shqiptare me këngë historike që nga periudha mesjetare deri ne këngët e dëshmoreve për çlirimin dhe pavarësisë e  Kosovës,  Shqipërisë dhe  trojeve tjera.

Ky rapsod paraqet  një pasuri të veçantë për traditën poetike popullore, duke i publikuar  përmes   folklorit të trevave të caktuara. Rapsodi Demolli , është rapsodi i gjallë i kombit , është interpretues i shkathët i këngës epike legjendare që ka  krijuar mënyrën origjinale . Demolli  në botën e tij paraqet invencion të fuqishëm artistik përmes dhembjes , mallëngjimi  dhe fatin tragjik të personazheve të këngës mbi te kaluarën   e kombit tonë.

Virtyti ,qëndresa, trimëria, besa dhe  burrëria gjenden në  interpretimin e  këngës    tij .duke i gërshetuar   vlerat e historisë të kënduar nga ai, na mbetet  qe ta quajmë   legjendë dhe hero    këngës dhe  folklorit Shqiptar. Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga Rapsodi i kombit Gani Demolli   mund të  radhitet edhe ne mesin e rapsodëve  të kombit në  Shqipërie  natyrale qe pretendon edhe vet përmes këngës se tij në bashkimin kombëtar...

Themeluan  shoqërinë kulturore artistike "Rapsodët e Kosovës" . Iniciator ishte  Gani Demolli

-Karriera e këtij rapsodi sa  vinte duke  u shtuar  dhe  rritur me rastin e formimit të    grupit të pavarur folklorik që përbëhej nga pesë veta "Rapsodët e Kosovës" . Iniciator ishte  Gani Demolli i shoqëruar  nga Fetah Bajgora, Nezir Rama, Muhamet Ahmeti dhe  Xhevdet Rama .Ky grup muzikor  vazhduar punën  dhe aktivitetin e vet  deri kah viti 1998. Ma vonë këtij  grupi ju  bashkëngjitën edhe   këngëtarë , rapsod  e muzikant     njohur si ; Skënder Fejzullahu ,Muhamet Ahmeti ,Adem  Osa, Fehmi Hoxha ,Halil Bytyqi,Ali Krasniqi,Tahir Drenica,Halil Ballanca,Jahir Nuredini,Ejup Geci,Xhevdet Krasniqi Bardh e Elez Hajzeri  dhe  Sabri Haxholli etj.

 

Kjo shoqatë  ka marrë pjese mbi 70 festivale të ndryshme në trevat  shqiptare. Një vlerë në vete  kjo  shoqëri  ka qe  janë prezantuar edhe pran  artdashësve shqiptar në   mërgatën shqiptare  në të gjitha shtetet e Evropës po  një theks të veçantë duhet ta  ceku ,  se    ky grup artistik     e shoqëruan  publikun shqiptar ,     shqiptarëve   në Turqiqe u shpërngulen me    zjarre e hekur   në reprezaljet e shtetit serb. Atje   ekziston një numër i madh shqiptaresh   qe shkretëtirat  turke   i shndërruan në    toka pjellore  dhe    themeluan qytete  dhe  fshatra   të tëra  në vete . Fatkeqësisht nga   një politike      jo e shëndoshë e  shtetit  turk deri në  vitet e fundit nuk  kanë   mundur të prononcohen si shqiptarë. Prezenca e këtij  grupi   artistik nga Kosova    i udhëhequr nga Gani Demolli  shpalosi   kujtimet  e   një historie të dhimbshme të këtij komuniteti të madh  ,  milionësh në shtetin turk. Publiku  shqiptar      në shumë qytete si në  Buzë, Kemal Pasha , Enegul, Izmir  dhe Stamboll  e priti   me entuziazëm të madh  këtë grup,  ku   pos gëzimit    shumë prej tyre ,   gëzimin e ndanë  me lot në sy  me rastin e  mallit për atdheun e humbur...

Viti 1998 ishte një   vit  i   reprezaljeve të  shtetit serb mbi Kosovën  ,edhe ky  grup artistike "Rapsodët e Kosovës" ,nuk  u pajtua të mbeten  si spektator pran një dhune të tillë ,por ju rreken   çlirimit të atdheut  dhe    u detyruan ta  ndërpresin    veprimtarinë  e    shoqatës    deri pas luftës. Ky grup  u bë shume i popullarizuar  qe dhanë shumë koncerte  dhe    ishin  të kërkuar në   manifestime të ndryshme,  po ashtu edhe në ahengje, dasma etje. Ishin  të mishëruar me   melosin folklorik      në mungesën e    programeve te mirëfillta     kombëtare, këta këngëtarë  e mbajtën  gjallë    muzikën  dhe këngën    në gjirin e popullit, duke krijuar     një       ombrellë  për  ruajtjen e vlerave tona përmes këngës.

-Shoqata është themeluar me qëllim që të ruaj muzikën tonë të mirëfilltë autoktone shqipe shprehet Gani Demolli . Gjatë kësaj periudhe është bërë një punë mjaft e madhe kemi arrit një bashkëpunim të plotë si me Institutin Albanologjik atë Historik me të gjitha televizionet dhe radiot në Kosovë si dhe me të gjitha SHKA në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi si dhe në Diasporë thekson ndër të tjera zoti Gani Demolli.

Shoqata ka tubuar rreth vetes njerëz eminent të kulturës si Pr.Dr. Zymer Neziri, Dr. Yzber Hoti, Pr. Xhabir Haradinaj, Mr. Nezir Rama, Nazmije Demolli etj. Në Shoqatë kemi këngëtarë edhe instrumentistë nga të gjitha trevat shqiptare  qe jemi  përpjekur  ta  përfshijmë    një   art   unik    që buron nga  trojet tona thotë Gani Demolli..

Ne pyetjen tonë të radhës ishte   shtruar     se  me çka jeni prezantuar  të publiku   në krijimtarinë tuaj ?

Zoti Gani  u shpreh , sa i përket punës sime individuale për opinionin kam përgatit dy albume të videos që janë shitë në Zvicër me dy orë e gjysmë program .Një CD me dhjetë këngë ( një orë program). Kam bërë incizime në të gjitha radiot dhe televizionet e Kosovës së paku nga tridhjetë minuta program. Vetëm në RTK i kam të incizuara 17 këngë . Gani Demolli ka marrë pjesë në të gjitha festivalet që janë mbajt përbrenda Kosovës po edhe jashtë . Një festival në Lezhë të  Shqipërisë  qe u mbajt  në vitin  2006 ishte  i  ngjeshur me shumë këngëtarë. Nga ky festival  u nda me  medalje   në vendin e parë, si rapsodi më i mirë i festivalit. Në   Kamenicë  ne një festival u shpërblye  nga   publiku edhe për tekstin ma të  mirë të  festivalit.

Ai i ruante  me  një kërshëri dengje ,dengje fotosh, cd,medaljet  dhe  mirënjohjet  e ndryshme!

Rapsodi  Demolli  pjesën e trashëgimisë se tij nga krijimtaria   e kishte ruajtur me kujdes  dengje , dengje   fotosh, cd,medalje dhe  mirënjohje të ndryshme. Ai i ruante  me  një kërshëri të gjitha   nga e cila  vlen të përmendim edhe periudhe e luftës  qe ofensiva  e terrorit serb i  largoj nga   shtëpitë e tyre    dhe pas  kthimit  ishte  një  dite   e veçantë si gëzim për te, qe i  kishte fshehur në dhe ,por i gjeti .   Në afërsi të shtëpisë nga e  cila   i kishte mbështjell mirë   i kishin shpëtuar  pa u prishur dhe   po ne atë pozitë qe i kishte  fshehur dhe  shpëtuar , na i shpalosi një nga një   me rastin e vizitës sonë.  Bëmë disa foto nga ato  dokumente  dhe po i prezantojmë për publikun.

Pamje  e disa  mirënjohjeve , certifikatave dhe falënderimeve qe ju ndanë  zotit Gani Demollit   në pjesëmarrjen   e tij në festivale të ndryshme.

Ai me këtë rast  kujton    përsëritjen e viteve    1875 ,  terrorin serb  qe u    nga viset shqiptare     rajonin e Nishit    si Krahine shqiptare   të Toplicën , Novipazarin etj ,qe i pastroj sot e atë dite nga e cila  falënderoj   UÇK-në dhe Shtetet  e Bashkuara të Amerikës qe  se paku shpëtuan   vendin  qe   kishte si qellim Serbia   ta  përsërit  rasti e  Toplicës edhe ne luftën  e fundit  në Kosovë.

Familja  e Gjemajl Demollit i qëndroj stoikisht besnikërisë dhe    zakoneve te kësaj ane me  plot  bujari dhe    besë  nga e cila  vlen të përmendet   rasti  i  gruas së    loke Hamides që për hire të idealeve  të saj  rrezikoj t'ja presin djalin e vogël Tefikun!!!

Ai rikujton edhe periudhën e dhimbshme  familjare    qe  babë Rizahin e kishin   arrestuar forcat bullgare  dhe  e mbyllën në  burgun e  Lipianit  nga e cila arriti të ik  dhe tu bashkohet forcave  çlirimtare .

Pas ikjes se  Rizahit nga  burgu  presionet u shtuan ne rajonin e Gollakut  për zbulimin  e tij e sidomos në  fshatin e tij   në Gllogovicë. Në atë kohë ishte    kaçak   i maleve   qe nuk guxonte të   strehohej  në shtëpinë e tij. Po nga pamundësia   qe ti përballoj kohës se  ftohtë ai kërkoj strehim       te afërmit e vet  Gjemajl Demolli.  Ai u strehua  aty ne shtëpinë e tij nga e cila kishin përgatitur një  vend special  edhe përkundër bastisjeve qe u bënin në tërë lagjen. Familja  e Gjemajl Demollit i qëndroj stoikisht besnikërisë dhe    zakoneve të kësaj ane me  plot  bujari dhe    besë  nga e cila  vlen të përmendet   rasti  i  gruas së  Gjemajl Demollit  loke  Hamides .Loke  Hamidja ishte   një grua     shtat shkurtër po   e formuar,  ishte   personazhi kryesor  në përkujdesjen e  saj ndaj Rizahit  për ushqimin në bunkerin e  ndërtuar në shtëpinë e tyre. Kjo grua pasqyron  qëndresën   dhe   rolin në familje   shqiptare të këtyre anëve    fisnikërinë  dhe  bujarinë , po edhe  njerëz të besës qe i kane lakmi rajonet tjera shqiptare.

-Kjo grua  ishte  nën trysni e   përhershme    pushtuesve  për  zbulimin e  Rizahit se ku  u   strehua.  I hyjmë në hak asaj gruaje bujare po qe si përmendim vlerën e saj  me një rast     të fushat e birave   në afërsi të  arave të  Lufit,  forcat  e okupatorit e rrethuan   qe kishte me  veti  djalin   e vogël Tefikun  dhe   Sofjen  motër e vëlla  të shoqëruar me te,   nga e cila   ja marrin djalin  Tefikun dhe    në prezencën e saj  ja futen thikat në  fyt ! Loke Hamiden e kushtëzuan  ja qite Rizahin me zbuluar  ja po ta presim  djalin  tash !

-Ajo ju përgjigj    xhandarmerisë     ja prene dhe mbytne     Tefikun ,  Rizahin nuk e qes, i kam edhe dy djem tjerë !. Qëndrimi i saj   ishte i prere nga e cila  i beri balle edhe t'ja  presin  djalin e vogël për hir të      karakterit   njerëzor   të kësaj ane nga e cila    kjo familje  e falënderon  sot për atëherë    loke Hamiden  si  një personazh    i sakrificës për ta mbajtur    kaçakun e kësaj ane Rizah Demollin . Kjo grua ka mbet si   legjendave  e bisedave  të kësaj ane. Rizah Fazli Demolli ishte  pjesëmarrës  i masakrës se Tivarit , po për fat   shpëtoj   edhe aty .Ishte i martuar me Miradije   Bislim   Doden  nga Svirca në luftën e dyte botërore përjetuan një tragjedi   familjare  qe 11 anëtar të familjes se Bislimit i therri me  thika  dhe i dogjën  disa përse gjalli  Serbia . Këtu  nëna  e Ganiut pati fatin dhe  qëlloj  me bagëti në mal    dhe i shpëtuan    kësaj masakre  me vëllain e  vet  Hakiun.

Shtepia e Bislim Dodës mbeti në dy fëmijë ,   në Miradijen  nëna e Ganiut dhe  daja i tij  Hakiu i vogël!

Shtëpia e Bislim Dodës mbeti në dy fëmijë      Miradijen dhe   Hakiun  , në të cilën  pastaj  kaluan në  përkujdesjen e  Bekë Dodës .Nga kjo familje plot tragjedi   lindi dhe u  rrit  Ganiu, po edhe  Arif  Demolli  vëllai i madh  , shkrimtar  i cili  përjetoj   edhe ai  burg     të rënd  në ngjarjet e viti  1981.

Rëndësia e rapsodëve dhe këngëve të tyre është e madhe, sepse e përbëjnë  një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore por  edhe i  luftojnë   këngët tallave  magjupqe qe vjedhurazi  po e prish  sot në melosin tonë!?...

Shtojmë se rëndësia   e rapsodëve  sot i gjendet  në medie dhe atë gjatë festave, si kremtimi i pavarësisë së Shqipërisë, Kosovës apo ndonjë datë tjetër kombëtare. Rëndësia e rapsodëve dhe këngëve të tyre është e madhe, sepse e përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore. Edhe përkundër kushteve të dobëta ekonomike, krijimtaria burimore artistike tradicionale muzikore ka arrit të mbijetojë dhe të qëndroj përball jo vetëm muzikës argëtuese por edhe përball të ashtuquajturës muzikës argëtuese komerciale tallava,   një muzikë çoroditëse e ditëve tona . Sot, këngëtarët e rinj fare pak e kultivojnë këtë zhanër muzikor, sepse janë fokusuar të zhanret më moderne, të cilët i bëjnë më shpejt të pasur ekonomikisht.”

U ndamë nga ky rapsodit i  Kombit Shqiptar,  njëri modest,  mikpritës  dhe bujar  qe trashëgoj nga Malësia e Gollakut. U ndamë nga një  njëri   qe    në shpirt ka  këngën dhe  melosin artistik. U ndamë ne atë pasdite  qe na nxuri muzgu i  mbrëmjes duke  biseduar mbi  artin dhe kulturën    e këtij populli, por nuk mbeten anash  as brengat   aktuale qe  po përjeton ky popull edhe pas luftës  ne art kulture dhe lirinë e tije gjysmake.

Nuk na mbetet tjetër pos t'i urojme suksese dhe shëndet në punën e mëtutjeshme të këngës –folklorit dhe krijimtarisë se këtij ,  këngëtari të madh.  Shpresojmë se  vullneti dhe sakrifica  e tij të   jetësohen  dhe të realizohen  synimet e tij sipas porosive qe  linçon përmes këngës së tij deri ne bashkimin kombëtar.


Gusht 2013 Prishtinë.

(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: