Lutfi Alia: Kunavia (I)
| E Diel, 11.08.2013, 06:04 PM |

KUNAVIA (I)

Kunavia (Cunavia), Kanova (Canova), Kanovia (Canovia), Kandavia (Candavia), Kanoviensis (Canoviensis, ose Chanoviensis), Kanovienses (Canovienses), Konubiense (Chonubiense).

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Kohe me pare, gazeta shqiptare M..., botoi nje koment rreth librit te nje sudiuesi gjerman, i cili trajton  pjese te historise mesjetare te vendit tone. Gazetari shqiptar, shkruante me entusiazem e nuk kursente levdatat per autorin. Nga kureshtja e lexova librin e mbeta i befasuar, pasi konstatova disa pasaktesi historike e keq interpretime te mesjetes sone, ne veçanti kishte shtremberime historike per Kunavine e lashte (Martaneshin e sotem) dhe per Dioqezen e Durresit.

Te shkruash e te komentosh veprat e studiuesve te huaj, qe i dedikohen historise se Shqiperise, eshte respekt e mirenjohje, por mendoj se ne analizen e ketyre veprave, gazetaret tane duhet te jene më objektivë dhe kompetenta, te ruajne masen e levdatave e te mos ekzagjerojne me vleresime servile dhe ksenomane. Duket sikur gazetaret tane kane frike t’i kritikojne studiuesit e huaj edhe kur ato bejne interpretime te gabuara dhe kur botojne pasaktesi historike.

Per mesjeten albaneze kane shkruar shume shkencetare shqiptare, si historiane, arkeologë, gjuhetare, antropologë e sociologë, qe kane prezantuar studime me nivel te larte shkencor si ne Shqiperi dhe jasht ne kongrese, ne konferenca e ne simpoziume nderkombetare, madje kane botuar libra e shume artikuj shkencor ne revista kombetare e nderkombetare, qe jane mirepritur e vleresuar me objektivitet nga shkencetaret dhe shtypi i huaj. Keto aktivitete shkencore, ne Shqiperi jo gjithmone kane pasur te njejten jehone dhe te njetin vleresim. Une konstatoj (qofsha i gabuar), se ne Shqiperi, historianet tane nuk vleresohen kaq shume sa te huajt.

Ne shtypin tone, nuk kam ndeshur komente me levdata ne superlativa per studiuesit shqiptare dhe kur i kane merituar plotesisht. Nuk shoh as aktivitete, si ato te organizuara per disa studiues te huaj, ku dominon promovimi pompoz, me komplimenta te tepruara, me levdata e vleresime te pamerituara, te shoqeruara me dekorata e me impenjime te tepruara te mass media. Keto reklama te ekzagjeruara, te krijojne pershtypjen sikur vetem te huajt e njohin historine e kombit tone. Rasti me flagrant i kesaj ksenomanie ishte publiciteti i ekzagjeruar i botimeve te Oliver Jens Schmitt, i shoqeruar me pa aftesi te shtypit tone per t’i u kundervene dhe per t’i kritikuar shtremberimet historike dhe interpretimet e tij tendencioze antishqiptare. Oliver Schimtt, ky djalë plurinacional (gjermano–zvicerrano–austriako dhe kripto-serb), eshte historian intiligjent dhe i formuar, por ka nje difekt genetik-profesional, qe e ka shprehur ne disa nga shkrimet e tij, si ne ato per Gjergj Kastriotin, ku ka bere dhe shtremberime te historise te popullit tone. Oliver Schmitt asht manipulues i “afte” i fakteve historike, sidomos i mesjetes albaneze, qe ne disa raste e trajton me tendence, brenda kornizes te manise se tij filosllave.

Historia iliro–albanezo–shqiptare ka indentitetin dhe individualitetin e saj, me zanafille ne lashtesi, shume shekuj para dyndjes sllave. Historia e popullit shqiptar ka matriks, kulture e shpirt europian, qe nuk u çduk gjate bashkejeteses se gjate me Perandorine e Bizantit dhe me kishen ortodokse, as gjate pushtimit sllav, as gjate pushtimit te eger te Perandorise Osmane, as gjate pushtimit nazifashist dhe as gjate 50 viteve te marrezise te komunizmit.

Ne shekujt e mesjetes, populli yne perjetoj qyteterimin perendimor, respiroj kulturen europiane dhe ishte e mbetet pjese integrale e Europes. E. Çabej shkruan: “Dalmacia dhe Albania e me pas Ishujt  Jonik, jane vendet, qe u hapen direkt e më tepër ndaj influencës kulturore të perëndimit”. “Ne mesjete - ka thene eruditi Aleks Buda - Albania ishte e zhvilluar ne nivele me vendet me te perparuara te Europes.

Ne lidhjen e Albanise me perendimin, luajti rol dhe kisha katolike, si thote M. Šufflai: “.. me ndihmen e Selise se Shenjte, Tivari e me pas e gjitha Albania, u shenderruan ne baza operative te perendimit, kunder ortodoksisë e kunder sllavizimit”; ndersa L. Thallòczy shkruan: “Françeskanët ishin e vetmja rezervë e perëndimit, që qëndroj në Shqipëri dhe kur interesat e Europës për këto vise u shterën krejtesisht”.

Artikulli i botuar ne gazeten M... me nxiti t’i nderpres perkohesisht shkrimet “Urdheri françeskan ne Shqiperi” dhe te tregoj pak rreth historise te Kunavia - Martaneshi, ose si cilesohej ne mesjetë Kunavia e fameshme dhe qe sot perkon me bashkesine e trevave te Shqiperise veri-lindore.

Ne kete cikel te ri shkrimesh, nuk do te debatoj me autoret e huaj, as me gazetaret, por do te ekspozoj fakte, te dhena e dokumenta historike, qe shpresoj se do te kontribuojne per te njohur popullsine malesore te Martaneshit, qe eshte bartes i nje historie te lashte e te lavdishme.

Veshtrim i shkurter historik mbi Kunavia.

Trojet shqiptare jane banuar që në paleolitin (100 000 – 10 000 vjet me pare), si deshmojne zbulimet e shumta arkeologjike dhe studimet antropologjike te kryera ne fragmente skleletesh te banoreve te paleolitit te mesem e te vonshem, qe jane zbuluar ne Xara dhe Shpellen e Shen Marina ne Sarande.

Ne periudhen e bronxit (3500 – 1200 para Krishtit), tributë prehistorike, qe populluan trojet tona, u vendosen kryesisht ne vende te ngritura kodrinore e malore, qe ishin dhe terrene mbrojtjeje natyrore.

Ne periudhen e hekurit (shekujt XI – V para Krishtit), bashkesite fisnore ilire autoktone, kishin zene vend ne trojet e tyre historike, duke u sistemuar ne vendbanime te fortifikuara dhe te hapura.

Qyteza e Gajtanit ne Shkoder, eshte nder vendbanimet e lashta tipike ilire te kesaj periudhe.

Rreth shekullit te VI para Krishtit, fiset ilire u shquan per nje zhvillim te shpejte ekonomik, bujqesor e ne prodhimet artizanale, ne nxjerrjen e përpunimin e metaleve, ne prodhimin e veglave e te armeve prej bronxi dhe hekuri. Metalurgjia u zhvillua sidomos ne troje te pasura me minerale bakri, plumbi e hekuri, si ne zonat e banuara nga Pirustet (Mirdita, Mati verior, Puka, Kukesi), nga Parthinet (Mati jugor, Kunavia, Dibra perendimore), nga Enkelejt (Tres Tabernas - Prrenjes, Lychnides - Ohri) etj.

Ky zhvillim ekonomiko-shoqerore ndikoj ne formimin e identitetit komun te ilireve dhe grumbullimin e tyre ne qendra te banuara, te shoqeruara me forcimin e lidhjeve tregetare me fiset fqinje.

Mbi bazen e vendbanimeve te fortifikuara ne periudhen e hekurit, u formuan disa qendra banimi te fuqishme si Shkodra, Durresi, Apollonia, Bylis, Amantia, Butrinti, Damastion, Arta etj.

Fiset ilire, qe banonin rreth ketyre qyteteve-shtete, kishin ne krye mbretin e tyre. Shumica e qendrave te banuara ilire, kishte emera ne gjuhen ilire si Skodra, Dymal, Gylacea etj, por dhe emera grekë-antikë si Damnos, Epidamnos, Damastion etj. Disa emera ilire te qyteteve, pas kolonizimit grek dhe pas pushtimit romak, u kthyen ne gjuhet greke dhe latine. Kesisoj, emeri origjinal i Apollonise ishte Gylaceia, i lidhur me Gylax, iliri qe e kishte themeluar shume kohe me pare qytetin, por ne vitin 588 para Krishtit, kolonet greke e modifikuan, per te nderuar perendine greke Apollo.

Dhe Kunavia – Kandavia e lashte, emerin e ka te lidhur me perendite e mitologjise antike greke.

Herodoti (484 425 para Krishtit) ne vepren Le storie, II, f. 51” shkruan: “kulti i madh i perendive u zbatua ne Samotraçia nga Pellazget e Athines”, pra duhet te hedhim veshtrimin e te kerkojme ne ato vite te largeta, kur stergjyshet tane pellazgë, i dhane jete qytetrimeve te voneshme.

Emeri Kandavia, lidhet me legjenden mitike te Dardanit dhe motres se tij Kandavia. Sipas tradites homerike, Dardani , vellezerit Lasio e Sikano dhe motra Kandavia (Harmonia) ishin femijet e  mbretit Korito me Elektren (e bija e Atllasit dhe Pleiana), por legjenda thote se Dardani ishte i biri i Jupiterit, i konceptuar ne lidhje dashurie me Elektren. Pasi vrau te vellane Lasio, Dardani u ndodh perballe revoltes te banoreve te qytetit Korito dhe per te shpetuar ndeshkimit,  mori nje anije e se bashku me nje pjese te popullit u largua dhe zbarkoj ne Samotraçia. Dihet se shume qytete dhe qendra te banuara ilire, kane emera te lashte mitologjikë, kesisoj dhe treva e jone mori emerin e hyjneshes Kandavia.

Disa mendojne se emeri Kunavia eshte me origjne latine, me kuptimin rruga-pyke. Kjo teze eshte e pasakte, sepse kuna – cuna ne latinisht do te thore djepi, ndersa emeri pyka eshte cuneo. Dhe ne aspektin historik, ky trajtim nuk eshte korrekt, pasi treva e banuar dhe e quajtur Kunavia - Kandavia, njihej me kete emer para pushtimit romak, pra para ndikimeve te gjuhes latine.

Mendimi me bindes eshte ai i shprehur nga shkencetaret e afirmuar N. Ceka dhe L. Papajani, qe thone se Kunavia  eshte emeri i lashte i Ilirise.

Qyetet dhe vendbanimet e hapura ilire lidheshin mes tyre me rruge, madje disa nga keto rrugekalime ishin te hereshme, te ndertuara qe ne periudhen e bronxit e te permiresuara ne periudhen e hekurit.

Ne shekujt e pare te erës se re, u hapen shume rruge te reja cilesore, si rruga Egnatia, rruga Pubblica, rruga qe lidhte Durresin me Shkodren dhe Raguzen etj.

Nder vendbanimet e lashta e me te shquara te ilireve eshte qyteti i Durresit. Ne vitin 627 para Krishtit, Durresi i ilireve, u pushtua nga helenet, te cilet themeluan nje koloni te fuqishme dhe i dhane qytetit emerin Epidamnus (Epidamnos – Επίδαμνος). Kolonet helenë krijuan lidhje dhe raporte miqesie me banoret ilire te Durresit, madje ky bashkepunim ndikoj ne rritjen e zhvillimin e tregetise me fiset ilire ne territoret e thella, si dhe ne integrimin e kultures helene ne trevat e banuara nga iliret.

Ne vitin 312 para Krishtit, Glauku mbreti i Taulanteve, i perzuri helenet dhe e kaloj qytetin ne duart e ilireve, duke formuar nje mbreteri te fuqishme. Pasardhesit e tij mbreti Agroni dhe dy mbretereshat Teuta dhe pas saj Treteuta, arrijten ye fuqizojne ne maksimum kete mbreteri Ilire. Sipas Strabonit, “asnje mbret nuk kishte krijuar nje mbreteri kaq te fuqishne nga pikpamja ushtarake”.

Gjate pushtimit romak (shekulli II para Krishtit), Durresi mori emerin latin Dyrrhachium dhe ishte kryeqyteti i Epirus Novus, nje nga kater provincat, e Prefektures te Illiricum. Epiri i Ri, ne pjesen veri - lindore banohej nga bashkesia e madhe e fiseve ilire te Parthineve, ku perfshiheshin dhe banoret e Kunavia - Kandavia.

Kater shekuj me pas, Ptolemeu (Claudio Ptolemeo Alessandrino -  shekulli II pas Krishtit), ne librin “Geographica”, ato troje, qe dikur i perkissnin Parthineve, i prezanton me emerin Albania, banoret i quan albanet. Kryeqendra e albaneve ishte Albanopolis. Sipas Ptolemeut, fiset albane, banonin ne trojet, qe shtriheshin nga shpina e Durresit, deri ne malet Kandave, ndersa ne veri nga lumi Drin, pergjate lugines te lumit te Matit dhe arrinin ne jug deri ne Shkumbin.

Nga ky pershkrim i Ptolemeut, qe citohet dhe nga shume historiane e kronikane te me vonshem, shihet se Albania perkon me viset, qe me parë banoheshin nga bashkesia e fisit ilir Parthinët.

Shume historianë mendojne se parthinet dhe albanet jane i njejti fis ilir, por pas pushtimit romak ata e ndryshuan emerin ilir Parthinet (te bardhët), ne emerin latin albanët (te bardhët, bardhoshët).

Kjo teori eshte bindese. Ne fakt nuk ka mundesi, qe fiset albane te jene shfaqur kesisoj papritur, vetem ne shekullin e II pas Krishtit, si te zbritur nga qielli e pa prejardhje te percaktuar. Nuk na bind dhe mendimi, qe parthinet te jene shfarosur teresisht e menjehere.

Emeri i Parthinët ruhet ende si toponim ne Kunavia, ku e gjejme ne emerin e malit Bardheta, qe mendoj se eshte nje forme e modifikuar e emerit te lashte Parthinet.

Albania dhe albanet, ne dokumentat, ne kronikat e ne librat e historise antike, rastisen me disa emera:

- Ne burimet romake (latinisht) quhen Albanum - Albania (albanesi), Arbanum - Arberia (arberit).

- Ne burimet bizantine (greqishtja antike) quhen Arbanon - Albanon dhe banoret Albanoi.

- Ne gjuhen sllave quhen Raban - Arbana dhe banoret arbanas.

Ne trojet e banuara nga albanet, jane disa toponime, qe shprehin kete larmishmeri emertimesh si Kroji Albani (Zgerdhesh – Kruja), fshati dhe fusha Arbana (Tirana), fshati Arbanas (ne Shkoder) etj.

Historianet Selami Pulaha, Seit Mansaku dhe Andromaqi Gjergji, ne studimin “Shqiptarët dhe trojet e tyre“, botim i vitit 1982, faqe 186, shkruajne: “Kjo na lejon të themi se emërtimi Albanon – Albania, në origjinë ka kuptimin etnik, qe percakton vendin e albanezeve (te shqiptarëve), pra nuk mund të konsiderohet thjesht si trevë, si kanë qenë Kunavia (Martaneshi), Cerniku (Çermenika), Benda, Pulti e shume të tjera”.

Ne historine shqiptare, Kunavia - Kandavia na prezantohet si emer qyteti, treve, malesh, peshkopate dhe si rrugë kalimi, më e sigurta dhe me e shpejta nga Durresi drejt lindjes per ne Kostantinopojë.

Autorët e vëllimit të II të librit “Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë” i vitit 1962, thone se Kunavia, është nje treve e gjere, e shtrirë në verilindje të Durrësit.

Gjeografet dhe historianet antike, te mesjetes si dhe ata bashkekohor vendas e te huaj, e pershkruajne shtrirjen e Kunavise, ne lindje, ose ne verilindje te Durresit, ne thellesi te trojeve te ashpra malore, qe perkojne me rrjedhen e siperme te lumit te Matit (Emathia). Kunavia, apo Kanovia, apo Kandavia, ne lindje kufizohej me fiset desarete, ne veri me dardanet, ndersa ne jug me enkelejt dhe ne jugperendim me taulantet.

Emeri Kunavia, eshte toponim shume i lashte, i permendur si emer mali dhe mbi bazen e tij, me pas kane lindur shume emertime, te formuara si modifikime fonetike: Kandavia, (Candavia), Canovia - Canoviense - Chanoviensis (Kanovia, Kanoviense, Kanoviensis), Chonubiense (Konubiense), Chandoviense (Kandoviense), te cilat me te drejte konsiderohen sinonime.

Pershkrimet topografike te Kunavia, qe kane bere shumica abosolute e autoreve antikë, në se do t’i ballafaqojme me gjeografine e sotme, rezulton se Kunavia shtrihej ndermjet Matit, Krujes, Tiranes, Dibres, Ohrit dhe Elbasanit, pra perfshine saktesisht bashkesine e trevave aktuale te Martaneshit, Shengjergji (Tomadhea), Guri i Bardhe, Plani i Bardhe, Vajkal –Bulqize, Gryka e Madhe, Trenova, Golloborda, Çermenika, Sterbleva, Librazhdi, Shmil-Labinoti, pra arrinte deri ne lumin e Shkumbinit, ku kalonte rruga antike e njohur si via Kandiavia.

Qendra e kesaj treve ishte Martaneshi i sotem. Johann Georg Von Hahn, ne librin “Travels in Central Albania” – botuar ne vitin 1854 shkruan: “Kjo pamje malore (e Martineshit) formon hyrjen e pjeses perendimore te Kandavias se vjeter......”.

Trojet malore te Kunavia, kane qene te populluara qe ne periudhen e paleolitit, si deshmojne gjetjet e rastesishme arkeologjike ne fshatin Gjon te Martaneshit. Ne vitin 1960, mesuesi Kujtim Gjoni, gjate punes ne kopeshtin botanik te shkolles, zbuloj nje vater me relikue antike, nje çekiç guri (ndodhet ne muzeun historik te Burrelit), nje grumbull me maja shigjetash prej stralli, karfica kocke dhe fragmente te shumta terrakote (Ne kete treve nuk eshte organizuar asnje lloj ekspedite arkeologjike dhe disa nga keto zbulime kane qene te rastit, madje dhe jane demtuar barbarisht).

Banoret e Kunavise ishin pjese e bashkesise fisnore ilire te Parthineve.

Iliret e Kunavise, jetonin ne terrene teper malore, te lartesuara si fortesa natyrale, ne te dy brigjet e lumit te Matit, qe buron ne keto male. Mbi nje nga kreshtat e vargmalit te lugines se Valit, iliret vendas kishin ndertuar nje keshtjelle, e shumenjohur me emerin Qyteza e Valit (Citadella). Disa fragmente muri megalitik, qe ende ruhen ne rrenojat e kesaj keshtjelle antike, si dhe galeria, qe kalon nga keshtjella, deri poshte ne shpellen e Mendres, jane prova te lashtesise te kesaj fortese, qe ende ka mbetur e pa eksploruar nga arkeologet dhe historianet.

Ne shekullin e II para Krishtit, e gjithe Iliria u pushtua nga romaket dhe Kunavia e parthineve, ishte pjese administrative e provinces te Epirus Novus (Epiri i Ri).

Pushtimi shume shekullor romak ushtroj ndikim mbi popullaten vendase. Deshmi e influences romake ne treven e Martaneshit jane toponominet ne gjuhen latine, gjeresisht te pranishme ne keto troje, nder te cilet me tipike jane vandbanimet: Vali, Luçiana, Lena, Petrosa, Kostenia, Perval, si dhe emërat e maleve Platuni, Kaptina, Greta, Perporti, Valikardhi, Polemi, Mana etj.

Bashkejetesa e gjate me kulturen romake, ka lene gjurme ne kulturen e popullates vendase, e cila ka huazuar dhe ruan shume fjale te burimit latin, qe perdoren ende ne te foluren e ketyre malesoreve.

Ne shekullin e I para Krishtit, kemi deshmine me te hereshme e shkruar per treven e Kunavia – Kandavia, qe eshte nje leter e Ciceronit (Markus Tullius Cicero), e shkruar ne mars te vitit 58 para K.

Ne letren dramatike dergur Atikut “Consolatio dell’esilio - keqardhje per ikjen” (Epistulae ad Atticum III), Ciceroni e njoftonte mikun, se ishte i detyruar te strehohej ne Hellispont, prandaj i duhej te udhetonte permes Epirit te Ri e Maqedonise, qe te arrinte ne Selanik. Fillimisht Ciceroni mendoj te kalonte permes maleve Kandavia te Epirit, por, si shkruan ne letren tjeter te 28. 5. 58 para Krishtit, me qe kalimi neper malet e Kandavia ishte i veshtire (“exitus difficilis”), pranoj keshillen e kuestorit G. Plancio e se bashku vazhduan udhetimin neper rrugen tjeter: “via illa nostra ques par Macedoniam ed usquam ad Hellespontum militaris”, pra udhetuan ne via militaris - rrugen e ushtrise”.

Ne vitet e më pasme, intinerarin e udhetimit te Ciceronit neper rrugen Kandavia, e permendin Straboni dhe Polibi, qe thone se via Kundavia i perket traktit lindor te rruges Durres-Kostantinopojë.

Ne shekullin I para Krishtit, Kunavia (Kandavia) permendet dhe ne letren e Marko Brutit (Marcus Junnius Brutus), derguar Ciceronit me 19 maj te vitit 43 para Krishtit, nga rezulton se e ka shkruar ket leter, kur ishte larguar nga nje keshtjelle e Kandavia se poshteme (ex castris ad imam Candaviam), qe perkon me Çermeniken jugore, qe shtrihet deri ne lumin Shkumbin, ku kalonte rruga militare.

Ne shekullin I para Krishtit, Kunavia (Kandavia) permendet nga Jul Çezari, ne vepren “Il De bello civili – lufta civile”. Pasi pushtoj Orikumin, me 5. 1. 48 (para Krishtit), Çezari nepermjet Virbillio Rufo, i kerkoj Pompeut te dorezohej, por Ai nuk pranoj dhe u largua duke ndjekur rrugen Kandavia.

Gjate ketij marshimi, shumica e ushtareve epiriota (te mobilizuar ne Epirin e Ri) nisen te dezertonin.

Ne Durres, Pompeu u thye nga legjionet e Çezarit. Pushtimin e Durresit, Çezari e pershkruan ne § 11, te librit “Lufta Civile”, ku tregon: “Quo cum venisset, L. Torquatus, qui iussu Pompei oppido praeerat praesidium que ibi Parthinorum habebat, conatus portis clausis oppidum defendere, cum Graecos murum ascendere ataque arma capere iuberet, illi autem se contra imperium populi Romani pugnaturos esse negarent, oppidani autem etiam sua sponte Caesarem recipere conarentur, desperatis omnibus auxiliis portas aperuit et se atque oppidum Caesari dedidit incolumisque ab eo conservatus est” .

Nga ky pershkrim kuptohet se “Pompeu kish emeruar Torkuaton komandant te mbrojtjes te Durresit ku ishin perqendruar repartet e Parthinevet. Torkuato urdheroj mbylljen e portave te qytetit dhe u tha grekeve te merrnin armet e te ngjiteshin mbi muret e keshtjelles per te mbrojtur qytetin, por ata refuzuan duke thene se nuk luftonin kunder autoritetit te popullit romak. Me pas durresaket spontanisht, dolen te prisnin Çezarin. Torkuato, pasi humbi çdo shprese per ndihma, urdheroj hapjen e portave te keshtjelles dhe i a dorezoj qytetin Çezarit, i cili e la te lire Torkuato-n.

Ne vazhdim Çezari tregon se keshtu rane njera pas tjetres Apollonia, Billide, Amantia etj.

Pasi fitoj betejen me Pompeun, Çezari, ndoqi rrugen Kandavia, kaperceu lumin Emathia dhe vazhdoj marshimin per ne Maqedoni (Julius Cesare,“Commentarii bellis civilis”, lib III, f. 79).

Historiani Marko Anneo Lukano (vitet 35 – 69 pas Krishtit), ne librin “Bellum civile – Pharsalia, vol II, faqe 24” shkruan: “Çezari, vendosi te marshoj drejt lindjes, duke kaluar neper rrugen e vjeter (via remota), ku kaperceu lumin Emathia te Kandavia (...qua vastos aperit Candavia saltus, contigit Emathiam, bello quam fata parabant), duke pershkuar nje terren te thyer me male te larte e gryka te thella. Pasi la Kunavine, Çezari e shtriu ekspediten ne Maqedoni”

Kalimin e lumit Mat ne Kandavia, ne te njejten menyre e tregon Seneka: “..... condixit iter, terra eque seccutus devia, qua vastos aperit Candavia saltus, contigit Emathiam”.

Luçio Annea Seneka, e pershkruan Kunavine si “desertum - shkretire”. Natyrisht, kjo nuk i dedikohet terrenit, i cili ndonese teper malor, ishte i pasur me pyje dhe me faunen, por ne kete menyre, tregon se ne shekullin e I pas Krishtit, trojet e Kandavia ishin braktisur nga nje pjese e popullates ilire, pasi ishin  persekutuar nga legjionet romake.

Ne shekullin e I pas Krishtit, Straboni (64 para Krishtit - 19 pas Krishtit) ne librin “Geographica - Γεωγραφικά - libri i 7°) tregon se kjo eshte Kandavia, “quod est ad Candavia” dhe informon se me te njejtin emer quhej dhe rruga, qe i pershkonte keto troje. Straboni per here te pare e quan Via Egnatia, e cila vite me pare njihej si Via militare. Sipas Strabonit, vetem ne shekujt e I – II pas Krishtit u quajt  rruga Egnatia, qe e mori kete emer nga Cnaeus Egnatius, konsulli romak i Maqedonise, qe drejtonte punimet ne ndertimin e rruges transperandorake dhe jo nga qyteti Egnatia ne Pulja te Italise.

Sipas Strabonit, keto treva dhe rruga e kane marre emerin nga vargmali Kandavia i Ilirise. Kete konferme e gjejme ne shume historiane antikë, por dhe bashkekohore, por asnje nuk na thote se ku ndodhet saktesisht mali Kandavia. Ky problem nderlikohet dhe me teper me faktin, se ne ditet e sotme nuk gjendet asnje mal me emerin Kandavia.

Ne menyre provokuese, i pyes historianet: ku u çduk ky mal, si humbi dhe emeri i tij i lashte ????

Sipas Plinit te Vjeter (23 – 79 pas Krishtit) ne “Historiae Naturalis” libri 3, faqe 26) vargmalet e Kandavia shtrihen 78 milie ne lindje te Dyrrachium. Natyrisht kjo eshte largesia tokesore, pasi ne ato vite nuk ekzistonte koncepti i largesise ne vije ajrore, çka konfirmon qartesisht se ne kete shtrirje, qe perkon me rrjedhen e siperme e lumit te Matit ndodhet Martaneshi, i rrethuar nga trevat, qe aktualisht jane pjese e rretheve fqinje te Matit, Krujes, Tiranes, Dibres, Librazhdit, Elbasanit. Pra ketu duhet t’i kerkojme dhe do t’i identifikojme keto vargmale.

Sipas shkencetareve tane N. Ceka, L. Papajani, Kunavia eshte emertimi antik i ilirise ("La route de la vallée du Shkumbin dans l'antiquité", botuar ne  Studia Albanica 9/1, 1972), faqe 96).

Rruga Kandavia, njihej qe ne shekullin e II para Krishti, e permendur per here te pare nga Polibi (206 – 124 para Krishtit), qe thote se ishte e ndertuar ne fund te shekullit te II para Krishtit, ndersa pas pushtimit romak te Maqedonise (146 para Krishtit), vazhdoj rindertimi. Rruga niste me dy dege, njera nga Apollonia e tjetra nga Durres, qe bashkoheshin ne Klodiana (Peqin), kalonte ne qytetin Skampa, pershkonte malet Kandavia dhe arrinte ne Lychnidus (Oher), ku pasi kapercente kufirin ndermjet Ilirise me Maqedonine, anashkalonte Heraclea (Manastiri), vazhdonte ne Edessa e Pella dhe arrinte ne Selanik, qe ishte stacioni i fundit. Sipas Polibit, kjo rruge ishte e gjate 267 milie romake.

Ne shekullin e I pas Krishtit, Straboni (VII, 322) tregon se kjo rruge arrinte deri ne Kipsela te lumit Ebro dhe kishte gjatesi 535 milie romake, pra ishte shtuar dyfish ne gjatesi.

Ne shekullin e IV pas Krishtit, rruga Egnatia arrijti deri ne Kostantinopojë.

Historiani Michele Fasolo (La via Egnatia I. Da Apollonia et Durachium ad Herakleia e Lynkestidos), duke i u referuar Strabonit (libri VII, 7, 4 C 322-323) dhe shume autoreve te tjere, thote se mbetet e paqarte ne se rruga Kandavia vazhdonte më vehte deri ne Selanik, apo ishte e bashkuar, praa e integruar me rrugen Egnatia.

Ne shekullin e II pas Krishtit, Kunavia vazhdonte te ishte e pushtuar nga romaket dhe rezulton ne listat e principatave te Epirus Novus, qe i paguanin tribute Pernadorise Romake, e renditur krahas me ato te Prefekturave te tjera, qe njiheshin si principata autonome dhe republika te tregetise se lire (principati autonomi e delle libere repubbliche commerciali) si: Kissamos, Kommos, Korion. Krasion. Kumasa. Kunavia. Kuphonision. Kytaion. Lagu, Lappa, Larisa ... etj.

Ne shekujt  III - IV pas Krishtit, gjate sundimit te Dioklecianit  (244-311) dhe Kostantinit (274-337), Perandoria Romake u riorganizua. Njësia më e madhe administrative ishte Prefektura, e cila formohej nga dioqezat, kurse dioqezat formoheshin nga provincat.

Ne Prefekturen e Ilirikut (Praefectura Praetorio per Illyricum), përfshiheshin disa dioqeza, pikerisht ne dioqezen e Maqedonisë benin pjesë kater provinca te banuara nga iliret e jugut:

a. Prevali (me qender Shkodra).

b. Dardania (me qender Shkupi).

c. Epiri i Ri (me qender Durresi), ku perfshihej dhe Kunavia.

d. Epiri i Vjetër (me qender Nikopoja).

Prefekti i Ilirisë, e kishte selinë në Selanik, ku ndodhej dhe selia e te parit të kishës te prefektures.

Si kuptohet, keto 4 provinca përfaqësojne hapësirën gjeografike të banuar nga bashkesi fisesh ilire,  qe gjate gjithe mesjetes u banuan nga albanezet dhe nga shqiptaret deri në kohen tone.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: