Dedë Preqi: Toponime të qytetit dhe fshatit
| E Diel, 04.08.2013, 04:27 PM |

TOPONIME TË QYTETIT DHE FSHATIT

-Qyteti  i Gjakovës dhe fshati  Doblibare-Balldrin-

Nga Dedë Preqi

Populli i sëcilit etnitet i një vendbanimi, që e flet gjuhën e atij populli, është e drejtë dhe e shenjtë që  ta emërtoj emrin e vendbanimit të vet. Mirëpo, për fat të keq, sundimi i të huajve në trojet shqiptare i ka lënë  gjurmat e veta pushtuese  në toponimin e emrave të vendbanimëve që i kanë pushtuar dhe sunduar, të cilat i përdori si bazë me interpretime të gabuara dhe për qëllime të caktuara. Shtrembërime të emrave të vendbanimëve shqiptare, përveq pushtuesit otoman, kanë lënë me të madhe  sllavët, të cilat veprime do të ishin kundërligjore dhe shkencore, duke i futur në administratën e vet të kohës, të cilat kanë  mbetë deri në ditët e sotme si gjurma të pushtimit dhe dhunës. Këto akte të shtrembërimit dhe bastarllimit të emrave të vendbanimimëve shqiptare, i hasim kudo në Kosovë, nga  pushtuesit    i bënë me qëllime të caktuara, për t’ua ndryshuar kuptimin e vendbanimëve, duke i toponu dhe përvetësu me etimologjinë e tyre sllave.

K o h a   a n t i k e

Çë nga koha antike, pjesa e madhe e trojeve shqiptare gjindej nën sundimin e perandorisë romake, me ç’rast ishte periudha e sundimit të tyre, e cila ka lënë edhe gjurmët e veta në lokalitetet e pushtuara. Po ashtu, edhe në fshatin Doblibare-Balldrin, për të cilin e kemi fjalën, edhe në këtë vend gjatë periudhës romake ekzistojnë dëshmi arkeologjike dhe gojëdhëna, që arat e këtij fshati, të cilat gjinden jo largë Drinit të bardhë, quhen „Qeremidane“, apo siq i quan populli i kësaj treve, Arat e Qereminëve, ku edhe sot e kësaj dite kur bëhët lavrimi i këtyre arave, dalin qeremidane të kohës antike, gjë që dëshmojnë vendbanime të lashta. Kemi edhe të dhëna tjera, që ky lokalitet apo trevë, ka qenë një vendbanim që nga periudha romake, dhe prej këtij vendbanimi e deri në fshatin Meqe (3 km, largë) ekzistonin shtëpiat e ndërtuara dhe vargu i tyre ishte i gjatë, ku macja mund të hypte nëpër  kulmare pa rënë në tokë me disa kilometra.

K o h a  e  s u n d i m i t   o t o m a n

Gjakova, tani qytet, ndërsa në vitin 1485, paraqitet si  fshat, por si një qendër frekuentuese  tregëtare në kohën osmane, të cilin e  quanin Gj a k o v i q a. Ndërsa sipas studiusit P.Daka, i cili jep disa shënime të rëndësishme të kësaj periudhe për Gjakovën thotë,  se toponimi Gjakova, e ka burimin autokton prej antroponimit të emrit J A K, ( Vula) dhe emri i këtij qyteti edhe sot si admirim i shqiptarëve përdorët me  emërin  J A K O V A.  Mirëpo, ky  vendbanim i quajtur  me toponimin  Gjakoviqa edhe në gjuhën osmanishte, pas ramjes së këtyre trojeve shqiptare nën sundimin sllav, si shumica e emrave të vendbanimëve shqiptare, ashtu edhe emri i këtij qyteti  pësuan nga sllavishtja, dhe emri Gjakoviqa, prapashtesa- iqa, u zavendësue me prapashtesën-ica, duke u quajtur Gj a k o v i c a, që do të thotë se, as njëri emër nuk ishte origjinal dhe i përshtatshëm me gjuhën dhe vendbanimin e atij populli, apo gjegjësisht popullit shqiptarë. Sipas një dëshmie tjetër, të dokumentit zyrtar të vitit 1933, nr. reg.582, Gjakova ka pasë një toponim tjetër sllav, e ashtuquajtur me emrin    Gj a  k o v i ç k i, dhe në këtë dokument zyrtar figuron edhe toponimi i fshatit Janosh,  me toponimin  J a n o s h k a.

Në kohën e sundimit otoman, administrata turke ka lënë gjurmët e veta me disa toponime, sidomos të vendbanimëve, të cilat edhe sot janë të emërtuara  shumë vende në bazë të përshtatjes së tyre në gjuhën e pushtuesit, të cilat edhe sot në shumë lokalitete të vendit,  nuk kanë ndryshuar toponimet e tilla. Çë nga pushtuesi otoman e deri me sot, edhe në fshatin Doblibare-Balldrin, ekzistojnë toponime të ndryshme, të arave, maleve, rrugëve, ujrave, kodrave, etjera, të quajtura si, „Kodra e qerkezit“, „Malet e qerkezit“, „Arat e qerkezit“, Vau i qerkezit“, „Rruga e qerkezit“, dhe të tjera, që të gjitha këto toponime janë të lokalizuara në pjesën periferike të fshatit, që shpie rruga për qytetin e Gjakovës. Ashtu, që sipas shënimëve të dr.M.B.Bajraktaroviq, qerkezët ishin të ardhur nga Kavkazi, të cilët i kishte sjellë pushtuesi i athershëm otoman, për ti përforcuar bazat e veta gjatë sundimit të tyre në trojet shqiptare.

Në të njëjtën kohë, gjatë sundimit otoman, ku pronat e shqiptarëve ishin nën zotërimin e tyre dhe toponimet e pronave u lidhën me titujt e tyre të feudalëve të perandorisë osmane. Në fshatin Balldrin të sotëm, akoma ekzistojnë toponime të feudalëve pushtues të pronave, të cilat thirren, si „Mali i Bonjakut“, „Lugu i Bonjakut“, „ Ara e Shllakut“, e tjerë, ndërsa në fshatin e afërt Bërdosanë-Bardhoshan, ekzistojnë këto toponime, si „Mëhalla e begit“, „Zabeli i begit“, „Ara e begit“, „Lugi i Pashës“, e tjerë, ndërsa në fshatin Vraniq-janë edhe këto toponime, si „Ara e Subashës“, „Lluga e Kaqit“, „Livadhi i Sarajit“ e tjera.

P e r i u dh a   m e s j e t a r e

Periudha mesjetare, i takon periudhës së sundimit sllav mbi trojet shqiptare, e cila periudhë dominoj më se dy shekuj, duke administruar dhe imponuar sipas dëshirës së saj, çdo gjë shqiptare, duke ia përshtatë mënyrës së vet, dhe duke i shtrembëruar e stërkequr emrat që kishin origjinë iliro-shqiptare, të cilat i përvetësoj duke u dhënë emra e trajta etimologjike sllave. Edhe emri i fshatit Doblibare-Balldrin, është një toponim me origjinë sllave, që të përkthehet në gjuhën shqipe, d o b l i-d u b l j i,- i thellë, dhe b a r e- kënetë,  do të thotë “kënetishte”.  Shumica e autorëve mendojnë se ky emër të jetësohet në këtë fshat me emrin  k ë n e t i sh t ë,  por duke u bazuar në standartizimin e sotëm të emrave të vendbanimeve shqiptare, që kishin toponime sllave, nuk është standarte të përkthehen drejt përsëdrejti, sepse i shkon përshtati përsëri toponimëve të mëhershme sllave, por termi më i qëlluar dhe sipas përshtatjes gjeografike që ka ky vend afër Drinit të bardhë, të quhet përherë  fshati  B A LL D R I N.  Edhe ky fshat, sikur shumë vende tjera të Kosovës, ishte i kolonizuar me popullatë serbe e malazeze, të cilët i u larguan shumë vonë me iniciativën e vet, duke i lënë disa gjurma  dhe toponime të vendeve ku ata jetuan e vepruan, si „Arat e Dushanit“, “Arat e Boshkit“ ,“ Kodra e Milloshit, „Shelgjet e Millovanit“, „Livadhet e popit“,  etjerë, duke i marrë toponimet sipas pronarëve të dhunshëm të kohës.

Edhe fshati Bërdosanë, i cili gjindet bri fshatit Doblibare-Balldrin, qëndron me toponimin sllav, që në përkthimin shqip,  b e r d o- kodër, dhe prapashtesa  s a n ë, e nxjerrim kuptimin k o d r a  e  s a n ë s, që disa sdudius të nxituar e nxjerrin edhe kuptimin  e emrit Bardhoshan, me çrast e humbë kuptimin e një vendbanimi, duke e marrë një trajtë krejtë tjetër, e cila duhet të jetë një qështje më e përpiktë studiuese, që kërkon një riparim, apo një trajtim tjetër, si obligim shkencor.

E m r a t  q ë  p a r a q e s i n   f o r m ë n  e  p a s t ë r  sh q i p e  t ë  v e d b a n i m ë v e

Është shumë e rëndësishme se edhe pse pushtuesit i lanë gjurmët e veta pushtuese me toponimet e emërvendëve të shumta, por kurrësesi ata nuk mundën ti arrijnë qëllimet e tyre, që të bëjnë toponime, apo mikrotoponime të përgjithshme të emërvendeve që ekzistojnë në trevat shqiptare, apo me një fjalë tjetër, nuk kanë mundur që të gjithë emrat ti përkthejnë dhe ti përvetësojnë në administratën e tyre, sepse shumica e emrave të vendeve paraqesin fjalët, apo format e pastërta shqipe, pa kurrëfarë përpunimi. Psh. Emërtimi i fshatit Rrezinë, që qëndron bri  fshatit  Bërdosanë,  apo ta quajmë me kuptimn e plotë  Rr e z o r e ,  kjo fjalë, apo emër e ka etimologjinë shqipe dhe nuk ka nevojë të riparohet, apo të bëhën ndryshime të tjera. Prandaj, shumica e toponimëve janë të pastërta, që mund të ishin si rrezulltat  i krijimtarisë burimore popullore autoktone, duke dhënë dhe shprehë përkatësinë e popullsisë vendase. Edhe në fshatin B a ll d r i n, pasqyrohet mbështetja e këtyre parimëve burimore me emrat që dëshmojnë toponimët me preardhje vendase, si psh. Pronarët e pronave të veta, si R a n i s h t a t  e Gjidodës, Z a ll i n a t  e  Përgëgës, O r i z e t   e   Bashotës, Ll u g a t  e  Preqit, M a l e t  e  Qettës, e tjerë, të cilat toponime të emërvendeve në trevat e këtij fshati, janë toponime të pastërta, që lidhën me tituj e pronarëve autokton. Mandej toponime që lidhen me përbërjen e tokave, psh, b a t a ll i n a t, r a n i sh t a t, a r a t  e  b u t a,  rr a h n a j e t,    s m a n i c a t, k o d r a  e  rr u sh i t, e tjerë. Toponime që paraqesin fitonime, psh. L ë n d i n a  e mëzezëve(mëzetëve të vegjël, ku janë mbajtur gara) , A r a  e  plakut, L u g u  i thanës, Lu g i  i zi, e tjerë. Toponime që lidhën me emra të hidronimëve, psh, V a u  i Gjonit, V a u  i  Currit, V a u  i Dushit, V a u  i  Qunit, V a u  i  Laskës, Gj i r i  i Nduejakut, Gj i r i  i  Nduededës e tjerë. Toponime që lidhen me zona, psh, Mëhalla e p o sh t m e, mëhalla e e p ë r m e, mëhalla e D e d ë m a t ë v e, mëhalla e L u l a j v e, kodra e Sh e h i t, kodra e D o d a j v e, e tjerë. Të gjitha këto të dhëna e kanë lëndën e parë dhe burimin e tyre, që e pohojnë praninë autoktone të popullatës shqiptare në trevat e këtij fshati, e cila trevë i ka veqoritë e veta të veqanta, që meriton një studim të thellë, duke parë se  popullata e këtij vendbanimi ka një traditë, tolerancë dhe kulturë të mirëfilltë shqiptare.

Para luftës, por edhe pas luftës në Kosovë, janë bërë disa studime shkencore në zgjedhjen e problemeve të toponimëve, të cilat i lanë pushtuesit gjatë sundimit të tyre në Kosovë, dhe rëndësi të veqantë kishte Tubimi shkencorë i vitit 2001, që u mbajtë në Gjakovë, për të shqyrtuar gjendjen dhe qështjen e toponimëve të Gjakovës dhe rrethinës, me çrast mund të thuhet se,  sa do pak plotësohet një boshllëk i kahmotshëm për këtë qështje, edhe pse nuk është përfunduar  kjo qështje në tërësi, duke i plotësuar nevojat deri dikund, sepse është e pa mundur të kapërthehen të gjitha imtësitë dhe qështjet problematike të këtij studimi shkencor, sidomos nëpër vendet rurale ku kërkohet një angazhim i mirëfilltë dhe studim i thellë, për të absorbuar më shumë të dhëna historike, arkeologjike, gjeografike dhe të tjera, të cilat na qojnë deri te qëllimi. Komisioni për standartizimin e emrave të vendbanimëve në Komunën e Gjakovës me rrethinë, shqyrtoj në tryezën e vet disa probleme shkencore, sidomos me qështjen  e toponimëve të vendbanimëve shqiptare, me toponime të imponuara sllave, duke filluar që nga shekulli XX-të, me çrast fillohet të plotësohet një kërkesë e kahmotshme popullore, për të bërë ndryshimin dhe krijimin e një rregulloreje për përdorimin e këtyre emrave të vendbanimëve shqiptare të kësaj treve. Puna e kësaj tryeze dukej e frytshme dhe ishte pothuaj se vetëm një përpjekje e nevojshme për të bërë standartizimin e emërvendëve të kësaj treve, me çrast paraqet edhe një akt human, kulturorë dhe historik dhe jo një akt politik, siq thojnë të tjerët... Sëcili pushtues i trojeve shqiptare, si edhe pushtuesi sllav, tentuan  zhdukjen e çfarëdo gjurme  i l i r o-shqiptare.     Onomastika- si degë e gjuhës së sotme shqipe, e cila i studion emrat e përveqëm dhe si degë e Semantikës, e cila studion etimologjinë e emrave të përveqëm të njerëzve (antroponimëve) dhe emrat e vendeve(toponimëve), të lidhura së bashku Antroponia dhe Toponomia, të bëhët zgjedhja e një problemi të tillë në kushte të standartizuara dhe rrethana të përshtatshme me vendin dhe popullatën e këtij vendi.



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: