Ukshin Zajmi: 50 vjet nga tërmeti në Shkup (Shkupi qyteti më i madh me shqiptarë)
| E Premte, 26.07.2013, 05:09 PM |

50 vjet nga tërmeti në Shkup (Shkupi qyteti më i madh me shqiptarë)

Nga Ukshin Zajmi

"Shkupi me rrethinë në vitin 1945, numëronte gjithsejt 145.260 banorë, ndërsa vetëm qyteti i Shkupit, pa rrethinën, numëronte 67.743 banorë. Pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë, edhe atë 47 për qind, krahasuar me popullatën tjetër", theksoi historiani Qerim Lita, në debatin e organizuar me rastin e përvjetorit të pesëdhjetë të termetit të njohur të Shkupit, që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, organizuar ditë më parë nga Shoqata e Historianëve të Maqedonisë.

Shkupi aktual apo Skupi (një nga qendrat kryesore të Dardanisë antike) është i njohur edhe si qendër sizmike. Këtë vend e kanë përcjellë fatkeqësi të rënda natyrore, kësisoji, ky qytet që ka qenë i banura 3500 vite p.e.s. është sulmuar nga termeti në vitin 518 ( 10-11 shkallë Rihter), me ç’rast Skupi si vendbanim u rrënua tërësisht ndërsa banorët u vendosen në lokalitetin e Kalasë së sotme. Shkupi nga tërmeti u sulmua sërish edhe në vitin 1555 (10 shkallë Rihter), me ç’rast u dëmtua edhe Ura e gurit. Pos këtyre tërmeteve, Shkupin (Skupin) e kanë përcjellë edhe katastrofa tjera: në vitin 146 p.e.s. pushtohet nga romakët dhe shëndrrohet në bazë të tyre ushtarake.Pas shekullit të VII shkupi sulmohet nga fiset slave dhe në vitin 1189 pushtohet nga serbet, ndërsa 203 vjet më vonë, në vitin 1393 pushtohet nga Perandoria Otomane. Shkupi e përjetoi edhe një katastrofë tjetër e dufisht: kolera e për të eleminuar këtë sëmurje gjenarali austriak Pikolomini e kalli Shkupin dhe e shkatërroi tërësisht në vitin 1689. Pas këtyre rënieve të rënda në të gjitha aspektet shoqëroro-ekonomike, Shkupi fillon të gjallërohet me ndërtimin e hekurudhës Selanik-Beograd. Pas vitit 1912 Shkupi inkorporohet në Serbi ndërsa në vitin 1918 bëhet pjesë e Mbretërisë Jugosllave. Gjermanët e kanë pushtuar në vitin 1941 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u kontrollua nga Bullgarët. Në vitin 1945 shpallet kryeqytet i Maqedonisë.

Interesimet për këtë vendbanim të lashtë Dardan i filloj anglezi Artur Evans në vitin 1883, ndërsa hulumtimet intensive arkeologjike kanë filluar pas vitit 1966. Në lokalitetin e Skupit janë hulumtuar bedenet e fortesës, teatri (që llogaritet se kishte një kapacitet prej 6000 shikuesve), bazilika civile dhe ajo sakrale, vila, banjoja e qytetit, rrugë e pjesë të nekropolit lindor e perendimor.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Shkupi ishte i banuar kryesisht me shqiptarë dhe deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar ishte qyteti më i madh në botë i banuar me popullatë autoktone shqiptare. Këtyre katrahurave shkatrrimtare të këtij qyteti shqiptar, me 26 korrik të vitit 1963 iu shtua edhe tërmeti katastrofal, me ç’rast u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera, humben jetën 1.070 përsona dhe u lënduan 3.000 të tjerë dhe kështu mbetën pa kulm mbi kokë mbi 200 000 përsona.

Mëqe propaganda e atëhershme Jugosllave arriti që këtë tragjedi të Shkupit t’a ndërkombëtarizoi dhe kështu Shkupi u bë përmendore e solidaritetit njerzor, ndërsa qevritarët maqedonas e jugosllav arritën që në saje të kësaj ndihme ndërkombëtare t’ia ndryshojnë shenjat e tij njohëse, thot Kim Mehmeti, dhe kështu nga një vendbanim kryesisht shqiptar, Shkupi u shëndrrua në një qendër sllavo-maqedone. Në këtë kontekst, pas shthuarrjes së Jusgosllavisë i ndihmuar edhe nga vet shqiptarët, të cilët duke instaluar selitë e partive të  tyre në Tetove  ua lëshuan Shkupin, që denbabaden ishte shqiptarë, maqedonasve. Se kjo politike ishte strategji e planifikuar flet edhe e dhëna tjetër e asimilimit të 300 mijë shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.

Është pra kjo një histori e trishtë e Shkupit shqiptar, histori e cila duhet të korrigjohet, e nëse kjo nuk mund të bëhet, atëherë së paku të vizitohet, të shkruhet për te, e t’u shpjegohet gjeneratave të reja kjo histori e këtij vendbanimi të lashtë shqiptar, e që edhe sot ekziston, por me një statistikë e structure të re të banorëve.

Nëse një qytetar shqiptar viziton  Shkupin ai duhet  gjithësesi të shohë:

 

1.         Qytetin e lashtë Skupi, i themeluar nga dardanët në shekullin e IV-III p.e.s.

2.         Akuaduktin ujësjellës) i Shkupit

3.         Kalanë (Kështjellën) e Shkupit

4.         Urën e Gurit të Shkupit

5.         Hamamin e Daut Pashës

6.         Çarshinë e vjetër të Shkupit

7.         Hanin e Plumbit (Kurshumli Han)

8.         Kapan Hanin

9.         Suli Hanin

10.       Bezistanin

11.        Çifte hamamin

12.       Shtëpia e Nënës Tereze



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: