Xhafer Leci: Shoqata kulturore ''Scanderbeg''
| E Diel, 21.07.2013, 09:00 PM |

Shoqata kulturore Gjermano-Shqiptare „SCANDERBEG“- Freiburg

Nga Xhafer Leci

Pak fjalë për SHKSH „Scanderbeg“. Kjo shoqatë është themeluar në vitin 2010.

Në kuadër të saj është hapur edhe shkolla shqipe me mësim plotësues dhe grupi vallëzues. Aktualisht me nxënësa punon arsimtarja Herolinda Hasmujaj. Kryetari i kësaj Shoqate, Skënderbeg Klaiqi, në korrik 2011-të  është zgjedhur  kryetar i Bashkësisë Shqiptare të shoqatave, klubeve dhe shoqërive për Baden-Württemberg.

Skënderbeg Klaiqi është një punëtor i palodhshëm, jo vetëm se zhvillon shumë aktivitete kulturore dhe kombëtare në qytetin e Freiburg-ut, ku jeton, punon dhe vepron. Skënderbegu, me grupin e tyre vallëzues e recitues "Scanderbeg“ merr pjesë nepër shumë aktivitete të Shoqatave simotra, vetëm për ti ndihmuar që ato të jenë sa më atraktive.  Ne e përgëzojmë për punën e mirë dhe të shkëlqyer z.Klaiqi.

Me datën 14 dhe15 korrik 2013, në qytetin e Freiburgut të Badenit Jugor të Gjermanisë, Shoqata Kulturore Gjermano-Shqiptare „Scanderbeg“, nën ambrellën e Bashkësisë Shqiptare të Baden Württemberg-ut , në vikendin që kaloi, organizoi festën verore të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet të bukur e piktoresk. Që në orët e paraditës të së dielës filloi turniri në futbollin e vogël, në të cilin morën pjesë shumë ekipe të grup-moshave të ndryshme. Në këtë turnir vendi i parë i takoi klubit "Liria 1", nga qyteti Larh. Vendi i dytë klubit futbollistik "Kosova" nga Achern, dhe vendi i tretë prap i takoi klubit "Liria", ekipës me numër 2.  Ambasadori i Republikës së Kosovës z.Skënder Xhakaliu u ndau mirënjohje lojtarit më të mirë, vendit të parë, të dytë, dhe të tretë .

Në një takim të veçantë Ambasadori i Republikës së Kosovës z Skënder Xhakaliu dhe z.Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Baden Württemberg-ut. pritën përfaqësuesit e disa shoqatave të këtij Landi, ku u diskutuan çështjet që e preokupojnë mërgatën në këtë Republikë, mënyrën e organizimit dhe të përfaqësimit më të mirë të kulturës si dhe integrimin sa më të mirë të bashkatdhetarve tanë, aty ku jetojnë e veprojnë. Z.Xhakaliu tha: " Kultura është ambasadori më i mirë i Kosovës dhe se ju jeni ambasadorët më të mirë, që e ruani dhe kultivoni atë".

Festa verore vazhdoi më pastaj me hapjen e skarës, ku u ofruan specialitete tradicionale shqiptare dhe me programin kulturor, me këngë dhe valle të përgatitura nga Shoqata Kulturore Gjermano - Shqiptare „Scanderbeg“, nën udhëheqjen e Skënderbeg Klaiqit me shokë dhe nga nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe, që është e organizuar nga kjo shoqatë, bashkarisht me arsimtaren nga Shqipëria zonjën, Herolinda Hasmujaj.

Në këtë festë përpos Ambsadorit z.Xhakaliu ishte i ftuar edhe Prefekti i Qytetit të Freiburgut z.Ulrih von Kihrbah ( Ulrich von Kirchbach) dhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Baden Württemberg-ut.

Mirëseardhje ju dëshirojë z.Skënderbeg Klaiqi udhëheqës i Shoqatës "Scanderbeg" nga Freiburgu dhe kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Baden Württemberg-ut. Me fjalë përshëndetëse u paraqit Ambasadori z.Xhakaliu dhe Kryetari i Bashkisë z.Von Kirchbach. Z.Kirchbach para të pranishmëve tha ndër të tjerat: se shoqata „Scanderbeg“ ka arritur rezultate shumë të mëdha, ku për një kohë të shkurtër arrin që me punë të palodhshme vullnetare të jetë një shembull shumë i mirë, për ruajtjen e kulturës nga trevat kah vinë dhe kontribuon në integrim. Çmoj lartë punën e kësaj shoqate. Vizita e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z.Xhakaliu në Badenin Jugor vazhdoi me vizitat nëpër komuna, që i aranzhuan Shoqatat „SCANDERBEG“ e Freiburgut dhe Shoqata "Yjet e Kosovës" në Emmendingen.

Z.Xhakaliu u prit dhe u shoqërua nga z.Peter Vaiß ( Peter Weiß) anëtar i Parlamentit Gjerman nga partia CDU nga rrethi i Emmendingenit.

Intervista e z. Peter Weiß

Angazhimi i shqiptarëve këtu është shumë domëthënës për Kosovën, Shoqata "Yjet e Kosovës" në Emmendingen dhe Shoqata "Scanderbeg" nga Freiburgu, janë shembull dhe pasqyrë më e mirë për Kosovën.

Në Komunën e Herbolzheimit, ambasadori u prit nga bashkiaku i qytetit z.Ernst Shiling, ku u nënshkrua në librin e artë të kësaj Bashkie.

Më pas, në lokalet e Restorantit të një bashkatdhetarit nga Kosova në Malberg, u prit nga bashkiaku i këtij qyteti, ku u nënshkrua në librin e artë.

Në ditën e dytë të vizitës ambasadori u prit nga bashkiaku i Endingenit z. Hans Joahim Schwarz, në lokalet e Shoqërisë së Vreshtarëve, në König Schafhausen, duke vazhduar vizitën në Waldkirch, ku u prit nga kryebashkiaku z.Richard Leibinger dhe u nënshkrua në librin e artë të qytetit.

Vizita vazhdoj prapë në qytetin e Freiburgut, ku Ambasadori u prit edhe një herë në mënyrë të ngrohtë nga bashkiaku i qytetit z.Ulrich von Kirhbah, ku u bisedua për shkëmbimin e ekspertëve të fushave të ndryshme në mes qytetit të Freiburgut dhe Kosovës.

Ambasadori gjatë tërë kohës u shoqërua personalisht nga z.Peter Weiß, anëtar i Parlamentit Gjerman, z.Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Baden Würtemmbergut dhe Arianit Shabani nga "Yjet e Kosovës".

Intervistë me prefektin e qytetit të Freiburgut për Kulturë, Integrim, dhe Senjordhe semjor Ulrich Von Kirchbach

Unë mendoj që është fantastike që po mbahet kjo festë kultuore Gjermano-Shqiptare. Pikërisht, Shoqata „Scanderbeg“ në Freiburg në të kaluarën ka arritur shumë rezultate. Është shumë e rëndësishme që ka shoqata të tilla, sepse integrimi nuk është një rrugë njëkahëshe, sjell shumë kulturë në Freiburg, e cila na pasuron dhe anasjelltas. Është shumë e rëndësishme që qytetarët gjermanë të kontribuojnë, gjithashtu të marrin pjesë në festa kulturore të tilla. Shoqata "Scanderbeg" formon një urë lidhëse, në kuptimin e plotë të fjalës.Ne kishim disa muaj më përpara për 100 vjetorin e Shqipërisë një festë të mrekullueshme dhe ne sot po përjetojmë një kulturë të mrekullueshme, me veshje dhe me valle. Këtu bëhet fjalë për një kulturë të lashtë nga Kosova dhe Shqipëria dhe ka lidhshmëri me mua si kryetar për kulturë dhe integrim. Për këtë prezantoj në këto festa që t`i inkurajoj me dialog në atë masë që një ditë edhe t`i mbështesim financiarisht. Këtë duhet thënë, për atë që është bërë deri më tani, është bërë në mënyrë krejtësisht vullnetare dhe kjo duhet çmuar. Duhet cmuar edhe pjesëmarrjen e kryetarëve të shoqatave të Baden Württembergut, që kanë ardhur në Freiburg dhe po ashtu Ambasadorin, i cili për herë të dytë, për një periudhe të shkurtër, vjen në Freiburg, gjë që, po kjo don të thotë një njohje e madhe për ne. Unë nganjëherë mendoj se ne, në Freiburg jemi duke reflektuar një kulturë ndërkombëtare dhe në çështjen e integrimit jemi në rrugë të mirë. Ky është një dialog dypalësh dhe angazhimi i kulturës ndërkombëtare apo shoqatave, të cilat vetë e përjetojnë këtë kulturë, ende nuk janë vlerësuar sa duhet.

 

Turniri

 

Skenderbeg Klaiqi dhe Skender Xhakaliu

 

Skender Xhakaliu , Peter Weiss anëtarë i palamentit dhe Skenderbeg Klaiqi

 

Peter Weiß dhe Skenderbeg Klaiqi

 

Përfaqësuesit të Shoqatave - Maxhun Syla, Xhafer Leci, Skender Xhakaliu, Skenderbeg Klaiqi, Bislim Marina, Azem Ajvazi

 

Me Kryetarin e Bashkisë Ulrich von Kirchbach dhe Xhafer Lecin Veprimtarë

 

Takimi me përfaqësuesit e Shoqatave të Baden Württembergut



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: